Era e lirisë së dhuruar nga qeveria për një numër të dënuarish nëpërmjet një amnistie, është shoqëruar dhe me viktima. Fillimisht ishte një i dënuar që u vetëvra sapo u kthye në shtëpinë e tij. Por më pas u shënuan dhe grabitje me dhunë prej të amnistuarish, deri në rastin më ekstrem të para dyditëve, kur për pak sa nuk iu mor jeta një shtetasi nga dy grabitës nga radhët e të aministuarve, deri aty sa detyroi familjarët e të plagosurit që të përbetoheshin për hakmarrje.
Sado kritere të imta të ketë patur për aministinë, nga ato që përdoret lupa për çdo detaj të sjelljes njerëzore e cila jep garanci për pendesë nga të dënuarit në rast aministie, rezulatet në terren tregojnë se diku ka çaluar puna. Dhe këtu nuk flitet për raporte të tipit që nga kaq të aministuar, vetëm kaq përqindje iu kthyen sërish krimit; këtu është rasti që nëse dhe një viktimë e vetme shkaktohet prej atyre që u dhurohet liri, aministia konsiderohet e paefekteshme. Ndër kriteret e amnistisë, më së shumti janë potencuar ato që kanë të bëjnë me kohë, aspekte proçeduriale e lloj krimi, sesa ato që kanë të bëjnë me tregues moralë të të dënuarve, siç është sjellja apo pendesa e shfaqur në shumë forma. “Merr vesh njeriu me të mirë!” – i tha Loni kujdestarit tek “Lulëkuqe mbi mure”. “Merr dhe nuk merr!” – iu përgjigj kujdestari.
Njerëzit që merren me proçese të tilla kaq delikate siç është të dhuruarit e lirisë për të dënuar të shumtë, duhet të jenë mjeshtra të dallimit mes kriminelit dhe gabimtarit. Përndryshe, rrezikojnë që të përfundojnë në pozita bashkëfajtorësh në krim! / E.H.
Nje tjeter shkrim i mire juaji dhe kendveshtrim shume i mprehte i problemit.
Nuk mund te lirohen nga burgu disa hajdute ordinere qe kane lindur kriminele vetem dhe pse gjykata i ka denuar me 2-3 vjet burg. Keta jane kontigjent i rrezikshem qe nuk e harrojne vesin kurre, madje ne cdo moment mund ta marrin jeten nese i ze gafil apo i kundershton gjate aktit te grabitjes. Niveli i tyre i te menduarit eshte zero dhe shume shpesh i trazuar nga efekti i drograve qe perdorin.
,!-!