Drama e ngjashmërive

anazapta

Një komentator i njohur politik shkruante kohë më parë se nuk përbënte ndonjë dramë të madhe ajo çfarë ishte Berisha në politikë, si frymë, si etikë, si sjellje, por fakti që dhe brenda familjes nuk ekzistonte një zë moral e kurajoz që t`i bënte njëfarë opozite.

Dhe kjo përbën një trishtim më vete dhe kur është fjala për pasardhës së ish-udhëheqësve të lartë komunistë, ku askush prej tyre nuk ka dalë kundër etërve, as kur qeverisnin këtë vend e as sot kur koha ka bërë të vetën duke nxjerrë në pah aspekte kriminalizuese të pushtetit të tyre, me ndonjë përjashtim të veçantë, siç është Bashkim Shehu, Spartak Ngjela, a padyshim Edi Rama, ndonëse i ati i ndjerë i këtij të fundit, nuk ka qenë ndonjë emër kumbues pushteti më tepër sesa arti.

Dhe më tej, Ngjela dhe Rama dallohen dhe nga fakti që opozicionin e tyre karshi etërve, e kanë konsumuar si frymë kritike dhe kur komunizmi nuk kish rënë akoma.                                                                            

Eshtë në natyrën njerëzore që fëmija të jepet me adhurim ndaj prindit; por është po aq njerëzore, që në një stad të caktuar, në terma interesi por dhe moralë, bij dhe etër të mos pajtohen me njëri – tjetrin, të kenë këndpamje të ndryshme dhe qëndrime etike të kundërta karshi shumë çështjeve.

Ajo çfarë po ngjet me PD-në pas rënies së saj nga pushteti, është i pangjashëm në lloj. Përveç sa sjelljeve të çartura, tipike prej njerëzish që pushtetin e paskan njehsuar me vetë jetën e humbjen e tij me vetë vdekjen, një detaj i veçantë i kësaj sjelljeje të pazakontë, është dhe përfshirja e fëmijëve të tyre në atë që cilësohet betejë opozitare, dukshëm e rëndomtë, sipas variantit “një djep në barrikadë”.

Raste të tilla janë djali i Berishës por edhe vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli u angazhua ca kohë më parë nga pozita e “djepit” për të qëlluar dhe ajo kundër armikut, sidoqë me “biberonin” e moshës në gojë.

Për çdo njeri që i ka të ndjeshme gjendrat e moralit në këtë botë, do përbënte keqardhje fakti sesa mund të vuajnë ata fëmijë kur dëgjojnë për bëma prindërish, se ç`ankth ndjejnë, se ç`goditje merr bota e tyre, se ç`shtrëngim dhëmbësh kanë teksa nuk munden t`u  thonë se me punët e tyre, fjalët, sjelljet, nuk po lenë një emër të mirë ndër njerëz, as për vete, as për ata e as për brezat.

E jo vetëm që kjo nuk ndodh, por trishtueshëm vijojnë të jenë një kopje e shëmtuar imitative, sa për të na shuar çdo shpresë për një brez të ri të së nesërmes, me një rrezatim moral krejt tjetër, që të mund të bëjnë mirë atë çfarë nuk e bënë dot prindërit e tyre.

Nëse për një moment ia vlen të shenjtërohet lufta e brezave, ai është atëherë kur në funksion të moralit fëmija bëhet prind e prindi fëmijë!

Share This Article
14 Comments
  • Kemi merak pse nuk po del “Terapija” ai krimbi i haleve të pedesë. Duhet te dalë patjetér se ka diell sot dhe duhet te spèrkatet me rreze…..

  • PO ESHTE NORMALE TE KUNDER PERGJIGJET E BIJA E JOZEFINES SE ATE PASURI MARAMENDSE QE KA VEN EJEMA E SAJ PA DJERS PA TJETER QE DO TA MBROJ ASHTU SI E MBRON ZENI DESARA E SHUM HAJDUT TE TJER SE SESKAM NERVA TI NEMROJ KETA PISA KURSE EDIT SPARTAK APO BASHKIMIT VETEM UKA NGELUR EMRI BIRET ETRVE NGA SALI C4

  • Dikur ata femij udheheqsish te diktatures (flas per kta qe ti permend )paten kurajon te reagojn sepse ishin edhe vet te privuar nga endera demokraci e liri e plot pluraliste qe nuk u jipte apo nuk u lejonte te dilnin jasht “gardhit”qe ish vendosur nga sistemi qe ne fund te fundit ish per te gjith njesoj ! Por kta lloj femijsh si ajo e “familjes se madhe” si edhe e kesaj qe shohim me lart ,ne emer te demokracis fituan privilegje e pasuri sheikesh qe ben te mos shohin cfar ndodh posht , e ky lloj noti ne kte liqen poshtersie ,degjenerimi,hanjnie ,krimi e tradhetie qe ju fali kto privilegje te pa enderuara ,fal prinderve te “medhej” edht e natyrshme qe kta klysh te jen adhurus e solidar te prinderve !Nuk ka ndergjegje ,ka interes dhe kjo con perpara kto mardhenie aq solidare ! Kta femij nuk kan sy te shohin realitetin (si ata dikur) por behen pjes e llumit prinderor e keshtu qe reagimet e “klysheve” jan normale ! Kta prinder na shke….per 25 vjet na cveshen e sna lan gje ,as burreri ,as reagim as revolt e as gjak ! Me ne fund me 23 Qershor ksaj qeverie i dham mundesin te ver gjerat ne vend por si duket as te poshteruar si ne nuk ndjehen e as ju ka dhembur si ne sjellja e tyre e ato cka i ben ktij populli ! E pse te mos “lehin ” klyshet tani e te meren me qimen e kundershtarit e skan sy te shohin traret qe ju kan zen syt ! ? Ata urrejn ter popullin tani sepse “padrejtesisht “ju hoqi pushtetin e privilegjeve qe fituan e do vazhdojn nese ,do Zoti” te na hedhin perseri hi syve e te harojm si gjithmon !PD ja esht cerdhja e shpreses esht ruga e vetme e shpetimit e me cdo kusht duhet ta ket “familja “nen kontroll ! Nese nuk pastrohet drejtesia qe te vihet drejtesi e llogari ne do mbetemi viktima e perjeteshme !!!!

  • E.H- TE JAP NJE KESHILLE PA PARA
    Kush vazhdon te perdore fjalet kAmunizem,kAmunist,sistem kAmunist,regjim kAmunist pas 25 vjetesh ne nje vend pa shtet pa ekonomi e katandi e mbi te gjitha pa inteligjence e informacion pa le per ‘gazetari Fevzi’ qe nuk behet fjale ,eshte thjesht nje IDJOT per te ardhur keq.
    Eshte ne gjendje sot brezi 15 deri 25 vjeç te jape spjegimin e fjales fantazem komunizem e tek njerez te veçante ne keto 23 vjet kush e perfaqeson kete fjale?SALISJANET,SERVETAT,POLLOT,BLUSHAT,NGJELAT,KA QI,BERISHAT,BIBERAJT,FEVZINJTE ,BALLINJTE,MEROT,BASHAJT,ILIRJANET,PASHKOT,BULKAT,POLLOT,POLLOT,NANOT,NANOT,NGJELAT,LUBONJAT,KADARE?KUSH,KUSH?I
    Edhe kryeministri qe kemi kur perdor fjalen komunizem nuk thote asgje tjeter veçse nje IDJOTESI.

  • ”Terapija” ka shkuar te beje lavazh trurit -mjekim intensiv, cdo njeri duhet ta gjeje vehten te shikoj realitetin ne sy- te falemin per mirkuptimin

  • Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)

    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)
    – See more at: http://www.gazetakritika.net/node/531#sthash.8sBzrKXy.dpuf

  • Z. Tola kemi haruar: Reiz Cicon (veshllapushi), Aleksander Frangaj (by.. q..i), Gramoz Pashkon (gagaci), Lulzim Basha (kamarieri), Artan Hoxha (notari) ….. lista e spiuneve eshte e hapur.

  • drejt e ke,
    kur permend Ramen se ka dale kunder babait qe u be fli nga komunistet duke e vene me zor ne post me vjen per te vjelle per servilizmin.
    Shiko kush jane rreth Rames,nje tufe qe i jane kundervene baballareve vetem ne fushen e hajdutllekut dhe te orgjive.Ndoshta baballaret e tyre nuk e kishin kete mundesi keta e kane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *