SHËNIM: Drama e vërtetë që fshihet pas dy SMS-ve

anazapta

 

Thuhet se kur Zoti do ta ndëshkojë një popull, e zhyt atë në muhabete të kota. Dhe është frikësuese sesa e mishërojmë ne këtë sentencë. Mjaft të vërehet se si kafenetë tek në gëzojnë statusin e “institucioneve” shoqërore, e se, si çdo lloj “institucioni” tjetër, i ngarkuar për punë e misione të frytshme, është katandisur në një lloj kafeneje.

Ne jemi më tepër “klientë kafenesh”, sesa qytetarë aktivë për të produktuar më të mirën për veten, familjet tona dhe shoqërinë ku jetojmë. E bëra këtë parantezë për të dalë tek dy sms-të e famshme, që dy komentatorëve të njohur të politikës – të quajtur ndryshe dhe analistë – që u erdhën nga dy kokat e politikës 20-vjeçare shqiptare, gjatë një emisioni në Opinion. Janë dy sms-së që thonë shumë, por jo atë që më së shumti u komentua, ndërvartësinë e analistëve tanë nga politika, duke mos qenë të lirë e vetëvetja në atë që thonë e mbrojnë. Nuk është kjo drama e tyre.

Drama e tyre është se për ta Shqipëria është një pjesë e segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e konkretisht nga Rogneri  e deri tek Sheratoni, si dhe tek segmentet e akseve që i çojnë nga njëra studio në tjetrën. Në disa raste të veçanta, edhe nga njëra kazino tek tjetra. Drama më e madhe është atyre dy burrave, që pasi e kanë udhëhequr  Shqipërinë, 8 vjet njëri e 13 tjetri, kanë mbërritur në pikën që kërkojnë të sfidojnë Sajmir Tahirin, që edhe pse mund ta shfaqë vërtet dobësi në drejtimin e një dikasteri delikat si Rendi, të paktën nuk ka përgjegjësi direkte për këtë nivel të llahtarshëm krimi, e në kriminalizimin e shoqërisë në çdo qelizë.

16 vjet nuk u kanë mjaftuar atyre dy burrave për të lënë një Shqipëri normale; e shkojnë dhe e tresin personalitetin e tyre me sms-ra adoleshentësh e halabakësh. Ato sms-të tregojnë se deri ku e kanë patur vizionin e tyre të qeverisjes, kufiri i së cilës, nuk ka shkuar tej hundës së tyre, botës së tyre të vockël meskine, që pasqyrohet më së miri tek Shqipëria që kanë lënë, plot vraga, shëmti, qelbësirllëk, padrejtësi, kriminalitet, e sidomos kotësi.   / E.H.

Share This Article
19 Comments
  • Ke shume te drejte o vella. Shkrimi eshte i goditur. Por me sa duket kjo pune pastrohet vetem me revolucion ose lufte. Nje shoqeri e semure ne gjendje te tille do nje terapi shume te forte.
    Une nuk shoh ndonje burre shqiptar me permasa qe mund te ndryshoje Shqiperine, sepse po te kishte permasa nuk do mund te hypte lart ne politike.
    Politikanet e rezervojne vendin per njerez te te njejtes permase.
    Nuk eshte problemi vetem i nje individi, cdo shqiptar qe mund te hipi ne pushtet, e shikon vehten si sundimtar dhe jo udheheq frymzues per pozitivitet dhe zhvillim.

  • Sms mund te dergoje kushdo kujtdo nese i ka numerin,madje me shume gazetareve e analistave qe jane mbyllur ne ‘kullen e fildishte’. Deri ketu normale.Por kur gazetaret e opinionistat pa i verifikuar i marrin dhe i servirin si fakte a pyetje te ‘mendjes se tyre’ direkt per te denigruar nje person nje figure qofte ajo kushdo nuk eshte profesionale.Aq me keq kur dy ish kryeministra i ‘ushqejne’ si kelysha me ‘qumesht mediatik’.Dhe pastaj tjerrin e tjerrin te na mbushin mendjen neve te ‘pamendeve’ me opinione te pavarura per shqetesimet tona.

    Eshte diskutuar shpesh per opinionistat e analistat.Gjithfare mendimesh e konkluzione ka patur.Une jam i mendimit qe jo domosdoshmerisht ata duhet te jene te pavarur,por t’a pranojne qe i bejne dua atyre qe i ushqejne dhe se kane plot formim analitik ‘per gjithshka’ qe te na bindin.Nuk ka dhe as do te kete te pavarur.Por te paditur s’duhet te kete! Ngjalat rreshkasin kur kane lluce,por po u tha…

    Kemi dhe nje ceshtje:Financimin e analisteve e opinionberesve,biles ata duhet te perfshihen ne deklarimin e pasurise ,te ardhurave dhe shpenzimeve,pasi mund te bejne dhe pune te ndyra per hir te mesazheve te ndyra ne dem te popullit.Transparence dhe per ta.Nuk jane te pakta ministrite qe me llogari ‘anonime’ u mbushin xhepat,pa perfishire ‘te zezat’ qe u shkelqejne lekuren dhe syte.Nuk jane te pakta institucionet partiake qe i kojne me rryshfete te natyrave te ndryshme…

    E keni vene re :Askush nuk kritikon e jo me ‘te shaje’ me fakte vjedhjet e kompanive celulare,pasi ato jane sponsorizuese kryesore te mediave e rrjedhimisht dhe te amalisteve qe rrahin ‘dritare me dritare’ ‘uje ne havan’…

    Megjithate di ,dhe nga fakte ne shtete te tjera,se per shume analistuc trekendeshi Sheraton-Rogner-Bulevard do te kthehet ne Bermud.

    Tranzicioni i gjate shqiptar eshte edhe rrjedhoje e ‘sabotimit’ qytetar nga keta burrac analista opinionista…”Kapteri e prish me shume ushtrine se oficeri”…

    • “Zevzeku”? Kot nuk doli ajo batuta domethënëse në ushtri,- “karkalecat në bujqësi dhe kapterët në ushtri bëjnë kërdinë!? Karkalecat dhe kapterët opinionisto-analisto bëjnë të njëjtën gjë! Nderime!

  • Gjithmone shqiptaret i ka ndare nje mur i padukshem dhe frike, qe krijonin bodigardet e shumte, me te zgjedhurit e tyre, ose udheheqsit, sic duan ta quajne ata vehten.
    Edhe mbas renies se diktatures komuniste, mbasi dolen ca filmime dhe dokumenta, ne pame ate me te diturin, ke te pakapshmin, per ne, Enverin qe i drejtohej te pranishmeve afer tij, me fjale te ndyra dhe shume budallalleqe te tjera, hopa ra miti Enverit, por u ngrit miti Sali, Fatos dhe perseri ne pame se kush jane keta, mjaftojne dy SMS dhe kuptojme se te zgjedhurit tane, jane kulufet e Shqiperise.

  • Duke e ditur qellimin dashakeq dhe aspak te sinqert te ketyre gjoja analista si hoxha ,bushati apo zheji etj,nuk kuptoj pse i nderuari minister i brendesh duhet te harxhoje aq shume kohe me ta.vazhdoni punen sepse keta “analiste” do ti keni kunder gjithmone,ata jane turpi i vendit

  • zakoni i keq i te gjithe ketyre shpurave te kane zene televizionet me tapi eshte eajo e thashethemit me celular.Qe nga drejtuesit e emisionit,si Fevziu dhe ai i Zones se Lire,qe s’po me kujtohet emri tani,keta nxjerrin celularet dhe e argumentojne emisionin pjeserisht te ndikuar nga sms-te,qe mund te vijne nga berishe e nano,por mun dte vijne edhe nga ndonje i dehur si-ia-thone-emrin,qe mund te hedhe ne ajer çfaredi shpifje apo sharje,ai i Zones se Lire i ka me qejf keto te fundit.Une e kuptoj sesi qendrojne ne siperfaqe emisione te tilla,pavaresisht se i publiku i vlereson apo nenvlehteson.Qendrojne ne siperfaqe sepse publiku duhet droguar me banalitet dhe tallash mediatik,jane pjese e nje sistemi manipulator dhe degjenerativ,te cilat stafi i gazetes Dita sikur do me pelqente ti dedikonte nje editorial te gjate,sepse ne emer te massmedias keto emisione-tallash shkaterrojne edhe ate imazh pozitiv qe pak media tentojne te percjellin.Qytetari i zakonshem i gjykon”he mo,se te gjithe nje surrat kane”,por ne fakt nuk eshte keshtu.Luksi dhe tangerrlliku dominojne ne emisione te tilla-tallash,emisione qerose si drejtuesi i Opinion,ndersa media te vogla mezi ia dalin te mbijetojne,pasi te besh punen e ndershme sot eshte mundim Sizifi.Mendoj ketu duhet te fokusoheni z.Ermir(mos e bej E.H.se keto ishin inicialet e xhaxhit),ca me teper se nje shenim i rradhes.Sigurisht qe ne lexuesit e merrnim me mend se perfaqesues te kesaj “inteligjence kritike”,qe jane opinioniste,analitike,profesore e shkrues artikujsh jane te blere e shitur ne tregun e propagandes,por qe kjo hamendje u vertetua me figure dhe sms sikur ua fundosi imazhin me balten me te ndyre.Si mund ta rekuperojne ata identitetin dhe dinjitetin e tyre si intelektuale te lire?Nuk e bejne dot,ndaj dikush mjaftohet te justifikohet se i thone bravo ngado bie ere xhajketa e tij e shumeperdorur e tjetri thote qe eshte gracke hakerash,sikur eshte e veshtire sot te kerkosh nga serveri i operatorit telefonik se kush person saktesisht ia dergoi mesazhin.
    P.S.Eshte kenaqesi tek Dita qe i drejtohesh gazetarit me emer,dhe ketu jane disa,sepse tek TemA kam vene re qe te gjithe i drejtohen Mero Bazes,a thua se i pergatit ai te gjitha postimet.Dikur shkruante edhe kryeredaktori,por ka vite qe nuk duket as ai.

  • Vizion alabakesh i dy pleqve te rrjedhur nga trut si Nano dhe Berisha. Njerit ja hoqi petllen Xhoi,tjetrit (malokut) i beri lavazh truri familja serbe. Prandaj ky vend esht ne kte derexhe ku “analist” leshi dhe turpi dalin neper tv tu fol lloj lloj pislliqesh.Rrace e keqe.

  • Shpifurinat e Sales dhe sofizmsat e Nanos jane si ato qe leshon e ema e Zeqos maje thanes. Ata qe quhen “debate” ose “opinjone” te radhes instrumentalizohen me çdo mjet e menyre nga kupola e rrumpalles per te fshehur gjithe ligesite qe bejne pushtetaret,familjaret e tyre dhe hysmeqaret.Disa opnioniste e analiste te mediave, nuk bejne as opinion, as analize, perveçse perdridhen”bejne striptize”, disa te tjere nuk degjojne ç’thote tjetri,as nuk presin radhen e fjales,veçse skermiten ne sherbim te “atit mbi kalin e shales” te komanduar me SMS prej tij,prej djalit, prej dhenderrit e prej vajzes.

  • Nuk jane analiste ata te dy,por “anal-reciviste” nga “analet” e Berishes dhe Nanos.Dhe kur keto dy te fundit lene “analet” e tyre te lira,qelbin tere dynjane pasi Zhejit dhe Hoxhes i jane konsumuar filtrat me kohe.Mos u merrni me me to.

    • Po ju nuk e kuptoni perse e therresin ne studjo nje njeri te sterdiskredituar publikisht si bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit dhe i caktuar per president republike (mamma mia!) dhe i anulluar votimi i tij pikerisht per kete BASHKEPUNIM me Sigurimin? 95 perqind e shqiptareve pas incidentit me presidentllekun nuk do shfaqej me kurrrrrrrë ne publik. Por Sigurimi ate e detyron te bashkepunoje, se asnje nuk di te lexoje ne studjo celularin me mire se ai..Edhe me mire se Fevziu, bile! Por edhe Fevziu nuk mbetet prapa ne lexim. Ky mund te jete ndonje kndidat predidencial i ardhshem! Po heper he le te shijojme Artanin!.

  • pacahur analist ,tu vije turp nga hija e tyre ,pale na drejtojne dhe emisjone neper tv te ndryshme,mendoj qe figura e nje analisti duhet te ishte me e lartsuar se e nje politikani,por veqot e politikes i kane nenkontroll keta te ashtuquajtur analist

  • Te nderuar e respektuar komentues te te gjitha ngjyrave e niveleve,
    Mendoj se nepermjet komenteve tona jo vetem qe nuk ‘qellojme’ ne shenje por sikur po zevendesojme bombolat e oksigjenit per krimin mediatik si zedhenes i atij politik.
    Ne qoftese redaksite e disa te perditeshmeve te ‘pavarura’ perfshi edhe ‘DITA’ nuk na hapin horizont duhet tja hapim ne asaj.
    Ketu nuk diskutohet dy ish kryeministra qe do kujtohen si turpi i ketij vendi qe tashme jane kthyer ne te semure psiqike e rrine gjith diten ne hale se jane me prostat e vuajne nga majaselli me facebook apo celular ne dore e as letrat higjenike te tyre te ashtuquajtur ANALEiste,problemi eshte gjetke tek parlamenti i popullit -pa popullin.
    Nga 23 Qershori kane kaluar 7 muaj qe populli kerkoi ndryshimin e ndryshimi vjen e duket nga pushteti i katert informacioni i pa varur e profesionist.NJE PARLAMENT QE PER 6 MUAJ NUK BEN REFORME RADIKALE NE INFORMACIONIN PUBLIK PER TA VENE NE SHERBIM TE SOVRANIT O ESHTE I KORRUPTUAR DIREKT E I VJEN PER SHTAT KY INFORMACION OSE ESHTE ANTIPOPULL E KERKON TI VERE MINAT KESAJ QEVERRIJE.
    Ne cilin do vend te Europes kur ne nje program te tille krijohet nje ‘inòident’ i tille qe ska te beje me informacionin por denigrimin e shtetit apo pushtetit ekzekutiv ,nje dite me pas ky emision mbyllet se nuk i sherben popullit por krimit e korrupsionit.Shqiperija po shifet me dylbi nga Bathorja e Bathorja po shihet me dylbi nga Sheratoni ndersa shqipetaret si mize pa koke duke pare programe me adhamudhet e ‘klubit te Selanikut’.

    • Nuk mund te behet reforma radikale me Ilir Meten e Edi Ramen. Nuk mund te behet reforma radikale duke lene Sali Berishen te pellase gjithe diten sidomos ne parlament. Me falni miq, por reformat radikale duan trima e te mencur e te paperlyer. Keq me vjen, por tani per tani ne nuk kemi. Edhe ky Kryeminister do te perfundoje si dy te tjeret.

  • Vallahi te rrime shtrember dhe te flasim drejte:
    pioner Lubonja me ke goditur ne shenje pamvarsishte se me dhemb shume kjo e vertete.
    I themi perseri Ilir Metes çfar ben ne parlament?do te thote se ka me urgjenca JO JO JO JO dhe jo me urgjente eshte te sqarohen shqiptaret çdo dite dhe jo tju kallaisi trurin shqiptareve disa injorant e them kete se kush nuk ve dijet ne interes te kombit eshte dhe do te jete tere jeten injorant si çilet,zhejt,çimrat e ku ta di une nje sere pallavraxhinjsh qe sundojne TV.sikur ti kishin trashegim nga babai.Pergjegjes ne bejme Ilir Meten dhe po presim akoma,ne se nuk vepron atehere lepuri fle gjetiu dhe nuk dime si tja fillojme dhe nga kush tja fillojme.

  • Sot ne nuk jetojme ne diktature dhe kemi fat te shohinm shume kanale televizive …une kurre nuk shoh klantv apo pacavuret e tjera ku dalin keto lesh anal iste….ju keshilloj qe mos te shikoni kurre keto televizione…sintonohuni tek BBC e kanalet e tjera angleze, apo gjermane apo italiane…do te fitoni shume dhe do ju hapen syte…ketu ka ardhur koha te mos lexijne me as gazetat sepse kane perdite lajme per krokodilin e vucidolit, kriminelin sali berisha …ne vend qe te kerkojne me force arrestimin dhe denimin e tij, pastrimin e shtetit nga mbeturinat e tij dhe vendosjen e ligjit na nxjerrin cfare shkruan ky idiot ne facebook….

  • Berisha – Nano, dy kokat e te njejtit perbindesh qe ka ne barkun e tij palavine e te gjithe mjedisit ku jane rritur dhe ku jane duke u ushqyer akoma. I kane lene trashegimni ketij populli te shkrete eren e keqe te llumit qe kane gatuar se bashku, aq sa do te duhen vite te tera pune, perkushtim e sakrifice maksimale nga te gjithe per ta pastruar kete ajer te ndotur keqas. Pervec kesaj, na u dashka te durojme edhe mbrojtesit e doktrines se tyre, media e analiste te neveritshem qe synojne kthimin e “perandorise se humbur”. Ptu-u!

  • Kur na duhej nje ten hsiao pin,ne kishim nje ramiz te frikesuar,qe nuk diti ta orjentoje ekonomine e centralizuar drejt tregut dhe ti hapte rruge iniciatives private ne kohen e duhur,por ja la ne dore Shqiperine Jenicerit Sali berisha ta shkaterroje e ta shese per 1 euro.Edhe sikur ky Berisha te ishte evlija,me i miri i botes,i vetmi zanat qe trashegojne ne fshatin e tij,eshte te rrezojne pyllin e te cajne dru.Ai mjek mund te kete qene,mund te kete lexuar edhe libra,edhe dush ne apartamentin e ri ka pasur,por keto jane si rrobat qe i veshin majmunit.Sapo largohet kujdestari,ai i shqyen rrobat,hedh lugen dhe pirunin,permbys pjaten dhe e shqyen mishin me dhembe e me thonj,se keshtu eshte mesuar ne pyll.Rama ka nja 2oo vjet qytetar dhe tani per tani nuk po punon keq.Se pari duhet futur shteti ne shina,se nuk kemi shtet akoma,por nje pashallek te Saliut.Mandatin e ardhshem kur te marre 60% te votave pa ilir meten i pari qe do te arratiset do te jete Sali Berisha.

  • Ky i mjer popull turrme kerkon me teper nga se eshte?Perpara se ti kerkoshe gjitonit te
    pastroi shtepine nga kakerdhite,duhet te maresh fshesen te pastroshe bajgat qe te kane
    mbushur shtepine tende perpara.Ky popull idiot e mbyti bajga ne shtepi,ulurin dhe kerkon
    te pastrojne te tjeret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *