SHËNIM: Ç’qenie jemi ne për Sali Berishën?!

anazapta

Ka kaluar pa u vënë shumë re një shprehje e Ramës në opozitë, një lloj shprehje me një përmasë postulative, dedikuar rivalit të tij politik, pa qenë pjesë e ligjërimit të zakonshëm e rutinor: Për Saliun nuk ka njerëz, por vetëm votues! E thënë nga Rama, është ndër ato shprehje që i bie pazari, për vetë pozitën e Ramës karshi Berishës, si rivalë të drejtpëdrejtë politikë, por nëse do thuhej dikur, vitë më parë kur Rama nuk ishte aktiv në politikë; ose nëse do të thuhej dhe nga ndokush tjetër, do gëzonte kuotat më të larta të forcës së mesazhit që përcjell, në portetizimin me fare pak fjalë të një politikani si Sali Berisha, krahas asaj të Mero Bazes, sipas së cilit Berisha është një ish-komunist pa asgjë demokratike dhe një demokrat me gjithçka komuniste.

Dje ishte rasti për t`u provuar katërcipërisht se si na sheh ne Sali Berisha, ne, njerëzit e kësaj toke që i thonë Shqipëri, si jemi për të, në ç`sy na vështron, me ç`kut na vlerëson, na gjykon, komunikon apo sillet me ne. pas publikimit të një urdhërese të tij, ku kërkohej garantimi i votës pro PD-së nga ana e administratës e jo vetëm, pasi kërkohej dhe vota e familjarëve të atyre që punojnë në administratë, ai as që e çau fort mender-en, por pacipërisht e pranoi dhe e ngriti zërin më tepër kur këtë gjë ja njohu vetes si meritë, duke vijuar ta vesh dhe me një fill kinse logjik, ku sipas tij, njerëzit e administratës nuk mund të gjykohen vetëm se si qënie politike.

Po pse vallë, a duhet shumë stërmundim për ta kuptuar se çdo frymor në këtë vend, në gjykimin e Berishës, është thjesht një qënie politike, që vlerësohet ose zhvlerësohet si qënie në varësi të votës se ku e hedh. Ne thjesht duhet t`i gezohemi vetëm një fati, që shyqyr që ky njeri na ka rënë për hise në një sistem ku i ka pak duart e lidhura, se imagjinoni sikur ta kishim patur udhëheqës në atë tjetrin që lamë pas. Pra, ka diçka për t`u gëzuar kur është fjala për Berishën në krye të punëve! / E.H.

Share This Article
4 Comments
  • po te ishte sali qeni kryeminister i nje vendi te madh te themi 30 milion banore do te ishte me i keq se sadami ,assadi,kadafi,
    ka nje ndryshim saliu ju fali detin gerqve,keta te tjeret jo

  • PER SALIUN ,NUK KA NJEREZ POR VETEM VOTUES KJO ESHTE THENIE PROVERBIALE NGA EDI RAMA ..DHE NJEREZIT JANE KAVJE KU TRITOLOMANIA PO TMERON SHQIPETARET NGA SHTYLLAT E TENSIONIT TE LARTE DERI TEK BIZNESMENET ME PAGESE..

  • Berisha eshte vetem nje kufom ne politiken shqiptare.
    Por ai eshte vetem nje kufom e vdekur menderisht,sepse trupi dhe goja vazhdojne qe ti funksionojne.
    Goja e tij nxjerr jashte ato pislliqe qe ai ka grumbulluar ne bark prej shume vitesh.
    Kembet e tij vazhdojne ta dergojne ne Parlament dhe duart e tij vazhdojne te shkruajne ne Face Book.
    Dhe ne jemi te mallkuar sepse vazhdojme te merremi me te.
    Berisha nje kufome ne Parlamentin shqiptar qe po na infekton nga dekompozimi i tij i ngadalshem dhe vrases.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *