Të gjithë e dimë se “suksesi” i ekonomisë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit është ngritur edhe mbi burime e veprimtari ilegale, për të cilat qeveritë kanë mbyllur njërin sy, rëndom edhe të dy sytë, e kanë bërë sikur nuk dinë gjë. Një pjesë tjetër e rëndësishme e gjallërisë ekonomike ka patur e ka lidhje me investime e veprimtari legale, por që janë bërë kuturú, në një klimë të shthurur ‘laissez-faire’, me një logjikë aspak ekonomike, gjë që duket tek thërmimi në mijra dromca i një tregu a biznesi të caktuar dhe tek përqendrimi ‘bërthamor’ i këtyre dromcave në një hapësirë të ngushtë fizike, gjë që nuk e lejon konkurencën të japë fryte; përkundrazi, në këto rrethana kemi të bëjmë me një situatë që ilustron një logjikë kokëposhtë të ekonomisë së tregut, pasi kjo konkurencë e çmendur mes këtyre dromcave i bën jo fitimprurëse, në mos me humbje, një pjesë të madhe investimesh. Fjala vjen, vetëm në rrugën Tiranë-Durrës gjen gati 50 distributorë karburanti, mesatarisht një në çdo kilometër qoftë në vajtje, qoftë në ardhje, gjë që të bën të besosh se paratë që janë hedhur për këto investime do duan kohë që të rimerren në formë fitimesh; nëse do të rimerren ndonjëherë.
Duhet thënë se veprimtaritë ilegale kanë qenë një stimul i mirë për ekonominë shqiptare. Shembull? Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se ‘Lazarati’ është një veprimtari që, në një vështrim pastërtisht ekonomik, veç të mira i sjell vendit, dhe kuptohet pse: paratë e investuara janë të papërfillshme (sa pará ha aktiviteti i kultivimit të marijuanës?), krijohen vende të shumta pune, dhe në fund sigurohen të ardhura të jashtëzakonshme, të cilat mund të përdoren si kapital për investime legale. Të gjitha këto i bëhen gjak e dhjamë ekonomisë, ashtu siç i janë bërë paratë e futura në Shqipëri nëpërmjet prostitucionit, trafiqeve të lloj-llojshme, deri dhe krimit të organizuar.
Në një artikull të publikuar pardje në gazetën ‘Shekulli’, ku flitej për Lazaratin, autori Telnis Skuqi, nëpërmjet reportazhit të vet që e bazonte në fakte, të dhëna e intervista të marra në terren, rrekej të jepte një ide të plotë mbi atë që ndodhte në Lazaratin e këtyre ditëve. Gazetari kish intervistuar një kultivues droge, një rob me inicialet N.B., të cilin fshati – nuk ka ironi më të madhe – “e njeh për burrë të ndershëm, fjalëpak e punëtor”; kish intervistuar dhe kreun e Komunës, Dashnor Alikon; dhe që të dy japin një tablo të qartë të biznesit të drogës së Lazaratit.
“Nuk janë pak; janë 4,5 miliardë euro; me këtë shumë jetojnë për bukuri mijra punëtorë, qindra fermerë, si dhe disa pushtetarë”, thotë për gazetarin “burri i ndershëm, fjalëpak e punëtor”. Ndërsa Aliko fliste si të ish një sehirxhi e bjerradit atyre anëve. Dhe të mendosh se ky është njeriu që po ushtron mandatin e tretë në postin e kryekomunarit atje. A nuk është kureshtare të dish se çfarë lloj mandati qeverisës është ky i Alikos. Çfarë qeveris ky, që s’e ka për gjë t’i thotë gazetarit të Shekullit, se [nëse shteti ndërhyn në Lazarat për të penguar kultivimin e drogës, do të kemi] “një dekompozim social për mijra banorë”?
Merret vesh, se N.B. e ka rritur pak si shumë turnover-in e drogës së Lazaratit (4,5 miliardë euro janë më shumë se 1/3 e GDP-së sonë), por edhe sikur t’i pjesëtojmë këto shifra me koeficientin e teprimit, dilet kollaj tek përfundimi se biznesi i paligjshëm në fshatin që tanimë është unik dhe me nam në gjithë Europën është një patericë e mirë për ekonominë tonë. Dhe nuk është veç ky biznes, apo biznese të ngjashme me këtë, që e luajën rolin e patericës. Ka dhe biznese të tjera që, ndonëse janë të fisme (më të fisme), janë ngritur e funksionojnë në shkelje të rregullave. Fjala vjen, hotelet, restorantet e ndërtimet pa leje në zonat e bregdetit, apo bizneset e lojrave të fatit, apo – për të mbetur gjithnjë aty ku qeveria është duke ndërhyrë, apo aty ku ia ka patur qejfi të ndërhyjë – biznesi i furgonave, që bëjnë prej vitesh transport udhëtarësh.
Dhe të mos harrojmë se në segmentin që lidh kultivuesit e drogës së Lazaratit me pronarët e mjerë të furgonave ka me mijra biznese të tjera që ngrihen e funksionojnë po njësoj ose në shpërfillje të ligjeve, ose në respekt të ca ligjeve që janë ngritur për të favorizuar biznese anormale në një klimë konkurence të shterpët (në Tiranë, në një bythë vend, të sheh syri ngjitur e ngjitur ose disa qendra estetike, ose disa lokale bastesh, ose disa furra buke, ose disa bare e restorante, etj, etj).
Duket se aksionit të qeverisë në këtë lëmë po i bëhet pengesë rezistenca nga grupe interesi me mbështetje politike, por kjo është një pengesë që qeveria mund ta injorojë fare kollaj, siç ngjan se do injorojë, dhe me të drejtë, protestën e pronarëve të furgonave. Por halli i madh është gjetkë; është një hall që vjen – dhe me këtë po dal aty ku u nisa – prej papajtueshmërisë midis nevojës për të bërë disiplinimin ligjor të ekonomisë dhe nevojës për të ruajtur apo rritur gjallërinë e ekonomisë. Qeveria “Rama” ka dhënë disa shenja se privilegjon opcionin e disiplinimit ligjor, por do duhet t’i bëjë hesapet me faktin që kjo qasje ‘rule of law’ që kërkon të imponojë, sidoqë shumë e lavdërueshme si objektiv dhe strategji perspektive, bart sot për sot një kosto. Motorri i ekonomisë sonë është korrupsioni, babëzia, paligjshmëria, klientelizmi, evazioni, puna në të zezë, dhuna, arbitrariteti, paratë e pista, etj, dhe të ngrihesh kundër këtyre dukurive en bloc don të thotë ta fikësh për fare ekonominë. Dhe një gjë është e sigurtë: një ekonomi që fundoset është mënyra më e mirë për të inkurajuar paligjshmërinë dhe praktikat mujshare. E kështu, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse nxjerrim sytë në vend që të vëmë vetulla; ose duke u qëndruar larg metaforave, i japim më shumë jetë asaj që duam ta luftojmë.
:):) e forte pjesa me Alikon. Por a eshte e vertete kjo: “Nuk janë pak; janë 4,5 miliardë euro”
??
—
Nje shenim te vogel: Nje sasi e tille parashe nuk i behet vendit “gjak e dhjame”
“… se veprimtaritë ilegale kanë qenë një stimul i mirë për ekonominë shqiptare// ‘Lazarati’ në një vështrim pastërtisht ekonomik, veç të mira i sjell vendit, dhe kuptohet pse: paratë e investuara janë të papërfillshme … // … në fund sigurohen të ardhura të jashtëzakonshme, të cilat mund të përdoren si kapital për investime legale. Të gjitha këto i bëhen gjak e dhjamë ekonomisë,” (artikulli)
Shuma prej 4.5 miliard dollaresh (angl. $ 4.5 bilion) eshte ne gjendje te fundose stabilitetin e nje shteti te vogel; ndikon cmimet e sherbimet ne nivele te pa-perballueshme; krijon kanale te metejshme per aktivitet te pa-ligjshme ne te gjithe vendin, bile dhe ne shtetet kufitare. Qofte dhe gjysma e tyre te hidheshin ne Shq. brenda nje viti, do shkaktonin nje katastrofe financiare!
Vene ne konteks me GDP-ne del si numer i bute (1/3-ta) Nese krahasohet e copezuar; rrogat tek shteti/ privati, apo shpenzimet; (dhe Buxhetin e Shtetit) kuptohet me qarte forca e $4.5 miliardeve.
—
Ne 1992 G. Soros (dhe te tjere) me rreth $1 Miliard krijuan panik ne trege financiare dhe ra Sterlina. (e merkura e zeze) $4.5 miliarde ne Shqiperi jane nje “shtet-brenda-shtetit” Me potencial te zhvleftesojne Lekun ne permasa te tilla qe Shteti yne (tregu) nuk e kontroll dot me.
E ke kapur mire problemin o Muc,por s’ke thene arsyen kryesore.
Nje nder krimet me te medha te Enverit eshte se nuk i la masen e madhe te fshatareve qe krijoj te qyteterohen.
Erdhi momenti qe qeverisja u be te zgjidhej me vote dhe normal me vote fitojne fshataret dhe ky vend qeveriset si fshat i prapambetur prej 1992.
Edhe ti ke pjesen tende ne kete qeverisje deri sa sternipat te civiizohen.Besoj duhen shume vite.
Hall i madh O Muc….Siduhet bere…???!!! i la liri dhe sala por cfar fituam…???!! asgje nje dhimbje pa funde si ai semuri me kancer…..Gjithnje do te kete nje fund….Dhe duhet kerkuar dhe pranuar ky fund qofte edhe me keto dhimbje qe ti shkruan…Duhet filluar nga viti zero ne cdo drejtim…Per kete e votuan shqiptaret kete qeveri…
Ne shkrimin e mesiperm permenden disa lloj biznesesh qe, ne nje fare menyre, tregojne hapur per rrumpallen qe ekziston tek ne. Keshtu, sic thote z. Nano, jane ndertimet pa leje, lojrat e fatit, vendosja pa kurrfare kriteri e karburanteve, hoteleve, apo furrave te bukes, etj. Por, mendoj se nuk eshte vendi per te vene alarmin se ku do te hane ata qe krijuan kete katrahure , nese qeveria aktuale lufton per ligjeshmerine, edhe pse, ne dukje, kjo do te rendoje ekonomikisht tek ata qe kane abuzuar me ligjin. Lereni qeverine te rregulloje dicka, njehere per njehere, ate qe eshte me urgjente. Nese shihet se po tentohet me besim e siguri per vendosjen e plote te rregullave te lojes ne fushen e biznesit, atehere edhe abuzimet do te vine duke u pakesuar. Nuk jemi ne nje popull aq trim sa te tregojme kokfortesi te kunderligjeshme edhe kur shteti eshte i patundur ne zbatimin e ligjeshmerise. Jemi trima vetem atehere kur shikojme “ata lart” qe moto te punes se tyre kane “vidhni se ua morren te tjeret”.
Shkrim apo analize e ceket , ne ndonje rast tjeter , une them shkrim me norme, pra per te realizuar numrin e shkrimeve ne nje jave…Nuk kemi nevoje , sidomos nga autori ne fjale, per shkrime me titull bombastik ” lazaratizuar ” nderkohe qe mungojne te dhenat apo argumentat , qe po ti kerkosh ( dhe per kete pertojne shumica e analisteve ) mund te ndertoje nje cikel te plote shkrimesh .per temen ne fjale …!
‘Te gjithe e dime…’thote ky i nderuari .Po si ta nxe goja po e quan veten gazetar qe te presesh 22 vjet te thuash qe ekonomija jone eshte ndertuar mbi baza jo legale?
Edhe gomaret e dine perjashtu teje qe ketu ka 22 vjet pazar i Rroskovecit.LIS-Lidhja Integrim Skrapar
Desha te shtoj dicka per sqarim. Kur ky artikull doli dje…nuk e kishte emrin e autorit (M.N) mu duk se eshte i rubrikes Flash. (ka ndodhur dhe here tjeter, autori del A.N. a 4h me vone sheh qe eshte E.H.) Ngelet nje nga analizat me te sakta te z. Nano, i cili jo vetem me ironi por dhe ne kontekst, shpjegon pasojat qe vijne nga Droga dhe Ekonomia Informale. Per rekord, vete autori ka thene qe $ 4.5 eshte shifer e larte.
—
Shtoj dicka pse kjo shifer eshte teper e ekzagjeruar, dhene nga autori Telnis Skuqi per Shekullin. Koreja e Veriut ne nevoja deshperuese per “valute” ka nje aparat shtetetor qe perfshihet ne:
•Shitje armesh (dhe raketa)
• Drogera ilegale
• Falsifikim parash.
• Prodhon opium
Ng ate gjitha se bashku merr $1.2 Miliard a dicka me shume. Ka vite qe s’ka bere as $400.000.000 ne vit.
Peruja eksporton gati $22 miliard ne Kokaine. (sot eshte prodhuesi No1 i droges, kaluar ne vend te pare kur lufta kunder trafikut, e shtyu ate jashte Kolumbise) 15-20% e GDP-se. Kjo shifer ne Territor eshte e jashtezakonshme. Te arrihen biliona te tille. 60-70.000 hektare jane te mbjella me bimen Koka (cocoa leaves) 1Kg ne Lima eshte $1.500 ne Meksike behet £8-15000 e ne USA kalon £80.000 ne “vlere ne rruge” ne Europe vjen 1.8 x me shume.$130.000+ per Kg. Qe Lazarati te jape $4.5 bilion ne hashash (qe ka vellim shume me te madh kubik,se Koka) duhet te mbjelle sa siperfaqja Sarandes, Gjirokastres e Vlores, cep me cep.
Para Amerikes Latine, Burmes dhe “trekendeshit te arte” nje zone qe shtrihet ne 3 shtete (Kine/Vietnam/ Laos) numri i pare per prodhim opiumi/hashash eshte Afganistani. Me “no go areas” e ku warlordet bejne c’te duam Prodhimi total vjetor eshte $4 Miliard. Ne Lazarat besoj se hamendesia ka shkuar 10-15x here me shume, nuk prodhohen me teper se $100-150.000.000 dhe kete e themi me rezerva, pasi eshte numer i larte. Kestet vjetore te Kredise qe do ndihmojne te kontrollojne te Borxhit Shteteror nga FMN-Ja, jane me te pakta se kjo.
Nje vend “e mban problemin e droges” kur te ardhurat nga ajo (ne raport jane) 3-5-10-12%. Gjithshka me siper, zakonisht 15% e lart shteti ka zona qe nuk i kontrollon dot, jo 1 si Lazarati por provinca te tera (zakonisht malore, pyje etj) Ne 20% + ka varferi ekstreme dhe vrasje/ grupe paramilitare (haptaz) ne male/ rajone te ndryshme. Ka aq para sa te financohet nje “ushtri private” Kur kalon 30%, Shteti ka rene. Ekuadori s’perballon dot refugjatet nga Kolumbia, Hondurasi ka numrin me te larte te vrasjeve ne bote (per popullsi) dhe ne Meksike 95% e krimeve jane te lidhura me drogen.
Ne raport Botror, gati 1% (ose 30-40 miliard-$) e GDP-se eshte a lidhur me drogen.pra sado i larte (i dukshem ky raport) shifrat duhen “estimuar” sa me mire te jete e mundur, megjithese dihet se aktiviteti illegal s’ka taksa e fatura te japim rezultate te sakta.
Pas kesaj, vetem ne interest 5% ne vit, keto $4.5 miliard do benin $270.000.000 e nese do hidheshin per 3 muaj ne tregun shqiptar Leku do bente zhvleftesim. Po ashtu larja e parave nuk eshte aq e thjeshte kur kalon ne shifra te tilla, sa te blesh nje hotel a hapesh nje karburant, …me kujtohet kur kam lexuar per Kolumbine “ koha Eskobarit”, njeriu i tij i besuar thonte,10% te parave na prisheshin ne hambare duke na i ngre mijte. Duke pritur a gjetur persona, bankiere, bisnesmene, jurist etj, ti lanim keto para.
Shteti duhet ta luftoje kete nje ore e me pare, sa me teper te fuqizohen keto grupe me e veshtire do jete neser, paraja nga droga eshte nje rrezik akut per Ekonomi te dobeta si kjo e jona. Sic dhe thote autori: “Motorri i ekonomisë sonë është korrupsioni, babëzia, paligjshmëria, klientelizmi, evazioni, puna në të zezë, dhuna, arbitrariteti, paratë e pista, etj, dhe të ngrihesh kundër këtyre dukurive en bloc don të thotë ta fikësh për fare ekonominë. Dhe një gjë është e sigurtë: një ekonomi që fundoset është mënyra më e mirë për të inkurajuar paligjshmërinë dhe praktikat mujshare.” (artikulli)
Mustafai, shpaten e Demokleut e vari mbi Kutine e Pandores !