Është riaktivizuar krimi i “peshës së rëndë”; si shpjegohet?

anazapta

Pardje pas mesnate, në orën 01:34, në afërsi të Memaliajt, në vendin e quajtur Mogilë, u sulmua me armë autobuzi i linjës Tiranë-Athinë, dhe u plagosën dy udhëtarë, njëri nga të cilët për vdekje. Me sa duket, po jetojmë një situatë emergjente për sa i takon rendit publik, dhe policia e zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e kotë ta fshehin. Këta të fundit thonë se në pikëpamje statistikore gjendja është më e mirë se sa gjatë viteve të shkuara, dhe gjasat janë që të kenë të drejtë, por çështja është që kriminaliteti ka marrë disa forma të bujshme që ishin harruar prej kohësh. Janë shfaqur maskat nëpër rrugët nacionale. Janë rikthyer mbjellësit e terrorit në publik nëpërmjet vendosjes së tritolit nën shtyllat e tensionit të lartë. Tritoli është përdorur edhe për krime të tjera kundër personit, në do atentate vrastare (i fundit pati për viktimë një biznesmen në Durrës).

Shkurt, janë riaktivizuar banditë e delinkuentë “të peshës së rëndë”. Cilat janë arsyet? Një shpjegim mund të lidhet me faktin që drejtuesve të rinj të policisë (nëse nuk dyshojmë tek aftësitë e zotësitë e tyre) u duhet ca kohë për të rimarrë nën kontroll situatën. Një shpjegim i dytë mund të lidhet me faktin që strukturave të sigurisë ne vend u duhet kohë, gjithashtu, për t’u harmonizuar me njëra-tjetrën në rrethanat e ndërrimit të pushtetit (A kanë gjetur një gjuhë të përbashkët policia, prokuroria, shërbimi sekret, etj?). Një shpjegim i tretë mund të ishte kriza ekonomike, e cila ka prodhuar më së pari papunësi e dëshpërim tek të rinjtë, një pjesë e të cilëve, për shkak të një disponimi të tyre e në një klimë të mungesës së rendit, nuk e kanë për gjë t’u kthehen për qëllime mbijetese formave të ndryshme të kriminalitetit urban.

Një shpjegim i katërt mund të lidhet me policët e larguar nga puna, të cilët (disa syresh) nuk është çudi që, derisa të mësohen me statusin e ish policit, të rebelohen në mënyrën e tyre. Një shpjegim i pestë mund të ketë lidhje me një si çoroditje të botës kriminale pas 23 qershorit, gjë që, për shkak të lidhjeve të saj me klasën politike, ndodh gjithnjë në periudha post-elektorale në Shqipëri (grupet kriminale kanë nevojë për periudhën e vet tranzitore në përpjekje për të lëshuar e marrë territorin në dorëzim). Një shpjegim i gjashtë mund të lidhet me ndonjë strukturë shtetërore që është jashtë kontrollit, e që ka arsyet e veta të destabilizojë situatën. E di, ky shpjegim i fundit është me natyrë spekulative, por janë do krime, fjala vjen sulmi me armë kundër autobuzit apo tritoli nën shtylla, që kanë formën e qëllimin e terrorit. Dhe dihet, terrori nuk hyn në qëllimet e kriminielëve të zakonshëm.

Share This Article
8 Comments
  • Shkaku kryesor i shtimit te kriminalitetit eshte fakti se pas cdo ngjarje del ministri brendeshem e shpura e tij mediatike dhe e paraqet si te shtyre nga opozite, pra e motivon politikisht duke i dhene krimineleve nje alibi ta forte se ne Shqiperi krimet kryhen prej shtytjes politike. Dhe tellallet e qeverise mediat pro saj mundohen te mbushin mendjen se opozita organizon krimin. Nga kjo kriminelet ndihen me te motivuar per te vazhduar me fort se ne fund…Fajin e ka Saliu.

  • Serbi Nano , serbiiiii ….. ! Tani nuk ka nxjerre Halil Matoshin dhe shoket e tij , por ka nxjerre pushken dhe tritolin ! Kete situate e kemi pare edhe ne 1997-1998 e me tutje , nga bandat e ish ShIK-ut , qe u sulen per te vrare dhe vjedhur anekend me plan ngjalljen e frikes dhe terrorit. Prandaj i jemi kundervene “Matoshit” dhe “matosheve” se pas “fjales-plumb e tritol” vjen kallashi dhe topi e tritoli prej verteti . “Mendjelehtesia” , paguhet me jete njerezish dhe me shkaterrim zoti Nano , se nuk po e ze ne goje mungesen e zhvillimit !

  • Eshte e thjeshte fare : Papunesia, kriza ne Shtetet Fqinje(Ka mberritur gjithe Llumi nga jashte + llumit brenda) dhe armet e 97 jo vetem nuk e ulin por do e rrisin edhe me shume plus …qe sic shihet Prokuroria dhe SHISH nuk Funksionojne……

  • Tashme po kuptohet qarte zoti Nano, se nuk funksionojne hallkat e zinxhirit shtetror te luftes kunder terrorizmit dhe krimeve te renda.Njeri justifikohet dhe tjetri bene sehir, bashkepunimi eshte “O” ne luften kunder krimit, por edhe opozita ne raste se nuk ka gisht po e “vadit” per dite kete lule qe po lulezon.
    Zoti Tahiri dhe Lika nuk kane bashkepunim dhe informacione te ndersjellta, atehere te gjykohet nga Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti se kush nuk e ka koken ne vend te hapi rrugen dhe te iki nga ka ardhur.
    Mjafte kemi perjetuar situata te veshtira ne kete vend ku eshte dashur misioni “Pelikan”,”Kaskat Blu”, “AFOR” etj. misione te huaja.
    Opozita po sillet sikur te ishte para zgjedhjesh ne gjendje lufte dhe del per dite ne ekrane dhe shfryne dufin e humbjes se pushtetit ne 23 qershor, Prokuroria, Gjykatat dhe Presidenti ju bejne karshillek.
    Atehere pyes veten per ke votum dhe perse votuam, per ti pare qeveritaret dhe opozitaret perdite ne ekrane aq sa na jane merzitur sa nuk behet me, nuk duam ta degjojme me fjalen deputet, qeveritar, opozitar, president, prokuror, gjyqtar dhe gomar.

  • eshte e thjesht te kuptosh pse vjen krimi ne keto zona qe kan qenegjithmon problematike.. ne radh te par eshte mungesa e policise te displinuar ndaj krimit.. pastaj vjen gjykykimi ne shqiperi indiferenca ndaj frikes te gjyqesorit.. e treta eshte kriza ne greqi gjith ata dhumra qe kishin armatimet e 97 nepar shtepit e tyre dhe duke u kthyer ne token meme ne munges te ligjit dhe munges te policise bejn keto qe bejn.. ne radh te katert eshte mosbesimi ndaj qeverise.. disa prej ketyre kan miqesira me qeverin e vjeter dhe deri pak kohesh ishin ne institucionet e shtetit te meparshem me kulturen e vjeter pseftodemokratike.. eshte zgjidhja me e mire per tu hakmar.. .. po ti permbledhesh te gjitha keto do kuptosh se fukarelleku ne shqiperi kriza ne shtetin fqin dhe mosvenja e shkaktareve para drejtesis te shkatruesit te sistemeve te drejesise te policis dhe ikonomise shqiptare keto e 23 vjet do na sjedhi gjithmon fenomene te tidha

  • Saliu sa here del ne opozite keshtu bene….Nuk besoje se eshte koecidence…..Fatosi dhe Saliu jane kancer malinj per shqiperine dhe shqiptaret…….

  • NUk eshte riaktivizuar, por eshte dendesuar, dote thosha. ketu ka qene dhe i tille ka qene, me tritol, me vrasje me pagese apo vrasje per motive jo me te dobta por motive hici…….e para se ne jemi popull qe ne radhe te pare veme duart ne pune dhe jo mendjen…..se dyti eshte gabimi i madhe i politikes me ministrit e brendshem ne krye qe nisur nga urrejtja politike, largoi te gjithe specialistet kunder krimit me motive politike dhe i zevendesoi me ish police por te ngelur pa pune policore per nje kohe te gjate por edhe shume nga ata te manget ne detyra, te paafte….tani justifikohet me indiferencen e SHISHit gje qe eshte shume qesharake….SHISHI investigon terrorrizmin por jo ato akte kriminale qe i quan ministri Tahiri terrorizem qe behen per hakmarrje apo per vjedhje….autobuzi u sulmua se nuk ndaloi gje qe dihet qe hajduti te vret kur nuk realizohet…..as ai akt ndaj shtyllave te tensionit te larte nuk munde te quhet akt terroriste se edhe me pare eshte bere dhe behet, ndofta nga mos dhenia e te drejtes se prones……Me duket se Minsitria dhe policia e shtetit e hedhe fain tek te tjeret per te mbulluar paaftesine e strukturave te saja…mjafton te dime se ne te gadi gjysma e policeise se shtetit eshte apo paguhet per luften kunder kriomit te te gjitha formave….por atje nuk ka specialiste dhe munde edhe te thuhet se atje ka edhe bashkepuntor te krimit apo krimineleve…..pastaj eshte edhe papunesia, varferia, prurjet nga vendet e tjera ku kane emigruar….pa po u politizua krimi atehere ai do te lulezoi dhe nuk do te ndeshkohet kurre….MAFIA ne Shqiperi eshte e pa ndeshkuar jo se eshte me e forte se ne Itali, psh. por sepse ketu ajo eshte krijuar nga politika….e te gjitha ngjyrave….

  • ZOTI NANO ! JE I VONUAR! ANALIZAT QE BEN JANE TE TEJKALUARA… LEXO SHTYPIN…DHE ATY I KE PERGJIGJET E PYTETJEVE TE TUA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *