SHËNIM: Ç’po ndodh me Ramën dhe (jo vetëm) energjinë

redaktor

Le të marrim një situatë hipotetike (që në këtë vend është treguar se mund të mos jetë fare hipotezë, por realitet i mundshëm), se shumë shpejt bëhen ca zgjedhje parlamentare dhe ndryshon qeverisja. Nën kabinetin e ri zemërgjerë, ne njerëzia, fillojmë sërish të vëmë një tullë këtu e të shtojmë një kat atje, të ngremë streha e struktura me “pak” leje nga ndonjë xhep zyrtari që është ngrohur; pastaj e gjejmë llafin me faturistin e energjisë, rregullojmë punën e ujit se na vinte fatura ca si shumë nën atë diktatorin Rama; po edhe policit rrugor i shkelim njërin sy e i hapim njërin xhep, dhe jeta vazhdon si më parë. Pa harruar, sigurisht, rizgjimin e parcelave të hashashit. Kushdo që lexon këto radhë e di se kjo situatë mund të rikthehet kollaj, nuk duhet më shumë se një muaj. Dhe po kaq shpejt do fillojmë të ankohemi se kjo qeveri (e reja, pra) rrumpallë s’bën një lek, ose më saktë lë të shkathëtit të bëjnë ndonjë lek dhe për vete bën miliona; se nuk bëhemi njerëz dhe se ky vend nuk bëhet.

Jemi ndërkohë, duke përjetuar me dhimbje se ky vend edhe mund të bëhet. Sot e gjithë ditën, mesa duket debati kryesor mbi masat e forta qeveritare ndaj të gjitha aspekteve të paligjshmërisë që ka zaptuar Shqipërinë këto 23 vjet, bëhet në prizmin e raportit të “dhunës së ligjit” përballë “shtetit të së drejtës”. Thënë ndryshe, Rama bën shumë mirë që kërkon hesap deri në një për energjinë, por ka edhe fukarenj absolutë (në kuptimin e plotë të fjalës), familje me fëmijë jetimë që s’paguajnë dot korrentin dhe një motër disi më e madhe që lidh rrymën ilegalisht për t’u gatuar më të vegjëlve (rasti i Pukës); pa ka edhe familje që nuk ka shumë që janë kthyer nga Greqia dhe vërejnë se një faturiste nja dy vjet më parë, i ka shtuar një zero gabimisht në bllokun e vet leximit të sahatit, dhe burrë e grua të moshuar po hanë dynjanë për të sqaruar gabimin (një rast i freskët në Sarandë), teksa dritat janë paguar rregullisht.

Por përtej aspektit social, që edhe Dorian Matlija e trajtonte në një shkrim kritik ndaj Ramës, kryeministri ngjan që ditët e fundit të jetë zemëruar më shumë me një aspekt edhe më të mprehtë: Me fabulën e “lënies së dhelprave për të ruajtur pulat” që i ka ndodhur së fundmi në OSHEE. Padyshim që është goditje serioze të marrësh vesh se disa shefa rajonalë të Operatorit, që i kërkojnë në forcë popullatës dhe bizneseve të paguajnë energjinë dhe presin lidhjet ilegale, janë për vete debitorë dhe vjedhës të energjisë. Janë pikërisht këto raste që krijojnë tek njerëzia idenë se kjo qeveri na eckërka me parimin “bëni si them unë, por jo si bëj unë”, dhe prej këtej edhe acarimi i kryeministrit me linjën vertikale të sektorit.

Por ka diçka që shumëkush ose nuk e vë re, ose nuk do ta vërejë: Ndryshe nga më parë, këto raste dënohen, shkojnë para drejtësisë, personat jo vetëm shkarkohen por akuzohen penalisht. E theksoj këtë “detaj të vogël”: Ndryshe nga më parë. Mund ta quajmë shqiptarçe Ramën, “një njeri që s’di të mbajë të vetët”, siç i kishte dalë nami i kundërt Berishës (i mbrojti të vetët edhe më 21 janar); por është pikërisht kjo hallka e munguar dhe ingredienti kyç që garanton një rrumpallë të shëndetshme shqiptare, siç jemi mësuar gjithë këto vite.

Kishte dhe një tjetër element deri më tash të munguar në operacionin e energjisë, që në fakt e quajmë të tillë por duhet të jetë rregull normal. Artikuloheshin pakënaqësi se qeveria po merret me të vegjlit dhe fukarenjtë, dhe “harron” të mëdhenjtë, aty ku bëhet dëmi i madh. Dhe ka qenë një dëm jashtëzakonisht i madh, lloji i kontratave që qeveria Berisha ka nënshkruar me prodhuesit privatë të energjisë, duke ua blerë shtrenjtë atyre dhe shitur lirë për konsumatorin. Ndryshe, një gropë e garantuar vjetore prej miliona eurosh në buxhet. Së fundi qeveria kërkon të rinegociojë drej uljes, çmimin e blerjes së energjisë nga HEC-et private; nëse nuk do ta bënte këtë, kishte vetëm dy rrugë: Rritje e ndjeshme e çmimit, ose faliment i sistemit. Fakti që po veprohet edhe në këtë drejtim, është inkurajues.

Fakti që ajo që po ndodh me energjinë duket si “gjendje e jashtëzakonshme”, nuk dëshmon tjetër, përveçse sa e zakonshme ishte bërë hajdutëria në këtë vend. Duke e ditur tani sesa e vështirë është të bëhemi “Njerëz”, ajo që duhet të mos harrojmë, është se sa kollaj mund të rikthehemi në gjendjen tonë normale, vidh dhe lër të vjedhin.

Share This Article
19 Comments
  • Mua me duket se Rama po ben me te miren e mundshme. Ne rastet e varferise extreme shteti mund te ndihmoje me para shtese. Te mos harrojme kjo varferi u krijua ne 23 vjet te nje politike teper abuzive. Rama po ndryshon shume gjera ne pak kohe dhe do kete edhe perplasje, por ndryshimi do jete I made dhe I dukshem. Rama punon shume dhe po ndryshon nga themelet tendencat e ekonomise shqiptare. Gjeja me e veshtire per te ndryshuar eshte mentaliteti I nje pjese te popullit.
    E rendesishme eshte qe ndryshimet te shikohen me optimizem, dhe Jo cdo gje me skkepticizem dhe dyshim.

  • MOS FOL BADIAVA O ALQI KOCIKO

    HEC-et e Saliut jane nje palo gje me vjedhjen makaber te energjise elektrike nga talebanet e PD-se, qe sipas statistikave boterore perbejne afro 60 % te energjise se prodhuar. Sa per dijenine tende meso se ne Serbine tone ARMIKE vjedhjet jane vetem 20 %. Ne kete situate shtrohet pyetja:

    SI DO TE ULE CMIMIN E ENERGJISE ELEKTRIKE EDI RAMA RILINDASI?

    kur ne vendin tone FMN po e kerkon te behet per popullaten 0,09 eur/kWh (12 LEKA/kwh) nderkohe qe ne Gjermani eshte 0,30 eur/kWh? A e kuptoni se c’a jeni tu bo me keto shkrime sikur shqyptaret te jene nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU? Po AMAN dhe DERMAN me keto shkrime marksiste ne mbrojtje te proletareve braktharre, me taksa famoze PROGRESIVE te tarallakeve qe ka mbledhur Edvini rreth tij kur mungon totalisht prodhimi vendas dhe qeveria vertitet si mize pa koke rreth e rrotull pagave te administrates mjerane shqyptare si ne asnje vend te civilizuar te Botes? Po cila kompani energjitike ne Bote ne kushtet e Tregut te Lire apo ne kushtet e Ekonomise se Tregut do te shiste energjine e prodhuar LIRE me cmime te ulta me urdher nga Partia kur kerkesa per kete energji ne Bote eshte mjaft e madhe me cmime shume me te larta? KESH-i shqyptare vetem po ta coje energjine ne Greqi apo ne Turqi do te fitonte shume me teper se po ta shiste ne Shqypni pu pervec te tjerave edhe vidhet me shume se gjysma.

  • OR,ARVIZU,ALIAS NASRADIN,PO KUR THUE SE TALIBANET DEOKRAT JA SHKRDHYEN NANEN ME SHITJET E LALI SERBIT HC,ATEHERE CFAR FAJI KA AI GJATI? TANI SI DO JA BEJM TE VJEDHEM EPO TE PAGIJM?THUE QE NUK JEMA POPULL AFRIKAN-ZULU,PO JUA KEMI KALUAR OR DERZI!PO KE KA NE EVROP NUK DAL MA LARG,QE TE VJEDHISH 20,VITE RYM,PO KJO ESHTE VETEM TE ZULUT SHQIPTAR QE NUK JAN EVOPJAN ME MENTALITET DHE KULTUR,POR JAN SI NE KANDAHAR OR DERZI.pERDERISA NUK CLIROHEMI NGA BABZIA SALI SEBI,NE NUK JEMI TE DENJ PER EVROP OR JU,HUJ GARDHI.NUK KISHTE VETEM NE DIKTATUR REND E L KA LOGJET DHE RENDIN SHOQEROR DHE SHTETROR OR JU SHQIPTARELLA.A’ ME THONI SESA VJEDHJE KISHTE NE SHQIPRI DERI VITIN 1990,E KAM FJALEN,PER XHDO VJEDHJE JO VETEM RYMEN A’ME TREGONI?HAJT JUA UROI TE MIRAT.

    • Ja ta thote nastradini me germa te vogla te shtypit:

      Ai Gjatoshi qe komandon vendin tani ka faj sepse u premton shqyptareve enderra ne diell me ulje cmimesh dhe PARAJSA socialiste si ne perrallat me HA-MER-IK, nderkohe qe ulja e cmimeve ne Shqypnine MJERANE e Edvin Gjatoshit nuk ka gjasa te ndodhe kursesi, prandaj pra ky Edvin Gjatoshi duhet t’u thote shqyptareve ballehapur qe na presin dite te veshtira dhe per te dale nga kriza duhet qe te rriten cmimet e energjise te cilen duhet ta paguajne te gjithe ne menyre qe te mos falimentoje KESH-i sic falimentoi Enver Hoxha gjithe ekonomine e Vatanit duke renuar shtetin si kurre me pare ne histori.

      A e shiqon o shqyptar prej Sharrit te Tetoves sa e thjeshte eshte puna?

  • Mua Kryeministri Rama po me jep perdite tregues te shkelqyer te ekzigjences per vendosjen e autoritetit te ligjit.
    Kjo nuk eshte “gjendje e jashtezakonshme”,,,kjo eshte ajo qe kam pritur,tash e dy dekada,per ecjen ne udhen e normalizimit te puneve te vendit tim.
    Mbeshtes cdo hap te Kryeministrit per shkaterrimin e parajses se kusareve.

  • Tani duhet thène Haka te i zoti d.m.th. kush shpenzon te paguaj ,kush vjedh te denohet ndryshe nuk rregullohet.Ju kujtohet parulla kush punon ha dhe pi kush nuk punon nuk ha,keto janè ligjet e kapitalizmit berishian tè demokracise sè sotme.E kèrkuam ta gèzojmè,por mè shumè bèrtasin e ulerijnè hajdutet dhe ata qè nuk duan tè punojnè dhe qè shpèrdorojnè pushtetin.

  • jame shume dakort me vlersimin tuj Lora,per punen e kryeministrit,duhen masa drastike per te mbeshtet qeverine ,pore duhet te punoi gjithe shoqeria ti denancoim vjedhjet ekorentit,te hargjoshe korentin dhe te mos paguash eshte krim por me teper eshte turpe,turp,po te jeshe ne britani,te nderpritet menjeher korenti,kushe shkel ligjin ndeshkohet,duke qeshur policia te ve byzylikun ne raste se bene llafe.suksese kryeministrit ishalla do behemi shtet.

  • po ta kisha me te degjuar do ta teproja,por me ka ndodhur vete para dy-tre vjetesh qe me kishin derguar nje fature qe kishte me shume kilowat sesa tregonte sahati qe kisha para syve. E kerkova disa here, me sollen verdalle dhe ne fund pranuan gabimin, por une duhet te “paguaja njehere” se pastaj do ma rregullonin ne faturat e ardhshme. Degjova shume te tjere qe ishin ankuar per te njejten gje, pra CEZ-i frynte faturat te merrte parate teper njehere,tipike kjo per matrapazet qe sigurojne njehere leket dhe pastaj te thone se do te bejne ulje per mallin qe do blesh ne te ardhmen. Kurse per blerjet e energjise nga burimet private kam lexuar diku qe nje ekonomist i shquar,me duket J.Stiglitz thoshte se organizmat nderkombetare si FMN e BB shtyjne qeverite e vendeve te dobeta te nenshkruajne kontrata tip take or pay,qe do te thote se gjithe çfare ti do prodhosh une jam i detyruar te ta ble(madje edhe kur s’kam nevoje).Duhen rishikuar kontratat,sepse kam idene qe yryshi i madh i konçensioneve per dyqind e ca HEC-e do kete te beje me kete tip mekanizmi.

  • duhet qe vedi yne te kete ne drejtim njerze me horizont politik dheekomomik me ndeshmeri ta ruajne voten e votuesve duke e qarkulluar qeverin tek njezit e afte brenda partise dhe duke mos bere aleanca me perfaqesues partiake qe kan bere vjedhje dhe shume poshtersi te tjera por jane mbrojtur nga pushteti i koruptuar sali BOLLE me propagange boshe se kur zgjidhen problemet drejte reflrktimi eshte me i madhe nga fjalet ndyshues te cilat e nesermia i verteton si genjeshtra dhe pasuria nepermjete vilave ose dyqaneve e te tjera shton mos besimin pasojat e te ciles jane me te medha ne gjendjen shpirterore te popullit se vete korupsion

  • Duke admiruar angazhimin personal, kurajon dhe guximin prej “te cmenduri”, te ketij Kryeministri, si dhe pergjegjshmerine qytetare me te cilen perballet, jo vetem me rrumpallen qe gjeti ne terren por edhe me shkopat qe mundohen ti vene nen rrote, krijuesit dhe ideatoret e asaj rrumpalle,,,,, nuk mund te rrish pa patur druajtjen se edhe ky njeri, mund te arrije ne ate pike saqe te mos kete me energjine e nevojshme per te vazhduar kete rruge te nisur, aq te nevojshme per vendin tone.
    Me kujtohet njehere e njekohe, se si rrinim radhe para sporteleve, per te paguar energjine elektrike qe konsumonim. Edhe rruget ku ecnim, ishin te pastra ne ate kohe. Nuk njihnim cuba apo te forte qe te guxonin te sfidonin shtetin apo Bathore ilegale qe ngriheshin kuturu ne toke te huaj. Ata qe mendojne se ky vend nuk behet, jane gabim. “Per tu bere”, ka nevoje per daren e ligjit dhe sistemin politik qe e respekton ate.
    Atyre qe jane lindur pas mberritjes se Saliut para mikrofonave te politikes, do iu duket vertete cudi, qe shqiptaret na paskan qene dikure “njerez te nje vendi normal”.
    Lufta e ketij Kryeministri sot, nuk eshte as me pak e as me shume por lufta ndaj tradhtise kombetare dhe atentatoreve te rendit kushtetues ne Shqiperi. Instalimi nga ana e tyre, e nje sistemi kryekeput hajduterie dhe primitivizmi harbut, ka bere qe shqiptaret te ndahen gjithmone emocionalisht nga shteti i tyre. Pa permendur vrasjet dhe vjedhjet qe kane bere, ky eshte krimi me i madh, per te cilin keta vemje duhet te pergjigjen.
    Te mesuar me hajduterine e Vucidolit, njerezit mendojne se cdokush qe vjen ne pushtet, ka ardhur per ti vjedhur serish ndaj e kane te veshtire te ndalin vjedhjet qe kane bere vete deri me sot. Ilir Meta vjedh miliona,,,, ndersa mua me kerkojne te paguaj faturen e dritave. Ky eshte tenori i mendimeve ne popull.
    Po. Ilir Meta dhe “Partia” e tij, eshte pjesa e turpshme e ketij koalicioni por pa votat e tij, nuk do kishim Ramen Kryeminister.
    Suksesi i reformave te kesaj qeverie, nuk do vendose vetem fatin personal te Edi Rames. Shume me teper, ai do vendose rrjedhen e te ardhmes se ketij vendi dhe do i jape pergjigjen perfundimtare, pyetjes, nese ky vend “behet” apo nuk meriton me shume se nje ordiner plak si Berisha dhe hajdutet me bllok qe i shkojne pas.

  • ishim mesuar me rremuje, te besh shtet eshte e veshtire
    per mua
    Edi Rama nuk ka faj
    te gjithe e dime se ne evrope te gjithe paguajne energjine

    por ne evrope ne kemi punuar edhe pune te zeze

    jo burg per te gjithe, jo burg per ata lokale e biznene qe punesojne familjen e qe kane nga nje puntor e dhe mezi u del llogaria,
    jo burg per varferine, jo burg popullit qe di vetem te votoje, jo burg ne kete menyre.
    per keto Edi duhet te mendohet edhe nje here kur flet.

    • Kudo ne cdo sistem politik qofshim, frika i ruan vreshtat! Kur te te imponojn per moszbatimin e ligjit te futesh doren ne xhep e te punosh per shtetin e shef mir si ndergjegjsohen kta qe nuk e njofin shtetin dhe puntorin qe e paguajn ne te zeze pa e siguruar e trajtojn sikur ne mesjete ne skllaverin per te mbijeturer nje cop buke njelloj si kolonialistet angleze me racen e zeze te mare nga kontinenti afrikan!

  • Me sa kam lexuar nga komentet e nje fare Mark Ujku , jam I bindur se ky eshte nje udheheqes ideal per kete vend. ndaj duhet te dal hapur e te shkoi menjehere kryeminister se me von do behemi pishman. Ky pa tjeter do ket ikur jo per lesh por per li e lesh…..

  • Ne shqipot po paguajme mekatet tona 25 vjecare. U mesuam me vidh, zhvat, shkatrro gjithcka qe nuk eshte e jona personalisht. Tani qe torba mbeti bosh e nuk ka mbetur gja, po lehim si bretkocat ne lluce. Kjo qeveri nuk them se eshte me e mira, por ama nuk esht krejt rrumpalle si ato te kaluarat. Te na vesh vesh per se mbari ne shqipove, (te hazdisur e pa asnje rregull) morali nuk vlen hic. Te kishim patur sadopak moral nuk benin ato qe beme (besoj te gjithe e dime se c’ hatara kemi bere ). Duhet dajak e bile pak me gunga per kokat tona boshe, ndryshe do ngordhim te gjithe si peshqit ne te thate. Keto masa edhe pse te pakta nga ana e qeverisesve duhen vazhdue e te thellohen me tej e me ashper. Keto masa nuk i pelqejne vetem vjedhesit e te pandershmit, te cilet aktualisht nder ne nuk jane pak. Vjedhesit e alabaket i kemi kudo me opinga, me kollaro, me gomare e me BMW. Lufte or lufte pa meshire kundrejt kesaj arradheje grabitesish, qe te shpetojne njerezit e ndershem qe jetojne me djersen e ballit! Jepi qeveri se ndryshe do shkosh tek ato qe iken po iken me turp (packa se me xhepat plot).

  • Vjedhja e mos pagimi i energjise eshte nje ane, rritja e cmimit te energjise eshte ane tjeter. Por qe te dyja jane vjedhje. Mos pagimi i energjise vjedh shtetin, rritja e cmimit te energjise vjedh shqiptarin nga xhepat. Na duhet nje qeveri qe i ndalon te dyja keto vjedhje. Qeveri ne interes te shqiptareve e jo laborator te FMN. Rritja e cmimit te energjise eshte deshtimi i qeverise para gjithe shqiptareve.

  • Shfrytezimi i pa meshirshem i borgjezise se re burokratike 24vecare shqiptare eshte ngritja e cmimit te energjise elektrike,SI rruge e lehte per shkarkimin e krizes teke populli .Kreret politike 24 vjet pasi mashtruan dhe vodhen fondet pa bere asne investim ne linja,shtylla, matesa, kabina,falsifikuan faturat krijuan tregun e zi me punonjesit e saje duke zhvatur, me dy sandarte qytetaret, nje arke per shtetin, nje per gjepat e pushtetarve.Sot nje numer i madhe “familjesh nevojtare”qe te ardhurat e tyre jane me te uleta nga “minimumi jetesor” dhe jane shume strikt e te ndershem u’a ngarkojne krizen ne kurrize kjo, eshte krim .SHTETI te menaxhoje ,kontrolloje punonjesit e saje,te eleminoi dhe te gjobise vjedhesit kundravajsit,mashtruesit,te eleminoje diferencimet,e diekriminimet qe bejne faturiste te korruptua .Te vendoset shteti ligjore.,

  • po kete po ben edi qe duhet perkraur,ata qe vodhen ,,ata qe paret per investime i ndane per vete,shquperia 23 vjet ishte shtet mafioz e vorbullen e qelbur te korupsionit merte pjese gjith sistemi shteteror perfshi dhe gjukatat,malukati plak qe ngrinte ato gishtat e felliqur cdo gje mund te jete vetem demokrat kure ska qene as partia qe ai drejton(LULI ESHTE KUKULL SE BASHKU ME JARIN QE ECIN DHE FLASIN KUR DO MAFIA) hajduteve tju meret pasuria te ndimohet populli,,shqipetaret e ndershem duhet te ndimojne edin ,vetem me perkrahjen tone vendi mund te shpetoi nga keta kriminele qe e kane kethyer ne nje vrime te zeze pa respekt e dinjitet cdo shtet e ka kaluar me dhimie tranzicionin.ne shqiperi 23 vjet sundoi ligji i vucitolit me nje fjale krimi me dore te hekurt, cfar njerez pa gjak jemi ne ne 97 per pushtetin e sales u vrane mijra njerez,dolen me azemin e vdekur per pushtet gerdeci 21 janari pa u denu kryesori krye krimineli dhe banda e tij duhet te bashkohemi te ndimoime rilindien te mirat pas sakrificash vine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *