Metafora më e fuqishme e 28 nëntorit të këtij viti, ishte ngritja e flamurit në Vlorë nga dy kampionët botërorë të peshëngritjes, Begaj & Godelli, që siç lartuan sipër kokës kilogramët me hekur të shtangave, lartuan po ashtu dhe flamurin, të lehtë në peshë, por plumb të rëndë në ndjenjë.
Dhe hëpërhë, janë të vetmit që e meritonin këtë pozitë nderi; “rilindasit” tanë po vijojnë të jenë të muskujve, më tepër se të mendjes.
Nga ana tjetër, Vlora e pardjeshme, ofronte produkte mjaft të pasura në menynë patriotike; elementë droni, ku fantazia kish bërë të vetën për ta shpalosur sa më origjinal afshin kuqezi. Po të doje, hasje dhe patriotizëm erotik.
Jo, nuk është fjala për puthje apo seks nën flamur, për çka Ismail Beut me shokë, do i binte pika po të ishte gjallë e t`i shihte si skena, por për shqiponja të gdhendura në hire femërore, siç në rastin e një “lolite” që i fekste një i tillë në mbigjurin e njërës këmbë (në konotacionin më erotik i thonë shalë, sepse emërtesa ‘kofshë’ është e përzierë dhe me konotacione anatomike, si kofshë pule apo derri); apo si të ish një “dron” loje erotike lëshuar nga Humbert Humberti me plis mbi kokë. Ishte një gjetje që nuk duhej t`i mungonte ceremonisë.
Ndoshta do dekorohej dhe nga presidenti Nishani. Jo Humbert Humberti, por ajo “Lolita labe” që e kish stampuar shqiponjën mu aty ku, çdo patriot, nuk do e kish për gajle t`ia këpuste të dy kokat shpendit mitik, nga përndezja patriotike…më falni, erotike!/Ermir Hoxha

CA PO SHKRUAN O KOQE KANDARI ……………..APO FUTJA KOT??????????
pa lidhje ky shenim…jepi se bluan mulliri edhe per ty.. jepe mesazhe or mik dhe mos ja fut kot…
Erotizem patriotik! Ky shkrim do si fotografi ate te Rames pa breke ne plazh publik . Duke ja mbuluar bythen me ndonje shall partizan si te xha Temes. Do ishte tamam erotizem rilindasi.