Dje në ‘Dita’ ish një shkrim i Viktor Malajt mbi pornografinë. I referohej një anketimi të bërë para ca kohësh, nga i cili rezultonte se gati gjysma e adoleshentëve shqiptarë shihnin materiale porno në internet. Dhe ish i tronditur nga kjo shifër, e nuk kuptonte pse ca të tjerë nuk janë po njësoj të tronditur. Mes ‘ca të tjerëve’ jam dhe unë që, me atë rast, bëra një shënim në rubrikën ‘Zulu’, ku thoja se “ka diçka të frikshme tek fëmijët që shohin porno çdo ditë, pasi kjo të jep idenë e një sjelljeje maniakale, e një makthi që, ashtu si të gjitha makthet, nuk premton një rritje e edukim të shëndetshëm”. Por po në të njëjtin shkrim, merresha dhe me gjysmën e adoleshentëve që pretendojnë se nuk kanë parë asnjëherë një material porno, dhe ngrija pyetjen: a është e shëndetshme kjo mungesë kërshërie dhe kjo drojë psiko-etike nga ana e këtyre fëmijëve në rrethanat, ku distanca që i ndan nga video porno është vetëm një ‘click’ larg?
Viktori është i sigurtë në ato që thotë, gjë që duket nga frazat që i ka të prera, të qarta, e që nuk pranojnë diskutim. Ndoshta ka ndonjë formim akademik (psikolog a sociolog, fjala vjen) që e bën të jetë më i informuar e më i ndriçuar lidhur me këtë argument, ndoshta është thelluar në këtë lëmë më shumë se të tjerët, e për këtë arsye i duhet vënë veshi. Ndërsa unë kam qenë shumë i pasigurtë në shënimin tim. Pyesja, nëse “është apo jo e shëndetshme mungesa e kërshërisë nga ana e fëmijëve që nuk kanë patur as tundimin më të vogël për të parë porno”, dhe nuk është se jepja një përgjigje. Përkundrazi, e kërkoja një përgjigje, e kërkoja nga ata që mund t’ma jepnin një përgjigje. Dhe Malaj e ka parë këtë si një ftesë për të. Dhe e ka thënë të vetën. Por më la të pakënaqur, ngaqë ka folur me vetësigurinë e atij që sapo ka dalë nga një audiencë me Atë, që është atje sipër. Nuk më duket se gjërat janë aq të qarta sa i bën ai.
Përveç kësaj, ndoshta nuk ka kuptuar thelbin e asaj që unë thoja; dhe këtë thelb të atij shënimi po ua risjell lexuesve sërish në formë pyetjeje: Duhet të shqetësohemi më shumë kur fëmijëve tanë u mungon kërshëria cognitive, apo kur ata bëjnë ndonjë harbim jo etik në jetën e tyre? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, unë sillja një përvojë personale, duke lënë të nënkuptohej se isha i pasigurtë, nëse vërsnikëve të mij, dhe mua sigurisht, na ka bërë mirë a keq në pikëpamje etike e psikologjike fakti që nuk ishim të lejuar të shihnim seks apo trupa të lakuriqtë në TV apo në revista. Për një gjë jam i sigurtyë, amá: ne kishim kërshëri që të shihnim gjëra të tilla, dhe kur qëllonte që na binin në dorë, nuk e humbisnim rastin. Dhe i shijonim.
Me që ra fjala, s’e kam fare për gjë të them se mua edhe sot e kësaj dite më qëllon të shoh, në ndonjë prej momenteve të mija “të shthurura e rrugaçe”, ndonjë film porno. Dhe e di, pas kësaj do ketë disa njerëz që do më thonë se nuk do duhej ta thoja këtë gjë, se nuk është edukative ta thuash, por unë nuk jetoj me këtë shqetësim të tyrin. Unë nuk jam manual didaskalik. Homo sum, humani nihil a me alienum puto.
**************
Pornografia, ”filozofët” e fitimit material dhe një vërejtje për Mustafa Nanon
(shkrimi me të cilin replikon Nano)
Nga Viktor Malaj
Qysh nga rënia e sistemit komunist e këtej, thuajse gjithë propaganda, që bëhet nga media, intelektualët, analistët, politikanët dhe, sidomos politikanët tanë, ka bërë çmos që sistemin politik që zëvendësoi paraardhësin ta paraqesë si “demokraci” dhe, njëherësh, si sistem pa kurrfarë të metash, gabimesh apo fajesh, shkurt si një sistem të dizenjouar dhe autorizuar nga Zoti. Edhe kur flasin për ndonjë “të metë” i paraqesin ato ose si gjëra të parëndësishme, ose si të meta tonat por jo të vendeve prej nga e kemi huazuar sistemin aktual politik.
Gjykime të tilla bëhen ose nga njerëz pa kurrfarë kulture, ose nga individë që kanë rënë në dashuri pa kushte me sistemin, kryesisht snobë (imitues i çdo gjëje të huaj) apo kozmopolitë (përçmues të ndjenjës kombëtare) ose, më në fund, nga njerëz të ligj, të cilët nuk kanë kurrfarë parimesh morale në jetë. Është tjetër gjë të pranosh përqafimin e një sistemi politik në mungesë të ndonjë tjetri më të arrirë dhe është krejt tjetër gjë ta gjykosh po atë sistem realisht, me të mirat dhe të këqijat e tij.
Imitimi i çdo gjëje të huaj, pa e kaluar në filtrin e ndërgjegjes individuale, kombëtare dhe intelektuale është thjeshtë një majmunëri sociale. Dhe, majmunët, sado mirë të imitojnë, prapë se prapë nuk bëhen njerëz. Këtë e dëshmon përshtatja shpesh vulgare dhe madje e dëmshme e çfarëdo mënyre të foluri, të sjelli, të veshuri dhe të gjykuari nga një numër gjithnjë e më i madh individësh, jo vetëm nga vulgu por edhe nga personat publikë. Ndërsa, me të drejtë, kritikojmë përpjekjet e dështuara të sistemit komunist për të aplikuar disa nga aspektet e gabuara të revolucionit kulturor kinez, shfaqemi partizanë të flaktë të imitimit të gjithçkaje që na ofron “revolucioni kulturor perëndimor”.
Duke u sjellë si të tillë ne besojmë se kemi arritur Perëndimin. Në këtë mënyrë, ne shfaqemi sa qesharakë, aq edhe të padinjitetshëm e të dëmshëm për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Progresist nuk është ai që imiton dhe adopton gjithçka, pa bërë kurrfarë dallimi midis të mirës dhe të keqes, morales dhe imorales, humanes dhe johumanes, por ai që huazimet i vë në peshoren (nëse e ka një të tillë) e intelektit, të etikës dhe të humanizmit, përpara se t’i zbatojë ato në jetë.
Kështu, në turravrapin tonë “drejt Evropës”, në vend të ndërtimit të strukturave serioze shtetërore ne kemi aplikuar anarkinë institucionale; në vend të shtetit ligjor kemi instaluar tregun e së padrejtës; në vend të ekonomisë së zhvilluar private kemi ngritur sistemet e kioskave, firmave piramidale dhe të bixhozit; në vend të teatrit të dramës dhe të estradës kemi inskenuar banalitetin e rrugës dhe të kafeneve; zhvillimin e artit e kemi zëvendësuar me vjedhjen e vlerave të dikurshme dhe rrënimin e atyre pak qendrave arkeologjike, muzeore dhe ekspozuese që kishim.
Në mjetet masive të komunikimit mund të lexosh dhe shikosh përditë analistë dhe “filozofë” që merren me normat e fitimit material por, thuajse, asnjë prej tyre, nuk merret me bjerrjet morale të shoqërisë shqiptare, me plagët e rënda dhe vështirë të shërueshme që po merr individi shqiptar, familja shqiptare dhe populli shqiptar.
Këto mjete komunikimi janë të gatshme të na shërbejnë përditë “gëlbazat” që lëshon gurmazi i paranojakut Sali Berisha, i cili, prej thuajse një çerek shekulli, po e mban peng vendin e tij duke zhurmuar pafundësisht për të krijuar tension, për të ushtruar dhunë verbale e fizike mbi popullin shqiptar. Ndërkaq, tregohen mospërfillëse ose të sipërfaqshme në trajtimin e temave rrëqethëse të kriminalitetit, prishjes së familjes, pasojave të drogës e bixhozit,të prostitucionit e pornografisë etj. Në të vërtetë, ky lloj qëndrimi dëshmon mungesën e ndërgjegjes individuale, intelektuale dhe kombëtare të shumicës prej nesh.
Para pak kohësh, disa gazeta dhe TV njoftuan rezultatet e një sondazhi me adoleshentët shqiptarë lidhur me pornografinë, sondazh i bërë nga World Vision International, me bazë në Kaliforni. Të dhënat ishin tronditëse. Nga 900 fëmijë (të moshës 13-18 vjeç) të pyetur, afërsisht gjysma e tyre (44%) pohuan se shikonin materiale pornografike çdo ditë; 47% e tyre pohuan se ishin ngacmuar onlajn (on line) nga persona të panjohur dhe 68% e tyre konfirmuan ekzistencën e vendeve (jashtë shtëpisë) ku mund të shihej pornografi. Kur kemi parasysh se 67% e të pyeturve ishin nga fshati dhe 55% e tyre ishin vajza, merret me mend se përqindja e fëmijëve shqiptarë që ballafaqohen përditë me këtë fenomen është më e madhe.
Njoftimi i mësipërm kaloi thuajse pa ndonjë reagim, siç ndodh zakonisht me shoqëri të atrofizuara moralisht dhe në dekadencë të shpejtë. Në një shoqëri ku vesi bëhet i përditshëm dhe i kudogjendur, ai merr statusin e virtytit. Bashkëjetesa me vesin duket sikur nuk shqetëson askënd, veç ata që e pësojnë nga aplikimi i tij. Aq sa më la përshtypje mosreagimi, po kaq më shqetësoi reagimi i një analisti e publicisti të njohur, i cili, jo vetëm nuk e çmonte alarmant këtë fakt, por shtronte pyetjen nëse ishte e shëndetshme mungesa e kërshërisë së pjesës tjetër të fëmijëve (56%) për të parë këto materiale pornografike. Megjithëse pohonte se nuk do ua këshillonte këtë gjë fëmijëve të tij, nga ana tjetër “vajtonte” pamundësinë e gjeneratës së tij për të bërë të njëjtën gjë (duke folur në emër të saj, sigurisht që “vajtonte” edhe fatin tim) dhe ishte në dilemë nëse ky fakt i kishte bërë mirë apo keq atij brezi.
Për të shprehur disa mendime rreth këtij problemi duhet, para së gjithash, të dimë se çfarë është pornografia, kush dhe pse e prodhon dhe e ofron atë dhe cilat janë disa nga pasojat e konsumimit të saj. Fjala pornografi vjen nga greqishtja dhe, në shqip do të thotë “paraqitje ose përshkrim i kurvës”. Qoftë dhe termi vetë është shumë domethënës. Zhvillimin më të madh kjo industri e ka njohur gjatë 50-60 viteve të fundit, kryesisht në vendet perëndimore. Si shumë vese dhe “industri” të tjera, fizikisht, mendërisht dhe moralisht të dëmshme, ajo ka edhe përkrahësit dhe propaganduesit e saj. Siç thoshte shkrimtari latin Publilius Syrus, “Çdo ves e ka gati shfajësimin e vet”. Në krye të tyre qëndrojnë miliarderët banditë që pëfitojnë prej saj si dhe disa sivëllezër të tyre në sferat më të larta politike të botës perëndimore. “Argumenti” i tyre pro pornografisë thotë se kjo është pjesë e “së drejtës për informim dhe e lirisë së fjalës”. E vërteta është krejt ndryshe. Pas argumentit fals qëndron etja për fitime disamiliardëshe. E vërteta është se pornografia nuk ka të bëjë me fjalën por me demonstrimin e veprimeve, të sjelljeve dhe të akteve seksuale, në më të shumtën e herës në kundërshtim me sjelljet normale dhe si deformim i plotë, qoftë i dashurisë njerëzore ashtu edhe i moralit shoqëror. Po të ishte i domosdoshëm, i padëmshëm dhe i moralshëm ekspozimi i asaj çfarë ofron pornografia, atëherë ajo do të vdiste si industri fitimprurëse, për arsyen e thjeshtë se gjëra të tilla do t’ua demonstronin pasardhësve vetë prindërit, pa pasur nevojë të shpenzohen fitimet e punës së përditshme.
Papa Gjon Pali i Dytë thoshte dikur se, “Industria shumëmiliard dollarëshe e pornografisë ka krijuar shumë probleme me seksin, sepse ajo ka shtrembëruar kuptimin që ka njeriu për trupin. Ajo i ka shkaktuar dëmtime martesës dhe ka plagosur rëndë shumë burra e gra për shkak të gënjeshtrave që paraqesin aktet e simuluara seksuale”.
Po pse është e dëmshme pornografia?
Studimet më të arrira sociologjike dhe psikoanalitike kanë dëshmuar se personaliteti i njeriut përcaktohet nga një varg faktorësh dhe rrethanash ku, më kryesoret janë prirjet e lindura bashkë me njeriun, rrethi familjar dhe ndikimi i shoqërisë. Ky i fundit po merr gjithnjë e më shumë terren për shkak të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit.
Nga ana tjetër, studimet psikoanalitike kanë arritur në përfundimin se qenia njerëzore është vazhdimisht në “luftë” midis instinkteve të lindura (kryesorët konsiderohen eros- i dashurisë e thanatos- i dhunës) dhe arsyes. Pavarësisht ndryshimeve në vlerësimin e roleve të këtyre faktorëve, përgjithësisht është pranuar se mosha e adoleshencës (13-19 vjeç) është vendimtare në formimin e personalitetit njerëzor. Sigmund Frojdi shkonte më tutje, duke pohuar se tiparet kryesore të personalitetit formohen qysh në moshën 5 vjeç. Ndërkohë, disa studime të viteve të fundit në Perëndim thonë se adoleshenca, në jo pak raste, zgjat deri në moshën 25 vjeç.
Kur njerëzimi e kuptoi se shoqëria njerëzore mund dhe duhej të ishte e ndryshme nga bota e kafshëve, filloi të projektojë dhe të zbatojë disa parime (tabu) dhe norma (rregulla) të bashkëjetesës që përbëjnë Kodin Moral të shoqërisë që nga koha e fiseve. Ishte përvoja e gjatë njerëzore që i bindi mendjet më të përparuar të përcaktojnë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çfarë duhej lejuar e çfarë duhej ndaluar. Kodet morale janë shumë të vjetra dhe kanë pasur dallimet e tyre, por doktrinat kryesore fetare i kanë përfshirë mençurisht ato në Librat e Shenjtë duke i bërë më të zbatueshme e më të qëndrueshme. Ndërsa Kurani e ndalon zbulimin e trupit të femrës, Doktrina e Krishterë e konsideron mëkat shikimin dhe joshjen ndaj femrave të tjera, jashtë marrëdhënieve bashkëshortore.
Qysh në shekullin e IV-t murgu kristian Evagrius Ponticius e përcaktoi epshin e pakontrolluar si njërin nga shtatë mëkatet vdekjeprurës. Një gjë të tillë e gjejmë edhe në Purgatorin e Dante Aligierit.
Pornografia i dëmton individët, sidomos fëmijët dhe të rinjtë, sepse ajo ndikon në deformimet, qoftë të anës emotive, ashtu edhe të arsyes. Individi që sheh pornografinë bëhet shumë herë më i prirë që personazhet e shfaqur aty t’i identifikojë në jetën e përditshme, të bëhet i disponuar dhe agresiv për të imituar në jetë aktet e demonstruara në filma apo revista. Shkurt, ana e tij emocionale (sidomos e moshave të reja) çrregullohet, humbet drejtpeshimet dhe i kundërvihet fuqimisht arsyes. Në këtë mënyrë individi fillon të shkojë më shumë andej nga e shtyjnë instinktet sesa andej nga e udhëheq arsyeja. Po ta shohësh me vëmendje historinë njerëzore, traumat më të mëdha njerëzimi i ka pësuar nga individë dhe bashkësi individësh që kanë kërkuar pushtet të pakufizuar ekonomik, politik dhe seksual. Kali i azdisur (i Frojdit) i ka këputur zinxhirët me të cilët e frenonte arsyeja (e Frojdit). Dhe pasojat janë të njohura.
Pornografia është e dëmshme për të gjitha moshat dhe gjinitë. Aty nuk demonstrohet dashuria njerëzore por shfrenimi i instinkteve. Aty i ngrihet kult tradhtisë bashkëshortore, incestit (marrëdhënieve seksuale me të afërm), përdhunimit, torturës, sodomisë (marrëdhënieve seksuale orale ose anale), mazohizmit (kërkimit të kënaqësisë seksuale në dhimbjet apo poshtërimet e pësuara nga partneri), pedofilisë (marrëdhënieve seksuale me fëmijët) si dhe zoofilisë (tërheqjes dhe marrëdhënieve seksuale me kafshët). Aty, demonstrohet çnjerëzimi i femrës, duke e paraqitur si të pangopur (marrëdhënie me disa meshkuj njëherësh) dhe burim i gjithë të këqijave që lidhen me familjen. Pra sulmohet monogamia, ajo që përbën gurin e themelit të qytetërimit. Pornografia i drejtohet instinkteve dhe jo arsyes. Ajo ka si synim fitimin material dhe jo edukimin moral apo social.
Në vitin 1985, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Edward Meese, caktoi një panel psikologësh dhe mjekësh, të cilët, pas një studimi, konkluduan se “Pornografia nxit qëndrimet negative, se ka efekte negative për individët dhe shoqërinë dhe mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve dhe të të rriturve”.
Sipas Charles Keating (Citizens for Decency through Law) 77% e të rriturve të dënuar për ngacmim të djemve minorenë dhe 87% e të dënuarve për ngacmim të vajzave minorene (gjatë viteve ’90) kanë pranuar se gjatë ngacmimeve seksuale kishin imituar çfarë kishin parë në materialet pornografike. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe “studime” të sponsorizuara nga bosët miliarderë të pornografisë që kanë “konkluduar” se pornografia nuk ka ndonjë ndikim të ndjeshëm në kriminalitet, sidomos në përdhunimet. “Studime” të tilla janë sponsorizuar edhe nga manjatët e armëve apo të drogës për të “provuar” se prodhimi dhe tregtimi i tyre nuk sjellë ndonjë dëm social.
Është e padiskutueshme se pasojat më të rënda pornografia i shkakton tek fëmijët për shkak të moszhvillimit të plotë fizik dhe sidomos mendor. Pikërisht pse fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë nuk e kanë konsoliduar ende personalitetin e tyre, thuajse në të gjithë botën ekzistojnë kufij ligjorë për moshën minimale të martesës dhe për moshën minimale të përgjegjësisë ligjore. Madje, ligjshkelësit deri në moshën 18 vjeç marrin gjysmën e dënimeve penale për të njëjtat krime që kryejnë të rriturit. Nga ana tjetër, marrëdhëniet e të rriturve me të mitura dënohen penalisht edhe kur kryhen me pëlqimin e tyre. Këto qëndrime tregojnë se ka një konsensus global të studiuesve, psikologëve, sociologëve, kriminologëve dhe ligjbërësve rreth faktit se personaliteti i adoleshentëve është i brishtë dhe ende në zhvillim dhe si i tillë lehtësisht i cenueshëm dhe i manipulueshëm nga rrethanat shoqërore.
Mendoj se është koha që zëri i intelektualëve me integritet moral duhet të dëgjohet shpesh rreth plagëve të tilla si droga, armëmbajtja, prostitucioni, pornografia, kriminaliteti etj.
E keqja më e vogël që sjell pornografia është shthurja morale (vlerësimi i deformuar i seksit tjetër, varësia nga pornografia, paqëndrueshmëria e marrëdhënieve dashurore, prishja e martesës etj.). E keqja më e madhe është abuzimi deri në krim (përdhunimet, torturat, vrasjet, marrëdhëniet seksuale me fëmijë etj.).
Të gjitha qëndrimet negative që u cekën më sipër bien ndesh, qoftë me parimet fetare, qoftë me kodin moral laik që shërbejnë si bazë morale për mbarë njerëzimin. Atëherë, ka dy rrugë: ose duhen abroguar kodet morale dhe braktisur parimet fetare për hir të glorifikimit të imoralitetit, ose duhen ruajtur ato dhe duhet mbajtur qëndrim kritik ndaj fenomeneve që bien ndesh me to. Të pretendosh se je në paqe edhe me djallin, edhe me Zotin, do të thotë të jesh hipokrit dhe demagog. Oportunizmi apo bashkëjetesa paqësore me këto fenomene është më shumë se e padenjë.
Marrëzia jonë nuk duhet të fluturojë aq lart sa të besojmë se gjithçka që e ndalonte apo kufizonte regjimi komunist ka qenë e mirë dhe e dobishme. “Filmat” bardh e zi duhet të dalin përfundimisht nga tregu i vlerësimit dhe propagandimit të vlerave morale.
Përparimi i shoqërisë njerëzore i ka të domosdoshëm qëndrimet analitike dhe kritike ndaj fenomeneve negative.
****************
Do duhet të tronditemi me të miturit që shohin pornografi?
Nga Mustafa Nano (botuar në 13 shkurt në DITA)
Një organizatë me emrin ‘World Vision International’ (është organizatë fetare, më saktë kristiane) ka bërë një studim në Shqipëri. Ka intervistuar, afro një mijë fëmijë të mitur të moshës 13-18 vjeç, konkretisht në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Peshkopi, dhe nga ky anketim ka rezultuar që 44% e tyre kanë pranuar se shohin çdo ditë materiale pornografike në internet (një shifër tjetër interesante që ka dalë nga studimi është, se “47% e fëmijëve janë kontaktuar online nga të panjohur”). Ekziston prirja për të nënvizuar shifrën e 44% të fëmijëve (në këtë diskutim lipset saktësuar se ç’moshë kanë tamam-tamam këta fëmijë; përballë një materiali pornografik, një 13 vjeçar nuk është njësoj me një 17 vjeçar, s’ka gjë se që të dy quhen të mitur) që shohin materiale pornografike, por mua më e frikshme më duket shifra tjetër në kllapa, që thotë se 47% e fëmijëve janë në kontakt me persona të panjohur online.
Por po ndalem te fëmijët që shohin pornografi në internet. Dhe më duhet të them se nuk është shifra 44% që më bën përshtypje. Madje, kjo shifër më bën përshtypje në sens të kundërt. Më vjen çudi pra që janë vetëm 44% e tyre që kanë parë materiale pornografike në internet. Po të tjerët nuk kanë patur një minimum kërshërie për të bërë të njëjtën gjë? Nëse nuk kanë patur, do të shtroja pyetjen: është e shëndetshme kjo mungesë kërshërie nga ana e fëmijëve? Nuk është se kam një përgjigje për këtë pyetje të fundit. Por një përgjigje do doja ta dëgjoja. Nga mësuesit, sociologët, psikologët, a të tjerë që punojnë me fëmijët (Gjenerata ime ishte e përgjëruar për të patur një kontakt disido me një material porno, një foto, a disa letra bixhozi me çupa të zhveshura, a ndonjë libër të shthurur; dhe unë nuk e di nëse na ka bërë mirë mundësia zero për një kontakt të tillë).
E dhëna shqetësuese në këtë mes nuk më duket pra fakti që fëmijët shohin materiale pornografike, por që ata shohin shohin materiale të tilla çdo ditë. “Çdo ditë” është e frikshme. “Çdo ditë” të jep idenë e një veprimi maniakal, e një makthi që, ashtu si të gjitha makthet, nuk premton ndonjë rritje të shëndetshme. Ndërsa herë pas here, sipas meje, nuk do të ish ndonjë hatá. Si prind nuk do t’ua këshilloja fëmijëve të mij të mitur të shihnin, por nëse do ta bënin ndonjëherë fshehurazi, nuk është se tronditesha kushedi se çfarë. Një fëmijë që bën ndonjë gjë prapa shpinës së prindërve, e në kundërshtim me këshillat e këtyre të fundit, nuk ka pse të na trondisë. Mendoj unë.
Dhe në këtë diskutim e sipër më vjen në mendje Umberto Eco, që para ca kohësh i dërgonte një letër publike nipit të vet që kish të njëjtën moshë me fëmijët e intervistuar nga organizata ‘World Vision International’. Eco i thosh pak a shumë se “unë e di, i dashur nip, që ti sheh herë pas here materiale pornografike”, dhe këtë gjë e thosh qetësisht, larg gjendjes së panikut apo alarmit. Dhe vijonte (po e perifrazoj): “Unë, nga përvoja ime, mund të të them se çupat reale, që janë jashtë në rrugë, a në shkollë, a në parqe, a në kinema, e që ti mund ti prekësh, janë më të mira se sa çupat virtuale që ti i sheh në ekran, e që ti vetëm mund t’i shohësh”. Këtë të fundit duhet t’ua themi vazhdimisht fëmijëve tanë.
Kjo letra e Eco-s ishte shume e bukur. Ja nje perkthim i saj nga Tema online:
I dashur nip, përdor kujtesën!
Umberto Eko
(Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eko, i shkruan nipit të vet. Me një gjykim personal mbi teknologjinë e kohës ai jep një këshillë që i vlen të ardhmes: të mësojë përmendsh vjershat e njohura por edhe formacionet e skuadrave të futbollit, gjithashtu edhe shërbëtorët e tre musketierëve. Se interneti nuk zëvendëson dot dijet e njeriut dhe kompiuteri nuk i ze dot vendin trurit )
Nga Umberto Eko
I dashur nipçe
Nuk do të desha kurrë që kjo letër, në prag Krishtlindjesh, të tingëllonte si ta kish shkruar De Amiçis (Autori i librit për fëmijë “Zemra” Shën. i përkth) e të zgjatesha mbi dashurinë për të afërmit, për atdheun, botën e për gjëra të ngjashme. Nuk do të ma vije veshin e në çastin që do të të shkrepte t’i vije në punë, (ti i bërë burrë e unë shkuar me të shumtit) sistemi i vlerave do të kish ndryshuar aq shumë sa do të kishte të ngjarë që këshillat e mia të dukeshin të vjetëruara.
Prandaj do të desha të ndalem veç në njërën këshillë, që ti mund ta ndjekësh që sot, teksa endesh përmbi iPadin tënd dhe nuk do të bëj aspak gabimin që të ta zvjerdh këtë instrument, ngaqë jo vetëm trembem se dukem si gjyshët e qëmotit, por edhe ngaqë atë tani e përdor edhe vetë. E shumta do të të rekomandoja që nëse do të qëllosh të jesh në një nga ato faqet porno, që tregojnë marrëdhëniet mes dy qënieve njerëzore, ose mes një qënie njerëzore dhe një kafshe, në mijëra e mijëra mënyra, përpiqu të mos e besosh se seksi është ky, që meqë ra fjala është mjaft monoton, ngaqë është ndërtuar aty enkas për mos të të lënë ty të dalësh nga shtëpia e të vështrosh vajza të vërteta. Nisem nga parimi se ti je heteroseksual përndryshe përshtati rekomandimet e mia për tipin tënd: por ama hidhu e shih vajzat e shkollës ose ato nga ti shkon të lozësh, sepse janë më të mira ato të vërtetat se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më shumë se ato online! Besoi një njeriu që ka më shumë përvojë se ç’ke ti (e nëse do të kisha parë në kompiuter vetëm skena seksi, yt atë nuk do të kish ardhur në këtë botë e aq më pak do të kishe ardhur ti).
Po nuk është ky thelbi i letrës sime. Dua të të flas për një sëmundje që ka prekur keq brezin tënd dhe bile brezin e shokëve të tu më të rritur që, për më tepër, ndjekin dhe universitetet: humbjen e kujtesës.
Èshtë e vërtetë se po të shkrepi të dish kush ishte Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ca butona të internetit e ai ta thotë menjëherë. Bëje këtë sa herë të kesh nevojë, por sapo ta kesh bërë, mundohu të mbash mend atë që zbulove, që të mos detyrohesh pastaj ta kërkosh edhe një herë tjetër kur të të paraqitet nevoja për të, fjala vjen, për ndonjë detyrë shkollore. Rreziku është që meqë mendon se kompiuteri të përgjigjet në çdo çast ti do të humbësh dëshirën për të mbajtur diçka në kujtesën tënde. Do të ishte pak a shumë njësoj si për të shkuar nga rruga iks në rrugën ipsilon mësohesh të përdorësh autobusin apo metronë që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (dhe nuk them mos e bëj, se vërtet është udhëtim më komod dhe nganjëherë mund të kesh edhe ngut). E kështu ti do të mendosh se nuk ke nevojë as të ecësh në këmbë. Por po nuk lëvize këmbët, do të përfundosh ulok, që sot nuk e cilësojnë kështu, ngaqë nuk duan të fyejnë ata që lëvizin me kulltukë me rrota. Mirë, mirë, e dij që merresh edhe me sport dhe vetvetiu ia di të mirat lëvizjeve trupore, por lemë t’i kthehem trurit tënd.
Kujtesa është një muskul njësoj si ata të këmbëve dhe po nuk e përdore ai vyshket, kështu që ti bëhesh (nga pikpamja mendore) ulok dhe kësisoj (të flasim hapur) një copë idioti. E shtojmë këtu, që meqënëse për këdo është rreziku që kur plakesh vjen e të godet sëmundja e Alzheimerit, një nga mënyrat t’i shpëtosh kësaj gjëme është të ushtrosh pambarimisht kujtesën.
Ja pra ku e ke dietën time. Çdo mëngjes mëso dy tri vargje, ndonjë vjershë të shkurtër ose bëj siç na thoshin të bënim ne, të mësonim “Pelën balashe” apo “E shtuna e fshatit” ( (e para është poezi e Xhovani Paskolit, kurse kjo e dyta Xhakomo Leopardit, poemth tepër popullor, me domethënien paradoksale se vigjilja është, në fakt, më e bukur se vetë festa. Shën i përkth).). Fundja hyrë në garë me shokët për të parë se kush mban mend më shumë. Po nuk të pëlqeu poezia, mbushe kujtesën me formacionet e skuadrave të futbollit, por kujdesu që të mos renditësh vetëm lojtarët e Romës së sotme por merr edhe ata të skuadrave të tjera, bile, dhe të atyre që nuk lozin më (përfytyro, unë mund të të rendis formacionin e Torinos, të asaj skuadre që me aeroplanin ku ndodheshin të gjithë, u përplas me malin e Supergas e vdiqën në grup: Baçigalupo, Ballarini, Maroso e të tjerët). Bëj gara kujtese qoftë edhe me librat që ke lexuar (kush ishte në anien Hispaniola kur kërkonin ishullin e thesarit? Po lordi Trelaney, kapiteni Smollet, doktori Livesey, Long Xhon Silveri, Xhim…). Verë re mbase shokët e tu do të kujtojnë emrat e shërbëtorëve të tre musketierëve dhe të D’Artanjanit (Grimonë, Bazenin, Musketonin dhe Planshetin)… E po nuk deshe të lexosh “Tre Musketierët” (kështu që nuk do të marrësh vesh kurrë se ç’ke humbur) hyrë në garë, me ndonjë nga historitë që lexoni ju.
Duket si lojë, (dhe në fakt lojë është) por do ta shikosh se si e qysh koka jote do të popullohet me personazhe, historira dhe kujtime lloj lloj. Do ta vrasësh mendjen se përse kompiuterat vite e vite më parë quheshin tru elektronikë dhe përse qenkëshin konceptuar me modelin e trurit tënd dhe tonit. Por truri ynë ka më shumë nyje lidhëse se sa ka kompiuteri dhe është ai farë kompiuteri që ti e merr me vete ngado që shkon e që rritet dhe fuqizohet tek ushtrohet, teksa ai kompiuter që mban mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë ai e humb shpejtësinë dhe mbas tri katër vjetësh të duhet ta ndërrosh. Truri yt, në të kundërt, sot mund të zgjatë deri nëntëdhjetë vjet dhe kur të jesh nëntëdhjetë (po ta kesh mbajtur në punë) do të kujtojë edhe më shumë gjëra se sa të kujton tani. E do t’i kesh ato pa shpenzuar qindarkën!
Kemi pastaj kujtesën historike që nuk merret me hollësitë e jetës tënde dhe as me ato që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur më parë se ti të vije në jetë.
Sot kur vete në kinema duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi e kur filmi nis të shfaqet duket sikur dikush të merr përdore e të rrëfen se çfarë po ndodh. Në kohën tonë mund të futeshe në kinema në çfarëdo kohe, dua të them, edhe në mes të shfaqjes dhe e zije filmin ndërsa aty ndodhnin disa ngjarje e ti përpiqeshe të kuptoje se çfarë pat ndodhur më parë (më vonë, duhet të rrije kur filmi të niste nga e para që të mësoje në e kishe kuptuar drejt të gjithë historinë e filmuar, – lere më pastaj, që po të të kish pëlqyer shfaqja mund të rrije ta shikoje edhe përsë dyti atë pjesë që pate parë). Ja, jeta është si një film i atyre kohërave. Ne hyjmë në jetë kur tashmë kanë ndodhur shumë e shumë gjëra qysh prej qindra e mijëra vjetësh. Dhe është e rëndësishme që ne të mësojmë se çfarë ka ndodhur para lindjes tonë; shërben për të kuptuar përsetë e shumë gjërave të reja që ngjasin sot.
Tani shkolla (veç leximeve që ti bën për qejfin tënd) duhet të të mësojë që ti të futësh në kokë gjithëçka ka ndodhur para ardhjes tënde në këtë botë, por duket që nuk e bën mirë pasi shumë vëzhgime na thonë se çunat e sotëm, edhe ata më të rriturit që frekuentojnë shkollat e larta, kur janë lindur të themi në vitin 1990, nuk dijnë (ose nuk duan të dijnë) se çfarë pat ndodhur më 1980, (të mos flasim pastaj për ato që kanë pasë ndodhur pesëdhjetë vjet më parë). Statistikat na thonë që po të pyesësh disa prej atyre djemve se kush ka qenë Aldo Moro, të përgjigjen se Moroja ka qenë kapoja i Brigatave të Kuqe- teksa të gjithë e dijnë që Brigatat e Kuqe e vranë atë.
Të mos flasim për Brigatat e Kuqe se ato mbeten të panjohura edhe për shumë të tjerë paçka se përbënin të tashmen e tridhjetë vjetëve më parë. Unë jam lindur në vitin 1932 , dhjetë vjet pasi fashizmi pat ardhur në fuqi, por ama e dija se kush ishte kryeministër në kohën që nisi Marshimi mbi Romën (ç’është Marshimi(?), do të thuash ti). Mbase shkolla fashiste ma pat mësuar mua për të më vënë në dukje se sa hajvan dhe sa i keq ishte ai burrë që fashistët u detyruan ta heqin që andej e të vinin një tjetër. E mirë, por ama e dija. E pastaj, ta lemë shkollën, një djalosh nga këta të sotmit nuk di cilat qenë artistet e kinemasë të njëzet vjetëve më parë ndërsa unë e dija kush ishte Françeska Bertini, që luante në filmat pa zë, njëzet e ca vjet para se unë të lindesha. E dija mbase ngaqë shfletoja togun e revistave në kanistrat e vjetra të shtëpisë sonë, por ja, të ftoj të shfletosh dhe ti revista të vjetra sepse është edhe kjo një rrugë njohurish për ato që kanë ngjarë para ardhjes tënde.
Po përse vallë na qenka kaq e rëndësishme të dijmë se çfarë ka ndodhur më parë?
Sepse shumë herë ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se përse ndodhin ca gjëra sot e, sidosi, ashtu sikurse formacionet e futbollistëve është një mënyrë pasurimi e kujtesës
Mos harro ama, se kjo nuk bëhet vetëm me libra dhe revista por bëhet mirë e bukur edhe me internet. Që është jo për të bërë llogje (le ta themi kështu) por gjatë atyre llogjeve të merremi dhe me historinë e botës. Kush ishin kamisardët? Si quheshin tri karavellat e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? Po barkës së Noes a mund t’i vihej një timon? Kishte më shumë tigra njëqind vjet më parë, apo ka më shumë sot? Kush ka folur për perandorinë e Malit? Po ky tjetri, kush ishte, që fliste për Perndorinë e të Keqes? (Lojë fjalësh me Malin – shtet aziatik, dhe termin italisht “il male” – “e keqja”. Shprehjen “Perandori e të Keqes” e pat përdorur Presidenti Regan për Bashkimin Sovjetik. Shën. i përkth). Cili ka qënë papa i dytë në historinë e kishës? Kur na u shfaq Topolinoja?
Mund të vazhdoja pa mbarim e do të ishin të gjitha aventura të pasurimit me dije. E të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur të jesh i moshuar e do të ndihesh sikur të kesh jetuar mijëra jetë, se do të të duket sikur ti të kesh qënë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, sikur të kesh parë me sytë e tu vrasjen e Jul Qezarit e sikur të kesh qenë dy hapa larg atij vendi ku Bertoldoja i Zi, duke përzjerë pluhurat në një mortajë për të gjetur rrugën si e qysh të prodhonte floririn, zbuloi gabimisht barutin që e flaku përpjetë (e mirë ia bëri!). Shokë nga ata të tutë nuk do ta kenë lëruar e mbjellë kujtesën e tyre, do të kenë jetuar kësisoj vetëm njëzë jetë, të tyren, që duhet të ketë qënë shumë e mërzitshme dhe e varfër, pa përjetime interesante.
Punoje kujtesën tënde pra, nipçe, dhe që nesër futju të mësosh përmendësh “ Tereza trazavaçen” (Vjershë klasike për vocërrakët, shkruar nga poeti Luixhi Sailer, rreth njëqindepesëdhjetë vjet më parë. Shën. i përkth)
Muci ,keni nxjerre nje kendveshtrim interesant kudrejt ktyre statistikave ,jo shume te qarta .
Sidoqofte ,situata ngelet alarmate .Zanafilla e problemit qendron te fakti se
kta femije nga 9 vjec
jo 13 ,e le me pastaj 17 ,bien ne kontakt me seksin nga interneti .Pra ,pa pasur asnje bisede normale ne shtepi ,ne nje faze te acaruar paksa nga puberteti ,ekulacionet e para ,shofin disa organe qe perdoren …dhe sjellin kenaqesi .Ne kohen tuaj ,ka qene tabu dhe nuk sjell asgje te mire ,jemi dakort ,ne fakt ne kemi brezin e adoleshenteve te vonuar
si problem kryesor ,divorcet
ne nje perqindje te larte per kte arsye mbas atyre per largimin nga vendi ,…nejse
Nga nje tabu tek nje perdorim free kane thuajse te njejtat probleme .Tabu sjell nje maniak seksual dhe perdorimi free nxjerr nje pervers seksual .Te dyja sjellin c’ekujlibrim ne shoqeri dhe vdesin ate qe ne e quajme normalitet .[familjen}
Persa i perket ,ngacmimet nga te huajte ,pra pedopornografia ,mjafton te shikoni statistikat e botes dhe do kuptoni qe eshte plage dhe nje krize morale e shoqerise shume e thelle
Do gjendemi perballe nje problemi ,tashme jemi perballe nje problemi aspak te zgjidhshem dhe tabu nga shoqeria .Mjafton tu kujtoj qe 1 ne 3 nga kto krime nuk denancohet .Prinderit nuk kane aftesine te kuptojne dhe jo me ti zgjidhin .Abuzimi seksual eshte e vetmja gje qe sjell nje te rriturr moster .93% e te abuzuarve ne nje te ardhme jo te larget kthehen ne abuzues .Ata fillojne te abuzojne me femije te tjere ,ku zakonisht jane vellezrit e tyre ,kushurinjte e tyre qysh ne moshen 17 vjec .Pra ai ngacmimi ne internet ,nuk eshte kaq i thjeshte per tu nenvleresuar .Sa per ate faktin qe nganjeher mund te bejne dicka mbas kraheve tane ,dhe ne na vjen pak per te nenqeshur {sa te squt e kam kalamaun} ,mjafton qe ti te shikosh qendrat e internetit qe kane mbire si kerpudha helmuese ne cdo cep ,ku nuk ekziston filtri i programeve ,aq me pak nje profesionist qe rri dhe kontrollon ,sepse ju intereson 600 lekshi ,perdorimi eshte kaq i gjere dhe i frikshem ,saqe duhet te na zeri tmerri
Perdite shkojne ne qendra te tilla ,te pakontrolluar dhe te pashoqeruar ,ku u duhen …materiale shkollore .Mesuesja insiston me materiale dhe printime qe vec konsumojne leter sepse askujt nuk i duhen .Nuk e di pse nuk funksionon me leximi i librit dhe analiza e tyre ,si dikur brezi i juaj ,por dhe i imi .
Muci ,nuk ka femije qe nuk ka kesheri {kuriozitet} dhe jo me 44 % .Fillon shume heret ,qysh kur vajzat 3 ~ 4 vjece bredhin me takat dhe rexhipetat e mamave si baby star .Por mos u habisni qe ka femije qe nuk kane pare nje material pornografik [sepse pedopornografik nuk e toleroj } kjo tregon qe kane mbrapa prinder teper te afte jo se nuk kane kuriozitet ,por sigurisht ne moshen 13 vjec duhet te kene kuriozitetin e ngacmimeve te para ,te lojes ne oborr ,ku vazhdojne te shkembejne shikime femijnore ,ku insistojne qe detyrat duhet ti bejne bashke gjithmone ,ku 3 adoleshente 13 vjecare mbyllen ne dhome …sepse kane shume …sekrete ,ndryshimet hormonale ,ku blerja e linesit kthehet ne tragjedi shteterore ….ku shperthejne zemrat ne cdo koment ne fb …ok deri ketu duhet te ndaloje nje 13 vjecare ,ndoshta 15 kthehet ne ate dashurine e jetes qe ngre gjithe fisin ne kembe dhe 16 e ka harruarr tashme .Keshtu duhet te funksionoje ! Mos te harrojme se nje 13 vjecare qe quan normalitet materialin pornografik ,perkthehet ne baby prostitute ,ne baby gang dhe baby vrases ,hajdut dhe nje i rriturr perdhunues dhe pedofil .Kjo eshte nje tematike shume e gjere dhe e rendesishme ….sigurisht nuk behet ne nje koment ,apo ne nje opinion
Por duhet folur perdite ,perdite duhen edukuar ….Prinderit …sidomos prinderit e tabuve !
{fatkeqesisht ne kemi shume te tille }
Ky eshte zhvillimi o njerez,,,,,,,,,dhe ne fund te fundit , pono eshte nuk eshte hashash
Nen insistencen e qeverise Britanike, Google dhe Mircosoft kane ndryshuar algoritmat te cilat perjashtojne kerkimet per gati 100.000 terma qe lidhen me Abuzimin e Feminjve. Kjo do kaloje ne 150 gjuhe, si pjese e luftes globale ”Qeverite-gjigantet e internetit” per te hequr figurat/termat abuzues per minorenet. FBI dhe Agjensia Kombetare e Krimit ne Britani kane krijuar nje Task Force trans-Atlantike per te luftuar rrjetet e pedofileve nderkombetare.
Te panjohurit qe kontaktojne femijet ne internet perdorin teknika te njohura tashme, e ky problem ka shkaktuar frike ne familje, shkolla, qeveri e shoqeri. Nje shofer Mauneje ~50 vjec ”takoi” nje vajze ne FB, u bene ‘shoke” dhe heren e pare qe e takoi ne jete…e vrau.
Ne Amerike ka nje emision nga Chris Hansen ” To catch e Predator” qe gjindet lehte ne youtube, te ilustrojme sa i perhapur eshte ky fenomen sot. Programi me ane te nje vajze te re (aktore) hyn neper chat-rooms dhe (pa i ikurajuar) u pergjigjet meshkujve qe ”godasin” e ato kalojne direkt ne teme. Organizohet takimi…(kondome/ alcohol/dhurata-ti kape ligji ne te gjitha) vajza i pret (ne ca emisione ka dhe djale te ri-per marredheniet gay) pretendon se po shkon te nderrohet …e del Chris.
Shume se njohin, disa po (ka gati 10 vjet ky program) e pyetjet-pergjigje jane te njejta. Disa i quajne keto persona ”losers” e disa predatore; cfare me frikeson eshte se shume nga ta jane Njerez te zakonshem, dhe ne pozicione te besueshme ne shoqeri; nje Sherif (me makinen plot me arme) nje veteran nga lufta e Irakut, nje Doktor (gati 50 vjecar) Farmacist, mesues, punetor, nje djale shume Simpatik i cili sic i tha dhe Chris…nuk kishte nevoje per chat-rooms (te fejuaren doktorreshe, i shkolluar vete) e cdo grup perfaqesohet ato. Ka dhe te rrezikshem, lunatike e plot perverse…por prape.
Pasi thone: mirupafshim, sa dalin jashte..Policia ju ve prangat. Dikush (ne media/ shoqeri) dhe ka protestura duke e quajtur kete Kurth (entrapment) por dhe nese nuk e ben TV, predatoret do gjejne dike tjeter.
—-
Lufta kunder Pornografise.
* Familja- sot femijet i kane lene prapa prinderit ne njohuri te teknologjise, POR, duhet tu kufizohet koha on-line, installo software te cilat nuk hapin fjale te caktuara.
* Shkolla- mesim per ”online-safety” nga Mesuesit e perditshem, eksperte te informatikes, psikologe dhe police.
* Shoqeria- cdo njeri ti drejtohet deputetit/ perfaqesuesit te tij,(nje leter/email, kaq duhet per person) keta bejne presion tek Kompanite telefonike. Disa nga ta kane (mund te vene) filtra kunder ponografise. Ne Britani ca kompani e kane ”opt out” pra filteri te vjen ”tek burimi” automatikish e ti s’ke nevoje as per installim e as gje tjeter, nese nuk e do.. e heq vete.
—-
Zoti Nano ka kapur me saktesi ”nje frike” jo vetem shikimi sporadik por ate ”perdite” kjo krijon:
– varesi.
– agresivitet
– mungese njohje te jetes, seksit, pritshmeri fantastike etj.
Flm shume @alb per illustrimin, me letren e Eccos. Interesante.
Bashkohem me DREAM ” mbi/tej-seksualizmin ne programe, reklama, kenge, te cilat bejne ”femijet te emulojne te rriturit” Pike themelore qe asnje nuk e injoron dot, e kemi ne-fytyre!!
Pornografia-mosha-rreziqet-detyrimet, jane probleme shume komplekse; s’kam degjuar te flitet dhe aq per te ne Shqiperi.
Duhet me shume vemendje e me teper pergjegjesi nga te Ne- te rriturit.
Muç o muç,ata qe kane bere kete studim do te kene qene si puna Juaj!Mua nuk me tremb studimi se sa mundimi e stermundimi Juaj per te gjetur ndonje teme qe ti te beshe artikullin e radhes.Duke dashur ti hyje ketij problemi per studimin e kesaj org.me i demshem eshte ky artikull se sa ato perqindje qe na ofron zotrote!
Erdhi pranvera çeli bari
aty s’kishte asnje lop,
shkruan ca reshta Muç skrapari
dhe kerkon te derdhim lot.
Ky shkrim or Muç eshte pronografi e gazetarise,ç’kusur kemi Ne, te lexojme histori apo ngajrrje qe truri Juaj qe prodhon apo riprodhon duke u mbeshtetur tek ndonje studim i huaj duke e perkthyer e pershtatur ne Shqiperi(nga ana Juaj).Mos i prish imazhin kesaj gazete.
O Muc! E ke par ndonjehere se c’fare materiali ka ne faqet e ndryshme te internetit nga retro tek bondimi tek gangbang,bizarre apo me kafshe dhe me transexuale (se po me vjen per te vjell mua qe jam i madh)
Keto traumatizojne te rritur lere pasaj nje te mitur qe po kalon paqartesine e ndjenjave te pubertise.
Ketu nuk flitet per soft porn se tek-tuk edhe pse nuk esht mire s’ka gje…Megjithese cdo material sidomos i marre nga tv demton fantazine (e cila shtyn kuriozitetin dhe guximin) dhe vret brishtesine me nje traum qe pervecse i frikeson femijet i ben ata te mbyllen ne vetvete dhe mos ta shijojne ndjenjen mete bukur dhe mete paster ne femijeri,ku nje prekje duarsh apo nje shikim vlen me shume se gjithe top modelet ti kesh tani.
Shkrimi i z.Malaj ka shume te verteta . Frojdi pershkruante se dy impulse jane thelbesore per njeriun,ai i dashurise per jeten(jo ne kuptimin è eros)dhe ai i dashurise per vdekjen (ne greqisht thanatos quhet i vdekur,jo i dhunshem) ,quhet ndryshe nekrofili.Por ne nje kendveshtrim tolerant z.Muci ka trajtuar temen e thyerjes se tabuve,pra,qe adoleshentet te dine se berja dashuri nuk eshte mekat,eshte sa maredhenie shpirterore Aq edhe lidhje fiziologjike.Ne kete rast,ben insinuate z.Muci,adoleshentet nuk jane fare te papergatitur,jane te cliruar nga stresi i heres se pare.Por natyrisht ketu qendron sensi i mases,sepse fatkeqesizht pornografia krijon dipendece.Per mendimin tim nje debat me vlere,pare ne qendrime oposte,por “verejtja”per z.Muci me duket ca e ekzagjeruar,duket qarte qe z.Muci eshte i alarmuar nga shifrat,por ai nenvizon efektin e kundert qe eshte rikultivimi i tabuve.
Po kur prinderit jane me keq se femijet ?!
Sapo dha doreheqje ‘pedofili’, ministri i Politikes Bujqesore gjermane, Hans Peter-Fridrih, socialdemokrati, qe kishte ne kompjuterat e tij nje arshive te tere me video pornografike femijesh. Perfshirja e tij ne nje rrjet pedofilesh u zbulua nga sherbimet kanadeze.
E sa prinder te tjere si ky ka ne dynja ?!…
Z. Nano, e lexova komentin tuaj, dhe me kam nja dy vezhgime… Nenvizimi juaj qe organizata qe ka kryer studimin eshte kristiane, me duket jo vetem i pavend, por edhe argument shume i dobet. Nese ju nenkuptoni qe organizata ne fjale eshte e krishtere e ndaj ka nxjerre keto rezultate, atehere i bie qe ju dyshoni metodologjine e kesaj organizate – dhe e drejta juaj per te dyshuar qendron, por dyshimi nuk eshte argument. Ndaj ju duhet te na parashtroni argumentet per metodologjine, e jo te dobesoni argumentin tuaj me nje te dhene te paqene. Ne fund te fundit, çfare tregon qe organizata eshte kristiane? A nuk kane te drejte kristianet te shprehin qendrimin e tyre PRO ose KUNDER diçkaje? Dhe shkojme te thelbi: duket se une edhe ju, kemi nje pikepamje krejt te ndryshme per pornografine: ju e shikoni si nje doze te shendetshme per trupin dhe shpirtin e nje njeriu, ndersa une e shikoj si modelin me te keq te mundshem per t’ju mesuar femijeve aspektin seksual te marredhenies njerezore… Ketu ka vend per te folur shume, por, edhe ketu, duhet te lexojme mire mendimet e studiuesve perpara se te flasim. Mua thjesht me duket katastrofike shifrat qe jane pasqyruar. Dhe me katastrofe, me duket reagimi i disa, qe kur ju tregova shifren e 44 %, krejt te çuditur, me thane qe mendojne qe shifra eshte me e larte… Nuk me duket se pornografia eshte modeli per te mesuar seksualitetin… me duket se eshte modeli per ta ç’rrenjosur vleren e seksualitetit edhe kjo do te deshmohet me shume ne te ardhmen… fatkeqesisht! Per me shume, nese keni durim, kam komentuar ne kete link: http://kuturu.org/outrageous-1/. Me respekt, Afrimi
Umberto foli per nipin tani po mendoj bashkeshorten e Umbertos qe i shkruan mbeses si vijon:
“Unë, nga përvoja ime, mund të të them se qunat reale, që janë jashtë në rrugë, a në shkollë, a në parqe, a në kinema, e që ti mund ti prekësh, janë më të mira se sa qunat virtuale që ti i sheh në ekran, e që ti vetëm mund t’i shohësh”. Këtë të fundit duhet t’ua themi vazhdimisht fëmijëve tanë.
Prandaj fike komjuterin e dil e gjuaj ndonje.
Pse flitet vetem per keshilla e yshte te meshkujve? Atehere yshtni dhe femrat.
Dalin burrat e gjuajne po le te bejne dhe te kunderten te mos bezdisen se grate e tyre gjuajne ndonje.
Z.Nano
Ndaj te njejtin mendim me ju
.Trondites eshte fakti qe shqipfolesit e mesiperm kane harruar femijerine e tyre
Porno grafia eshte grafia porno pra pikture ,skulpture apo foto lakuriqKeto jane atraktive per te gjithe femijet e pubertetit dhe s`ka asgje te keqe deri ketu
A mund te me thote nje nga shqipfolesit qe uroj te ket qene ne plazh: “kush do te ishte me atraktive nje femer me kemish te gjate dhe me njeren kofshe te ekspozuar apo nje femer e shtrire ne rere nudo?
Nje suedes i sotem i cili ka mesuar nga profesoresha botrore e psikoanalizes infantile Ana Froid ose Stefan cvajk do ju tregonte me qetesi te “ligjeshme “ se burri dhe gruaja lahen nudo ne prezence te femijes se tyre 1 vjec ,2 vjec ,5 vjec.Pas kesaj mshe nuk ka deshire te asistoje ate skene qe per te s`paraqet interes
Pershendetje gazetar Viktor Malaj dhe urime, sinqerisht dhe shpirterisht pe kete shkrim te shkelqyer, te rralle jo vetem ne faqet dhe ekranet mediatike por dhe ne librat qe sot prodhohen me lopate. Sot , ne kohen e komercialitetit jo vetem mediatik, ku te gjithe jane leshuar dhe mbushin faqe te tera me produktet e “muzes” se vonuar duke riprodhuar kujtime te zbukuruara apo ditare te pajetuara, ku te gjithe (madje edhe ne blogjet e rrjeteve sociale) jane bere “Belulë” (personazh i skeçit te famshem i eshtardes se Fierit), eshte veshtire, madje shume e veshtire edhe duke iu referuar autoreve me me ze, qe te gjesh nje liber apo material qe te godase ne plagen e dhimbshme qe po maiset lirshem ne trupin e brishte te brezit te ri.
Ndaj ndodh qe ne shkrime te tilla analitike, thellesisht kontribues ne fushen e lene djerre te edukates, autoret e nderuar i referohen jo vetem shkrimtareve, psikologeve, filozofeve dhe klerikeve te shekujve te shkuara.
Une nuk kam ndermend te beje komentuesin e ketij shkrimi tejet te plotesuar.
Publikimi ne kete gazete eshte nje vlere e shtuar per gazeten Dita.
Mire do te ishte qe drejtuesit e emisioneve televizve ne ekranete serioze shqiptare (dhe jo ato te paçavureve qe serviren dhe drejtohen nga paçavure gazeper dhe jo gazeta) te ndermernin veprime te dobisme per realizimin e jo nje por cikel emisionesh me keto tema, qe qellmisht jane lene ne kendin e harreses.
Jo vetem promovimet e Çanit tek Klani, apo zona e çjerre, por dhe i “famshmi Big Brother” i Top chanelit, ne kete tranzicion shqiptar te sterzgjatur dhe te trazuar, japin nje “kontribut ” negativ sa i perket problemit te edukimit tek brezi i ri i moshes se pubertit, adoleshences, pse jo dhe me tej.
Po do te thote ndonje se ato jane emisone te oreve te vona dhe nuk ka pse te lihen femijet t’i ndjekin.
Por ja qe nuk funksionon keshtu.
Se jo vetem qe jane pjese e bisedes ditore mes shokeve, por ato emisone ritransmetohen dhe ditet e pushimeve. Pa folur pastaj per emisione apo filma me lakuriqesi ne çdo ore te dites.
Ne shkrimin e Mustafa Nanos (pa dashur te beje kritizerin) me terhoqi vemendjen nje fraze e tij, ku thueht pak a shume se nuk duhet te na shqetesoje pse moshat e reja (13-15-18 vjeç) shikojneporno , por duhet te na shqetesoje fakti se ata shohin perdite. Epo duhanin po e fillove, veshtire se mund te rrish pa pire gjithnje.
Keshtu formohet vesi (ka gjithmone nje here te pare) nje lloj vesi qe deformon keq deri ne shtremberim te pakthyeshem karakterin e burrit, gruas apo prindit te ardheshem. nuk ka pse bejme te habiturin kur shohim shtimin e numrit te kronikave te zeza me krime te gjithfare lloji. Ky stan kete bylmet ka.
Ishte nje tmerr e ferr te te lexoje e te coja deri ne fund leximin. Nje shkrim idjot. shkrim i keq. shkrim komunist. shkrim idjot.
Nga nje idiot askush, nuk mendoj se mund te pritet ndonje mendim qe t’i vleje ndonje njeriu te sakte. Duhet qe askushi e jete pjese e fares porno ndaj dhe e shan shkrimin. Askush je superidiot.
Nuk e kuptoj ku deshi te dilte autori me kete artikull? Mos ndoshta desh te bente lidhjen ndermjet sistemit demokratik dhe kapitalist me pornografine?!!
Desha ti thoja qe pornografia tek te miturit si fenomen ka marre shtrirje te gjere paralelisht me zhvillimin e teknologjise (internetit) dhe nuk ka lidhje me sistemet. Ajo eshte e perhapur edhe ne vende komuniste si Kina, Kuba, Vietnami dhe dicka me pak Korea e Veriut. Madje kontrabanda e materialeve pornografike te shtypura ose dixhitale eshte nje veprimtari shume fitimprurese ne keto vende.
Edhe dicka pa vend mu duk lidhja ndermjet sistemit demokratik dhe fenomeneve si kioskat,firmat piramidale dhe bixhozi. Ajo qe ndodhi tek ne nuk erdhi si pasoje e nderrimit te sistemeve por si pasoje e keqqeverisjes.
Po te peshojme te drejtat dhe lirite qe fituam me sigurite (relative) qe humbem besoj te gjithe biem dakort qe ja vlejti.
Nje pjese e elitave tona intelektuale vuan akoma nga mbeturinat ideologjike te sistemit komunist dhe indoktrinimi dhjetravjecar.
AI SISTEM KREU DISA ROLE DHE MISIONE TE DOBISHME HISTORIKE PER KOMBIN TONE, POR NUK DUHET MARRE ME SI SISTEM REFERIMI NE ASNJE ANALIZE DHE GJYKIM SERIOZ POLITIK DHE SHKENCOR.
Sikur autori te ishte perqendruar tek pjesa e dyte e analizes,(qe merret posacerisht me pornografine tek te miturit) analiza do ishte me e sakte dhe me besueshme. Megjithate ka te drejten dhe lirine e shprehjes se mendimit te tij dhe ky koment eshte vetem opinioni im personal.
@ klitoni! Ju pyesni “ku duhet te dilte autori…”. Autori donte te dilte aty ku ose nuk e kupton ose bene sikur nuk e kupton ti dhe mjaft si ty. Plaget e kesaj shoqerie qe jetojme nuk jane produkt as i teknologjise dhe as i intenetit, por jane shume me te hershme se keto. Edhe kur nuk ka qene interneti, ne shoqerite e konsumit apo kapitaliste, pornografia ka qene nje industri fitimprurese e manjateve te çdo lloji. Duam apo nuk duam ne, na pelqen apo jo ta pohojme apo ta pranojme, pornografia eshte nje plage shoqerore e tipit te metastazave kanceroze, qe si shume te tjera ka shoqeruar dhe shoqeron njerzimin ne kete sistem qe quhet kapitalizem dhe qe ne aspirojme ta ndertojme. Eshte detyre e çdo famlje, ne kushtet kur shteti nuk do t’ia dije per problemet e shoqerise dhe parandalimit te keqiave te themi qe prekin ate, te merret maksimalisht jo vetem me ushqimin dhe mirerritjen e femijeve por dhe per edukimin e tyre mbi binaret e normalitetit. Ndaj mos beni aludime apo politizime nastradineske te bezdisshme, kur te gjithe jemi deshmitare se kjo industri qe fryne xhepat e disa kokrrave, mbjell faren e krimit dhe shton numrin e krimineleve.
Shkrimi i z.Malaj trajton plage te renda te shoqerise se sotme, te cilat e shtyjne ate (shoqerine) drejte humneres. Dhe humnera vjen kollaj fare kur shkaterrohet familja. Pornografia, kjo eshte edhe tema e artikullit, i ndihmon shume shkaterrimit. Mbi te gjitha kur ajo konsumohet nga femijet dhe adoleshentet. Dhe eshe plotesisht e vertete se pornografia eshte nje indurstri shume fitimprurese, prandaj dhe nuk eshte e lehte ta parandalosh. Ajo eshte po aq e demshme sa edhe drogat.
Zotin Nano e kisha lexuar ne diten qe botoi Shenimin e tij dhe me erdhi keq qe nuk ishte thelluar mbi alarmin qe jepte studimi i bere me femijet shqiptar. Ne qofte se do kishte pasur kohe ta lexonte raportin besoj se do ishte matur. Ate qe nuk ua deshiron apo qe ua keshillon femijeve te tu si te rrezikshme, s’mund t’jua deshirosh apo t’jua nxisesh femijve te te tjereve.
Lavi Zotit qe mu krijua mundesia te lexoje nje analize te till. Nuk me besohet qe e ka zhvilluar kete analize nje shqiptar. I nderuar pafundesisht qofsh Z. Viktor dhe faleminderit shume qe ma krijove mundesine te besoje se edhe ne shqiptaret mund ta konstatojme te gjithe te verteten dhe aq me shume ta themi ATE KUDO DHE PER TE GJITHE
Uroj qe kete analize ta lexojne ne radhe te pare drejtuesit e emisioneve televizive dhe bashke me ta dhe elita e te ftuarve ne emisionet e tyre. . . . .sepse sic del qart nga analiza e vertea mbi ngjarjet mjegullohet, mohohet dhe jo rall identifikohet me genjeshtren.
Ka kohe qe televizionet europiane kane ulur ndjeshem emisionet pornografike dhe ato elitare, duke iu kushtuar punës, prodhimit,edukimit moral! Vet kryeministri italian me gjithe kritikat qe kam per zgjedhjen si kryeminister pa vote sovrani(i treti) Renzi, shkoi menjehere tek rinia shkollore duke theksuar se edukimi shkollor është paresor per nje komb! Dhe nese duhet të luftojme krizen,duhet të largohemi nga temat dytesore,të siperfaqeshme,amorale dhe ti drejtoheni temave edukative e punëdashëse!
Por gazetaria parazitare shqiptare,e tipave Arjan Cani, &co, merret me ato qe perëndimi po i braktis!
Nga kjo pikpamje autori i shkrimit problemor,z.Viktor është koherent dhe ne akord me vlerat e reja perendimore,kurse M.Nano,thote të verteta të shkuara qe realisht të tilla kane qene, ndersa largohet shume nga problematika e kohes kur si “farhedhesi” i David Selenices, duhet të hedh farën e stinës, sepse misri nuk mbillet ne stinen e grurit…Nano ketu ne stinen e pranveres ku mbillet misri, na mbjell grurë me ate thenie adoleshenti!…
Ka nje forcë te re politike qe ka shpallur gjer ne gazeten “Telegraf” objektivin të bëjmë Mode,NDERSHMERINE dhe DINJITETIN e njeriut, pasi pas pornografise rri afer imoraliteti, pandershmetia, poshtersia,qejfi dhe prapambetja morale dhe ekonomike…
hallll ta befte zoti ,o vella …edhe pornografia nga njerzit eshte shpikur …….
O Vlora , eshte shpikur nga njerzit e paedukuar , te semure dhe perverse.
shikoni a ka pornografi ne folklorin e popullit? ka dashuri por jo porno.