Dy protesta pati dje, njëra me e çuditshme se tjetra, që diket sikur shërbejnë vetëm e vetëm si një lloj paterice për opozitën. Basha tha para deputetëve në mbledhjen e grupi parlamentar demokrat, (gjëja me pa shije aty nuk janë fjalimet e kryetarit riosh, por ajo tavolina blu e kabashme që i shndërron gjysëmtrupat e njerëzve rreth e rrotull në gjysëmtrupa liliputësh), se kudo qytetarët po ngrihen në protestë! Po, dje në protestë u ngritën ca banorë të Kamzës, të cilat kërkuan legalizime falas(!!!), si dhe studentë të një universiteti të bllokuar për shkak të mospagesave tatimore, ku mes tyre shquheshin deputetë të opozitës. Janë dy lloj protestash, ku më së shumti u shkon diçitura ‘pa koment’, shoqëruar nga i vetmi koment: ç do koment është i tepërt. Dhe, duke i lejuar vetes pak tepri, në vendin e çdo teprimi të mundshëm, por me një farë kujdesi për të mos rënë në haram (kutojmë fjalët e Murat Bënçës tek ‘Këshilltarët’: “çdo gjë e tepërt është haram, edhe fjalët!”), për protestën e parë u duhet sqaruar protestuesve se falas është proçesi i legalizimit ku pëfshihen proçedurat e jo toka që është zënë. Shumëkush lëshon romuze të rënda për ata njerëz, duke i quajtur pezhorativisht “malokë”. Pse?! Sepse ata duhej të ishin treguar malësorë, të fjalës, besës e nderit, siç u ka hije. Malësorë, do të thotë që paçka mënyrës se si janë sjellur qeveritë me ta, në çdo kohë e në çdo rrethanë, do duhej ta shfaqnin vetë vullnetin për t`a paguar tokën ku kanë ndërtuar shtëpitë e tyre e ku pretendojnë të jetojnë jetët e tyre. Së këndejmi nis e i hapet udhë paqes e bereqetit, sepse ia kthen hakun atij që ja ke marrë.
Sa për protestën e dytë, deputetët e opozitës nuk duhet të bëjnë shfaqje të shëmtuara si dikur rivalët e tyre dje në opozitë, që kur u vendos të shembej një pjesë pallati, që thuhej se ishte në pronësi të kunatit të një kolegut të tyre deputet (për Dash Pezën ëshët fjala), ja bëhen në grup duke i vënë gjoksin situatës. Sistemi ju jetojmë, -edhe pse e kemi katandisur në një paçavure – ofron forma të tjera që as gjoksin mos e keqpërdorosh e as dinjitetin tënd mos e përçudnosh. / E.H.

Edhe ti qe paske shkruar artikullin malok qenke se duket nga gabimet ortografike qe ben. “Pezhorativisht” thote….. ……ahahahahah
Protesta eshte e drejte e ligjeshme e seicilit individ apo grup individesh.Por opozita c’far kerkon ne shkelie te ligjit?Te mos paguash taksat e detyrimet dhe tu dalesh ne mbrojtje do te thote qe je kunder shtetit.Zoterinj opozitar mos dilni ne mbrojtje te krimit,te vjedhies,mashtrimit e.t.j.
Ne rradhet e grupit parlamentar te opozites ka figura te nderuara ,MOS BINI PRE E ATYRE QE KAN SHKELUR LIGJIN.
E.H.
Di gje per ate protesten tjeter te artisteve te TKOB-it?
http://www.panorama.com.al/2014/04/24/artistet-e-tkob-proteste-per-kontratat-para-premieres/
Mos e zhvleresoni kaq shpejt veten, apo i harruat fjalet e Ermonela Jahos.
Mire qenke kujtuar shoku E.H. qe te permendesh vec “malesoreve” maloke, edhe deputetet socialiste qe i dolen ne krah Dash Pezes.
Ja qe ketyre “malokeve” te veriut po ju a falim paditurine e tyre nga hallet e varferise, po kur dalin deputete socialiste, medemek elita politike e intelektuale qe veprojne edhe me egersisht se ata.
Ku duhet te ndalemi me shume, tek keta hallexhi te tejvarferuar nga pushteti komunist te cilet sistemi i xhveshi fare nga koncepti i prones private, apo tek pasardhesit e pushtetit diktatorial komunist ?,
Ka edhe disa “protesta” te tjera qe jane akoma me absurde.
A nuk eshte kulmi i absurditetit ne nje vend demokratik pluralist qe “opozita” te dale ne proteste per te rrezuar me dhune nje qeveri, motivuar me korrupsionin e nje qeveritari, me te cilin tani ka bere aleance qeverisese ?
“Malesoret” e maleve te jugut per 47 vjet rrjesht u “legalizuan” nga pushteti komunist duke u ulur kembekryq ne Tirane e qytetet e tjera ne pronat e ish pronareve.
Gjithe e keqja qenka tek “malesoret” e veriut qe ne kushtet e nje demokracie te keqkuptuar liberale, bene te njejten gje nga halli, pa pyetur asnje qeveri.
petrit po te bej nje pyetje te thjeshte e te qarte per te gjithe .Po te ish dhene prona pronareve te vjeter ti zoteri dhe shoket e tu qe kane zene tokat dhe keni ngritur shtepite a valle do i paguanit token .Me nje here se per ndryshe flururojeme me gjithe lecka jashte.,deshe kapitalizem ja ku e ke zbato ligjet .Nqs nuk paguhet toka atehere ti jeton akoma ne kohen e levizjeve te njerezeve barbare deri ne krijimin e shteteve.
@ petrit? Ti gjithnjé edhe sot je pisqolla e komenteve. Ngatërron qellimisht dy kohë. Ata te jugut nuk zaptuan toka or taj. Ndersa verioret e tu dhe atje ku kane qene me pare kane toka edhe ketu ku vijne zaptojnë e s’duan t’i paguajnë. Ku ka në kapitalizem mendje si jotja ,e roitur dhe e prashitur në cdo koment. Paguajua ti “tokat e xanuna” o llogaritar peshku?
Ke kapur një problem te mprehtë me “protestat e stisura e të kurdisura” z. Ermir? Edhe mendimi im eshtë i njejtë me ju. Cdo gjë duhet zgjidhur jo me protesta te tilla por brënda ligjesive qe duhet te ketë modeli i një “kapitalizmi social”. Ajo që di te them unë eshtë se “falas” kurre nuk mund te ketë. Madje mund te shtoj se disa nga keta njerez të “tokave të tjetërkujt” jetojnë në kushte e vila komode? Ka edhe hallexhinj qe nuk kanë mundesi paguese por mua më çudit pjesemarrja në protestë e tipave “bajraktarë vilash”!? Per protesten e artistëve s’di ç’te them. Nuk jam né brëndësi të problemit. Nderime ermir !
PETRIT! Nga ajo qe ke shkruar ngjan me shume si nje SORRE qe i kane hedhur kerme per te ngrene me kushtin qe te kendoje per ata qe kane vdekur( Saliu yt dhe sorollopi uzurpues i tyre), t’iu thure lavde dhe te justifikoje krimin. Se te zesh token e tjetrit dhe mos te paguash te pakten token, me kanunin e malesoreve, ha plumbin. Por ti ne se je malesor, me siguri je bastard, ne se shkruan per te mos zbatuar ligjin ne nje shtet demokratik, me siguri je nje i inkriminuar ose i paguar nga ata qe per tete vjete vodhen te gjitha pasurite e kombit.
As me pak e as me shume-dy protesta per asgje.Ajo qe te ben me shume pershtypje ne keto protesta eshte:mos dashja per te vepruar ligji dhe prezenca e ( ne njeren nga protestat) te Aldo Bumcit,kryetarit pa bereqet te PD-s Tirane.