Thuhet se kur Zoti do ta ndëshkojë një popull, e zhyt atë në muhabete të kota. Dhe është frikësuese sesa e mishërojmë ne këtë sentencë. Mjaft të vërehet se si kafenetë tek në gëzojnë statusin e “institucioneve” shoqërore, e se, si çdo lloj “institucioni” tjetër, i ngarkuar për punë e misione të frytshme, është katandisur në një lloj kafeneje.
Ne jemi më tepër “klientë kafenesh”, sesa qytetarë aktivë për të produktuar më të mirën për veten, familjet tona dhe shoqërinë ku jetojmë. E bëra këtë parantezë për të dalë tek dy sms-të e famshme, që dy komentatorëve të njohur të politikës – të quajtur ndryshe dhe analistë – që u erdhën nga dy kokat e politikës 20-vjeçare shqiptare, gjatë një emisioni në Opinion. Janë dy sms-së që thonë shumë, por jo atë që më së shumti u komentua, ndërvartësinë e analistëve tanë nga politika, duke mos qenë të lirë e vetëvetja në atë që thonë e mbrojnë. Nuk është kjo drama e tyre.
Drama e tyre është se për ta Shqipëria është një pjesë e segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e konkretisht nga Rogneri e deri tek Sheratoni, si dhe tek segmentet e akseve që i çojnë nga njëra studio në tjetrën. Në disa raste të veçanta, edhe nga njëra kazino tek tjetra. Drama më e madhe është atyre dy burrave, që pasi e kanë udhëhequr Shqipërinë, 8 vjet njëri e 13 tjetri, kanë mbërritur në pikën që kërkojnë të sfidojnë Sajmir Tahirin, që edhe pse mund ta shfaqë vërtet dobësi në drejtimin e një dikasteri delikat si Rendi, të paktën nuk ka përgjegjësi direkte për këtë nivel të llahtarshëm krimi, e në kriminalizimin e shoqërisë në çdo qelizë.
16 vjet nuk u kanë mjaftuar atyre dy burrave për të lënë një Shqipëri normale; e shkojnë dhe e tresin personalitetin e tyre me sms-ra adoleshentësh e halabakësh. Ato sms-të tregojnë se deri ku e kanë patur vizionin e tyre të qeverisjes, kufiri i së cilës, nuk ka shkuar tej hundës së tyre, botës së tyre të vockël meskine, që pasqyrohet më së miri tek Shqipëria që kanë lënë, plot vraga, shëmti, qelbësirllëk, padrejtësi, kriminalitet, e sidomos kotësi. / E.H.
KJO ESHTE NJE TRAGJIKOMEDI E DY LIDEREVE BERISHA DHE NANO QE DERGOJNE SMS PALO ANALISTEVE ARTAN HOXHES DHE ARTUR ZHEJIT PER TE DENIGRUAR MINISTRIN E BRENDESHEM SAJMIR TAHIRI I CILI NUK ESHTE PERLYER NGA KETA TE DY MOSHA E TIJ ,AKTIVITETI POLITIK,SINQERITETI I TIJ..POR MINISTRI TAHIRI FITOI BASTIN ME LIDERET E DESHTUAR BERISHA DHE NANO POR E FUNDOSI PER PD NE GREMINE SEPSE COI PARA DREJTESISE BANDEN E TRITOLIT DHE VRASESIT ME PAGESE,KETU FITOI SHTETI DHE QEVERIA RAMA SEPSE QEVERIA NUK ISHTE LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUARE ,KJO ESHTE FITORE POLITIKE DHE PROFESIONALE E MINISTRIT TAHIRI..
Duhet te jete hera e fundit qe ministrat e qeverie Rama Meta shkojne ne studiot e mafio-l degjeneratave Sandri Fevziu Cani e palo analisteve te kallepit HOXHA , Zheji cili rakipllari