SHËNIM: “Drama pa fonde” e Kumbarove

redaktor

Aty nga vitet `80, në shkollën e një qyteti krejt të zakonshëm të Shqipërisë, rastisi që një nxënës të kish për mësuese në një lëndë, atë që njëherësh ishte dhe mamaja e tij.

Rrethanat ishin të atilla që e bënin të paevitueshme të qënit nënë e bir përballë, në pozita mësues-nxënës; e prej një peshe të rëndë ndërgjegjeje nga ana e mësueses, se mos paragjykohej për pozitën e saj të vështirë në “konflikt interesi” – i panjohur si togfjalësh në atë kohë – ajo i vinte gjithnjë një notë më poshtë sa e meritonte i biri; zakonisht 9-të meqë ai ishte rregullisht nxënës i 10-ës. Kjo, deri në çastin kur vetë nxënësit reaguan duke e kundërshtuar këtë lloj zgjidhjeje morale. Ndjenja e drejtësisë brenda një bote fëminore – që nganjëherë befason – bëri që shoku tyre të merrte notën që meriton, pavarsisht nëse atë e vendoste “mësuese –mami”.

Në këtë situatë janë ndodhur së fundi vëlla e motër, Arben dhe Mirela Kumbaro, ku i pari regjisor i njohur teatri dhe e dyta ministre Kulture, po përfliten rëndshëm për akte më natyrë nepotike, të pëkthyera në fonde. Edhe pse të kundërshtuara, të sqaruara, të vërtetuara për të kundërtën, akuzat e kanë bërë të tyren duke vizatuar virtualisht abuzivizmin nepotik, gjë që i ka spërkatur ca pak vëlla e motër, në profilin e tyre të dinjitetshëm që janë rrekur të skalisin në vite. Por çështja shtrohet: A mund të ndodhë e kundërta si në rastin e mësipërm, sjellë për ilustrim?!

Që do të thotë: A ka zëra shoqëria jonë që, nëse mësohet e kundërta, që ministrja nuk firmos asnjë fond për të vëllanë, për të qenë larg, sa më larg çdo paragjykimi, dikush të reagojë për viktimizimin me pa të drejtë të një regjisori?! Vështirë ta mendosh se po. Eshtë dramë mbi dramat fakti që, për çdo rast e në çdo rrethanë, shqiptari për shqiptarin dyshon se mos ja ka me t`futme; në mos atij vetë, dikujt rreth e rrotull!

P.S. Në gjithë këtë histori, pati dhe një pjesë gallate: Të ngatërruarit që komentues të shumtë, i kanë bërë Arbenit me Saimirin (Kumbaro). Dhe emri i këtij të fundit, Saimirit, nuk është përfolur ndonjëherë më tepër se në këtë rast, edhe në kohën kur ka nxjerrë filma monumentalë.

Share This Article
10 Comments
  • Ja une qe nuk ngatarrohem me Kumbaron qe vrau ate deshmorin e Kosoves : Arben Kumbaro duhet te jape llogari per fondet qe Ministria e Kultures ka harxhuar per Piramiden.
    Ku shkuan parate qe menaxhonte Arbeni perpara se Piramida te behej ngrehine.?
    Cdo thote Kumbaro Ministre tani qe shpalli kinezet si fitues per reabilitimin e Piramides. Serish fondet vellait do ja jape per ti menaxhuar meqe ai ka eksperience ne kete pune?
    Hajdute profesioniste dhe ju te gazetes nuk keni pse lani m… me shu…re duke iu dale ne mbrotje.

      • Ja moj Ana si shkrehet vete Arben Kumbaro, vellai i Mireles, ne nje interviste aty nga viti 2010 te gazeta e Kocos :

        …Deri në ç’pikë e keni ndjekur projektin?

        Ne e mbyllëm projektin dhe asociuam një grup specialistësh nga Franca, për të bashkëpunuar më tutje për të. Në këtë moment, u ndërrua qeveria që e ndaloi projektin e parë dhe tha do ta bënte nga e para…

        Ne thote Arbeni, vellai i Mireles, ne, po se kush jane keta ne na e thuaj ti.

        P.S. Ana, mos je gje vete Mirela ti? 😉

  • O EH, lërini këto idiotësira që shkruani.
    Ç’janë more kjo që thua: “Është dramë mbi dramat fakti që, për çdo rast e në çdo rrethanë, shqiptari për shqiptarin dyshon se mos ja ka me t`futme.”? Po pse mor zotëri si ndryshuan gjërat; me 400.000 votat pro PS-së dhe LSI-së dhe me 600.000 votat kundër Berishës, a thua se nuk ishin po ata shqiptarë që kanë votuar Berishën? Siç kanë treguar këto vitet e një shteti autokratik dhe partitokratik, dramë është fakti që, për çdo rast e në çdo rrethanë, shqiptari nuk ka bërë asnjëherë pa interes për shqiptarin 9edhe kur e ka detyrim ligjor) dhe askush nuk dyshon se mos ja kanë me “t`futme”, por ua kanë futur kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht.
    Vetëm naivët kokëboshë (që për fat të keq ka shumë syresh në këtë forum) mund të besojnë se pas 23 qershorit nuk ta fusin më, por çdokush mund t’ua “fusë” të tjerëve përmes aftësive dhe meritokracisë, edhe në rastin kur nuk ka një dorë të “madhe” që e mbështet nga pas.
    Jepini fund këtyre idealizmave utopike komuniste! Për aq kohë sa njerëzit s’janë kthyer në robotë, asnjëherë nuk mund ta zhveshin veten nga ndjesia nënndërgjegjësore e të qenit i parë ndaj kujtdo.
    Për të gjithë ata që në këtë ngjarje shohin normalitetin, po them që t’i bëjnë thirrje kujtesës dhe ndërgjegjes së tyre dhe të sjellin në mend të ndjerin kunat të Berishës në Gërdec. Me të kundërtën e logjikës që kanë gjykuar praninë e tij në Gërdec, duke mos ia njohur atij të “drejtën” që të ketë një biznes privat dhe të përfitojë nga fonde shtetërore, po justifikojnë përfitimin e fondeve shtetërore nga familjari i ministrit, të kontraktuara nga nomeklatura e drejtpërdrejtë e ministrit…
    S’kemi të drejtë të paragjykojmë askënd, por kemi të drejtë të mendojmë se gjërat mund të mos jenë të pastra, ndaj do ishte mirë të mos ndodhnin, ndryshe askush s’mund të bind askënd se aty s’ka paligjshmëri…

  • Kumbarot jane specie qe kane ngrene ne cdo pushtet duke u zvarrisur, jane race servilesh gjenetikisht dhe natyrisht kane vjedhur ne keto 22 vite aq fonde per vepra banale sa mund te ndertoheshin 3 eatro kombetare moderen

  • “Eshtë dramë mbi dramat fakti që, për çdo rast e në çdo rrethanë, shqiptari për shqiptarin dyshon se mos ja ka me t`futme; në mos atij vetë, dikujt rreth e rrotull!.”

    Kjo qe shkruani ju zotni, nuk eshte aspak e vertete. Vete ju e kundershtuat me siper ne artikullin tuaj, Aaa, po, mund te jete keshtu si thoni ju, neqofte se ata nxenesit, shoket e djalit te mesueses, nuk ishin nxenes shqiptare. Ju lutem, behuni realist dhe dalloni uzurpimin e pushtetit dhe te ndergjeges se shqiptareve nga fashizmi berishian. Ata jane ndezesit e cdo instikti te ulet natyror te shqiptareve, dhe jo vetem kaq por mbjellin edhe te tjera te liga qe nuk i mban as dheu.
    (sqarim: instiktet e ulta egzistojne tek njeriut por njeriu mund te edukohet qe ti mposhte ato ejt etj etj se nuk po bejme psikoanalize dhe ti e di mire se sa pune e madhe eshte bere per te luftuar instiktin e gjakmarrjes, instiktin kafseror te pedersastise, te vjedhjes te genjeshtres e shume te tjerave, mund mos i dish keto vec ne qofsh sherbetor i fashizmit berishian)

  • Gati sa mi nxherii lotet historia migjenian i ketij te ‘shtypurit’ nga pushteti dje i nénés sot i motres! Po pse ate here shkon e viktimizohet keshtu ?
    Ne cdo vend normal,ky njeri vetveti kishe kuptuar se e vé morren ne nje pozite te keq,ku lind dyshimi per nepotizem,edhe vetveti nuk kishe kerkuar fonde tek ‘montra’.
    Po Jane mesuar me nepotizem ne kohen e xhaxhait ,se note 10 e morri kur ia drejte nota per te fituar te drejte per shkollim ma naît,apo jo!

  • Për delirin me emrin Ermir po sjell si shembull një rast flagrant që është hasur shpesh jo në qyteza ku mundet vërtet të mos ketë patur mundësi të tjera shkollimi, por mu në mes të Tiranës, ku mundësia për t’i dërguar fëmijët të mësonin, për të qenë sadopak jashtë influencës së prindërve, nuk paraqiste ndonjë problem serioz.

    *** Pak retrospektivë ***

    Aty nga vitet `80, në njërin prej gjimnazeve më të preferuara të kryeqytetit, “rastisi” që një mësuese e njohur në të gjithë shkollën si grua gjysëm e çakërdisur, që merrej vetëm me shpifje dhe thashetheme, të kishte për nxënës të birin e saj. Falë kësaj mundësie ose privilegji, ju quajeni si të doni, nxënësi, që për nga mënyra e komunikimit dhe qendrimit i përngjante tëpkë të jëmes, e mbaroi shkollën e mesme me mesatare mjaft të lartë, kështu që edhe pse aftësitë e tij linin mjaft për të dëshiruar, atij iu hap rruga jo vetëm për të vazhduar studimet e larta, por edhe të përzgjidhte sipas tekave profilin e tij të dëshirueshëm.

    Ajo që më ka mbetur në kujtesë, është se e jëma, por më shumë babai i tij, ishin komunistë të thekur. Ky i fundit ishte pjesë e atyre njërëzve të urryer nga populli, që me përçmim quheshin ndryshe 80-lekshat e partisë, sepse si zanatçinj spiunllëqesh që ishin e kishin pak si më të zhvilluar instinktin e nuhatjes dhe përgjimit të komshinjve. Nxënësi “i shkëlqyer” me mësime ishte i biri i atij, që në lagje përflitej se ishte pjesëtar i atyre forcave vullnetare, që në ditët e mbledhjeve të frontit, apo për festat e një majit, mbanin të lidhur në krah nga një shirit të kuq, thjeshtë për t’u dalluar nga të tjerët. Ishte një nga ata që binin në sy si kau balash njëlloj sikur i ndjeri V.Furxhi në rolin e hetuesit të veshur me pardesy të bardhë tek filmi “Plumba perandorit”, apo sikur dygishtorët “antikomunistë” të djetorit, të veshur me të njëjtat pardesy të tipit alla-gestapo.

    Për brezin e ri se ndoshta as që e ka idenë, se sa forcë kishte në atë kohë fjala e mësueseve të tillë, të lidhur ngushtë me regjimin e atëhershëm diktatorial. Asaj s’mund t’i behej dot dysh. Po të guxonte dikush të kundërshtonte sado pak fjalën e tyre, më pas do hiqte aq keq, sa do rrezikonte seriozisht notën mesatare për të drejtën e studimit. Metoda e tyre ishte shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Një nxënës që e kishin futur në shënjestër nuk e ngrinin në mësim sipas radhës, por prisnin e prisnin deri sa t’i gjenin rastin e vetëm, kur ata ishin të bindur se mund ta kapnin në ditë të keqe, pasi nuk mund të kishte mësuar sa duhet. Dhe kjo mësuese gojështhurur, të cilën unë e solla si shembull, njihej fare mirë për marrëzinë, urrejtjen dhe metodat e saj të shantazhit.

    *** Koherencë ***

    Sot, pas kaq e kaq vitesh, çdokush me të drejtë do të pyeste, se ç’pasoja pati për sojzinjtë e nomenklaturës komuniste ndryshimi i sistemit totalitar? A mbajti dikush, qoftë dhe përgjësi morale, për tejkalimin e kompetencave të mësimdhënies nga kuadro të paaftë. A mbajti sikur dhe një person i vetëm përgjegjësi ligjore për ushtrim shantazhi dhe presioni ndaj nxënësve, jo të lidhur familiarisht me shpurrën komuniste? A i ka shkuar dikujt në mendje, se sa e sa nxënës dikur të shkëlqyer me mësime, si pak para maturës ashtu dhe gjatë studimeve iu desh të përballej seriozisht me ndëshkime të pajustifikueshme dhe cenzura nga më banalet që mund të prodhojë imagjinata njerzore? Me çfarë merret sot i biri i njërës prej mësueseve më sharlatane dhe më të përtallura të atij gjimnazi aq të preferuar? Mos është detyruar dhe ai të braktisë Atdheun duke kërkuar një jetë më të mirë në perëndim, njëlloj si viktimat fatkeqe të fantazisë dhe ëndrrave me demonë të së jëmës së tij sonambule? Apo i ka rezistuar fare mirë ndryshimit të sistemit, dhe ka bërë ndoshta më shumë preokopi se krijesat e tij?

    *** Dy fjalë për autorin ***

    Jo të rimë drejt e të flasim shtrembër, zotëri. Krahaso pak retorikën trushplarëse që u ke ofruar publikut me ngjarjet reale të lartpermendura, dhe mundohu t’a konceptosh sadopak, se përse fantazisë tënde të sëmurë i është kundërvënë reagimi mospajtues i lexuesve.

    Nepotizmi, kjo plagë e rëndë e zhvillimit të përgjithshëm i ka rrënjët e thella, dhe ato është vështirë se mund të shkulen, po nuk pati një përkushtim serioz për këtë çështje, si nga ana e shtypit dhe analistëve, ashtu dhe prej eksponenteve vendimmarrëse të qeverisë.

    Është e drejta e çdo servili të pështirë të mundohet të fusë nën ombrellën e tij kumbarot dhe cilindo që do të jepte pëlqimin për redaktim, por mos harro se është dhe opinioni i lirë publik, ai që mund t’i çjerrë maskën shkrimeve të tilla obskure.

  • Problemi sot eshte se nje million shqiptare votuan due per mos me pas ur me keso ngjarje ku nipi puneson baxhanakun,apo bija tezet et et…votuan pikerisht per mos me pa me keso relations nepotike, votuan rilindje kishe,pritem nje vjet per te pa se asgje nuk paska ndryshuar pos aktoret e teatrin politik! Pritem kot nje vjet per te pa prape nepotizem,prape malversime,prape abuzime nga pushtetaret:njeri ne kalajen e gjirokastres,tjere ne budgjetin e ministrisese kulturese-i njeti rrjet?-tjetrin ndalon miellin nga kosova per te favorizuar mikun qe na bluan miell nga ukraina-toxik e i ndaluar n’evrope!…pritem nje vjet e si duket rilindja po i ngjan cdo dite ma shume nje aborti se sa nje rilindje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *