Militantizimi poltik, ku renditet pjesa më gdhë e grupimeve shoqërore me preferenca të caktuara për këtë apo atë parti, ka dhe ajo ekstremitet e veta, padyshim të shëmtuara, nga e majta apo nga e djathta qofshin. Dhe nuk do mungonin të shfaqeshin dhe në rastin e dy aksidenteve të së shtunës me pasoja tragjike, duke ua atribuuar shkaqet e tyre sa Rilindjes e sa Berishës. Eshtë e vërtetë që standartet e rrugëve në Shqipëri janë copë-copë, poaq sa është e vërtetë dhe një mungesë e dukshme e vetëdijes për kujdesin në ecje dhe respektimin e rregullave, ku ndodh që, në jo pak raste drejtues të ndryshëm automjetesh hipin në timon pasi kanë rrëkëlluer ca gota të mira e janë bërë tapë.
Aksidentet e së shtunës, qenë fatale për nga numri i viktimave, 5 nga secila. Përveçse në esktreme gjeografike, ato ndodhen dhe në kushte e rrethana krejt të ndryshme. Aksidenti i Kukësit ndodhi në një rrugë rurale, vërtet e pashtruar, por që drejtuesi, edhe pse i ri në moshë, e njihte mirë, pasi kishte dy vjet që e bënte. Aksidenti tjetër ndodhi në një rrugë, pothuaj me asnjë mungëse standarti. Eshtë aksi Krane – Qafë Botë, e shtruar vitet e fundit, me shumë pak qarkullim automjetesh dhe me goxha gjerësi në raport me fluksin që ka, pasi zgjaton mes jo shumë zonave të banuara.
Më saktë, është një aks me një propabilitet mjaft të ulët aksidentesh. Por ja që dhe aty, humbën jetën 5 njerëz, po aq sa në aksin Ura e Gjegjani – Shishtavec, që vërtet është për ibret t`Zotit. Pra, nuk është se aksidentet ndodhën në akse problematike, që patjetër politika, të djeshmit apo të sotmit në pushtet, duhen vënë në shenjestër. Eshtë ndër ato raste, që rrëzojnë logjikën e çdo bilanci zyrtar për efekt “rezultatesh pune” të Policisë Rrugore. Statistikat në këtë rast, nuk përputhen me asnjë logjikë, pas së cilës mund të ndërtosh një analizë-sintezë . Ishte pra thjesht një fatkeqësi, që lutemi mos ndodh më.
Edhe opozita e djeshme e PS, edhe opozita e sotme e PD, kane te drejte te kritikojne ate qe ka pushtetin per aksidentet. Sikur aksidentet te paksoheshin do dilte me vrap Sajmir Tahiri e do mburrej, te dale dhe tani e te mbaje pergjegjesite e pushtetit.
mos ja prishni vleren keti shkrimi me komente bajate
Vendosja e rregullave te forta për drejtuesit e mjeteve që nga dhënia e patentës e deri te alkoli,kjo është ajo qe duhet bërë? Madje edhe bisedat me celular kur drejton mjetin duhen ndaluar! Për pak e shtypi nje halabak plaken dhe vajzen e saj një halabak sepse fliste me celular sikur te ishte shtrire ne divanin e shtepise. Por ne shume raste kam pare se nuk respektohen fare semaforet. S’ka asnje rast te vetem policor ku të jete gjobitur rende ndonjë “cjap i kapardisur” qe kalon me drite te kuqe. Shoferet kane gabimet e veta por ama edhe policia nuk eshte se po ja “perdredh” qafen ndonje halabaku nga keta qe thashë..! Duhet ligj e rregull i forte për nje milet qe ka 24 vjet që i jane leshuar frerët!
Shume cinike titulli dhe permbajtja e komentit. Nese nuk reagohet edhe per raste te tilla do na pllakosi terri dhe zia, do te na duket diktatura mrekulli.
Kur flet dhe Gazeta Dita dhe Ermir Hoxha per ekstremistet militant…..
Militantizimi poltik, ku renditet pjesa më gdhë e grupimeve shoqërore me preferenca të caktuara për këtë apo atë parti, ka dhe ajo ekstremitet e veta, padyshim të shëmtuara, nga e majta apo nga e djathta qofshin. (artikulli)
Vezhgim i drejte. Vete do e thoja me nje gjuhe me te bute por prape do theksuar se Militantizmi nuk eshte i perbashket me llogjiken e mendimin e lire. Militanti duke mos e kuptuar se nje ”qeveri e keq” nga ana e preferaurve te tij e demton dhe ate vete, s’ka me limite e vazhdon dogmatizmin si nje pjestar kulti. Eshte ai sektor i shoqerise ku gjerat ndahen ne ”me ne, kunder nesh”. Kur i kritikon palen e tij e merr personalisht duke te pozicionuar si militant te pales tjeter. Se behet fjale per rendin, ligjin, taksat, pergjegjesi, llogari-kerkim e thjesht shqetesim qytetar; mendjes se tij nuk i interesojne.
Militanti humb shume per vete, se ka investuar gjithshka ne nje ide. Gezohet kur pala e tij merr pushtetit, megjithese shpesh-here ngelet me gisht ne goje. Kudo sheh nje konspiraci dhe eshte e pamundur ta kuptoje se nje minister i korruptuar, e i pa-afte nga Partia e tij, eshte vecse i tille; i korruptuar dhe i pa-afte. Militanti, nga servilizmi (e antagonizmi) qe e ka natyre te dyte, per hir te cmires (ndaj pales tjeter) eshte gati ti shese Lirite dhe te Drejtat e tij.
Sigurisht qe eshte specie e rrezikshme, se ben rremuje e nje grup (ne dukje) kompakt degjohet me teper se individed normale. Kam pare me syre e mi nje demonstrim ”te islamisteve militante” tek xhami ne Londer. 20-30 vete duke djegur flamurin ” death to america & death to izraili” te nesermen te gjitha gazetat kishin foto nga kjo proteste ne faqet e para. Te bera ne menyre strategjike e nga afer, te besohej se Londra eshte ne flake.
Se ku ishin 10.000 myslimane te tjere qe shkojne ne xhami cdo te Premte, ajo nuk shihej. Rendesi ka sensacioni e te inflamohej publiku.
—
Sigurisht qe Militanti eshte gdhe, ne formin e kulture… sido te jesh kur le ”trurin peng” rracionaliteti te ka ikur. Por ka dhe perjashtime per militante qe me shume bindje e deri ne fund te jetes ”nuk e japin” idene fillestare, dhe atehere kur ”shoket dorezohen” e provat tregojne kotesine e asaj ideje. Ka filozofe, arkitekte, artiste e politikane. Pak kohe me pare vdiq Eric Hobsbawn nje historian Britanik me orgjine Hebre, emiment ne fushen e tij. Ky historain marksist deri ne moshen 95 vjecare, mbrojti idete e tij me pasion.
Keta tipa militantesh jane dhe me te rrrezikshem, japin precedentet e manipulojne historine e faktet ne menyre selektive e te kondensuar per “militantin e rruges” Ato ngjizin mentalitetitn e shprehjet ne perdorim per liderin absolut e te pa-gabueshem, dhe te domodoshem. Keshtu turma merr revansh. Edi mendon per mire, Saliu eshte i drejte pavaresisht c’fare flitet per familjen; jane forma me banale e kesaj…por fillojne diku, e kaq mjafton qe Militanti te mbaje llogoren me fanatizem.