SHËNIM: Deliret e fundvitit

redaktor

Në Kosovë po ka këto ditë një debat, me në qendër kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti; i akuzur nga disa segmente mediatike – që përfaqësojnë natyrshëm dhe linja politike- se nuk po zbukuron qytetin për festat e fundvitit. Aludimet kanë shkuar shumë larg, deri në teori komplotiste, duke i dhënë bredhit të munguar, apo xhingla-minglave të tjera zbukuruese, një përmasë shenjtërie, si të ishin hajmali të munguara, për vetë fatin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj në të ardhmen. Sakaq, në Maqedoni, politika e atjeshme është përfshirë në zellin e gjetjes patjetër të një gjallese të kësaj bote, të ardhur nga kategoria kafshërore, për ta patur simbol të stemës shtetërore. Nuk është ndonjë gjë e pazakontë, por jo se nuk e meriton të quhet absurd. E ka ndjekur njeriun e shoqërinë njerëzore që prej lashtësisë e deri më sot, sa herë nuk ka qenë e mundur të shpaloset një princip, një moral, një kumt. Eshtë tipikisht ajo sëmundja që, kur të mungon fryma dhe shpirti i diçkaje, rrekesh ta zëvendësosh patjetër me sende, lëndë e figurina, të lashta apo të vonshme, prej mishi apo druri, prej guri a mermeri, prej leshi apo preshi!/ Ermir Hoxha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *