SHËNIM: Ç`papunëzimi i shoqërisë’, kjo është emergjenca jonë, ky është shpëtimi ynë!

redaktor

Nëse shtrohet pyetja se a ka punë, patjetër që për shqiptarët nuk ka. Përgjithësisht, kjo vlen për çdo kohë; por sidomos për të sotmen. Ndodh kështu sepse, për shqiptarët, punë është jo ajo që kërkohet dhe gjendet, por ajo që ofrohet nga dikush dhe mundësisht, ajo që ty të pëlqen.

Kjo, në rastin më të mirë; në rastin më të keq, punë është vetëm ofrimi i një rroge në shtet, pavarësisht nëse puna do bëhet ose jo. Ajo qeveri ose ai pushtet që do e ç`rrënjosë këtë mendësi, mu ai do i garantojë vetes sukses.

Shqipëria është ndër ato vende që ka shumë punë, ku të ardhurat flejnë, ngase ende nuk po vepron një politikë e atillë, e cila, masat e të papunëve që vegjetojnë qyteteve, t`i transferojë prej lokaleve, bilardove e pikave të basteve, drejt e në djerrina, që përbën pamjen më trishtuese që ka ky vend; tokat e papunuara, të pambjella, ku pikërisht aty fshihet bereqeti, që për fat nuk përkthehet vetëm në të ardhura.

Sepse një popull që punon, edhe mendërisht është më në rregull. Kjo na detyron që dhe korrupsionin, atë lloj “kafshe” që e ka shqyer këtë vend, të mos e shohim thjesht si fenomen zgrapës, por mbi të gjitha si kob që mban njerëzit larg punës.

Aty është pikënisja e çdo të mire. Edhe ligji do zbatohej me lehtë, nëse do ishte puna; edhe korrupsioni do bëhej zap po të ish puna; edhe sjellja jonë publike do ish më e mirë po të ish puna; edhe jetesa jonë urbane do ish më e pranueshme po të ish puna. Thuhet për Ramën se është punëtor i madh, ndërkohë që këtë cilësi e ka gëzuar dhe Berisha.

Por punëtorllëku i një udhëheqësi, matet me edukatën e punës që ata injektojnë në popull. Me ç`e pamë, zelli i Berishës për punë, ishte i zhveshur tërësisht nga morali principal i fjalës ‘punë’; ndërsa Rama nga ana e tij, teorikisht e shpalos këtë premisë, por ende nuk ndihet ajo frymë, ku shqiptari të bjerë në dashuri me punën, me hir a me pahir qoftë.

Të gjitha reformat në funksion të ndryshimit të këtij vendi, ato që shpalosen me të madhe, e që ngjajnë sizifiane, bëhen krejt të thjeshta, nëse detyron njerëzit t`i futen punës. Ngjashëm siç po detyrohen të mbajnë radhë nëpër sportele për të paguar energjinë.

P.S. Nuk është punë e punësim ‘call-center’ e industria fasone; madje në një kuptim, as frontet e mëdha në industri, të lehta apo të rënda. Punë më e madhe është toka e punuar dhe njerëzit e lidhur fort me tokën. Gjermania dhe vende të ngjashme me të në perëndim, nuk e kanë bereqetin e madh vetëm nga industritë e prodhimit që posedojnë – që janë pra dhe fronte të mëdha punësimi – por nga fakti se asnjë pëllëmbë tokë tek ta nuk është e lënë djerrë, në daç për prodhim, në daç për pyllëzim, e në daç për hijeshi./E.H

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e di se ku i she vendet e punes zotrija por une mendoj emergjenca eshte ristrukturimi i ekonomise shqiptare 1.informaliteti .2.zgjidhja perfundimtare me pronat 3.plotsimi i ligjistacionit ne sherbim te investimeve dhe konkurences se ndershme.pa keto gjera qe jane emidjate asnje investim serioz ska perte shkelur ne kete vend .shqiperia ka nje buzhet te limituar qe smbulon as sherbimet dhe detyrimet qe ka ndajpaleve .me nje borxh te madh me nje risk te madh.eshte e pa fuqishme te marri persiper perte hapur vende pune .perte kryer investime.na ngelet vetem investimet e huaja .ketu kemi perte bere shume duhet ti krijojme kushtet e favorshme bisnesit te jeshe mbeshtetes perta dhe nje sherbim fiskal te pranushem dhe taksa te ulta .ekonomia shqiptare u perdhunua keq katervjecarin e fundit te qeverise berisha me humbje dhe korrupsion te pa pare ndonje here ne historine shqiptare.informaliteti qe po shkaterron bisneset serioze me konkurencen e pa ndershme qe u behet .kjo qeveri ska rruge tjeter vetem te kursej dhete vere perseri ne rregull borxhin dhe financat e shtetit .duhet te kete nje strategji kombetare nga te gjitha forcat politike shqiptare per strategji ekonomike per nje kohe te gjate jo cdo qeveri e re shkaterron cdo pune apo nisma qe jane bere kjo seshte gje normale ne nje ekonomi tregu po sbeme nje strategji jemi te mbaruar ekonomia jone smund te eci perpara me borxhe .me ne fund duhet te prodhohet dicka ne kete vend ndryshe morem fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *