Premtohet për të luftuar krimin, korrupsionin, për të shkatërruar bandat; premtohet zgjidhja e çështjes së pronës; premtohet madje deri dhe për një sistem drejtësie që jep e mban drejtësi, një gjë më afër utopikes, por kurrë nuk premtohet se do luftohet narko-trafiku, se toka shqiptare nuk do mbajë kurrë më në barkun e vet farën e mbjellë të kanabisit. Nuk dihet nëse kjo ndodh vetëvetiu apo me vetëdije nga ana e politikës, së dy kahjeve qoftë, por që përbën një preçedent të pazakontë, këtë nuk mund ta mohosh. Dhe sot, pas gjithë asaj gurguleje që ka ndodhur para dhe pas rënies së avionit në plazhin e Divjakës, kësaj qeverie i bie për barrë ta rishohë programin e vet në këtë pikë, nëse ka vend për të bërë një premtim shtesë në këtë drejtim, me objektiv kultivimin e lëndëve narkotike e narko-trafikun. Por shumëkush duhet ta ketë të qartë se kur është fjala për këtë lloj korporate, vullneti i mirë i një qeverie, sado e vendosur të jetë ajo për ta luftuar, ngjan si diçka shumë e vockël, si një miush përballë një elefanti. Pikërisht nga fakti se ka trajtat e një korporate. Si në rastin e sistemit të drejtësisë, ku mekanizmi korruptiv që xhiron miliona, funksionon në bazë të një “kodi mors”, gjuhën e së cilit nuk mund ta kuptojnë veç atyre që janë pjesë e tij.
P.S. Më rrëfente një ish-shpërndarës droge në Perëndim, i kapur dhe i dënuar me disa vite burg, se klientët – përdorues më të shumtë të tij, ishin pikërisht njerëz të drejtësisë e politikanë. Dhe ndodhi – siç më thoshte – që dënimin e morra pikërisht nga ai gjygjtar, që ditë më parë i kishte shkuar për konsum ajo sasi droge e ardhur nga duart e mija!!! Mos ndodh kështu dhe në Shqipëri?!

1 TENDERI 1 MILIRAD DOLLAR PER BLERJE ENERGJIE NGA RUMANIA DUHET TE HETOHET NGA PROKURORIA
2 GJYKIMI I SHPETIM GJIKES DUHET TE MBAROJE ME SUKSES
3 DHALLA CFARE PO BEN ME DOSJEN E IMAMIT?
4 DUHET TE GJYKOHET SIC DUHET XHIN XHONI
KETO JANE PROBLEMET QE U INTERESOJNE SHQIPETAREVE
SHOW-T E AVIONEVE TE DROGES ESHTE SKENUAR NGA SHERBIMI SEKRET ITALIAN
BE KA MARRE VENDIM JO PE STATUSIN, MIREPO NUK THOTE DO ME GJE PER KUSHTET PASI ATO QE NA VUNE NE I PLOTESUAM
ATEHERE BEN PAK “RREMUJE” NE ARENEN POLITIKE ME ANE TE TELENOVELES SE KACATORRAVE DHE JA KU DOLI EDHE ARSYETIMI I JO-se
Autor i shënimit? Unë jam për atë që,droga te legalizohet vetëm për politikanët dhe për gjyqtarët e për asnjë tjetër! Do ta shihni sa shpejt do te hyjmë në europë pas këtij legalizimi ?
E keni gabim titullin zoteri gazetare. Keni harruar se si karkatisej Tahiri ne fushate kur zotohej se me te nuk do te kishte Lazarat?