SHËNIM: Fati ynë mes nëntokës dhe mbitokës

anazapta

Të mësuar më faktin se jemi tokë e bekuar me pasuri të shumta, një lajm sipas së cilit Shqipëria renditet tek vendet  që nuk  tregojnë për rezerva ari, mund t`u ketë ardhur hidhur shumë shqiptarëve. Aq më shumë nga fakti se mendësia jonë mbi sigurimin e jetës dhe së ardhmes, dominohet jo nga puna por nga dhuratat prej qiellit e tokës, që na mbijnë tek dera një mëngjes. Nëse ka një produkt artistik nga koha e komunizmit që duhej promovuar akoma më shumë në kohën e demokracisë, ky duhej të ishte ai filmi vizatimor me atë plakun që para se të jepte shpirt, u thotë të bijve që diku ka fshehur një thesar të cilin duhet ta gjejnë duke gërmuar. “Kërkojeni bijtë e mijë se do ta gjeni!” – ishte këshilla e fundit e plakut me zë të zvargur, para se të mbyllte sytë përgjithnjë. Bijtë dembela nisin të gërmojnë tokën me një vrull të paparë, pa e kuptuar se njëherësh po e punonin atë, prej së cilës po merrnin fryte të mbjellash e prej tyre të ardhura. Më në fund, pak përbërje “floriri” e mbetur në mendjen e tyre, bëri që të kuptojnë se thesari i vërtetë ishte puna. Ne nuk duhet të trishtohemi nëse lajmet thonë se nëntoka jonë nuk ka ar, por nëse thonë se mbitoka është përplot dembelë dhe të paaftë!      / E.H.

Share This Article
3 Comments
  • Bukur e ke kapur shembullin me PLAKUN e URTË dhe bijtë e tij…
    Por problemi qëndron se sot ai “PLAKU I URTË” që të jep këshilla të mençura, nuk jeton më…

    Për më tepër sot “mençuria” nuk qëndron tek PUNA, por tek “MARIFETET” lum miku…
    Aq shumë kohë sa u desh që puna të futej në gjakun e dembelave shqiptarë, aq pak kohë u desh që ajo të ç’rrënjosej e të hynte në “përrallat nga e kaluara”…

  • Ai plaku i urte nuk eshte me gjalle ne mbitoken tone…Thone,me te degjuar e kam, qe e kane vrare te mirin, per hicgje , per nje ‘konflikt prone’…

  • Pershendetje artikull shkruesit,kjo esht një teme e qelluar.Ti kujtojm fjalet e
    Naimit,por edhe thanjen e partis puns se PUNA ESHT NDER,por si duket ne Shqiptaret kemi paksa problem me nderin ton.Plaku I urte,Keshillen e ka lan por femijet spo e perfillin.Ndryshimi fillon qe nga cerdhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *