Reagimi që zëvëndësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, ka bërë ndaj ankesës së lëshuar prej ish-kreut të Arsimit në qeverinë Berisha, Genc Pollo, lidhur me mbylljen e dhjetra universiteteve private, mund të konsiderohet dhe si formula më e thjeshtë për të kuptuar se përse në Shqipëri, fakti që 2 + 2 = 4, ngjan aq e komplikuar dhe asnjëherë nuk ka rezultat racional. Sipas Maznikut, po të ishte zbatuar ligji, nuk do ndodhte kjo masë qeveritare që ka sjellë kaq tronditje. Dhe kjo vlen për të gjitha llojet e mbrapshtive në këtë vend. Çfarë ka ndodhur e po ndodh, ka ardhur vetëm se nga moszbatimi i ligjit. Furia e themelimit të universiteteve private, që më pas solli një piramidë të paparë diplomash, masterash e doktoraturash, i përket kohës së Pollos në krye të Arsimit. Dhe nëse vërtet nuk është zbatuar ligji, përgjegjës është dhe vetë Pollo; që do të thotë se për mosbatim ligji, edhe ai duhet të ndëshkohet. Kështu që, formula shpjeguese e Maznikut duhet të përfshijë dhe Pollon, si vullnet total për ta ballafaquar me ligjin, këdo që nuk e ka zbatuar atë. Një njeri që vret apo vjedh, sociologjikisht ka kryer një vepër të rëndë, ndërsa juridikisht ai ka shkelur ligjin. Dhe ndëshkimin vërtet e ka sociologjik, duke u privuar nga liria, por ky dënim jepet juridikisht, duke e gjykuar si shkelës ligji (neni kaq e neni aq, për vrasje e vjedhje). Ndaj, nëse ndërhyrja në “tregun” e Arsimit të Lartë me masa ndëshkuese bëhet në emër të ligjit, në këtë ndëshkim duhet të ketë një vend dhe për strumbullarin e kësaj pune: Pollon, dora vetë. Se e tha dhe në deklaratë për shtyp: Që është për zbatimin e ligjit! Deklaratë thashë?! Eshtë një dërdëllitje për qejf, në vapën e gushtit, që ngjan si politikëbërje, derisa (mos)zbatimi i ligjit – që Mazniku me të drejtë e shenjtëron – Pollos vetë, nuk i fut asnjë gjemb në këmbë! /E.H.

kjo eshte nje qeveri futja kot.derdellit kryeministri,derdellisin ministrat japin intevista ca kaubojs te plakur si puna e xha Brahos,krijohen komitete e byro kombetare e nderplanetare per te gjetur gjurmet e ujkut kur ujku eshte ulur ne nje tavoline me ta.Desha te pyes Diten:dini gje per facebook Napoleonin se ska thene asnje Batute per sot?
Nuk ka krim me te madh se te shkatrosh dijen e nje kombi te ardhmen e Tij Cdo krim Kryhet me veprime e mos veprime ne kryerjen e detyres se Tij Ne Cilen e fit veten Pollo ne te paren apo ne te dyten ne te dyja rastet Ai ka shkelur ligjin
Paska qene kokrra militantit legen ky ermir hoxha mer vlla. Nuk la parim vetjak pa shkel vetem qe ti bjere pak ne sy lidereve
POLLO. Personazhi me famekeq ne historine e arsimit Shqiptar. Shkaterroi me sa mundi te gjitha projektet qe ishin financuar nga BB per arsimin, qe nga sistemi i vleresimit te provimeve dhe deri tek sistemi i “Matures Shteterore” te cilen ja besoi nje mediokri ne kete fushe, ish kryetarit te komisionit te arsimit Gezim Karapici, i cili u majm mire me kete te ashtuquajtur projekt dhe software qe kisht “shpikur”. Hajduteria e Pollos nuk ka kufi, rushfet per gjoja projekte si i mesipermi, rushfete te majme per licensa shkollash te te gjitha llojeve. Se bashku me te gjithe shpuren e tije kane bere spektakel me fondet publike. Ai eshte kryehajni, pas tij vine te gjithe zevendesat si Shamata etj, botuesit e librit shkollor te perzgjedhur nga ai etj. Hapni letrat ne Ministri dhe do te gjeni xhevahire sa per dhjete akt-akuza te ketyre hajnave, nga Pollo deri tek “shkencetari” idiot Ekrem Tafaj, tradhetari i atij qe i mbajti me buke ne Gjermani, ish “mikut” te tije qe e shiste tek Berisha dhe morri shperblim karrigen ministrore. Nese nuk pastrohet arsimi nga hajnia dhe abuzimi afrohet bjerrja e kombit. Nese nuk ngihet arsimi ne nivelin qe do ekonomia nuk ka te ardhme. Gjeni sot inxhiniere nafte, miniere apo energjetike te rinj qe te marrin ne dore keto industri jetike ? Gjeni sot saldatore per te salduar tubat e TAP-it ? Inxhinieret e naftes jane te gjithe jashte vendit, edhe te tjeret gjithashtu. SHQIPERINE DO TE BEJNE TE ARSIMUARIT DHE IDEALISTET E RINJ.