23 vjet më parë, teksa Shqipëria dhe shqiptarët vuanin një jetë qeni, pakkujt mund t`i ketë shkuar ndërmend se pas dy dekadash, një pjesë e qenve të këtë vend do bënin jetë njeriu, ndonëse “qeni”, si stil jete i imponuar nga mjerimi, sa material për një pjesë e sa moral pothuaj për të gjithë, vijon të mbizotërojë rregullisht.
Ndodh që shpesh të realizohen emisione televizive ku të flitet për raportet mes njerëzve dhe qenve në shoqërinë shqiptare, si një risi që na erdhi prej erërave të modernitetit, me të ftuar që teksa flasin gjithë afsh për qenërit e tyre, këta të fundit dihasin me gjuhën jashtë me jargët që u feksin nën drita prozhektorësh në studio, ku i thuret himn humanizmit njerëzor kundrejt kafshëve dhe specifikisht qenve, por duke lënë mënjanë efektin tjetër, atë të zëvëndësimit të fëmijës, dëshirës për të, përkujdesjes ndaj tij, me atë ndaj qenve.
Dhe sot, në ambiente shtëpiake apo publike, njësoj siç mund të të ngatërrohen fëmijë nëpër këmbë, të ngatërrohen qenër, nga më të ndryshmit, nga ata me pamje të butë e lozonjare e deri tek ata që ua kalojnë dhe ujqërve nga frika që përçojnë. Dhe e gjitha kjo, përligjet nga një tezë, sipas së cilës qeni na paskërka ca cilësi më të mira se njeriu. Nëse është vërtet kështu, atëherë le të quhemi bagëti, meqë nga bagëtia vetëm paqe buron!
E.H.

JETEN E QENIT NE REGJIMIN E ENVER HOXHES E KAN BERE QENET DHE HAJDUTET QE NUK I LINTE ENVERI TE VIDHNIN,NDERSA SOT SHIKONI SI JANE KATANDISUR SHQIPTARET,95 % JANE SHUME ME KEQ SE QENERIT NE ATE REGJIM DHE 5 % JANE HAJDUTET E DHIMOKRACISE, NGA NJE SONDAZH QE ESHTE BERE DEL SE 94% E ZYRTAREVE TE LARTE KERKOJNE METODA PER TU DOBESUAR, PESHA MESATARE E TYRE SHKON DERI NE 117 KG NDERSA PESHA MESATARE E POPULLSISE NE MOSHE PUNE ESHTE RRETH 49.5 KG.HAJDE DHIMOKRACI HAJDE,DHIMOKRACI VETEM PER HAJDUTET.
Po cfare ke me qente mor E.H. vellai? Me race zhgenjyese se ne njerezit zor se do gjeje ne natyre.Kjo puna e bagetise eshte ca per te qare se mes nesh ka akoma qe nuk e kane kuptuar qe jemi bageti, bageti me celular po prape bageti mbetemi. Shikoni cfare votojme, shikoni cfare zgjedhim, shikoni cfare besojme. Shikoni cfare i bejme njeri-tjetrit? A nuk e shikon si na kane vene ne rresht? Te gjithe ne rradhe ne pritje te silazhit te preferuar TV e FB, na frikesojne me ferr e parajse apo jo o miku im i mire E.H.?
Z apo Znj E.H cfaredo qe te jesh. Qente i kane sherbyer njerezvene cdo fushe. Ruajne bagetine, shoqerojne te verberit, sherbejne per antidroge, antimina, njerez nen rrenoja, jane antidepresion etj etj dhe si shperblim duan vetem pak ushqim dhe dashuri. Keshtu qe duhet te kesh pak me shume respekt per qente.
Une kam nje qen dhe eshte femer. Ja kam vene emrin Jozefina. 😛
Qeni im kur e blenë fëmijët kërkoi që me çdo kusht t’ja vinim emrin “deputet”!? Pamë ç’pamë ja vumë këtë emër për shkak te kembënguljes? Mirpo u bëra kurioz se perse donte vetëm këtë emër? E dini çfarë tha,- ” e dua deputet sepse nuk kam asnje ndryshim,ham-ham bëj unë ham-ham bëjnë ata..”. Qysh atehere e ka emrin “deputet” dhe ka njohje te shumta në gjithë tiranën e re? Korruptohet vetëm me kofsha pule dhe nga kjo duket që është më i mirë se ata të parlamentit? Këta te fundit korruptohen në të gjitha nuancat që përmban termi korrupsion. Deputeti im eshtë flori në krahasim me ata te parlamentit …? Kjo qe ju thashë është shumë e vërteté. Pyesni po s’besuat? Tung!
Lexoni komentin e qenit deputet? Ha ha ha !
Qeni “deputet” i tiranës së re është shumë i njohur por ju akoma nuk njihni “qenin gjyqtar”? Të gjitha vendimet e mia i formulon dhe i vulos uné dhe qeni im gjyqtar në kld !?