Komentatori politik Mero Baze ka vënë në pah një ngërç jo të vogël në PD, pikërisht atë që më së shumti e kompromenton moralin e kësaj force politike: faktin që në rradhët e saj nuk ka një figurë që të përçojë besueshmëri në atë që thotë, prej atyre që janë zgjedhur të flasin e përçojnë akuza në konferenca shtypi. Si shembull merr Ristanin që akuzon mazhorancën për emërime nëpër institucione të individëve me precedentë penalë, ndërkohë që vetë Ristani është një ish-gjykatës i dënuar për korrupsion.
Madje dhe nga Berisha. Por ky nuk është një fenomen i fragmentarizuar në PD. Pothuajse është frymë e saj, që përmbledh dhe individë konkretë. Ndodh kjo sepse e tillë është gatuar kjo parti, duke patur si qelizë bazë pikërisht kreun e saj, atë që prej më shumë se 20 vjetësh e furnizon me “gjak” moral e mental: Berishën, dora vetë! Mjaft fakti që “Doktori” rreket tash e sa vjet për t`u treguar antikomunist me një të kaluar 25-vjeçare si komunist i flaktë; që akuzon kundërshtarët për bij të etërve, ndërkohë që vetë ka qenë bir për shpirt në familjen e ish-diktatorit, për të kuptuar themelet morale me “bukë peshku” të kësaj force.
Sipas asaj shkence, prej nga vjen “Doktori”, prej së cilës ka marrë dhe titullin e cilësimin e nderuar ‘Doktor’, Mjekësisë pra, dihet se shëndeti i qelizës ose qelizave bazë, është mjaft i rëndësishëm e përcaktues në shëndetin e përgjithshëm të të gjithë organizmit. Çdo sëmundje në përgjithësi, por dhe ajo më e frikshmja në veçanti, Kanceri pra, nisin pikërisht kur një qelizë e vetme bazë, nis e shfaq probleme.
P.S. Është paradoksale ajo që ka ndodhur në politikën shqiptare me dy nga krerët kryesorë të saj: Ramën e Berishën. Rama vjen nga bota e artit, specifikisht e pikturës, ku shpërfillen shumë ligje të logjikës në funksion të irracionalitetit që përçon arti si frymë, si mënyrë përjetuese e shprehëse. Mjekësia është tërësisht e kundërta. Aty çdo gjë bazohet në moral e logjikë të akullt. Është një profesion që nuk të lë hapësira për “fluturime” dhe endje në qiej perceptimesh individuale pa kufij. Dhe nisur nga këto referenca përkatëse, sa i përket vizionit politik në menaxhim, realiteti ka treguar një Ramë më “Doktor” e një Berishë më “Piktor”!

ky ristani është i droguar. pse nuk vënë ligjin e sportit edhe në parlament: tu bëjnë analizat për drogë deputetëve???
BERISHA Doktor ose me ‘Piktor’? Ai nuk do te ishte i afte te kuptonte as edhe kete shkrim te mesiperm me nje ngarkese minimale intelektuale.
BERISHA eshte vec nje RRUMPALLE dhe asgje tjeter.Ka bere karriere vec me shpifje dhe duke ju lepire bythen KOMUNISTEVE.
Mero i Pare me vite lavderonte Berishen deri ne neveritje. Mero i Dyte mallkon Berishen perdite. Berisha ka qene ky qe eshte, nuk ka ndryshim, por nuk eshte cudi te kete nje Mero te Trete e me pas nje te Katert, se Mero eshte i ri ( ndonese qeros ) e ka kohe per dredha. Mendoj se per Berishen eshte njesoj, si te lavderohet, si te shahet nga Mero, bile me mire i del te shahet.
Zani , ky ndyresi Baze eshte njeri i ulet ne kuptimin e plot te fjales.
Kjo eshte fatkeqesija e madhe e ketij populli,qe ju japin rol dhe marin rol kjo
fara e keqe shqiptare ne te gjitha kohet.
C fare mund te presi nje njeri normal nga lloi Bazera?
Ne njerezit “normal” presim nga Baze te marre statusin kandidat per Shqiperine, te hyje ne Lazarat, te rrise GDP me 7.9%, ta arrestoje Berishen, te sekuestroje pasurite kriminale te pushtetareve, te vere ne rresht drejtesine dhe rendin publik, te nderroje presidentin me gjithe prokuror, te zgjithe ceshtjen e pronesise, te pastroje Shqiperine nga ndertimet pa leje, te luftoje papunesine dhe korrupsionin te rimekembe shendetesine arsimin dhe sportet dhe te ndertoje nje shtyp te pavarur. Vetem kaq!
Pse flisni kot? Ne 1992 shqiptaret lavderonin Berishen sepse shikonin tek ai nje lider qe ishte zgjedhur per te bere kete vend sic duhet. Kuptohet, qe atehere shqiptaret nuk e vune ne analize te imet figuren e Berishes sepse ishin shume te zene te shkeputeshin nga diktatura dhe te hapeshin, me pak fjale ishim te coroditur. Berisha e nxorri koken e tij dhe shqiptaret e kuptuan kush ishte pikerisht ne referendumin e 1994 kur i thane JO!!!
Tani, mos u merrni me Bazen sepse ju qe thoni kete ishit pikerisht ju qe e dashuronit Berishen.
Berisha nuk eshte ky qe ka qene, eshte bere me kriminel per asryen e thjeshte se ka pasardhesit per te mbrojtur.
Qe kur u themelua kjo parti,ne vitet e para shumekush e cilesoi “Parti Fashiste” e kjo se ne te u futen njerezit me moral te ulet,hajdute pulash,dembele,njerez nga familje te degraduara,karieriste,bizxhoxhinj,kriminele te dale nga burgjet,dhe fakti qe nje pjese e madhe e njerezve te ndershem u largua bute,e vertetoi se ajo thenie ishte e vertete.
Pash nerin mos na i nxirrni kete Ristanin se na i shpifi.
Nuk ka tjeter intelektual PD te caktoj deputet, por na del ky drogaxhiu i dehur qe nuk e shohim dot
te kuptonte populli kaq shume………… gjithe ‘politikanet’ tane s’do ishin ‘politikane’ . – dhe megjithate Luli po mbleth ceten per protesten idiote te radhes,[ sepse populli kaq mundet ti kuptoje keta ‘politikanet’ tane ! shqiperine e mori politika i vu zjare. shqipetar mos ri po duku o shqipetar. ……………….
Mero eshte me njeqind fytyra,mos u habisni kur te kthehet edhe kunder rilindjes edhe kunder zotit,nuk ka bes e fe,eshte njeriu me pa din e pa iman,si jarget e kermillit
MERO BAZE eshte me karakter , me te verteten dhe lirine e mendimit ,se eshte analisti me i shkelqyer i atdheut tone !
Te dhemb e??? Te ka share nga Berisha e? Mire ua ka bere, ju jeni degjenerimi i Shqiperise
Sa njeri i keq eshte ky ristani . ky flet sikur ka zbritur NGA qielli dje . i denuar per korrupsion hajdut zgjedhjesh . e ka siguruar jeten me ate pazarin e votave zagari.
Ky Ristani, ishte mire te mbante mbiemrin Riskari do ti shkonte me per shtat.
Gabohesh rende kur kerkon te beshe krahasime paradoksale te nje piktori(qe su muar kur me arte )dhe te nje doktori(qe su muar kurr me mjeksi)!E thene me ndyshe jane dy qeliza qe kane ndikuar ne jeten e ketyre personaliteteve e ndersa tek “piktori” publicistika eshte talent e art se bashku duke u koncentrur ne qytetari e zhvilim,tek i dyti qeliza “doktorit” eshte nje sherbese e felliqur per ate ç’ka ai ka marre persiper ne misionin e tij qe me sa duket do te shuhet se bashku me qelizen e fundit te tij per te shkateruar gjithçka qe i del perpara e trasheguar kjo edhe nga edukata fshatareske nga e cila e ka prejardhjen qe edhe perse u ngjit ne te gjitha majat e pushtetit kurr nuk arriti te marre elemente te bazes se qytetarise.Me keqardhje e them se kete po e trashegon edhe tek soji i tij.Ndaj “dokrratori”nuk eshte e nuk do te ndihet kurr “piktor” pavaresisht veprave te artit qe mbart ne murret qe e rrethojne e kurr s’ka per te qene “mjek” pavaresisht fotove qe ka me bluze te bardhe ,te cilat po ti shikosh me imtesi te duken si “pardesy te bardha”!Krimi e mafja jane ne nje emerues egersie sepse gjithmone dalin nga fundi i nje shoqerie ose nga familje qe mbartin ne shpirt mesjeten!Kjo eshte aresyeja per mua se perse doktori nuk behet kurr “humanist”(eshte fjala per person konkret),e perse piktori behet nje autoritet ekzekutivi pasi bart qytetarin e premtimit te gjerave .Jane dy bote te ndryshme z.Hoxha njeri njeri prej mishi,e tjetri makineri e sajuar me çipa e ingranazhe qe kane vrare histori njerezimi!
Lereni rehat legenin se eshte bere si i menderosur.
Kush nuk merr vesh me fjale merr me te rrahur.Po ky Mero as me te rrahur nuk po merr vesh.Dy here e kan rrahur e ba per spital.