SHËNIM: Fiter Bajram apo VITËR BAJRAM?

redaktor
Besimtare Myslimane, duke u falur ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, me rastin e festes se Fiter Bajramit ose Bajramit te Madh i cili vjen pas muaji te shenjte te Ramazanit./r/n/r/nAlbanian Muslims take part in Eid al- Fitr prayer at Tirana’s main boulevard on July 17, 2015. Muslims around the world celebrated Eid al-Fitr this week, marking the end of the holy month of Ramadan during which devotees are required to abstain from food, drink and sex from dawn to dusk.

Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter.

Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës).

Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fiter.

Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverbë që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekesha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI.

“E pata pyetë c’don të thotë, e m’qe përgjigjë që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit).

E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironcit.

Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!

Share This Article
17 Comments
  • po moj ledi po
    Te dyja fjalet vine nga gjuha arabe qe dmth
    Fiter= natyrshmeri
    Viter=teke ose njejes
    Dhe ne dokumentet fetare bajrami quhet Fiter Bajram e jo Viter se i ka thene gjysja jote de meqe je dhe aq shqiptare nuk duhet ta quajme Bajram fare se e ka prejardhjen mga gjuha Turke.

    • zonja Shamku them se pak rendesi ka si quhet,problemi vertete qendron ne faktin qe keta zaptojne rruget kur falen.DIKUSH T’I FUTE BRENDA!!!!!!!!

  • Kjo fest kuptimin e ka shume te thjesht Fest dhuratash !
    Bajrm ne gjuhen e bukur shqipe i bije FEST .
    Fiter i bije dhurat .
    E di qe ne kosovart pa na fol serbisht apo turqisht nuk respektojm kerkan por qe edhe ju ne shqiperi jeni servil nda pushtuesve ket se kam besu.

  • Fjala “viter” tek ne e ka kuptimin e fjaleve shqipe: ndihme, solidaresi, perkrahesi… Ja disa shembuj: a i ke dhene vitrat? Kujt duhet dhene vitrat? Pse duhen dhene vitrat? Vitrat, kryesisht, jane dhene ne drithera buke: si grure, elb, theker, fasule, miser, etj.
    Keshtu qe, gjuhetarja dhe deputetja e jone ka shume te drejte ne pikepamjen e saj te drejte…

    DRENICA E KUQE

  • JO, MOJ ZnJ lEDI, NUK QUHET VITER BAJRAM, POR FITER BAJRAM. FJALA FITER VJEN NGA ARABISHTJA, QE DO TE THOTE NORMALITET, NDERSA BAJRAM DO TE THOTE FESTE DHE FIRE bAJRAM NE SHQIP DO TE THOTE: FESAT E KTHIMIT TE ORGANIZMIT NE NORMALITET. PRA, GJATE NJE MUAJI TE RAMAZANIT ORGANIZMI UESHTE USHQYER JASHTE NORMALITETIT DHE ORGANET E TRUPIT , NJE PJESE E TYRE, KANE PUSHUAR MBI 5 ORE. DHE PAS 30 DITESH KTHEHET NE NORMALITET. POR, ME SA DUKET TY ZONJE JO VETEM QE NUK E NJEH AS FENE ISLAME DHE AS GJUHEN ARABE, POR QNKE ME PRAPA SE DHE GJYSHJA JOTE. TE RUAT DIPLOMA. PO HELBETE, DERISA KE NE KRYE TE PARTISE NJE INJORANT, NUK MUND TE GJESH NE KRYE TE ASAJ PARTIE NJEREZ TE MENCEM, VETEM TE TILLE SI ZONJA SHANKU.

  • …e para…populizem pur…nuk eshte ne traditen tone islami…eshte fe e pushtuesit…por politikanet tone per te ngrene me te gjitha krahet do thone qe jemi dhe jude…por …c’te bjeme qe Goliadi ka qen ilir dhe Davidi jude….e dyta …ka nje der Europa…para se te hyme atje duhet bere kryq , e jo te heqesh kepucet …se nuk durohet era e kembeve te palara…nese nderojem Skenderbeun , keto syfyret dhe , dhe fitrat me duken si ushtaret e Sullatnit qe i sulen Shqiperis e Europiane dhe po asimiliojne gjithshka…une nuk jam politakene si Ledi dhe babai i saj…

  • Sido qe te quhet, e jona nuk eshte… Ritet fetare duhet te zhvillohen ne menyre absolute brenda objekteve te kultit perkates….Merrni shembull te te krishteret katolike, qe ceremonite i zhvillojne secili ne kishen e vet , pa zhurme, pa buje, ne heshtje, pa zhurma fallco vdekje-ndjellese,dhe ne paqe me njeri tjetri dhe ZOTIN, ashtu siq eshte dhe besimi i tyre….PAQE….DASHURI….FALJE…Le t’i perafrohemi ketij riti te paqte, dhe shpirtrat tane do gjejne prehje me ZOTIN,dhe jeta jone do kete me shume miresi e harmoni me njeri tjetrin,…SEPSE O NJEREZ JEMI PELEGRINE NE KETE BOTE….Dikur Ajnshtajni i madh shkruante…..”Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur ti gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon gjitha tjerat, dhe madje është prapa çdo fenomeni që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA.
    Kur shkencëtarët kërkuan një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën më të fuqishme të paparë. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që japin dhe e marrin atë. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër.
    Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri në jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria”…..

  • Te shkolluarit ne perendim ne vitet 30 mbeturinat fetare i quajten injorance,dallkaukllek,opium per popullin,obskurantizem etj,.Regjimi diktatorial i mbylli fare dhe populli rrembeu kazma e lopata per ta groposur kete fare te keqe.Qe nga ajo kohe,cfare progresi ka ndodhur tek fete qe ne nuk e shohim,kurse Sali katundari qe na i uli ne qoshe te oxhakut,i sheh???Mire Saliu qe nuk tregon te verteten,po ky Rama,qe shtron iftar dhe nderton xhami ne mes te Tiranes,cfare mrekullie ka pare?

  • Znj Ledi Shamku jam shume dakord me problemin e trajtuar nga ju.Ne gjuhen shqipe jane future shume fjale te huaja,sidomos kohet e fundit,ose sic I themi,kohe e demokracise.Ata qe I perdorin ne gazetari keto fjale mendojne se jane “modern”.Shume keq!
    Une do te beja vrejtje direkte per ju persa I perket shkrimit ,lidhur me orthografine,me aq sa di une,ku te jem gabim lutem me kundershtoni,pasi nuk mendoj se jam I perkryer:Keni bere 10 gabime orthografike.Me kaq gabime ne hartimin e matures vleresohesh me noten 5.Dobet zonja Ledi.Faleminderit per mirekuptimin.Gezuar fiter bajramin,ose ” festen feste”!……se ne Europe nuk kemi per te hyre kurreeeeeeeee…..!!!!!!!!!!!

  • -Ritet fetare…kur jane pak besimtaret ,nuk mbushet salla,por kur jane shume mbushen sheshet..,prandaj ky rregull nuk shkelet nga perkatesia fetare,por nga besimi qe perçon ajo te shtimi i besimtareve te saj..
    ..sheshet nuk jane vetem per mitingje dhe shyqyr qe jane..,sa per zonjen,qe merret me shqiperim te gjuhes,duke futur edhe gjuhen e gjyshes them ,se ndikon temperatura e larte..,kushedi sa mund te jete sot??

  • Mendoj se eshte nje artikull interesant me nje vezhgim te holle nga Zj. Shamku.

    Personalisht mendoj se duhet te jete Fiter Bajram nga emri original Eid al-Fitr qe perkthehet ‘Dita e Ushqimit’ ose ‘Dita e Perfundimit se Ramazanit’. kete dite mund te besh dhurata, mund te japesh edhe para te vogla ne forme dhurate, psh. femijeve, por kjo nuk eshte ne formen e Vitr-ave, por ne formen e dhurates, si nje lloj festimi te kesaj dite.

    Udhezimi eshte qe Vitr-at jepen para kesaj dite, prandaj kjo dite nuk eshte dita e Vitr-ave, por dita qe shenon fundit e muajit te sakrifices.

    Faleminderit per kete shkrim, Zj. Shamku!!

    https://en.wikipedia.org/wiki/Eid_al-Fitr

  • Dikur e deri para ca kohe i thonin te gjith Vitra. Kjo Fiter eshte nje dicka e re. Kjo u shpif ne kohet e fundit. Bene pjese ne kete agresionin e pasluftes. Ku perdoruesit donin te theksonin te veqanten, Dallimin nga e kaluara e bute e praktikave te fese. Kuptohet se do fillonte me gjuhen, Me nxenjen e Rrugeve per falje, Me zaptimin e hapesirave. Paraqitja ne tv e Myftiut te Kosoves Naim Ternava ishte interesante. Paraqitja e tij e rende e sforcuar, Ishte paraqitje e gjith te fuqishmit. Imamet e Kosoves kane mare pamjet e Despoteve qe tani nuk kane krahasim. Nese Prifterinjet paraqiten te pervuajtur dhe sherbetor, Imamet Paraqiten si sundues mbi gjithcka. Nuk besoj te kete kreatura me te pamoralshme, Delengji par Exellence qe mund te krahasohen me Imamet ne Kosoves. Kete e bene kaq te theksuar edhe injorance e tyre e pashembullt. Keta kane krijuar nje monopol qe askush nuk mund te ua kontestoj. Financohen nga donacione ilegale qe vijne nga Turqia dhe vendet Arabe. Haptas sfidojne Shtetin, Kulturen, Vendin, te kaluaren. Shteti i Kosoves eshte edhe ashtu inegzistent. Perfaqesuesit e shtetit jane po aq te korruptuar e te pamoralshem sikur Kleri Musliman. Vijne te derguar nga Turqia ne Llap dhe organizojne Syneti masive.

  • Duke qene nje drejtuese e rangut te larte ne PS dhe qeverine Rama,Ledi Shamku e ka shume te lehte qe ne zgjidhjen e ketij halli kaq te madh qe e ka kapur ate per te korregjuar fjalorin e perdorur nga shqiptaret ne Festen e Fiter apo Viter Bajramit t’i drejtohej te pakten rrjeteve sociale apo fetare ne internet qe e sqarojne hollesisht kete hamendsim kaq te holle per nje Ledi.

  • Popull injorant qe jemi njerzit po shkone ne planetet tjera e ne merrem me fjalet fiter e viter ,shume large jemi me njerzimin me injorancen qe e kemi kunder njeri tjetrit turp .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *