SHËNIM: E kujt është Kumanova

redaktor

Të gjithë ata që mund të kenë menduar se pas sinjalizimeve të para të radikalizimit të gjendjes në Maqedoni, do të kishte një paqe të përkohshme asgjë më tepër, tani, kur para tyre shtrihet në përmasa të ashpra fillesa e një tragjedie, duhet të ndjejnë shqetësimin për vetë atë që ndodhi, edhe më shumë se kaq.

Janë disa të vërteta të shfaqura dhe disa enigma të cilat mund të paraqesin një pjesë të tabllos, por jo krejt tabllon, e cila, ashtu si erdhi, me përgjakje, shkatërrime, vrasje, djegie të pazakonta, përsëri dhunë të skajshme, shpeshherë të pa adresuar do të duan kohën e tyre për t’u shfaqur të plota.

E vërteta e parë është e hidhur, sepse u takon politikës shqiptare në Maqedoni, dhe sidomos heshtjes së tyre, e cila zgjati shumë më tepër nga sa mund të ishte menduar.

Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është heshtja ose belbëzimi i politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Nuk duhet harruar se pikërisht ajo zonë, e cila shpesh herë u konsiderua si Drenica e shqiptarëve të atjeshëm, ku për më tepër kishte jetuar njëri ndër heronjtë e luftës në Kosovë, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, nuk ka qenë kurrë një trevë ku njerëzit, sidomos në lagjen e Trimave, të kenë shfaqur fobi ndaj pjesës tjetër të popullsisë jo shqiptare. Ajo që ndodhi në dy ditët e fundit, më shumë se sa një përleshje mes guerrilasve, të cilët, si e kam thënë në një shkrim tjetër, më shumë se sa vizion politik, mund të kenë zhgënjim njerëzor dhe strukturave policore e ushtarake maqedonase, i ngjante një hakmarrje të ruajtur thellë në pushtetin maqedon, në këtë zonë, e cila ishte zona e parë e çliruar pas 14 viteve. Ndoshta ky do të duhej të ishte shkaku i parë i reagimit politik, njerëzor e humani klasës politike shqiptare.

E pakta që ata mund të bëjnë është kërkimi sqarimit për dhunën e pakontrolluar në Kumanovë.
Sqarime për numrin e civilëve të vrarë e të plagosur. Cili prej tyre ishte guerillas, dhe cilët ishin qytetarë të zakonshëm; çfarë fshihet pas gjithë kësaj përpjekje politike, për të mveshur gjithçka me luftën kundër terrorizmit, kur vetë pushteti maqedon është përballë akuzave serioze për akte terroriste.

Enigma e parë: kush përfiton nga këto ngjarje? Është e vështirë të mendosh se tani për tani të fituar do të jenë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Ndoshta më vonë, pasi të ketë renë delli nacionalist   i shefit të qeverisë, Gruevski, pra, pasi është përdorur kërbaçi, të hidhen edhe copëra kulaçi, si për shembull pjesë të marrëveshjes së Ohrit të aktualizohen për t’u harruar përsëri, pra, shumë më vonë dhe gjysma-gjysma, shqiptarët mund të kenë ndonjë përfitim politik nga ajo që ndodhi përgjakshëm, por tani për tani aty ka vetëm një fitues, qeveria maqedonase, e cila, jo vetëm e dinte prej më shumë se një viti se kishte një krah që mund të rebelohej, dhe këto mund të mbështeteshin nga nga disa emra të kohëssë shkuar nga Kosova, përsëri gjeti këtë moment për të goditur.

Qeveria e Gruevskit, jo vetëm e ka ditur se çfarë po ndodhte, por edhe e ka lejuar qëllimisht rritjen e saj dhe, përmes figurave politike shqiptare në opozitë, e ka nxitur, me qëllimin e shpërthimit të saj si të një minë me sahat: në kohën e duhur, kur asaj i është dashur dhe në vendin që i është dashur.

Gruevski, njëri ndër politikanët më tipik nacionalist ballkanik, i cili gjatë gjithë karrierës së tij politike, në pushtet ose jo, i ka qëndruar linjës së tij të konfliktit të ashpër, kishte momentin e tij më të keq politik, dhe për të dalë nga bataku e kishte të domosdoshme një lëvizje të ashpër kundër tij, për të justifikuar dhunën politike, korrupsionin e pazakontë, dhunimin e lirisë së shtypit, vrasjet mafioze.

Për të dalë nga bataku ai përdori mjeshtërisht entuziazmin e pakontrolluar të disa njerëzve të zhgënjyer nga pritja, e solli lëvizjen e tyre në cakun e duhur dhe bëri goditjen që e kishte menduar prej kohësh. Pamjet në Kumanovë ishin të denja për një film horror nga lufta, por, ajo që ishte pas perdeve, loja e rëndë me jetën e njerëzve, ishte fillimi i një paragrafi të ri ndëretnik, që nuk zbut, por ashpërson konfliktin, edhe ashtu i acaruar.

Numri i të vrarëve, qoftë nga njerëzit e armatosur, qoftë nga civilët e zakonshëm, ende nuk dihet. Gjithçka në Maqedoni flet për eskalim të konfliktit, por edhe për problem që lidhet me të ardhmen e figurave lideriste shqiptare në Maqedoni. Asnjëri prej tyre nuk mori rrugën drejt qendrës së konfliktit, kur duhej të ishin aty shumë më përpara se lideri i opozitës maqedonase, të cilët ishin në pushtet në kohën e luftës dhe atë që nuk e bënë vetë, e bënë me mercenarët ukrainas, pra, vranë e dogjën ashtu si qeveria e sotme. Liderët shqiptarë nuk shkuan atje, pasi, Ali Ahmeti, i cili, në zgjedhjet e para në Kumanovë mori thuajse 100 të votave të shqiptarëve, jo rastësisht u vendos në qendrën e shënjestrës së kësaj lëvizje të armatosur hibride, të cilët i filluan aksionet duke e goditur selinë e tij dhe duke anatemuar figurën e tij politike. Klanit nacionalist në politikën maqedonase u intereson jashtëzakonisht që klasa politike shqiptare të mos ketë më asnjë kredibilitet në jetën e shqiptarëve dhe për këtë ata janë të gatshëm për gjithçka. Ka më shumë se 22 vite që e njoh nga afër Ali Ahmetin dhe kemi bërë bashkë pjesë në udhëheqjen e organizatës që themeloi dhe drejtoi UÇK-në, dhe jam i bindur se ai nuk shkoi në Kumanovë, jo se kishte droje, por sepse e ndjen se mes tij dhe njerëzve atje është krijuar një ndasi, e cila, sado e vogël qoftë, është e shumëpritur në politikën maqedonase.

Menduh Thaçi nuk kishte pse të shkonte. Ai ka qenë më parë se gjithë të tjerët frymëzuesi i kësaj ngjarje dhe, tepër e mundur, njëri nga financuesit e saj. Tjetri ndodhet në Kosovë, dhe megjithëse tani për tani duhet të ndjehet i trazuar, pasi disa nga njerëzit e tij ndodhen të arrestuar, do të jetë e vështirë që ajo që ndodhi të përcillet në udhëheqjen e luftës në Kosovë, çka po synohet tani bashkërisht, nga Gruevski dhe fijet e tij në Kosovë.

Përgjakja e Kumanovës është një dëshmi se ajo që ka mbetur nga dhuna nacionaliste është e mjaftueshme për të hasmëruar dy popuj, por, edhe ajo që ka mbetur nga lëvizjet e pakoha politike shqiptare është, po ashtu,e mjaftueshme,përtë humbur në paqe atë që është fituar në luftë.

Share This Article
15 Comments
    • B.Islami leri Analizat dhe Artikujt e Gazetave dhe ORGANIZO Djemte e UCK si ti Shpetojme keta qe u kapen, qe rane ne dor te SllavoMaqedonsve. te tjerat skam me vler tash as A.Ahmeti dhe as M.Thaci qe te 2 cop cope jane shahen zihen i organizojne kurthe njeri tjetrit kush e kush te jete me pare servili i Gruevskit.

  • Bedri,nuk e paske njohur mir ali turbeshin,po ta them se une e kam njohur para teje,dhe dajen e tij edhe ali turbeshin,pra tedyt i kam njohur qysh nga vitet 1981-1986,dhe prej vitit 1986,une jamlarguar nga levizja per republiken e kosoves,se jua zbulova atyre se ishin njerez te serbis,por mjerishte njerez si ti bedridhe ibrahim kelmendi,bardhyl mahmuti e shum qer si ju,ju i kishit ydhuj fazliun dhe aliun,mjerishte dhe perkeqardhje,je dhe ti bedri kur e lavdron ende ali qametin dhe e shan manduh thacin.Per,mua dhe shoket e mi,ata jan tedyte tradhtaret e popullit,apo ma mir me than,jan nji mut i ndar ne dyshe.
    Njeri,eshte nji mangup dhe qibritaxhi,pra thyci,kurse aliu eshte nji dhelper por i rezikshem.aliu e ka shkollen e udbes jugosllave,kete e tregojn pergjimet,ai kerkundi nuk zbulohet se ka gisht ne krimet dhe hajditrit e vjedhjet,se e ka ditur se pergjohet,kurse ata gomeret e tij,musa xhaferi dhe abdylhaqim ademi si gomar qe jan,po ata po zbulohen se kan gishtat ne krime,sipas pergjimeve qe i jep zaevi.Pra a po e shef se ali serbi gjerat i ka dijt se ai i ka bere me gruevskin ore bedri gjali.Eshte kan mir qe ti te distancohesh nga ali serbi,dhe jo ta mbrosh ende se edhe ti behesh fajtor si ai muti i qelber.Âê pa para nji ore,ja perzun deputete e ti,nga lagjeja e trimave,iken me bishte ne shal nga populli rexhaili dhe dy deputetet qer njera eshte bilem femer.Ali ahmeti duhet vrar per tradhtin qe i ka bere luftes dhe luftetarve te uck,ai duhet futur jo ne burg por ne varr me dajen e vet,dhe me musen,ademin,dhe gjith kupolen e duit-bdi,pra te gjithe jan udbash dhe bij e bija te udbashve,ore bedri hapi syte dhe mos i mbaj syzet e dyellit.

    • Nuk e kam te qarte nje pune. Si eshte e mundur qe z. Ali Ahmeti, perndryshe udheheqes i larte i ish drejtorise Politike te UCK te jete udbash dhe njeri i Serbise Si mund te jete nje themelues i UCK-se spiun i UDB-se? Ne cka bazohesh ti kur e thua kete?

      • Ae more vesh? I kane thene zogjte e malit.ha ha ha.Leri I budallalliqet o katundare.
        Pushteti I prish te gjithe ,edhe Aliun.
        Kohe te Reja ,duhen njerez te rinj ,te pa konsumuar ,e me deshire per fitore te reja.
        Ne 2001 Arben Xhaferri ishte ne qeverrine Maqedonase ,biles edhe gjate e pas luftes nuk dha dorheqje ,Thaci eshte pasardhes I tij dhe besnik deri ne vdekje I sherbimit inteligjent Maqedon.
        Me para e prapagande ka shfrytezuar dahurine e shqiptareve per Liri.I ka e frustuar e ndihmuar ,e pastaj I spiunuan ,per te bere lojen e Gruevskit.

    • Te kan par ty se je shpiun i udbs, prandaj ke hik mor mut, fare nuk din gje ti

      Levizja deri ne 1986 ka punuar??????
      Pttttttuuuuuu idiot

  • Bazohem ne fakte ore mollosi.
    Ai,eshte i udbes,dhe kete e din edhe zogjte e malit,por jo vetem ali ameti,por dhe daja i tij,kusheriri i tij,dhe e gjith kupola eshte me udbash,dhe bije e bija te udbashve,kete une e dij,se jam po nga sharri,dhe i njof njerzit e udbes,dhe ky ali ameti me musa xhaferin kusheri me dajen e vet,fazliun erdhen nga prizreni dhe bezen e bene tek konaki i njeriut te ubdes,po kryetarja e tetoves eshte teuta,babaj i saj po udbash i vjeter,pra vetem kaq po te tregoi.Sa,i perket sesi qenka e mundur nji njeri i drejtoris politika te uck.s-te jet udbash,kjo e tregon se ju nuk paskeni msue per sherbimet sekrete dhe kunderzbulimet pra ky me shoket e vet ka qen kunderzbulus dhe ka informua zotrit e vet,kete e tregoi dhe komandant hoxha mbrame se,ai dy ore para luftes ka fol me tel,me komandant malisheven,pra ali serbi i ka fute ne krttje kta trima,apo kupton ore mollos?

    • Une shume mire po e kuptoj ore shqiptar sharri. Por jane disa te tjere qe nuk i kuptojne ose nuk duan qe te kuptojne. Nuk e di perse, por duke e lexuar komentin tend te mesiperm mu kujtuan fjalet e Rugoves kur per udheheqesit e UCK-se (jo per luftetaret e UCK-se) thoshte se jane “dore e zgjatur e UDB-se”. Per z. Ali Ahmetin, qe ishte ne hierarkine me te larte te UCK- se dhe qe ishte UDB-ash ,sipas teje e paskan ditur edhe zogjte e malit, dhe se bashku me ta e paske ditur edhe ti dhe dr. Rugova.Duket qe paskeni pase te drejte.
      Sigurisht qe ke njohuri per letren e vellait te deshmorit Ismet Jasharit (komandant Kumanova) derguar Komandant Celikut, te cilat njekohesisht vlejne edhe per Hashimin, Xhavitin, Azemin, Ahmetin…http://www.telegrafi.com/lajme/vellai-i-komandant-kumanoves-372-pyetje-per-limajn-2-22988.html

    • shum je tu sharru ooooo shyptar sharri.

      fare lidhje nuk ke me politiken, Ali Ahmetin sen e njefish ma mire se bedri islami.

      Pi ku vjen Ali Ahmeti????

      Pi ku vjen Bedri Islami???

      Ku eshte majt mbledhja konsulltative ??? ene cilen date???

      Ti boj un ty keta pytje, se e shof, qe ke informata me thash e them.

  • O`DRENICA,e shkrusj me te madha fjalen drenic se kam rrespekte per ate,krenari kombtare.
    Kurse,ty drenic po ta them se,po,po edhe zogjte e malit e din se ali ameti,fazli veliu,musa xhaferi dhe shum tjer,jan tradhtar dhe bashkpuntor te serbve dhe sllavevemaqedon.Por,ju nuk doni ta dini se,ju aqi mend keni,ju i njihni tradhtaret dhe udbashet ne vendin tuaj,kurse ne apo une i njoh ne vendin tim.Une,po ta dokumentoi me fakte ti drenic dhe gjith shqiptarve se ali amet terbeshi,dhe 90%e kupoles s^bdi-s,jane udbash dhe bij e bija te udbes.Cfar fakti doni ju drenic?
    Ja,e para:kur e filloi luften e filloi me karten e clirimit te viseve shqiptare,meemrin e madh,USHTIA CLIRIMTARE KOMBTARE.Emer i madh nuk eshte mahi apo?Por ama pasi i tuboi pas vetes njerzit dhe opullin,dhe e pa qe fitoi respektin e popullit,erdhi radha e komunikates nr,7.e mujt mia te vitit 2001.Ku tekstualishte ne komunikar thot:SE,UCK-ESHTE USHTRI QE LIFTON PER TE DREJTAT E SHQIPTAREV,DHE PER MBROJTJEN DHE RESPEKTIMIN E SHTETET TE MAQEDONIS,DHE MBROJTJEN E TERITORIT TE SAJ.
    Pra,ai e filloi per clirimin e trojeve shqiptare nga sllavomaqedonasi,dhe jo per mbrojtjen e shtetit maqedon apo si thue ti drenic?
    E`dyta pasi erdhi e hyri ne qeveri,ai i perzuri nga puna patriotet dhe te burgosurit ne ish jugosllavi,vetem se ja than ne ftyr se pse ke fut ne shtab udbash,dhe ne parti i fute gjith udbashet dhe fmit e tyre,keshtu i than alis shum patriot dhe ai i perzuni nga puna qe i kishte fut ne pun,ARBER XHAFERI.
    E`treta,tregom se cfar beri ki ali ameti per shqiptaret,a e beri marveshjen e ohrit,apo mos gjuha shqipe hyri ne kushtetut,apo punsimi i shqiptarve,apo luftetaret dhe invalidet e luftes i regulloi,apo familjet e deshmorve jua dha spaku nji sigurim per jeten apo shkollimin e fmive,me pytje une mundi ta vazhdoi deri neser por ju prap nuk doni ta kuptoni,se ju nuk i dini lojrat e sherbimeve,sekrete,dhe zbulimet e kunderzbulimet,pra ali ameti shef i shtabit dhe komandanti i luftes,eshte i lire dhe bilem deputet,kurse luftetaret e tij,deri tah te vrare jan mby 500,luftetar mbas lufte,dhe kerkushi nuk pergjigjet per vrasjet e luftetarve.Dhe 200,luftetar jan neper burgjet e maqedonis 10,prej tyre jan te denuar per jet,pra si mundet qe ki komandant eshte i lir,dhe deputet e endet ne evrop e amerik,e luftetaret e tij jan ne burge?!!!Cfar dotme thush tani drenic,dhe mollos?

  • Mollosi, mos u habit e keqja e shqiptareve ka ardhur GJITHMONE prej shqiptareve.
    Per kete flete Hitleri, qe tha: “ne gjithe boten I bleve spiunet, ne shqiperi I gjeta falas. I vetmi shperblim qe me kerkon in ishte to vrisja vellane”
    Mos u hamit o Mollosi se edhe Ramiz Alia, Sali Aerisha, Gramoz Pashko, Gramoz Ruci
    UDB-sha jane…….
    Keshtu jene shqiptaret, ca me Jugosllevine, ca me Greqine, ca me Rusine e ca me Ameriqine…

    Prandaj nuk gjen derman ky vend I nderuar Mollosi.

  • Per,mollosin.
    Sa,per rugoven,edhe kur ka qen gjall nuk kam pasur asnji simpati,se edhe fillozofia e tij,nuk u perputhte me timen.Ai,ishte nji njeri i letrave nuk ishte politikan,ishte njeri shkrimtar i mir,por jo politikan,filozofia e tij gandiste nuk perputhej me gandin e hindis,se hindia e kishte larg britanin,pra nji dite britania dotu terhiqte se nuk mujte ta mbante nen rrethim ate popull per shekuj,pra demostratat dhe protestat gandiste nuk kan qen edhe aqi paqsore,por sidoqofte pra ne armiqte i kemi ne kufi,si serbin,maqedonin malinn e zi,te mos them greqin po se po,pra me rugoven dhe politiken paqsore nuk jam pajtue.Sa,per qe ai ka than se kta grupe jan nga sebia,kete ta them te drejten nuk e kam pranuar edhe atehere edhe sot,por per njerez te involvuar ne uck-t,tona po kan qen te involvuar oersona qe kan punue per sherbimet e huja,po po ka pas njerez te futur ne uck-t kete e dij,se kam pasur informata se kam qen njeri nga njerzit qe kam vepruar per lirin e vendit qysh nga vitet 1974.Po,une kam pasur mik dhe shok,komandantin FEHMI LLADRIVCIN,pra sot eshte HERO I POPULLIT,i rare ne veren e vitit 1998.Dhe ali ametin e kam njohur qysh ne vitin 1985,dhe me te jem ndar qysh vitin 1986,sepse e kuptova qe luante ne shum dasma,bashke me dajen dhe kusheririn e tij.Po,e kam letren e vellait te,KOMANDANT KUMANOVES qysh para dy viteve,pra i njoh dhe si famulje kta te komandantit.Pershendetje.

  • “shqiptar sharri”, ose je pjesëtarë ose je viktimë e luftës speciale të shërbimeve anti-shqiptare.
    “Dosjet” që i patën prodhuar ish-shefi i UDB’së dhe këshilltari për siguri i Menduh Thaqit (me mbiemër Iseni), dolën falsifikat i shpifur, i bërë nga ai dhe Bozhidar Spasiq. Iseni u zu në flagrancë, u burgos dhe u gjykua, sepse iu kam edhe prova e transferit të parave përmes Westerunionit duke ia dërguar Spasiqit.Këto tjerat që ke thënë Ti janë ca broçkula, tashmë të konsumuara deri në monotoni.
    “Argumentimi” se Teuta Arifi ishte vajzë spiuni, është gjithashtu bajate, sepse, e para, Teuta nuk mund të fajësohet pse ishte bija e babës (askush nuk mund ti përzgjedh prindërit), e dyta, nuk Komisioni i lustracionit nuk e ka diskredituar për spiun. Tetuta Arifi nuk u imponua nga askush, ajo fitoi bindshëm me votat e qytetarëve.
    Edhe “argumentimet” tjera i ke pothuajse njësoj, të pa konkretizuare dhe të paargumentuar.
    Ndoshta duke hequr maskën, mund të sqarohen edhe “argumentet” Tua. Në fakt, përse ke nevojë ta fshehesh identitetin, apo vetëm pse e dinë se je i shpifur?!

  • Per,ibrahim kelmendin dhe mbrojtsin e udbashve,qe vet e thoe se e bija pra teuta nuk eshte fajtore se baben e ka udbash,pra dhe vet e pranon,se me bijte dhe bijat e udbashve eshte perplot partia e ali ametit dhe e ibrahim kalmendit.
    Ibrahim une nuk ta them emrin se ju jeni udbash te gjith,si ti,si aliu,si fazliu,si musa xhaferi,si xhafer shatri,si fatmir besimi,abdylaqim ademi,si hevat ademi,po une ji njof juve more birbo,une me ju kam pas perplasje qysh ne vitet 1981-1986,ne zvicer more lukunia e zgjebosur,po ti je qysh ne kohen e vrasjve te vllezrve gervalla i akuzuar nga familja e tyre se je njeri,nga ata qe ke dhene adresat dhe vendndodhejen e tre herove more i poshter.
    Ju,jeni kembe e krye duke i sherbier serbve dhe maqedonve,dhe une nuk kam than se vetem ali terbeshi eshte tradhtar,une kam than se tradhtaret jan nji lloi si menduh thaqi,qibbritaxhiu i dikurshem i lagjes cetinska,si hysen fetahu qe ju e futet nelevizje,dhe ai i tradhtoi zija shemsiun me shok dhe iku shkoi ne jugosllavi,kurse une tij dhe shokve tu,xhafer shatrit dhe hasan males ju kemi than se hysen fetahun duhet perzen ose vrar se kemi lajme se eshte i derguar nga udba,ju jo qe neve na ndigjuat por ju uvute ne mbrojzje te tij,dhe neve na luftuat me gjitha mjetet epropagandes s^kohes,pra jam 64,vjecar dhe kur erdhi ahmeti nga prizreni erdhe ne fshatin tim,dhe beri konakun te njerzit e udbes,dhe jo te njerzit e sakrifices dhe te burgosurve,pra shum mir i njoh gjerat dhe veprimet e tij,por edhe tuat.Po,ju jeni futur ne uck,dhe jeni gjall,si eshte e mundur,qe nuk jeni plagosur?
    Po,ju jani fute ne uck,por si kal troje jeni fut ti dhe ali ameti,fazli veliu,dhe musa haferi,dhe shum qer,qe shef te shtabut e kishit gzim ostdrenin,nji njeri i kosit jugosllav,qe ka futur dhe diverzant ne shqipri,pra cfar tet them ma shum,ju te bdi,si dhe te pdsh,me thacin,jeni kriminel dhe bashkpuntor te sllaveve,kete ta them me pergjegjsi,si thaci si alia jen tradhtar dhe kriminel.Alia shef dhe kryekomandant i uck-s,nuk njeket dhe nuk denohet,kurse 200,ish ushtar te tij,jan neper burgjet e maqedonis.dhe 10,nga ata jan me burg te perjetshem kurse mby 500,ish luftetar jan te vrare dhe kerkushi nuk pergjigjet,e shefi i tyre po endet dhe bene politiken e madhe,si ma tregon kete dhe fakton se nuk eshte tradhtar,dhe nji gje,ai ne shupkovic u takue me cervenkovskin,naten me ndermjetsimin e te hujve dhe beogradit,pra cfar dote thush,cfar denglash dhe brockulla dote prodhosh,po tana qe po thuhet se krejt kjo eshte e pregaditet nga sasho mijallkov,dhe vet qeveria kur flitet se edhe shoku yt ali terbeshi ka pas lidhje ma ate grupin,dhe i ka fute ne kurthe vetem qe ta shpetoin lekuren e vet dhe te gruevskit,pra cfar dotme thuash tani or kombtari i madh ibrahim kelmendi???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *