Kreu i ri i bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti është apriori një risi. Është risi ende pa filluar punën. Është i tillë për mënyrën se si u zgjodh dhe për atë që ai përfaqëson në terma politikë. Është i tillë dhe për premtimet që ka bërë gjatë fushatës elektorale. Madje, mund të thuhet pa frikë se është një nga shumë pak risi të botës politike shqiptare gjatë dy dekadave të fundit, të cilat – të gjithë e dimë këtë – janë dominuar nga e njëjta racë e tipologji politikanësh të pa ide, të korruptuar, të paskrupullt.
Ekzistonte frika se Ahmeti do të pushonte së qëni risi me të filluar punën. Por ai vijon të sillet në një mënyrë që i ikën traditës. Dje, gazetat kishin publikuar një foto, ku ai shfaqej në rolin e një udhëtari të zakonshëm në autobuzët urbanë të Prishtinës. Ishte ulur si gjithë të tjerët, dhe po bënte rrugën nga shtëpia në zyrë, apo anasjelltas. Nuk dukej se kish rrotull asgjë prej ngrefosjes dhe grandomanisë që kanë rëndom shqiptarët me pushtet.
Të kuptohemi, nuk është se ka bërë ndonjë gjë kushedi se çfarë. Në vende të tjera, gjeste të tilla janë rutinore. Por në Shqipëri, ky është një gjest që, edhe pse i vogël, mund të marrë një simbolikë të madhe. Sidomos, nëse me këtë gjest e me gjeste të tilla ai ka në plan të paralajmërojë një sjellje që do të zgjasë në kohë. Dhe kjo sjellje e ndryshme nuk do të thotë se ai do të hipë ditë për ditë në autobuzin urban, apo se do të ecë në këmbë, apo se do të bëjë një jetë domosdoshmërisht spartane. Jo, s’është e thënë. Mund të ketë rrethana, kur atij do t’i duhet të hipë në makinë e të sillet si të tjerët, të ketë pranë ndonjë, a më shumë se një, roje trupi, të bashkëjetojë tek-tuk me ndonjë “salltanet” ex officio. E prandaj, përtej gjesteve të tilla, e rëndësishme është një qasje e re morale që i nxjerr zbuluar të gjithë ata që pushtetin deri më sot e kanë parë si licensë për t’u sjellë në mënyrë arrogante, për të dhunuar ligjet e rregullat e lojës, për t’u pasuruar, etj, etj. Është kjo që ai synon? Kjo mbetet për t’u parë.

Po vertet, eshte nje qasje e re morale.
Eshte bukur e shembull i mire. Ne Shqiperi, qe te nesermen, pra te henen ps votes Krye….aret behen sulltan, pozojne, rendohen e mundohen te zgjaten.Eshte gabim edhe Ligji per pushtetin vendor. U ka hene kompetenca e “veshje” qe nuk duhet.
O MUCI NUK SHKOJNE DOT BASHKE NE NJE SHENIM TE SHKURTER SHPREHJET “ROJE TRUPI” DHE “EX OFFICIO” . DAKORT?