SHËNIM: ‘Doktor Hashim Thaçi’, se si tingëllon!

redaktor

Eshtë nderuar me titullin ‘Honoris Causa’ numri dy i qeverisë së Prishtinës e njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhënë nga Universiteti i Tiranës, në kuadër të një vizite zyrtare tek ne. Eshtë një lloj titulli e vlerësimi me nivel të lartë inflacioni, por sido që të jetë, e bën tjetrin ‘Doktor’- shyqyr, jo të tillë sa t`i besohen dhe problemet e shëndetit.

E kanë marrë atë njerëz me dyzina, që në kushte shqiptare, nuk është çudi të kenë qenë dhe me diplomë fallco. E kanë marrë dhe syresh që nuk kanë asnjë lidhje me botën akademike. Mund të kenë patur kontribute shoqërore, në daç dhe politike, por jo deri në atë nivel sa që me patjetër të nderohen si ‘doktorë’. Ja, konkretisht Thaçi.

Vjen nga lufta. Aty i është dëgjuar emri për herë të parë. Dhe nuk është pak. Trimëria nuk është ndonjë virtyt dosido. Por kjo të bën hero më së shumti, qoftë dhe përsëgjalli, e kurrsesi ‘doktor’. Më pas u bë dhe politikan, por ja që sado të “doktorohet” me tituj, gjuha e realitetit të Kosovës, nuk rezervon asnjë nderim të lartë për të. Të ikësh sot nga Kosova masivisht, me njerëz që ngrijnë kufijve si Dedë fillrojtësi në shtyllë, sikur ende të të ndjekë serbi nga pas, është një gjë që dhe trimave të dikurshëm po ua merr erzin, e jo më qeveritarëve të sotëm.

Kosova, por dhe Shqipëria, do të bëhen pikërisht atë ditë, kur udhëheqës të saj, do refuzojnë të quhen ‘doktorë’ e të nderohen me lloj-lloj titujsh, krejt modestisht, duke pohuar se, nëse kanë bërë diçka të mirë për njerëzit, popujt që kanë udhëhequr, thjesht detyrën kanë bërë, e aq më pak për tituj. Nejse! Më mirë të quhej ‘Hashim trimi’ se sa ‘doktor Hashimi’!/E.H

Share This Article
5 Comments
  • Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe sot,ne hapsiren shqiptare nga istitucionet dhe politikat e superkorruptuara te mostrave e pjellave te diktatures komuniste do te vazhdojne te dalin tituj,per heroj per mercenare te se djeshmes dhe te sotmes se kriminalizuar ne vite,doktorrante te pa arsimuar,qytetare nderi ish bashkepuntore te sigurimeve famekeqe te diktaturave enverite-titiste-milloshevicjane,si dhe te superkorrruptuar e te superkriminalizuar me ze e figure e deshmi te gjalla me fuqin e pushkes dhe te pushteteve si Berisha-Meta-Haradinaj e Thaci me shoke.Turp dhe krim se bashku.

  • kjo dekorate do te pasohet me dekoraten qe do leshoje qeveria e Kosoves per Dhoi Kulen. Dekorata do te quhet:

    ” DHORI PER LEPIRJE BYTHE PA DALLIM FEJE KRAHINE DHE IDEJE” ,

  • Nuk prish pune se titullin Doctor e ka marre edhe Bashkiak Mziu. Thaci afer Mziut eshte! E gezofte titullin e dhene nga universiteti qe ne rankimin botnor ze vendin 25289-te. Tung!

  • Shiheni kush ia ka dhene dhe beni gjykimin. Nje i paafte qe vete i ka marre titujt si partiak. Vetem kur u bashkua me partite e mbrojti pacavuren disertacion. Deri ne ate kohe duhej te larguar nga Universiteti per mosmbrojtje doktorate brenda 8 vitesh sa i ishte lene atij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *