SHËNIM/ Dedikim një heroi të kohës tonë

Rovena Cerka

Nga Zef Preci

Titulli I ketij komenti te se Djeles nuk ka asnje lidhje me romanin e mirenjohur te Lermontovit gati dy shekuj me pare. Une po shkruaj per Arjanin, per ate djalin qe vetem kater dite me pare dha jeten mes tymit dhe flakeve per te shpetuar jetet e te tjereve. Mendimi i pare eshte se per sa kohe ka individe te tille, heronj te heshtur dhe te vertete, ka shprese se Shqiperia do te behet. Askush nuk duhet te kete dyshim per kete. Por nuk ishte ky qellim i ketij komenti. Me siguri shpura e qeveritareve, ne kerkim te disa “like” e “share” me shume, do ta gjeje rrugen per te shpia e ketij djaloshi guximtar qe meriton respektin e pafund te gjithkujt flet Shqip.

Pyetja 1: Perse organi i akuzes nuk heton ngjarjen, kushtet e respektimit te rregullave kundra zjarrit, sistemet e alarmit, gatishmerine e njesive perkatese, etj. Ne kete menyre, edhe pse me nje kosto njerezore te dhimbshme, edhe pse ne menyre reaktive dhe jo proaktive, mund te shkundej pak sistemi dhe te rritej siguria edhe ne fusha te tjera. Per kete mjafton te kujtojme se c’ndodh me bombolat e gazit te lengshem, si ne perdorimin familjar, ashtu edhe per qellime biznesi… Jetojme ne meshiren e fatit se ata qe kane marre persiper te qeverisin fatet e vendit, e kane mendjen te koncesionet, tenderat, te mashtrimi elektoral i radhes, te pasurimi i vetes, familjareve, klanit politik e nepotik qe i rrethon.

Pyetja 2: Numri kaq i madh dhe ne rritje i humbjeve te jetes ne kantiere ndertimi, ne miniera, nga helmet e ndryshme, nga aksidentet, nga zjarri, nga uji i detit dhe demet nga permbytjet, etj., duhet te sherbeje si sinjal alarmi per te rishikuar, plotesuar e permiresuar kuadrin ligjor dhe institucional ne fushen e sigurise se jetes dhe te prones. E pra kjo eshte detyre e atyre qe kane marre apo duan te marrin persiper te qeverisin vendin. Asgje e re prej nja njezet vjetesh.
Pyetja e 3: Ku jane shoqerite e sigurimeve qe mbas cdo fatkeqesie natyrore i zene deren kryeministrit per ndonje leshim te radhes, kuptohet si sigurim i detyrueshem dhe qe penalizon gjithe qytetaret per te shtuar fitimet e tyre. Ku jane promocionet marramendese te tyre dhe asnje hap perpara per te lidhur sigurimin vullnetar me perfitimet e pales se demtuar? Asnje hap perpara. Madje, ne nje prononcim ne rrjetet sociale te pronarit te kompanise ku punonte prej 10 vitesh heroi yne i vertete qe po i dedikojme keto radhe, pervec vleresimit dhe mirenjohje se merituar, asnje fjale se me cfare do te jetonte prej sot e tutje familja e tij, djali 2 vjecar dhe bashkeshortja (nuk ka nxe goja fjalen vejushe, per nje Zi je ndoshta as 25 vjec)? E pra, me e pakta, u duhej lidhe nje pension i posacem, te pakten derisa femija te mbushe moshen 18 vjec, e nese vazhdon shkollen e larte, derisa ta perfundoje ate, por jo me vone se deri ne 25 vjec. E pra, asnje fjale as per kete detyrim elementar, ndoshta te parashikuar apo nenkuptuar edhe ne kontraten e tij te punes. Nese pronari kujdeset per fitimet e veta, duhet te jete gjykata, shteti dhe pushteti qe t’i jape zgjidhje dhe te unifikoje praktikat ne kete fushe.
I shkrova keto radhe duke besuar se ndokush ne fuqi vendim-marrese do te zgjohet nga emocionet qe shkakton te cdo njeri nje ngjarje e dhimbshme e pashembullt si kjo dhe t’i drejtohet aresyes, pikerisht aresyes shteterore, per te cilen ky vend ka kaq shume nevoje. E nese kete nuk e bejne ata qe qeverisin sot, uroj te kene ndjeshmerine dhe pergjegjesine ta bejne ata qe do te qeverisin neser.

Share This Article
2 Comments
  • Heronjte e dites sotme jane hajdutet e kriminelet e lalzit qe nuk i prek njeri,por trushplaret jane gati te japin jeten per keta hajdute.

  • Verifikoni,ndoshta kompania e mbante edhe si punonjes ne te zeze,ose me pagese te raportuar,qesharake ?! Uroj qe te pakten keshtu te mos jete.Perndryshe ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *