Edhe kjo është një “bombë”!

redaktor

Një lajm shoqëruar me një foto-njoftim, ku muaji shkurt bëhej me 30 ditë, u kalua pa shumë bujë, “i mbytur” nga lajme të tipit ‘hard-lajm’ me shpërthime,  vrasje e me ububura të tjera të realitetit tonë të përditshëm. Foto-lajmi vinte nga ambientet e filialit universitar të Peshkopisë, pra nga një tempull dijeje; e megjithatë u rendit tek ‘soft-et’, si të ishte fjala për pak gallatë në ndonjë njoftim për shitje shtëpie, ku veç të dhënave të hapësirës, thuhej se blerësi mund t`i gëzohej dhe fqinjëve të mirë!

Dhe ndër komentet e internautëve lidhur me foto-lajmin në fjalë, do veçoja atë që thoshte se derisa mbërriti puna që të ketë Universitet në Peshkopi, atëherë të tilla çudira janë mëse normale. Asnjëherë nuk u sqarua qartë e saktë, se për ç`arsye pastërtisht arsimore duhej të hapeshin ca filiale universitare në disa qytete si Kukësi e Peshkopia, makar dhe Saranda, kur kjo e fundit është 45 min larg Gjirokastrës që ka “Eqerem Çabejin”?!

Apo veç qëllimit të “votave”  me lopatë, nuk ka patur asnjë arsye tjetër, siç mund të merret me mend?! Sepse, çfarë ndodhi me arsimin e lartë në 8 vjet qeverisje të PD-së, mund të përmblidhet në sentencën e hidhur: “sa me shumë universitete, aq më shumë injorancë!” , që mund të vlejë dhe si diçiturë për foto-lajmin në fjalë. Ja, kjo është ajo “bomba” tjetër, shpërthyer ditë më parë në Peshkopi; “bomba” e arsimit, që po rrafshon ca kolona, ndër më kryesoret ku mbahen ekuilibrat socialë.

Share This Article
5 Comments
    • Eh mor eugen djali? Si nuk e ke kuptuar akoma se sa me shume injorante aq me shume pasuri dhe pushtet për pasaniket!? Sa më shume universitete aq më shume ide iluzive nga pseudodemokracia e pasanikëve,aq më i rafinuar sundimi !? Të kishit shkruar te pakten se duhen edhe universitete për “kalane e dodes” e bulqizën!? Universitetet duhet t’ju qepen kodrave e maleve që te ngrihen “taracat e dijes”dhe të bëhen njelloj pjellore si dhe gjiu i lalezit!!?

  • I nderuari artikull shkrues Eugen Vasili,
    Ju ngrini nje problem shume te rendesishem,por jeni kapur keq pas nje “lapsusi” burokratik ne nje filiale universiteti ne Peshkopine e varfer e te larget.E varfer se ashtu e kane lene te gjitha qeverite,dhe e larget po ashtu sepse ashtu kane bere “uqem” qeverite e te gjitha kohrave qe te mos ia ndertojne rruget e sidomos Rrugen e Arberit qe do t’i conte zhvillim edhe asaj krahine te madhe dhe atij komuniteti te nderuar,punedashes e patriot,arsim- dashes e mbeshtetes te zhvillimit.
    Ne shkrimin tuaj beni gabim qe krahasoni nje filiale te nje universiteti ne Peshkopi,e cila me ato rruge e mjete te varfra transporti qe ka i duhet nje dite per te vajtur ne universitetin me te afert,me ate filialin apo me nje universitet te ngritur ne Sarande kur ka nje te tille ne Gjirokastren fqinje.Po ju more zotri,u duhej te shkonit deri ne Peshkopi apo qofte edhe ne Sarande per te mesuar per gjendjen e rende te sistemit arsimor ne Shqiperi,per fenomenin e hapjes se sa me shume universiteteve private e filiale te tyre dhe gjithe problematiken dhe fenomenet qe ka sjelle kjo veprimtari?A ishte e nevojshme te shkonit ne Peshkopi(ku nuk analizoni megjithate problemet dhe gjendjen e arsimit te larte ne ate krahine te larget por merreni me nje “lapsus” te nje njoftimi burokratik ne mure!!) apo edhe ne Sarande,kur problemi eshte ne Tirane?E sa per gafa e xhevaire shtypi e TV dhe “lapsuse” kini mundesi te gjeni sa te doni mu ne qender te Tiranes,kryeqytetit tone,ne parlamentin shqiptar,ne presidencen shqiptare,ne shtypin qendror,etj.A nuk kishit mundesi te dilnit keto dite ne Tirane te shihnit se si pritej Presidenti i nderuar i nje shteti mik si Italia me flamurin e Bullgarise?Ja ne nje gafe te tille mund te ndaleshit qe te zbulonit se ne administrate e cdo institucion ka gafa e gabime me thes sepse ne to punojne partizanet partiake qe i kane blere ose kane marre dhurate diplomat e atyre universiteteve private,ndonje prej te cileve shet diploma edhe ne Europe!
    Prandaj nuk e kuptoj qellimin e ketij shkrimi apo vrojtimi tuaj: a merreni me gjendjen e problemet e arsimit te larte ne vend apo me xhevairet e te shkruarit te nje date?
    Kesaj populli do t’ia thoshte me bukur me ate shprehjen e vjeter:”O Dudi more Dudi,ku me djeg mua e ku me kruan ti!”

    • Te lumte dora zotri, ky gazetari e meriton nje koment ku thot te verteten qe mjaft te shikosh ca behet ne Tirane pastaj ne qytete e tjera. Gjith qytet jane Pasqyrimi i Tiranes dhe politikave dhe hajnive qe ndodhin aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *