Diplomaci, vepro tani!

anazapta

Gazetari Aleksandër Çipa i ka kushtuar një shkrim fenomenit të një acarimi politik tej çdo arsyeje. Në një analizë të tij të rradhës, ai ka shprehur shqetësimin për një mpakje të elitës, pikërisht asaj elite që, një vit më parë, u angazhua në një aksion firmash me nuanca antiopozitare diktuar nga mazhoranca, me idenë e nxitjes së votimit të tre ligjeve te famshme të Integrimit, por që tani po tradhëton duke mos reaguar aspak, në mënyrë të pavarur sigurisht, për të ndikuar tek politika që të mos kalojë caqe të paarsyeshme konfliktualiteti, duke hedhur në eter dhe teza ndjellakeqe si ato me preçedente Ukrainas. Dhe në fund të shkrimit, Çipa tenton të hidhet në zonën delikate të gjykimit të rolit diplomatik në Shqipëri, që jo rrallë herë lë në hutim njerëzit në raport me pritshmëritë që kanë tek të huajt, në një shpresëhumbje, fatkeqësisht permanente, se ne, edhe mund të merremi vesh paçka kundërshtive; se edhe mund të sillemi “urtë” në politikëbërje; se edhe në momente të veçanta, mund të bëjmë kompromise për hir të vendit. Jo! Ndaj, karta e fundit mbeten të huajt, fjala e tyre, që ne hiç nuk e duam me trajta elegante e të kodifikuar siç e do gjuha diplomatike; e duam krejt të troçtë. Ndaj dhe Çipa e lë për në fund të shkrimit një apel për diplomatët, që asocion më të fundit shpresë të mbetur: Është momenti që faktorë dhe elementë të shoqërisë postmoderne shqiptare të imponojnë kastën politike të mos guxojë të riciklojë axhendën e konfliktit dhe të sherrit politik e institucional. Në këtë rol kanë detyrimin të përfshihen në kohë edhe ambasadorët që përfaqësojnë interesin e demokracisë dhe të stabilitetit europian në Shqipëri. Vonesa e tyre në kësi rrethanash komprometon jo heshtjen që mbajnë, por në mënyrë flagrante, misionin dhe qëllimin funksional që mbart përfaqësimi diplomatik. 

P.S. Duket se mbetemi gjithnjë të dënuar për të kërkuar “vranickë”!/ E.H.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Ky Aleksander Çipa qnuk ka cip, por duke u marre me median e beri Adin drejtor police te tiranes, djalin e mamit qe quan vella, lefteri e di qe Adi eshte djali i komunes se bregut

  • Meqe nuk jemi te zot t’i zgjidhim vet hallet tona, jemi bere te duruar me to ne kurriz.

    Le te presim…

    Koha i jep te gjitha pergjigjet dhe zgjidhjet pa u dashur fare t’ia kerkojme a pyesim.

    Po t’i shohim problemet afer e thelle do t’a kuptojme se edhe ne jemi pjese e tyre.

    Le te presim…….bar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *