Shënim / Dekretet, ç’mbetet pas një stuhie në gotë

Alqi Kociko
Albania Parliament

Presidenti zhbllokoi sot paradite ngërçin që krijoi po vetë, ose më saktë u vetëzhbllokua, duke dekretuar dy ministrat Ahmetaj e Ekonomi. Por kërkesa e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të këtij momenti (!?) mbetet ende në fuqi.

Edhe duke e marrë të mirëqenë që është president politik, që është i komanduar, që është thjesht përcjellës dhe zbatues i urdhrave të atij që e emëroi, sërish nuk mund të mos bëhet pyetja: Çfarë “ka dash me thanë autori?”

Nishani ka treguar se në plot momente kur është dashur firma e tij, e ka çuar krizën që kishte mundësi të shkaktonte, deri në fund. Por në këtë rast ishte e tepërt, qoftë dhe duke llogaritur urdhrin politik. Kjo stuhi në gotë, më tepër se shkaktoi shqetësim politik, shkaktoi në opinion ndjesinë e turpërimit, e një marreje publike për pasjen e një kreu të tillë shteti./ DITA

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *