SHËNIM: Faji apo gabimi i Hashim Thaçit

redaktor

Shumë njerëz, mes tyre edhe miq të mi, pas botimit të dy shkrimeve mbi portretin politik të shefit të ri të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, më kanë bërë pyetjen se ku, në të gjithë këtë rropulli, është gabimi apo faji i Hashim Thaçit, i cili e solli në postin e kryeministrit njeriun, të cilin deri para tri javësh e kishte më të rreptin, më të ashprin dhe më akuzuesin ndaj tij. Deri tri javë më përpara, pakkush mund të mendonte se do të kishte një koalicion të tillë qeverisës, e aq më pak, do të mund të mendohej se shefi i LDK-së do të ishte njëkohësisht edhe shefi i ri i qeverisë.

Nuk mund të mendohej një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së, jo vetëm nga fakti se ato ishin kundërshtare të njëra-tjetrës, shpeshherë deri në mëri të mëdha politike, por edhe sepse e gjithë fushata e LDK-së ishte ndërtuar mbi slloganin “të rrëzojmë Thaçin” dhe, thuajse të gjitha këtu e kishin patur synimin. Rrëzimi i Thaçit kishte qenë leva që kishte ngritur gjithë një strukturë partiake dhe mbi këtë ishte planifikuar gjithçka, duke shkuar deri në ekstremin e asaj që mund të mendojë një forcë politike: Fillimin e ndjekjes juridike të shumë pjesëve të kabinetit Thaçi, duke filluar nga vetë shefi i qeverisë së dikurshme. Në foltore të ndryshme, LDK-ja kishte ngritur fillesën e akuzave, që shkonin dhe përtej asaj që ishte thënë, duke kërkuar pikërisht tek PDK-ja enigmën e vrasjeve politike që kishin ndodhur pas luftës.

Nga ana tjetër, megjithëse struktura qendrore e PDK-së kishte qenë më tolerante, e kishte lënë hapur derën për atë që do të trokiste, pra edhe për LDK-në, e në fakt më shumë pikërisht për këtë, njerëzit e saj kishin alergji politike ndaj kësaj alternative dhe, megjithëse ishin ndarë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës apo me Nismën, miqtë e tyre i kishin dhe vazhdojnë t’i kenë aty. Selia qendrore e kishte më të vështirë bashkimin qeverisës me miqtë e dikurshëm, baza e saj e kishte më të lehtë.

Edhe më e pabesueshme do të kishte qenë premisa për të patur shefin e ri të qeverisë njeriun e parë të LDK-së. Shumë nga ata që bëjnë boshtin vertebral të PDK-së janë ish të burgosurit politikë të Kosovës, njerëz të dënuar ashpërsisht për “irredentizëm dhe nacionalizëm”, më pas, sidomos pas fillimit të luftës çlirimtare, të trajtuar si “enveristë”, dhe askush prej tyre nuk mund të mendonte se do të kishte në postin e shefit të qeverisë njërin ndër titullarët e strukturave drejtuese të kohës së dënimeve millosheviçiane.

Tani fakti është i kryer, qeveria është zgjedhur, është votuar, ministrat kanë marrë në dorëzim zyrat, po zgjidhen zëvendësit e tyre, që do të jenë më të shumtë se e gjithë qeveria gjermane apo austriake të marra së bashku; mes tyre po zyrtarizohen edhe ministrat e minoriteteve, ku shquhet ai serb, që nuk e njeh as qeverinë ku bën pjesë; do të fillojnë lëvizjet e atyre që nuk dëshirohen, po ndërrohen portretet, si shenjë besnikërie, komisionet po ngrihen njëri pas tjetrit, shumë enigma janë zgjidhur e shumë të tjera presin të zgjidhen, e mes tyre edhe ajo që ka në vete pyetjen: Ishte faj apo gabim i Hashim Thaçit e gjitha kjo që ndodhi.

Tre nga liderët e partive politike të Kosovës i kam miq të hershëm, dhe duke qenë i njëjtë me ta, di krejt mirë atë që i ka ndarë dikur, atë që i ka bashkuar, atë që i ndan sot; e di krejt mirë se ku ka qenë zanafilla dhe ku është mosmirënjohja, por e di po ashtu se asnjëra nga “ndarjet” e tyre nuk është aq themelore sa që të mos bëheshin bashkë.

Në Kosovë ndodhi një fakt i papritur. Në zgjedhjet e qershorit partitë e dala nga lufta, së bashku morën mbi 65 për qind të votave të shqiptarëve, gjë e pazakontë kjo, sidomos pas disa deklarimeve të njohura se “liderët e dalur nga lufta duhet të tërhiqen nga pushteti”. Njerëzit menduan ndryshe dhe i rivendosën në pushtet, por, jam i bindur, gjithnjë me shpresën se do të gjejnë një rrugë të përbashkët. Dhe një rrugë e përbashkët ka në vete edhe lëshimet e përbashkëta. Të cilat nuk ndodhën, por, sa më shumë që kalonin ditët, ato thelloheshin.

Në të gjithë këtë ndodhi Hashim Thaçi bëri dy gabime, të cilët më shumë kanë të bëjnë me para-zgjedhjet se me atë që ndodhi pas saj.

Gabimi i parë i tij ishte në moskonceptimin në kohën e duhur të mundësisë së krijimit të një poli paszgjedhor nga të gjitha partitë që do të ishin renditur pas Partisë që ai drejton. Thaçi është një njeri që gjakftohtësisht i parashikon gjërat dhe zakonisht u del para atyre. Edhe kur mendohet se ai nuk e ka ende një zgjidhje, në fakt ai ka kohë që ka filluar të punojë për të dhe ndoshta është duke i dhënë dorën e fundit. Më shumë se gjithçka, ai është një politikan që “nuk i duken këmbët”, edhe kur ato janë krejt zbathur. Kësaj here ai nuk e parashikoi se do të kishte një lëvizje të tillë kundër tij, e për më tepër të lidhur me emrin e tij. Ai nuk e parashikoi se do të kishte përballë një lëvizje politike si Vetëvendosja, e cila, e ashpër thellësisht kundër tij, deri në skamëri, do të kishte gjetur një shkak përplasjeje. Ndaj, pas zgjedhjeve, para se ai të fillonte të vepronte, vepruan të tjerët.

Ai nuk ka vepruar kështu herë të tjera. Disa vite më parë ai më ftoi të isha në Kosovë dhe të isha ndërmjet Tij dhe një partie tjetër, që drejtohej nga një mik i përbashkët, për të pasur një koalicion paszgjedhor, pra për të qenë bashkë pas zgjedhjeve. Megjithëse e dinte se koha e tij nuk kishte ardhur ende, ai po e bënte gati atë kohë. Shembullin e solla si një dëshmi se “dyert e dyta të politikës” ai i ka ditur gjithnjë, me përjashtim të zgjedhjeve të fundit.

Gabimi i dytë i tij është një përsëritje që ka ndodhur edhe më parë në jetën e tij politike: Besimi tek njerëz që besojnë përkohësisht tek ai, dhe mënjanimi i atyre që kanë kauzë të përbashkët me të, por në të njëjtën kohë kanë shumë më tepër dinjitet se gjithë të tjerët të marrë së bashku. Edhe kësaj here ai thirri pranë vetes njerëz që mendoi se mund të shërbenin për momentin, por që në fakt ata e shihnin Thaçin si një moment për të ecur më tej, qoftë edhe kundër tij. Në Kosovë ka figura të spikatura ndër vite, që janë pjesë e PDK-së, por befas, mjaft prej tyre u mendua se e kanë kryer kohën e tyre dhe u sollën të tjerë, të cilët, qofshin edhe gazetarë, janë të prirur për të rrëmbyer një moment të begatë, dhe për të ikur pastaj, duke lënë pas shumë të dyshimta brenda strukturave.

Gabimi i parë i Thaçit solli më shumë se 5 muaj pritje për ndërtimin e një qeverie, ndërsa gabimi i dytë i tij solli këtë aleancë qeverisëse.

A mund të kundërshtonte Thaçi nominimin e Isa Mustafës si shefi i ri i qeverisë së Kosovës? Ishte e mundur në fazën e parë, por jo më pastaj, kur dolën jashtë kontrollit të tij.

Le të sqarojmë diçka: Tani të gjitha partitë e mbetura jashtë pushtetit i janë sulur Isa Mustafës, për shkaqe krejt të tjera që kishte shkrimi im në dy pjesë. Mirëpo, deri para tri javësh, të gjithë e kishin pjesë të rëndësishme të qeverisjes, shef të Kuvendit dhe i kishin dhënë kartë të bardhë për të qenë president i ardhshëm i Kosovës. Mallkimi i sotëm është i vonuar, ai vetëm dëshmon se në lojën e politikës, nëse je me mua, je burrë i mirë; nëse kundër meje, je i poshtër.

Thaçi mund ta kundërshtonte nominimin e Mustafës. Në Kosovë ka një precedent politik, kur një forcë politike dhe një personalitet politik është gati të heqë dorë nga gjithçka për të mos lejuar atë që nuk e dëshiron. Në zgjedhjet e para pas luftës, që në fakt janë zgjedhjet e para të lira në Kosovë, LDK-ja fitoi përqindjen më të madhe, por me votat që kishte nuk mund të zgjidhte presidentin e vendit. Dy herë në Kuvendin e Kosovës u rrëzua kandidatura e Ibrahim Rugovës dhe po bëheshin tratativat për herën e tretë. Nëse do të kishte dështuar edhe një herë, zgjedhjet do të përsëriteshin. Në këtë kohë lindi koalicioni i parë i madh paszgjedhor, mes LDK-së, PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i qeverisë do të ishte nga rradhët e PDK-së, ndërsa presidenti nga LDK-ja, Ibrahim Rugova. U bënë tratativa që në postin e shefit të qeverisë të ishte Hashim Thaçi, por Rugova kundërshtoi deri në fund. Ai ishte dakord të përsëriteshin zgjedhjet, por nuk pranonte nominimin e Thaçit si kryeministër. Ky i fundit, megjithëse qëndronte jashtë tratativave dhe ende nuk kishte këmbëngulur, gjeti një zgjidhje tjetër, me të cilën nuk kam qenë i një mendjeje, as atëherë dhe as tani: Delegoi një tjetër, i cili kishte qenë në rradhët e UÇK-së. Qeveria u bë, ende mendoj se qëndrimi i Thaçit thjesht si shefi i partisë e ndihmoi strukturën e tij politike, por nuk e ndihmoi ndërlidhjen politike në Kosovë. Pasojat e saj janë ende tani.

Nëse në Kosovë do të përsëriteshin zgjedhjet, sigurisht që PDK do të ishte rishtas forcë e parë, dhe me një përqindje më të ndjeshme se më parë. Thaçi përdori në këtë rast devizën e vjetër, që është pjesë e politikës, “më mirë një vezë sot, se sa një pulë mot”. Të gjithë njerëzit e politikës e synojnë pushtetin dhe jo rrallë herë bëjnë kompromise të ndjeshme për hir të këtij pushteti.

Kompromisi i Thaçit, pavarësisht se besoj se i erdhi në majë të hundës nga ajo politikë që po vërvitej rreth e rrotull tij, është edhe faji i tij. Ai mund të kishte përsëritur precedentin e hapur nga vetë LDK-ja: qeverisje e përbashkët, por me figura të reja, të spikatura, pa mllef dhe pa enigma në rrugën e tyre.

Gabimet paguhen, fajet ndëshkohen, thotë një falë e urtë. Gabimet e tij jam i bindur se Thaçi i ka paguar tashmë. Koha do të verifikojë nëse ishte faj apo një zgjedhje e detyruar, por e domosdoshme, që mund të mbartet.

Në tetë vitet e pushtetit të Thaçit nuk kam kërkuar asnjëherë gjë nga qeveria e tij dhe kjo është e kuptueshme. Në më shumë se 700 shkrime të botuara, pro apo në kundërshtim me politikën e tij qeverisëse, në të gjithë këto vite, po ashtu jam i qetë sepse asnjëherë, askush, as nuk ka guxuar të më ofrojë një shpërblesë. Por kam gjetur miqësinë e tyre, çka është e shtrenjtë për mua. Por edhe qetësinë për të thënë të vërtetën, ashtu si kam menduar. Këtë kam menduar edhe tani, për gabimet dhe fajin e Hashim Thaçit, i cili, ku ta dish, mund të jetë sërish i fituar, si ka ndodhur edhe herë të tjera.

Share This Article
12 Comments
  • Sa per keqeardhje, i tere kombi shqipetare i ndare ne kater vilajete akoma nuk ja din vleren keti gjeniu. I din te gjitha, i urte, vetem mencuri e patriotizem rrezaton.
    E lan me dure thate shoket e idealit

  • Pershendetje Bedri Islami,dhe shkodrani.
    Ky,shkrim i joti sot,eshte as mish,as peshk.Thue,a ashte fajtor apo,gaboi thaci?Jo,ia as fajtor nuk eshte dhe as,nuk gaboi,ai per te qen ne pushtet ja hapi dyrt,derrit dhe doses,me vetdije dhe planprogram,mir te kordinuar me gjykaten kushtetuse,me enver hasanin,dhe me jahagen kukull.por ajo kuklla nuk e kuptoi se e preu degen e vet ku kishte kembet.Thaci,tani me eshte dresuar mir nga politikanet evropjan dhe amerikan,por dhe nga njerez te grupeve te interesit,te gjitha llojeve,kriminale dhe mafioze.E’,dij ste behet qejfi pse kshtu them e mendoi une,se i ke pas shok,dhe miq,por ashtu dhe une dikur i kam ndihmue dhe perkrah,jam kacafyt me ldk-ucat,neper zvicer,i kam mbrojte dhe i kam ndihmuar per hyr te UCK,dhe veprimit te tyre te drejt,kam qen kordinator,i FONDIT VENDLINDJA THERET,ne kantonin e st,gallenit,me bujen dhe jusuf sherifine shum,tjer isha dhe kryetari e shoqates,XHWVAT AJVAZI,pikrishte ne kohen 1997,deri 2000.pra nuk e kam per inat,apo xhelozi,por per parime dhe atdhedashuri.Kta ish shoket e tu,dhe te mit,si ali ameti,fazli veliu,dhe gjith te levizjes,nuk ganoi nese them se 90%e tyre u treguan,se ma shum kishin luftue per karier dhe lek,sesa per atdhe.Tregom sa komandant te uck,jan vrare,prvec,ilaz kodra-fehmi lladrofci,dhe si komandant te zonave qeter nuk eshte vrar,pra kjo tregon se krejt kan mendue sesi te shpetoin dhe lirin ta shijojn,dhe sa ma shum te pasurohen,apo jo?Tani,po dal tek,ata tre shoket e tu qe dakur kan qen bashk,ma mar mendja se per ke e ka fjalen.HASHIMI,JAKUPI,FATMIRI,po pse kta shok u prishen?Po,si eshte e mundur te akuzohet fatmiri nga gjykata e hages,dhe tani dhe nga ulexi?Si,eshte e mundur te bejsh qeverin dhe krieminister te bejsh udbashin,dhe te mos keses kurajo dhe force,ti pranosh gabimet qe ke bere ndaj shokve te luftes,dhe tju thuash hapur,ju jeni kundra meje se une jua kam bere been se jeni te koruptuar dhe kriminel,dhe perate une ju kam bere akuza ne hag,apo ulex,por gjithnji nese thaci kishte fakte,dhe ndoshta nuk do kishte 36,deputet,por ma shum,sa qe ta bente qeverin vete.Por,jo ki beni lojen e kungulleshave,ky si hipokrit,dhe i pa parime,bente pazare me mustafen,pas shpine,te ishh shokve te vet,se e dinte se mustafa i pafytyr,per pushtet dhe kolltuk punonte dhe me milloshin,pra ky e njifte mie mustafen,por dhe mustafa e njihta hashimin,dhe lujten 6,muj tezes i themi ne nga shipkovica,ime e tetoves,Pse nuk e tregon sepse u prishen kta tre shok qe ishin ne barakaden e njejte?E’ dij qe dote thush,po ato le te jen sekrete.pune shokesh eshte.Pra,jemi hipokrit,nuk jemi parimor.ne parasyve jeme shok e miq,prapa shpine jemi armiqe,kunder njeri tjetrit.A’NUK ESHTE ,PAK A’ SHUM TRADHTI,NDAJ IDEALEVE TE LUFTES DHE DESHMORVE,kur bene aleanc,menji parti qe ishte kundershtare e luftes dhe shantazhusja e luftetarve?A’nuk eshte e turpshme qe ta zgjedhish kriminister,ministrin e financave te qeveris vetqujter bukoshi-rugova?A’nuk eshte e turpshme qe te jesh me 36,deputet dhe te ngulish kembet si thiu na batak,ja une jam ma i votuar se xhdo parti qeter,por skishe mundsi me zgjedh kriekuvendarin,dhe ne vende qe te’terhiqte dhe tjua lejonte ish shokve te vet,te benin instucionet,dhe vet te dilte ne opozit,a sdo te ishte ma parimore,dhe dota tregonte se nuk eshte par pushtet,por per shtet?Por,josejo,ia beri mir llogarit edhe ne pushtet,dhe shoket le te rahin uj ne havan,dhe ne vitin,216,te jete presidente,jo thaci nuk eshte budalla,ai eshte gjarpri pa kambe,edhe pse veton suroin aspak nuk e pelqejse eshte nji shqipfoles dhe nji sllavofil milioner,qe suedezet ja bene sherbimin,dhe ai sot eshte milioneri me koncernin koha(VREME)e sllaveve.Besoi i nderuar se ste ngelet hatri se ish shoket e tu,dhe te mit,sot jan bere gazi i L.D.K.pershendetje.

    • Shqipetar Sharri Jam krejtesisht dakort me ty. Por dua te shtoj dicka:

      Bedri Islami, per shkak te viteve te luftes ka dobesi per luftetaret e UCK-se dhe eshte subjektiv kur shkruan per ta, dhe nuk ka qartesine mendore dhe shpirterore t”i thote gjerat ashtu sic jane. Duket qe e ka shume te veshtire t”i thote gjerat ashtu si i thote per probleme te tjera. Fatkeqesisht, me kete e humb Kredibilitetitin e tij si gazetar.

      Eshte e qarte nga te gjithe se Thaci eshte i korruptuar dhe ka korruptuar shume njerez gjate qeverisjes se tij. Shume zera te njohur dhe te paanshem ne Kosove, e kane kritikuar haptazi korrupsionin e larte te qeverise Thaci dhe te atij personalisht.

      E thashe edhe ne nje koment tek pjesa e II -te per Mustafen, qe B. Islami duhet ti kerkoje Thacit te jape doreheqjen nga politika.

      Shpresoj, se nqs nuk ka deshire t”ia beje kete kerkese publikisht, duhet t’ia beje privatisht dhe kete thjesht per shpetimin e Kosoves nga korrupsioni i thelle qe ka hyre ne te gjithe dejet e shteti Kosovar, dhe jo thjesht te enderroje dhe te deshiroje, e te genjeje veten duke thene,”””Këtë kam menduar edhe tani, për gabimet dhe fajin e Hashim Thaçit, i cili, ku ta dish, mund të jetë sërish i fituar, si ka ndodhur edhe herë të tjera.”””, sepse eshte e dyta here qe e thote kete gje( e ka shprehur ne artikullin e pare per kete aleance), duke uruar qe kjo aleance mbase te dale e sukseseshme.

      Ketu ne Amerike kete qe ben Berdri Islami, e quajne “”wishfulthinking””, qe ne shqip mund te adaptohet, “”Uroj te dale per mire, megjithese nuk jam i sigurte se do te ndodhi””

  • Dy shkrimet tuaja të mëparshme ishin shumë të sakta, përmbajtësore dhe objektive. Të përgëzoi për përshkrimin përmbjatësor dhe kronologjik, të veprimtarisë politike të Isa Mustafës në kohën e ishë Jugosllavisë komuniste. Mirëpo, shkrimi i fundit të zbuloi, se ti nuk je duke u merzitur pse erdhi në pushtet Isa, por përse këtë ia mundësoi Hashimi (miku i kohës së luftës, nënë organizimin e LPK-së).
    Problemi me Hashimin dhe disa nga miqët tu të LPK-së përkatësisht, luftës, nuk qëndron të LDK dhe Isa MUstafa, si kreu i sajë. Problemi është vetë Hashim Thaçi. Disa nga gabimet etijë i theksove edhe ti, por jo atë esenciale. Gjatë shtetë vitëve të qeverisjes, ai, si kreu i PDK-së dhe si Kryeministër, përveq tjerash i bëri dy punë të këqija, që nuk i a falin qytetarët e Kosovës.
    Nënë një, njezit e tijë dha i vetë ai, u pasuruan deri në apsurd gjatë procesit të privatizimit, përmes tenderve dhe përmes kontrabandës me artikuj të akcizës ( u shëndrruan në oligark në një Kosovë të varfër). Akrualisht në Kosovë janë diku deri në 20 “familje” të mëdha që po ia nxënë frymen Kosovës, sot dhe në përspektivë. Andaj dhe Hashimi ndërroi krah, nga i majtë, kaloi në qendren e djathtë!. Nën dy, Hashimi ishte tepër i kushtëzuar dhe i shantazhuar gjat procesit të dilaogut me Sërbinë. Kncesionet e bëra politike, shtrenjët do të i kushtojnë Kosovës.
    Këto ishin shkaqet që të gjithë ishin kundër tijë. Atë po e shpetojnë ndërkmbëtarët, përshkak se edhe më po kanë nevojë për te. Deri kr nuk dihet, por një dit do të i dalin plaqkat për dielli.

  • NEKEDIPSE-NAZIM.
    Ju,flm,nga zemra qe,me beni nder per mendimet e mia,Po,kam qen dhe un,si shum shqiptar nen sundimin e jugosllavis,si shum gjenerata para neve qe ja flijue dhe ne jemi te fundit qe spaku nji TULLE,e kam vue ne kalan e KOSOVES MARTIRE,prandaj dhe beje debate me bedriun se ka qen krietar i levizjes se kosoves per diaspor,dhe une kam qen vetem veprimtar,se nga levizja u largova haret,ne vitin 1986-87.kurse ne levizje hyra 1982,por ngase dolen do individ te dyshimt per mue ne sken atehere,prandaj u largova,por aktivitetet nuk i ndala me shoket dhe mendimtaret e mi,dhe jam nga ma te paret ne zvicer qe kam mbledh ndihma per UCK,qysh ne vitin 1993,pra qe atehere une kam pas lidhje me celulat e par,nga zvicra.Prandaj dhe komentoi ku e shof se nuk jan gjerat me i lan te ecin si dikushi don,pra te them,e mira eshte e mir,e keqja eshte e keqe.Ju,pershendes,sharri.

  • HASHIM THACI ESHTE KRIMINEL.

    POPULLI VOTOI QE TA CONTE NE OPOZITE E NGA ANA TJETER GJERMANIA

    VENDOSI QE NUK KISHTE ME RENDESI VOTA E POPULLIT, PASI E VENDOSTE

    AJO KRYEMINISTRIN E KOSOVES.

    THACI ESHTE PER NE BURG ME ATO QE KA BERE NE KOSOVE.

  • E KAM THËNË DIKUR KUR PD E SHQIPËRISË HYRI NË ALEANCË ME LSI DUKE CITUAR KADARENË: “ÇFARË DEL NGA MARTESA E IRIQIT ME GJARPËRIN? = 1 METËR TEL ME GJMBA” HISTORIA PO PËRSËRITET (NDOSHTA SI KOMEDI).

  • Bedri Islami është një njeri pa identiet.Identiteti i tij është vetëm pzaraja.Ai për luften rrenë
    sepse ai luften e ka parë përmes mediave.Njeri i pa kulturë dhe edukatë!Njeri i cili ka dhirrë
    për goje për personalitetin e historisë dhe të pavarsisë për të madhin Ibrahim Rugova.
    Pas A.Demaqit dhe R.Qosjes ky është njeriu pra Bedriu që ka dhirë për goje për të
    madhin Ibrahim Rugova.Pompat e benzines në pronësi shoqërore-shtetrore kan punuar për te.

    • Or Mik, jepi Ibrahim Rugoves cka i takon Ibrahim Rugoves, por mos e vini ne piedestal. Po ta analizosh me vemendje ecurine politike te Ibrahim Rrugoves, del pak si i cuditshem, me tre ditet apo nje jave qe shpenzoi tek Miloshevici e doli pa nji gjemb ne kembe kur atdhetaret shqipetare te Kosoves, qe me te vertete paraqisnin rrezik per Kosoven u vrane e u zhduken pa gjurme, me tendencen e tij per te fituar indipendencen me fjale boshe dhe jo me lufte, kur dihej qartazi se Serbia kurre nuk do e leshonte Kosoven, nuk na del kaq i perkryer sa e beni ju.

      Dhe sipasi teje ti ke te drejte me ofendu Adem Dmeacin, Rexhep Qosen, e Bderi Islamin, por te tjeret nuk kane te drejte me akuzu Ibrahim Rugoven. Jo mor mik, ketu nuk je drejte, ne mos je ma shume se thu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *