Sot është “Dita e verës”, një festë që në një fëmijëri të kaluar nën komunizëm, identifikohej (si dhe sot) me Elbasanin; e që për simbol kulinar kishte ca gurabie – kështu ju thonim ne atyre që në Elbasan u thonin ballokume – e vezë të lyera me bojë që na ngucnin për garë se kush do ja thyente njëri-tjetrit me të tokura në byth a kep; ndërsa si formë argëtimi e ngazëllimi fëminor, ishte djegja e gomave të makinave të dala jashtë përdorimit, me zjarrin bubulak të së cilave, garonim në distancë nga lagja në lagje.
“Dita e verës”, ishte e vetmja festë pa shkak ideologjik apo historik që mbijetoi në atë sistem. Me prejardhje pagane, ajo nuk u nxorr krejt “jashtë ligji”, e njerëzit gjenin tek ajo të vetmen feste të padiktuar nga larg, që kremtohej thjesht e natyrshëm, pa asnjë kushtëzim partiak të tipit: fjalime, parakalim, përbetime, realizime detyrash e tejkalime për këtë ditë, e kësi shfaqjesh pra, që ishin një dekor aktiv e i sikletshëm i çdo feste tjetër. Ishte dhe një rrethanë stinore që e mbajti gjallë këtë feste: fakti që vinte bash në ditët e para kur harabelat lajmëronin ardhjen e pranverës, pas dimrave të gjatë të asaj kohe.
Por ndërsa i shpëtoi komunizmit, kjo festë po përdhoset në demokraci; posaçërisht nga një nivel më shumë se primitiv i luftës politike, ku dhe për këtë ditë, palët u gjuajnë me “vezë të prishura” shoqi-shoqit, në vend që të paktën sot, të mund të këmbenin ndonjë ballokum, duke e lujtur ata rolin e zogjve që lajmërojnë një erë pranverore për këtë vend. Dje, dy dallëndyshe nga selitë respektive u kapën sqep më sqep për hiçmosgjë, por dukshëm nga fakti se patjetër PD-së i duhej një deklaratë anti-qeveritare si racion ditor, edhe pse me arsyen më të paarsyeshme për momentin në raport me gjithë zhvillimet globale.

Pra fakti qe Ministrite merren me aktivitet lokale qe ne te gjithe Shqiperine i kane bashkite, ishte faji i PD-se?
Dite e veres eshte e te gjithe shqiptareve.Festohet edhe tek iliret e Pakistanit,te quajtur Hundezake me 21 mars. Atje quhet feste e mot-motit.Kjo feste e bukur natyrore eshte feja iliro-shqiptare dhe jo besimet percarese bizanto-islamike.
Te flain Lul Pederasti per diten e veres nuke ka diskretitim me te madh…..
ti or mik artikullshkures mos genje kot per djegje goma makinash dhe tercifercerima te tjera. Edhe ne ne zonat e tjera te Shqiperise e kemi festuar diten e veres. Vinim verojka ne dore, laheshim ne govata te mbushura me lule thane dhe lulekuqe, vinim ne cepat e hyrjeve te dhomave the te shtepise degeza me lule te sapoceluara te verdha te thanes, Nenat na ndanin disa kule (4 arra) e fruta te thara. Ne ngriheshim dhe shkonim larg ne disa zona ku gjenim dellinja, i prisnim dhe vinim e benim zjarr te madh pastaj i hidhnim kashte te lagur qe te bente tym sa me shume. Poetet dhe shkrimtaret tane e kane perdorur togfjaleshin “tymi i marsit”. Nuk e kam bredhur gjihte shqipeine por e di mire qe Elbasani, Berati dhe gjiithe zona e jugut e festonte pa e care bythen per keto profkat politike qe ke qejf ti tregosh ti, jo komunizmi jo derri verri. Sikur vetem kjo feste ishte ne ate kohe. Kishte me qindra aktivitete , grupe artistike, teatro, festivale, krose, spartakiada, e tje etj etje etj. Por nje pjese shkruesish kane qejf te shesin pordhe duke share kohen e socializmit sikur po i rruhet kujt poer ato terma politike qe perdorni ju.
Nuk gjen gje e keqe nga festimet. Aq me mire se tani ka kushte per te festuar shume me teper se ne diktature prandaj krahasimi ne kohe eshte pa vend. Te pakten tani eshte dite pushimi dhe ka mundesi argetimi, kurse ne diktature duhej te harxhoje tollonin e muajit per te bere nje feste te vogel, kjo nuk duhet harruar.