“Guri” që hodhi në lum Muli, pra Flamur Noka, me atë mesazhin e famshëm që dhe me përmbajtje erotike të qe, nuk do kishte angazhuar aq shumë “kërkues gurësh” në ujrat e turbullta të provincialitetit politik që qelbin dunjanë këtejpari, la në hije ca lajme të tjera me më shumë “bukë”. Njëra prej tyre ka të bëjë me përbetimin e shefit të qeverisë së këtej e tutje, edhe një tullë pa leje nuk do mundet të vihet. Shqipëria mund të jetë ndër rastet unikale të kohëve moderne dhe në raport me vendodhjen (në mes të Europës), ku një lloj barbarizmi që u shkon për shtat vendeve të botës së tretë, siç është ai i kaosit urban ku çdokush ndërton ku të dojë dhe si të dojë pa “pjerdhur” për shtet, sepse dhe vetë shtetit nuk ja ndjen të ndihet i tillë, ka vijuar për 20 vjet pa asnjë lloj pauze. Pak vite më parë, në media u publikua një tip leje e kohës së fashizmit, e lëshuar nga pushtuesi vetëm për të lartësuar një avlli shtëpie me 10 cm.
Më vonë u publikua dhe një e ngjashme e kohës së gjermanit, e quajtur ‘leje kazani’, ku të jepej leje për të zjerë rakinë në oborr të shtëpisë vetëm për 10 ditë. Dhe vjen kjo ditë ku të vjen të thuash “i dashur armik”! Vëreni me kujdes: kur është fjala për armiq, zakonisht atyre u atribuohen djegjet e shkatërrimet. Ndërsa tek ne, në sferën urbane, janë armiqtë që kanë lënë trashëgimi të vyera me vepra arkitektonike e bërthama urbane qytetesh për t`u patur zili, ku disa kanë rezistuar e shumë të tjera janë zhdukur apo degraduar. Dhe rasti shqiptar në këto 20 vite, përbën një unikalitet negativ dhe nga fakti se shkatërrimi e degradimi urban e ambjental, nuk ka ardhur duke rrafshuar fshatra a qytete nga ndonjë armik i huaj- që sigurisht nuk ka ekzistuar – por duke ndërtuar, nga vete ne, ke e përdhunshëm! Dhe parë në këtë prizëm, e shtuna ishte dhe një ditë çlirimi!
Nëse vërtet ja mbërritëm kësaj dite, ku asnjë tullë nuk do vihet pa leje, ka goxha arsye që data 12 prill e vitit 2014 të ketë një status të veçantë kalendarik për Shqipërinë, që brezat e ardhshëm, do ta dëgjojnë të hartuar në këtë mënyrë në rubrikën “Kalendar’ të emisioneve të mëngjesit:
12 prill 2014 – Shqipëria mbyll ciklin 20-vjeçar të ndërtimeve pa leje. Për dy dekada me radhë, 28 mijë km katror u shndërruan në truall ndërtimesh, kudo, në çdo lloj terreni e territori. Të flisje për sense urbane, të merrnin për budalla e t`i referoheshe ligjit për një ndërtim, të merrnin për të marrë. Mjaft të të lindte dëshira për një lokal, shtëpi, shtesë pallati, pallat vetë, dhe që të nesërmen ajo mund të hidhte shtat, pavarësisht se ngrihej në tokën tënde, të dikujt tjetër apo në pronë publike.

shpresojme qe te jete e vertete dhe jo selektive.megjithate shteti po tregon se kur ai don askush nuk mund te beje ne koken e tij te gjithe duhet ta kuptojne se kush kerkon te kaloje mbi ligjin duhet te ndeshkohet sipas tij.
Ndertimet pa leje jane nje lume i se keqes sone. Qe ta ndalesh kete lume duhen diga. A i ka Shqiperia njerezit per te ndertuar digen e ligjit kunder kesaj te keqje? Druaj qe jo.
Edi Rama ka marre persiper nje barre dhe nje kosto. Si tek Hymni Kombetar “Kush eshte burre e nuk friksohet…” Eshte e qarte qe ne te gjithe atje ku jemi ne Shqiperi apo ne te kater anet e globit jemi me shtetin e duam qe ai te gjej forcen ta ndali kete te keqe. Por ne jemi atje ku jemi. Aty duhen njeres, police, shoqeri civile, maxhorance, opozite qe te gjithe bashke te bejne digen, qe te perplasen (si keto dite me mallakasteriotet qe me thene te drejte nuk kane edhe shume faj-kane bere si gjithe te tjeret).
Ketu mund te shkruash sa te duash per maxhorancen qe fraksione te saj qendrojne menjane e ferkojne duart:- Mire t’i gjej, ju thame ne, ndajme torten ata hengren, te hame edhe ne!
Per opoziten qe kerkon kokat e krereve te policise e te ministrit e ata nuk dine me ke te merren me “lumin e se keqes” apo me Berishen qe sheh enderra me mbret (Brovo ju qofte per denoncimin e drejtoreve “me bishta”).
Por me i veçanti eshte Kreshniku “i zi” qe nuk ka as din dhe as iman thoshin gjysherit tane. Ai qe, duke grabitur rezultatin e zgjedhjeve si kryetar KQ te zgjedhjeve ne 1996 e çoi Shqiperine ne prag te luftes civile, ai qe si titullar i KLD ka meriten qe ne gjyqesor instaloi moton e korrupsionit per karierat:” Paguaje qe ta kesh karriken qe do”. Tani ka marre kazmen qe te rrezoje digen. Teksa te tjeret hedhin gurin e fshehin doren, ai si i paturp e i padinjitet qe eshte sulmon policine. Jo vetem ne emer te vet, por te te gjithe atyre qe ne 20 vjet zaptuan e ndoten çdo gje te bukur te ketij vendi.
Mbetet vetem te urojme qe ne, shqiptareve te na jape zoti urtesine ti gjendemi se paku shpirterisht policise ne kete aksion tejet te veshtire dhe te besojme se do t’ja ndalim mbane te ndalim “lumin e llumit”.
Po kush mutin qe ai qe tha i pari:-Shqiptare nsertoni ku te doni. Lerini malet dhe zaptoni fushat.
Me siguri babaj juaj.