Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ka shënuar një ditë historike dje për sa ekziston si institucion, me dy denoncime, ku njëra prej tyre ka patur efekt fuge. Numri dy i Mbrojtjes, Dritan Hila, ka bërë me dije se do e denoncojë institucionin në fjalë, me akuzën e cënimit të imazhit publik, krejt pa arsye. Dhe vërtet, dy ditë më parë, ILKDP, njoftoi se lishte gjobitur Hilën dhe një deputet, për tejkalim afatesh të depozitimit të të dhënave mbi pasurinë, ndëshkime me shuma të tilla financiare që nuk kishin pse ndaheshim me publikun. Dhe ndodh shpesh që të përfshirë nga një protagonizëm euforik në momente të caktara, institucione me drejtues të rinj, rrëshqasin si pa e ndjerë në naivitete të këtij lloji. Edhe nëse nuk do reagonte zëvendësministri Hila, për çdo njeri me dy pare mend në kokë, është krejt e tepërt informimi i publikut për një vlerë gjobe të një arsyeje pa asnjë lloj peshe. Por nga ana tjetër ka vend për eufori e për ta informuar vërtet publikun, kur është fjala për zbulime të tilla “thesaresh”, siç është ai në “xhepat” e gjygjtarit e njëherësh anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni. Ama, të ngacmon një lloj dyshimi, që nëse një institucion bie ndonjëherë në akte mendjelehta, ia ul vetes kuotat e besueshmërisë për aftësitë e duhura profesionale në delikatesën e rolit që ka.
P.S. Sa për kujtesë: Ç`bëhet me denoncimin e ndërsjelltë mes ILKDP-së dhe ambasadorit Agim Isaku?! Ekziston një rrezik, që denoncimet e këtij institucioni të katandisen si ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku deri më sot, kemi qindra njoftime për dosjesh abuzime të sa e sa zyrtarëve të çuar për ndjekje penale, por asnjë njoftim për ndëshkim ndaj tyre. Sigurisht, as ILKDP-ja e KLSH-ja nuk janë gjykata. Por puna e tyre do konsiderohej e qepur fund e krye, nëse zyrtarët që ata denoncojnë, shkojnë pas hekurave. Ndryshe, këto dy institucione janë të deligjitimuara keqaz nga drejtësia.
E.H

Ky artikull me pelqen,shpresojme.
eshte nje shkrim qe te ofendon inteligjencen! kur flitet per funksionim institucionesh, flitet per parime se si duhet te funksionojne i nderuar gazetar dhe jo per nivele gjobash. eshte skandaloz reagimi i z. Hila. tregoi nje injorance te theksuar juridike te nje zv/ministri dhe nje personi qe personalisht deri dje e konsideroja nje intelektual. ju lutem informojeni z. Hila se ka nje parim juridik universal qe, injoranca e ekzistences se nje ligji nuk te justifikon. ky parim vlen ne gjithe boten dhe jo vetem te ne. per me teper kur kete gje e paraqet si shkelje edhe nje gazete, atehere gjeja behet akoma me serioze. asgje e keqe nuk i vjen publikut nese informohet per cfare ndodh ne institucione, perkundrazi (per kete fakt keni luftuar edhe ju gjate regjimit Berisha). kjo vonese e z. Hila per deklarim pasurie, potencialisht mund te jete fillimi i nje skandali tjeter korrupsioni. me te dhenat qe kemi ne si publik dhe ju si gazete nuk mund ta perjashtojme kete (shprej qe jo per figuren e z.Hila). ju keshilloj qe ta kontaktoni zv/ministrin dhe ne menyre shume shoqerore ta keshilloni te ndal ketu kete histori dhe te vazhdoje me deklarimin e pasurise. nuk mund te pretendoje se nuk e njef ligjin sic beri dje, por mbi te gjitha nuk duhet te pretendoje te kerkoje autocensure nga ILDKP dhe cdo institucion tjeter se atehere i afrohemi akoma me shume Berishes. gjithmone nese sulmet ndaj Berishes kane qene te sinqerta e nuk i kemi perdorur thjesht per nderrim pushteti!
Mbase ky autori nuk e ka kuptuar qe per institucion eshte njelloj detyra dhe informimi si per 1 lek si per 100, sipas procedurave te shtetit ligjor qe mbase ky njohurite i ka te pakta…Se sa eshte i rende njeri apo tjetri kete e vendos prokuroria ne akuzen qe i paraqet gjykates dhe gjykatesi me denime…kujdes mos perdorni nje peshe e dy masa…
Si hila e si gjini duhet te pergjigjen para ligjit njeri me gjobe (sipas ligjit) e njeri me tjeter denim (sipas ligjit)..mjaft me llogje…
detyra e ketij institucioni nuk eshte te njoftoje publikun se ka bere punen e vete,por te beje punen per te cilen eshte krijuar.detyra e policise eshte te vendose mase administrative per kundravajtesit jo te njoftoje qe i ka vene gjobe filanit apo fistekut,kushdo qofte ai.jane sjellje foshnjarake qe i ulin vlerat institucioneve dhe mjerisht jane perhapur ne cdo dikaster.po sillen si pulat qe shurdhojne dynjane kur bejne veze.pulat per ate pune i mbajme.
PO FILLOJNE ME FRIKE ME GJASME MER NJERZIT E PS PO PASTAJ.????
PO NGELEN NE KETO POZITA AS TE Q………. DHE AS TE LESHON SKEMI GJE NE VIJE NE SI POPULL