SHËNIM: “Europë moj kriminele”, e thotë PD-ja këtë?!

anazapta

Sigurisht që një frazë e tillë as nuk është dëgjuar e as nuk ka gjasë të dëgjohet në diskursin tonë politik, as nga të majtë e as nga të djathtë. Por të akuzosh më gojën plot kryeministrin e vendit si të lidhur me krimin, do të thotë as më pak e as më shumë, por që ta akuzosh si kriminel; dhe të ndodh kjo vetëm pak javë pasi Europa i ka dhënë statusin kandidat vendit që drejtohet nga ky kryeministër, i bie që fijet e krimit të shkojnë gjer në Bruksel. Opozita ka një hapësirë të pamatë për denoncime dhe akuza, që variojnë nga situata ekonomike e ajo sociale, e pse jo, deri tek ca emërime e ç`emërime jo dinjitoze në administrate, përfshirë dhe ca të njollosur që janë pajisuar me mandat deputeti; por duhet të kesh kapërcyer caqet e një ashpërsie e egërsie në luftën politike, për të përfunduar në marrëzi totale, që ta akuzosh një kryeministër dhe një qeveri si lidhur me krimin; pra kriminele.

Tashmë mbas 23 vjetësh, janë lehtësisht të nuhatshme sjelljet politike të perëndimit karshi një lideri apo udhëheqësie, kur e mbështet apo është ftohur me të; thënë më shkoqur, ku e do dhe kur nuk e do atë. E për momentin, edhe në emër të një kohë të natyrshme për provë force dhe aftësie, Rama e ka këtë mbështjeje. Dhe nëse opozita nuk posedon një dosje të detajuar që provon se kryeministri është vërtet i lidhur me krimin, dosje tipike për t`u çuar në Prokurori, duke zgjedhur t`i japë më tepër gojës, atëherë edhe pse nuk e thotë ajo, e thotë logjika e gjërave, që sipas saj, edhe Europa është kriminele. Ja se si, sipas “logjikës kuqeblu”, meqë ka jo pak alkimi komuniste: bazuar në faktin se një deputet i mazhorancës ka qenë dikur i dënuar  për një vepër kriminale, kjo do të thotë se dhe kreu i mazhorancës është i lidhur me krimin  (deduksioni që po i mëshohet fort); dhe duke vijuar me hallkat e tjera të zinxhirit shkak-pasojë, Europa  që po mbështet një kryeqeveritar të lidhur me krimin, është dhe ajo kriminele! / E.H.

Share This Article
8 Comments
    • Para PPSH-se e kane thene gjithe patriotet shqiptare te Lidhjes dhe pavaresise si dhe Gjergj Fishta , sepse Evropa ashtu ka qene dhe ashtu eshte ndaj shqiptareve !
      Kjo eshte arsyeja e perkrahjes edhe te serbeve gjate masakrave ne Kosove dhe e Sali Berishovicit ne Tirane ! Po mos te ishte Evropa mbrapa te dyve , do ta kishin lene rehat shqiptarin prej kohesh si serbi , si greku ashtu edhe Sali Berisha , sepse asnjeri nga keta vec e vec nuk kan e bythe te haen me shqiptarin !

  • Jane te nje familje .Shajme njeri tjetrin por e gjejne gjuhen e perbashket kur ndajne pasurite.As pozita e as opozita nuk cojne dosje ne prokurori dhe kur cojne ndonje akuze e cojne me mangesi qe cdo gjykates e rrezon pa ju dredhur dora.Nje loje e felliqur qe luhet prej 24 vjetesh.

  • ‘EUROPE MOJ KRIMINELE’ nese PD-ja e thote?E THOTE me te madhe dhe e ka shprehur hapur. I harruat kritikat e BERISHES ndaj zotit FYLE dhe kunder ambasades AMERIKANE.

  • Keta dallkauke e pranojne vete.Eshte aresye anti shqiptare e Sales dhe bythlepiresit e tij qe u zgjat dhenia e statusit…

  • Po c’merresh me badalliqet e budallenjeve e PD-se, o z. E.H. Edhe ata vete sapo bejne deklaraten, kur shkojne mbas kuintave, shkrihen se qeshuri me ato qr kane thene. Hi, hi, hi, hi, hi, o cfare budalleku qe thashe, dhe vazhdojne te qeshin ne te madhe.

  • Tssstss,mos e talleni pd-ne pse thote nje te vert été:kete e du nga pervoja e vente ne afferat korruptive me evropianet zotni berisha,prandaj eshte aq afirmativ!
    Po ky ka kujtuar se evropa ka obèse si shqiptari edhe vers po nuk e shkel besen.kurseevropa sot te lavderon ,neser te shane si pas interesin e sa!mos u bene budall me besu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *