Në ‘Zululandin’ e sotëm dua të zhvendosem nga Shqipëria. Për të shkuar – ku tjetër? – në Ukrainë. Bota e ka përqëndruar vëmendjen tek natyra militare e ngjarjes, dmth tek ushtarët rusë që kanë zbarkuar në Krime, tek bisedat në telefon mes Obamës e Putinit, tek ndonjë përthyerje dramatike që mund të ketë vendosmëria e Putinit për t’mos u tërhequr, etj. Por ka autorë e shkrime që i shkojnë më thellë këtij problemi. Më saktë, zgjidhjes së problemit.
Duket sikur gjërat do të zgjidhen me ushtri, dhe në fund nuk është çudi që edhe ushtritë të përfshihen në këtë mes, por është anashkaluar një mjet tjetër presioni që është në dorë të rusëve për ta bërë Ukrainën ose të kthejë kryet nga Moska, ose të vuajë (Janukoviçi po krijonte një distancë me BE-në ; nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti që ai i dha fund Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë mes BE-së e Ukrainës; ai po afrohej qartazi me Rusinë; ndërsa qeveria e tanishme ad interim po bën të kundërtën).
Është fjala për gazin natyror. Ukraina, përsa i takon gazit, është në dorë të Rusisë. Dhe Ukraina bie në gjunjë, mbaron, fiket, nëse i ndërpritet furnizmi me gaz nga Gazpromi (Gazpromi është një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e gazit, dhe është një kompani ku paketën kontrolluese të aksioneve e ka qeveria, dmth Putini vetë). Ukraina pra që ka një nevojë dramatike për gazin rus (është e tërë industria kimike e mekanike që punon me këtë gaz). Dhe rusët, për të luajtur sa më shumë e më fort me këtë varësi të Ukrainës për gazin e saj, kanë bërë që marrëveshja mes Moskës e Kievit mbi gazin të rishihet e të nënshkruhet çdo tre muaj. Ja, dje do duhej që Gazprom-i e Naftogaz-i (kompania shtetërore e gazit dhe e naftës në Ukrainë) ta rinegocjonin këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje për Marrëveshje tremujore është bërë me synimin që çmimi i shitjes së gazit të ndryshojë sipas klimës politike. Kur ukrainasit sillen mirë, rusët ua ulin çmimin; në të kundërt, ua ngrejnë. Mirëpo në ditët e sotme, ukrainasit nuk kanë fuqi të paguajnë. Ata kanë borxhe të shumta, e mbi të gjitha i kanë Gazprom-it nja katër miliardë dollarë pa paguar.
Duhet të shtojmë këtu dhe një fakt tjetër. Në vitin 2006 e 2009, kur rusët donin të hakmerreshin me ukrainasit, në lojë u futën dhe europianët. Gazi rus që merrte një pjesë e Europës kalonte në territorin ukrainas, dhe qysh nga ai moment, gazi rus me destinacion Europën ka gjetur itinerare të tjera; në njërin sosh tranzit është Bjellorusia, në një tjetër gjithçka bëhet me ndihmën e tubacioneve ‘Nord Stream’ që kalojnë poshtë Detit Baltik e përfundojnë në Gjermani, dhe në një itinerar të tretë jo-ukrainas gazi rus kalon poshtë Detit të Zi, pastaj në Turqi, e më tej në Europë. Rusët po bëjnë çmos ta minimizojnë akoma më shumë rolin e Ukrainës në infrastrukturën e shpërndarjes së gazit të vet. Kuptohet, për aq kohë sa ukrainasit do t’i kenë sytë nga perëndimi. Nëse Kievi i kthen sytë nga Moska, gjithçka rregullohet. Edhe ushtarët rusë nuk do kenë arsye të rrinë asnjë sekondë më shumë në Krime.
Gazi rus eshte i domosdoshem, por Europa strategjine e saj afatgjate, se ka lene ne dore te ariut rus, ne cdo kohe, ne mungese te gazit rus, Gjermania, Franca, britania dhe Italia, mund ti fusin ne funksion centralet berthamore, deri ne nje instalim te tubacioneve te gazit, ne rruge te tjera.
Por a ka aftesine ekonomia ruse qe miljarda euro ne dite ti ikin nga duart?, kurre, fillon kriza qe e con Putinin dhe putinet ne dreq.
Nuk e di se ku e ke bere shkollen, por nje kilowat/ore nga energjia berthamore kushton dhjetfishin ne krahasim me karburantet fosile si gazi i importuar nga GAZPROM i Rusise. Neqoftese Europianet jane gati qe te paguajne 400 Euro ne muaj per ngrohje dhe energji elektrike, atehere ky eshte nje problem i zgjidhur!
Bashkimi Europian po i mbyll centralet berthamore, per arsyen se manaxhimi i mbetjeve radioaktive nga keto centrale, ka nje kosto stratosferike e cila nuk eshte me leverdi per te prodhuar dhe shitur energji te konsumatori. Neqoftese ka nje zgjidhje per te zvendesuar gazin Rus, te jesh i bindur se do te ishte implementuar kohe me pare. Po punohet per kete, por do kohe qe te zgjidhet. Projekti i gazesjellsit te Azerbajxhanit, qe kalon nga edhe nga Shqiperia me emrin TAP, eshte nje zgjidhje e cila eshte projektuar per te shkeputur varesine e Europes nga Gazi RUS.
E verteta, eshte energjia berthamore qe kushton me pa, por qe problem kane ndonje katastrofe te tipit Fokushima, ose edhe te Cernobilit, megjithese rasti Cernobil, nuk perseritet ne perendim, se siguria eshte maksimale.
Gjermania me 40% te kapacitetit te saj, ploteson nevojat e veta dhe te gjysmes se Europes.
SHBA, ka rezerva nafte ndoshta edhe per 50 vjet, por preferon naften e gjirit persik, per te ruajtur rezervat e veta.
SHBA, Japoni, Gjermani, France, Britani, Itali, por se fundmi edhe Turqia e Brazili, kane cdo kapacitet, per te perballuar sfida inatcore te debileve.
Vetem nje vit, Rusia mos te kete te ardhurat qe dalin nga keto burime, si fillim, fillon kriza e bukes, megjithese eshte konsideruar hambar boteror, se dyti rajonet e pasura te Siberise qe kane dhene shenja per shkeputje nga Rusia, per shkak te minierave te arit dhe diamanteve te zbuluar kohet e fundit, pasuri qe bene te mundur ndertimin e kompleksit spitalor me te madh dhe me modern ne bote, ku sipas lidereve qe i fryjne largimit nga Rusia, llogaritet qe per banor ti kaloje 30 mije dollaret ne vit.
Republikat e ashtuquajtura separatiste, natyrisht kete rast kane pritur.
Perfundimisht, mbas zhberjes se ish Bashkimit Sovjetik, dolen rreth 16 rajone te tjera brenda Rusise, qe donin te shkeputeshin, pervec 16 ish republikave te Bashkimit Sovjetik.
Rusia duket e forte se Putin i mbylli gojen cdo opozite dhe forcoi ushtrine por qe akoma seshte ne gjendje qe shkencetaret qe si beri oferte SHBA, se skishte interes, nuk marrin me shume se 500 dollare ne muaj.
Ekonomia eshte ajo qe e ben nje shtet te pasur dhe te pavarur dhe Rusia keto si ka.
haha o horri i bulevardit pak gjera na ndajne ne mendime shum na bashkojn ,por kjo me 500 dollar ne muaj per shkencetaret rus je shum gabim …sps te gjithe ajken e trurit rus neper bot Putini i mblodhi prap ne rusi ,sa te jep amerikani un do te jap trefish dhe parate te depozitohen direkt ne baka zviceriane,dhe jo ne ato ruse..mos na sill shembuj te cernobilit por te fokushimes ne Japoni.Rusia sapo ka filluar startin e saj ekonomik.aktualisht ne ditet qe jetojme 2 burra kan dal patriot per vendin e tyre VLADIMIR PUTIN dhe REXHEP TAIP ERDOGANI.dhe keto qe ti them i kan thene ekonomist e diplomat shum influent ne bote..
Edhe shkolla jote ka disa te meta o e VERTETA relative jo absolute, sepse meso nga nastradini qe energjia matet me:
kilovat x ore qe eshte pranuar te shkruhet ne Bote si kWh dhe jo si:
kilowat/ore sic shkruan ti me nje guxim te madh ne DITA.
Ja ku nastradini po te jep nje site qe te mesosh me shume per njesite e matjes per energjine dhe te mos gabosh me me nje guxim KAPOSHI si gjeli maje plehut:
http://en.wikipedia.org/wiki/Kilowatt_hour
Nga ana tjeter meso gjithashtu se energjia me e lire si kosto ne Bote eshte nga HEC-et dhe pas tyre vjen ajo qe prodhohet me centralet atomike, por ka problemin qe ngre ti me te drejte te mbtejeve radioaktive, por me shume te aksidenteve te renda ne menaxhimin e ketyre centraleve te rrezikshme sic e vertetoi vite me pare edhe ajo e Cernobilit ne Ukraine qe detyroi Byrone Politike te mbyllte dritaret me perde te zeza gome dhe heshti si peshk per popullaten mjerane, por sic e deshmoi edhe tragjedia e Fokushimes kohe me pare, por qe nuk i theu japonezet qe te vazhdojne programin e tyre te energjise se lire berrthamore ne dallim nga shqyptaret qe jetojne akoma ne Kohen e Qepes te Enverit.
O nastradin. Po se ngaterrova pak shumezimin me pjestimin ne nxitimin e shkruajtjes, nuk eshte ndonje gje e madhe a derebardhe. Rendesi ka thelbi dhe tema e diskutimit. Bejme edhe gabime ndonjehere se njerez jemi. Po edhe ti mos u bej Nastradin, sepse me duket se e ke zgjedhur fiks pseudonimin.
Pse me shan kur me jep te drejte? Sepse ajo qe kishe shkruar ishte sikur te shkosh ne treg dhe te blesh patate me… meter linear.
Nuk te shava, thjesht te vura ne dukje qe te mos behesh Nastradin, vetem kaq!
Mos u trishto dhe mos ofendo nastradinin se keto gabime dhe marri me njesite matese te energjise i kane bere te gjitha gazetaret e ekonomise ne medan amatore shqyptare, pas tyre analistet famoze injorante dhe pa shkolle dhe ne vend te pare qendrojne, ministrat me Kryeministrat shqyptare qe kane demanstruar injorancen e tyre, kur nastradini ka perkthyer ne takime te rendesishme ndershteterore dhe i ka ardhur turp dhe eshte skuqur per nivelin medioker te tyre ne syte e Botes.
Nje minister shqyptar i energjitikes shkoi te blente energji ne nje vend evropian dhe qe ne fillim deklaroi sapo u hap takimi: “Kemi ardhur te blejme drita qe mund ta paguajme si frengu pulen se jena keq me popullaten. Na thoni ju or miq sa killovate apo si i thone megavate mund te na jepni?” Te pranishmit hapen syte dhe pyeten nastradinin: “Mos gabohet i nderuari minister i energjiktikes tuaj se ne nuk shesim as killovate dhe as megavate, por kilovatore dhe megavatore e keshtu me radhe sa te doje ai.” Pas perkthimit te nastradinit ministri shqyptar i energjitikes u pergjegj i zemeruar: “Thuaj se une me LEKAT e mija nuk dua te blej dritat me ore e me minuta, por me killovate te plota pa kufizim per nje kohe, sa te dua une qe paguaj dhe jo sa te duan keta firaune.”
Dhe kjo nuk eshte perralle e nastradinit, por nje histori krejt e VERTETE, prandaj mos u tut kaq shume.
tung
po nastradin,se desha ta thosha,por e ke thene me pare.Me pak kushton HEC,pastaj centralet atomike.Por kostoja totale e centraleve nuk jepet kurre,se po te futesh edhe demontimin e mbetjeve ne kosto ka nje fature gjigante,perveç rrezikut te perhershem.Por jeta mesatare e centraleve eshte zgjatur,nga 25 vjet ne 35-40 vjet,prandaj del me nje kosto relativisht me te lire tani.
Jo ore mik, te them te drejten nuk ma ndjen fare, se po te jete per kurse Fizike te jesh i bindur se kam aq njohuri sa te shkruaj edhe vete ne Wikipedia. Megjithate, prape nuk po me kupton. Ta thashe edhe njehere, po diskutonim per balancat ekonomike te energjise (eshte nje treg i madh dhe fitimprures), dhe jo per ndonje gabim ne shprehjen ne komente per formulat e ligjeve te fizikes. Problemi per te gjetur nje gabim per te denigruar komentin e tjetrit, per arsyen se nuk je dakort me ate opinion, nuk mund qe te justifikohet duke u bazuar ne gabime drejtshkrimore, nderkohe qe tema e diskutimit eshte e qarte .
Mua kjo me shqeteson me teper, prandaj te thash qe te mos behesh nastradin!
Eshte si puna e asaj lojes se boksit, kur nuk ke
fuqi qe te vazhdosh, fillon nga hilerat duke e goditur kundershtarin tend poshte rripit.
Hajde me te mira.
Jo mor @e verteta, mos u shqeteso per te tjeret, as per Ukrahinen, se te ndodh si Enveri, qe shqetesohej per partizanet vietnameze dhe nuk shifte rradhet e qumeshtit, ne vendin e tij, as tullonat, keshtu mos shko aq larg, shif punet e tuja dhe je ne rregull.
Ky i mucit sot eshte kendveshtrimi me idiot i mundshem qe mund te perzgjedhesh.
Ne nje kohe qe behet fjale per nje risk te shtuar te nje lufte boterore e atomike, mucit i ka shkuar ne mendje (si tip i zgjut) se na paska edhe elemente konsiprative e motive/konotacione ekonomike si p.sh te gazit e te naftes. Kjo eshte B..SH… me i madh qe kam degjuar. Dhe mund te ishte keshtu sic thoshte nano disa muaj apo vite me pare – por sot behet fjale per dicka me teper dhe dicka shume here me te rendesishme e mbi te gjitha politike-strategjike.
Jo me kot Putin e ka paraqitur dhe vazhdon ta paraqese revolten ukrainase ne menyre Berishiane e paranojake se gjoja e kane nxitur amerikanet dhe europianet dhe shumica e ruseve te tij vertet e besojne kete. nafta dhe gazi rus padyshim qe jane nje forme presioni (jo dhe aq per Ukrainen tashme) kryesisht per restin e europes dhe vecanerisht gjermanise. Putin po perpiqet te tregoje dhembet per te treguar se padron i rajonit (ne kufi me rusine) dhe ne ish -vendet socialiste ngelet vetem ai. kjo krize do te tregoje se kush eshte me i pergatitur per nje lufte totale – dhe le te urojme te gjithe qe ruset te mos e lejojne Putin drejt nje cmendurie katastrofale per gjithe rajonin dhe restin e botes.
Perseri me pelqen fort qendrimi ex-cathedra dhe pseudointelektual i Nanos ne kete rast – pasi tingellon si ajo shprehja e Bashes ..me Kurven qe krihej kur digjej Stambolli (ne kete rast Krimeja)
Rusia po kthehet cdo dite e me shum ne superfuqi ne te gjitha fushat..dhe kjo eshte nji merite kryesore e Putinit.ndersa ti shoku mos i bej petullat me uj se ruseve si rruhet hic per paret e evropes,sps kan rezerva me shum se cdo shtet ne bote ..konkretisht turistet rus po mbajne gjalle turizmin ne europe.nuk eshte me rusia e Jelcinit e Gorbacovit apo e Brezhnjevit qe prodhonte vetem arme..ajo po e lufton perendimin me te njejten arme, mirqenien e individit,dalngadal ruset po jetojn me mir se europjanet per tja arritur amerikes..faktet flasin ..jo deshira apo simpatia se me ke jemi .sa me shume te fuqizohet rusia aq me mire eshte per njerzit e thjeshte sidomos ato popuj qe bejn pjes ne bllokun perendimor ,sps kapitalistet barkderra jan te detyruar te zgjidhin qesen .shikojeni fytyren e vertet te kapitalizmit ne kete krize ekonomike kan rritur fitimet ndersa puntorve te thjeshte ju ulenn rrogat,ju hoqen shum te drejta brenda nates qe ishin fituar me gjak nder vite me demostrata e tubime te ndryshme.njerzit ne pergjithsi udhehiqen nga materjalizmi dhe kto lloj refleksesh i kthejn masat shum shpejt ne ate drejtim qe kush jep me shum ushqim per konsum atje shkojn turmat.aktualisht garen e udheheq USA,kurse ruset me gjith oligarkin e tyre kan bere ndryshime kolosale ne pak kohe,imagjinoje kete zhvillim mbas 30 vitesh ku do shkoi mirqenia e ariut polar..por a do jen ne gjendje ta komandojn kete fuqi ruset pas largimit nga jeta e Putinit se sa e forte dhe e mencur do jete elita qe do mari ne dore fatet ketij vendi kaq te madh.le tja leme kohes.
Europa ka nje ekonomi te tere te mbeshtetur tek gazi, nuk ndryshohen gjerat brenda vitit. Njerezit ne shtepi gatuajne me gaz, industria perdor gaz. Qe te kalosh cdo gje ne energji elektrike (edhe sikur te kene te njejten kosto per kw), do te thote te ribesh rrjetin elektrik, do te thote te mbyllen gjithe bizneset e lidhura ma gazin (kompani shperndarje, prodhues paisjesh gazi etj), do te thote te pershtasesh industrine qe punon me gaz, qe te punoje me energji elektrike dhe se fundi te gjithe njerezit ne shtepi, te hedhin sobat dhe te blejne te tjera me energji elektrike.
Por pervec ketyre energjia berthamore kushton me shume se gazi, dhe te mos harrojme problemet e sigurise qe ka plus problemit te skorjeve radioaktive.
Gjermania mer me shum se 30% te gazit nga Rusia, nji ne dy shtepi e kan ngrohjen me gaz,industria Gjermane po ashtu eshte e varur nga gazi dhe nje pjes e mire e energjse prodhohet po nga gazi.Me prerjen e gazit Gjermania mund ta perballoj per nje koh te shkurter duke perdorur rezervat.Por po vazhdoj gjate atehere do te krijohen probleme te medha duke filluar nga cmimet deri te ato sociale.Kshu qe Europa vecanirisht Gjermania duhet te ket shum kujdes me politikat e saja me Rusine se Amerika po punon per dobesimin e Rusit por edhe te Europes.
MERRE ME AVASH O MUC GAZETARI SE GJERAT NUK JANE ASHTU.
sepse:
UKRAINA KA NEVOJE PER GAZIN RUS POR RUSIA DHE EVROPA KANE ME SHUME NEVOJE PER UKRAINEN.
sepse:
po te mbylle Ukraina saracieskat e Gazit Natyror apo i njohur si Gazi Metan qe vjen nga Rusia Evropa mbetet me gisht ne goje dhe ngrin e falimenton per nje jave. Por nga ana tjeter Rusia te ardhurat kryesore ne buxhetin e saj te shtetit i ka nga eksporti i gazit dhe naftes ne Bote, por me shume te gazit ne Evrope, kryesisht drejt vendeve me te zhvilluara te BE-se, prandaj mbyllja e saracineskave te gazit te GAZPROM-it komunist ne Ukraine nuk ka gjasa te kaloje pa shqetesime serioze ne Kremlin.
Nga ana tjeter projektet madhore te tubacioneve me linja nderkombetare te gazit nuk jane si LOJRA kompjuterike si pershembell eshte projekti qesharak TAP, prandaj edhe nuk jane realizuar deri tani megjithese se konfliktet ekonomike dhe politike midis Rusise dhe Ukraines kane nje histori te gjate. Kalimi i tubacioneve te gazit permes Bjelloruse eshte nje aventure e gjalle inxhinierike me kosto investimi te panjohur me trase te sterzgjatur drejt BE-se, pastaj ku ka garanci se pasi te ngreje kembet perpjete Llukashenko ose ta kene hedhur kokeposhte si Enver Hoxhen, Bjellorusia nuk do te ngreje krye qe te kerkoje shkeputjen nga Rusia mafiozo-bolshevike, dhe te ndjeke shembellin e Ukraines, sic bene vite me pare republikat balltike? Projekti nga Vyborgu i Rusise ne kufi me Finlanden per ne Gjermani eshte akoma ne studim dhe nuk ka marre lejet ekologjike per kalimin nen detin e Balltikut dhe investitoret jane frikesuar nga tragjedia ekologjike ne Gjirin e Meksikes qe i kushtoi sanksione si frengu pulen firmas angleze SHELL dhe jane te rezervuar per momentin.
Duhet te kuptojme se me shume te interesuar per nje projekt alterantiv te tranzitit te gazit rus jane me shume te interesuar evropianet dhe amerikanet se ruset dhe Kremlini, prandaj edhe kane pergatitur nje projekt alternativ qe quhet “South Stream” me tubacione perseri nen det por qe ka leje ekologjike dhe ka perparuar mjaft si projekt. Ne siten me poshte duket qarte se si eshte menduar te kaloje drejt Evropes me nje kosto minimale per konsumatoret afategjate.
http://www.gazprom.com/f/posts/85/290063/partnership_eng.jpg
Ne kete projekt duhet te ishte futur Shqypnia jone, por Saliu preferoi per motive politike te lidhej me diktatorin komunist Aliev te Azerbaxhanit pa llogaritur kurfare leverdije ekonomike per shqyptaret me nje projekt tejet qesharak, sepse cmimi i gazit te rajonit te Azerbaxhanit eshte me i shtrenjte se gazi rus i GAZPROM-it dhe ne sasi shume te vogla. Prandaj nastradini te rekomandon o Muc Djali te lexosh me shume para se te shkruash ne DITA per projekte te nderlikuara me natyre me teper ekonomike se politike. Sepse e shikon me sa maturi Evropa po menaxhon krizen ne Ukraine?
Or nastradin Aga a e din se sa $ jan printuar nga Amerikanet!?
Ke mar vesh se sa% ka zbritur monedha ukrainase ne vartesi te $ apo te Euros!!
Pra Ukraina esht nje vend i falimentuar,dhe politika po ben politiken,ashtu sic i takon!
Russia esht nje vend pa borxhe,dhe ka filluar qe te levroje kredite per ata qe kerkojn,te punojn per russine?
Sot degjova se Russia ngriti normen e interesit,nga 5% ne 7% qe te dynden investoret,te njejten gje beri dhe Turqia ne 10% ku interesi te jet i madh!
Pastaj e di se si shkon puna e burses,atje ku arma e forte e kapitalizmit jeton!
O ben Miku i vjeter i nastradinit dhe filorus pa e njohur fare Rusine dhe Ukarinen degjoje nastradinin se nuk te ben keq se i njeh shume me mire se ty te dy keto vende:
Ukraina eshte vendi me fatkeq i ish republikave sovjetike dhe shembelltyra me e qarte si komunizmi e shkaterroi totalisht ekonomine e tij gradualisht dalengadale dhe metodikisht sipas skemes staliniste “grabit dhe nenshtro!”. Nga nje vend qe para revolucionit bolshevik te Kohes se Qepes quhej si HAMBARI per grure i Evropes eshte transformuar ne nivelin alnanez te GDP-se per fryme megjithese disponon resurse te medha natyrore dhe nje popullate shume me intelektuale se Shqypnia. Deshmi per kete nivel mjeran te ketij shtetit te madh qe furnizon me celik ndertimi pothuaj gjithe Boten jane edhe grafiqet krahasuese ekonomike te Bankes Boterore:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-UA-DE?display=graph
Nga keto grafiqe duket qarte se Shqypnia dhe Ukraina jane ne nje thes pernga niveli i jetes nderkohe qe Gjermania eshte shume larg tyre. Kjo vlen edhe per Rusine e Putinit ku bursat e mallrave dhe te letrave me vlere nuk pijne uje, por vetem urdherat e BOSAVE komuniste te Kremlinit. Qe te vazhdojme muhabetin e filluar:
Ne vitet e NEP-it komunist Stalini vrau me doren e vet ose i la te vdesin nga uria ne Ukraine, vetem gjate periudhes 1923-1933 mbi 30 milione ukrainas duke i cilesuar si KULAKE nje shpikje bolshevike e kohes per grabitjen e prones dhe pasurise private qe e perdori edhe Enver Hoxha me pas ne Shqypni.
Ne vitet e Luftes se Dyte gjermanet i vrane dhe i masakruan serish ukrainasit sepse Ushtria e Kuqe ishte shkaterruar totalisht dhe e kishte lene vendin pa mbrotje.
Ne vitin 1986 shperthen centrali atomok i Cernobilit dhe nje zone me rreze afro 200 km (me shume se Shqypnia) mbetet e vdekur perjete.
Ukraina eshte nje shtet me shume pasuri natyrore me nje popull inteligjent dhe te bukur ne pamje, njerezit jane dashamires, por tani jane ngritur ne kembe sepse nuk duan te jetojne nen diktatin e Putinit qe nderron rolet ne pushtet me Medvedevin si kukuklla MATRIOSHKA nese me kupton se per cfrare e kam fjalen, sepse nastradini ishte ne Kiev dhe ka xhiruar nje film dokumentar qe pret per t’u publikuar per t’i treguar Botes per guximin e ketij populli pa fat dhe shume mikprites. Prandaj pyetja qe duhet t’i bejme vetes ne eshte:
Pse Gjermania e mundur nga lufta sot i jep ndihma Rusise Fitimtare ne pare dhe teknollogji? Kjo eshte ceshtja dhe me beso mos bjere pre e propagandes komuniste se pensionet dhe pagat ne Rusi jane me keq se ne Shqypni, besoje nastradinin.
Po esht skenar si ne ish jugosllavine e dikurshme mor miku im nastradin si puna e Dinarit,nuk harin te kuptosh qe bie era fashizem,dhe ti e di shum mire se vet e lufton Nacionalizmin!!Ky i fundit esht pjes e interesave,ashtu si u perket edhe sistemit kapitalist,por qe kjo ukraina nuk esht fare etnikisht e paster???
o nastradin qe i di te gjitha,nuk ishte shell por ishte bp ne gjirin e meksikes,kur nuk e ke idene se kush jane firmat e madhe per tragjedite rri dhe mos fol se i jep me teper moral vetes se keshtu tregon nje moral karagjozi qe ke pesuar nga diktatura komuniste,qe ne cdo koment fut enverin qe nuk ka lilje fare.
Ke te drejte se SHELL eshte firme hollandeze nderkohe qe BP eshte angleze, por pse kaq agresiv me nastradinin?
o muc, o mik, jo i gjithedijshem mor burr’, vetem Ai lart i di te gjitha. ukraina i ka 1,5 miliarde dollare gazprom-it jo aq sa pretendon zotrote (kater mld). ky eshte lajmi i fundit nga vete gazprom-i dhe nuk ka gjasa ta nderprese (deklaruar nga rusia)
z.Muçi!Ke shkruar larg,por kjo analogji vlen edhe per ne.Mesa kuptoj une,Krimeja eshte kerthiza e dominimit te zones se detit te Zi.Eshte bere nje konference ne 1945 aty ne Jalte(Krime),ku”leteralisht”u be harta e ndjarjes se botes.Une kam kete kopsht,ti ke tendin.Keshtu bejne fuqite e medha,nuk ke ç’i ben.Peshku i madh ha te voglin-ekziston e do ekzistoje kjo maksimale cinike.Shkurt,Ukraina eshte oborr i Rusise.Perandodite kane zonen e tyre te sigurise,e quajne hapesire vitale.Hitleri ne emer te hapesires vitale beri L2B.Ner gjykimin tim politikan behet kush te doje,futi ca premtime,bej ca mitingje,po fitove bej çfare te besh,per ato “lakra” qe s’bere premto se do bjere shi vitin tjeter….Kurse diplomat duhet te kesh njefare pergatitje,duhet te dish te luash me dy porta.Nuk eshte bote e mire kjo qe na propogandohet,Rusia qe perfaqeson te keqen,Amerika qe perfaqeson te miren,etj.Shiko,qe te ulen ne tavoline per te biseduar koreanet(E Veriut dhe e Jugut)mes tyre u dashkan edhe amerikane e kineze e ruse e gjermane,mendo sesa e komplikuar eshte kjo bote!Kur po te behet pak sforco mund te bashkohen te dy Korete dhe te behen nje shtet,se tek e fundit jane nje komb.Mirepo disa kane interes nga kjo ndarje.Une mendoj se Evropa e ka nje perfitim dhe ja pse.Supozojme qe Ukraina do ndahet,se Krimene do ia marre rusi,ka vdekur ajo pune.Ne fakt e Rusise ishte,por Hrushovi ua dhuroi kur kishte pire ca vodke,e dhurimi ishte simbolik,sepse ishte brenda federates.Si te them une,ti jape Tirana Durresit Voren,prape brenda Shqiperise jemi.Por Odessa dhe Sevastopoli jane pika nevralgjike per marinen ruse dhe sigurine territoriale.Kur jemi miq po ta le,po kur behemi kundershtare sejcili kerkon hesapin e tij.Une mendoj se ketu do ndahen hesapet,EvroAmerikes i intereson edhe nje Ukraine e pergjysmuar sesa hiç fare.U duhet si territor nen influence.Sa per gazin,po hipotezojme se ruset i mbyllen rubinetat.Do bejne si do bejne ukrainet,do kepuse ca denime me letra Ban Ki Muni,ishalla dimri iken shpejt,qe te mos vdesin shume hallexhinj.o ritet çmimi i gazit,s’do ta blejne dot ukrainet,keshtu do presin pyjet….Eshte film i pare ky,e kemi kaluar vete.Do vijne ndihma nga Perendimi,ti i kerkon ushqime ata te sjellin suko pjeshke,Nano hengri burg per kete pune.Do vije ne pushtet Julia Timoshenko,se tjeter nuk pjell fantazia,ajo quhet princesha e gazit,vleresohet se ka 11 miliarde$ pasuri,kater avione private;po genjen Corriere della Sera po te genjej dhe une.Ose mund te vije Klitchko,ky ka nje parti te quajtur Grushti,ne nuk vajtem aq larg ne’91.Pastaj ekonomia do shkoje dhe ajo ne tym,do duan nja 25-30 vjet dhe ata qe te marrin veten.Por ata kane nje arme me te forte nga ç’e kishim ne,kane Fejsbukun.
me bejne pershtypje ketu disa komentues me pseudonime te cuditshem ,ca nastradina ca hora qe vetem koment nuk bejne. per mendimin tim bejne vetem propagande dhe asgje me shume.shkoni more djema dhe punoni se nuk e keni zanat kete pune.
Mos i lexo or Mik sepse nuk te detyron kush gjersa te duken propagande.
Sepse:
PUNE, PUNE
NATE E DITE
NUK PO SHOHIM
KURFARE DRITE
Artikulli ka ezauruar “problemin e gazit ne marredhenien Ukraine/Rusi; nisur (dhe) nga “qortimet Kerry/Obama, do ndalem te 1) rendesia Globale e Rusise 2) Amerika.
2) Rusia si “Civilizim”
________________
Samuel HUNTINGTON ne “Perplasjen e Civilizimeve” (The Clash of Civilisations) e fut Rusine tek “swing states” (me Indine,Turqine e Meksiken) e cila ne ortodoksine e saj akoma se ka gjetur veten. Ideja bazohet ne faktin se “boshti i konfliktit” eshte Perendim / Jo-Perendim; e kjo ngelet pervoja e tij. Eduart SAID shkollari e intelektuali Palestinez ne pergjigjen e tij publike ”Perplasja e Injorances” (The Clash of Ignorance) i hoqi nje shtylle teorise se “civilizimeve”. Hungtingtoni qe vjen nga mentaliteti i luftes ftohte, thjeshtezon Islamin e Perendimin ne portrete gati karikatureske. Me pas e akuzon (S.H) per “ideologjizim, injorance e mendesi te mbyllur”; qe ka neglizhuar korentet, nen-korentet dhe marredheniet mes njerezve e kulturave. Mos-njohja e problemit vjen duke pare formen, jo permbajtjen. Noam CHOMSKY, e kritikon Huntingtonin si “apologist (sic) per SHBA-te, pas renies se B. Sovjetik u duhen gogole te rinj te justifikojne krimet e tyre.” Sado i madh te jete nje intelektual, politolog a filozof; kendi nga e marrin nje problem, veshtrimi personal dhe origjina e tyre; jane deri diku percaktuese ne konkluzione.
Presidenti Amerikan
________________
Cdo president Amerikan qe i flet Rusise me ton, ben gabim te madh. Heret a vone RUSIA do na duhet te gjitheve. Sot ka shpresa (e analiza) se lufta fitohet te “yjet” satelitet, telekomanda, drones” Ana me e avancuar fiton por lufta do ushtri, “boots on the ground” (cizmet ne toke) Nje nga “makinerite” me te jashtezakonshme ushtrake qe ka pare Planeti toke eshte ushtari Rus. Presidentet Amerikane te pakten ne 50-te vjetet e fundit jane treguar naive. Nga natyra e arroganca por dhe distance e fuqia qe ka; Amerika shkakton probleme kudo qe nderhyn. President i ri eshte me injorant se para-ardhesi. Klinton, Governator ne Jug (?!) Bush (!?) se dinte ku bie Pakistani, Obama (??!) profesor ligji ne Cikago, e te gjithe mesojne ne Pune e siper. A kane keshilltare me mend? Sigurisht. Prandaj e bejen lemsh nje bote.
SHBA
_____
SHBA-te jane nje shtet i ri qe do te provoje muskujt. Kur shkojne me qellimet me te mira prape “nuk i duan”. Ne Iran prisnin lule-per-muaj me rradhe, ne Afganistan menduan te eksportonin Demokraci, me Indine shkatojne incidente pa e kuptuar potencialin (nje Indi e forte eshte balance ne raportin Sino-Islamik) ne Pakistan se dine ku jane. Me Kinen s’duan te kuptojne se flasin me nje Perandori 5.000 vjecare, e cila problemet kryesore i ka pasur brenda. Britanise i thone mos dil nga Europa, Frances i terheqin veshin, Gjermanine e mesojne, Brazilin e injorojne, Meksiken si prioritet … s’duan ta lexojne. Kane “grupe paramilitare ne prag te deres” me te vdekur (lufta e droges) qe kalojne numrat e te gjitha luftrave te 10 vjecarit te fundit e akoma shtrihen aty ku nuk u takon. Dihet se Rusia ka tendenca pan-Slavike, interesa te vetat, grupe etnike; por nuk i cohen raketat tek pragu i deres, e me NATO-n tek gardhi. Ne cdo levizje qe ben Rusia e qortojne duke harruar se pas te bertiturave autoriteti u bie me shume. Ka nje naivitet ne Politiken e jashtme Amerikane sa cuditen dhe vete me rezultatet. Nje liste modeste: ne Vietnam, Egjipt, Liban, Karaibe, Kube, Laos, Kongo, Republike Domenikane, Kamboxhia (e Laos, lufte e pa deklaruar) Iran, El Salvador, Libi, Grenada, Honduras, Gjirin Persik, Bolivi, Chad, Panama, Kolumbi, Filipine, Liberi, Irak (2) e Kuvajt, Zaire, Sierra Leone, Bosnje, Somali, Afganistan, East Timor, Pakistan, Uganda, Mali, Kosove etj. Numerohen ne gishtat e nje dore, punet e mira qe kane bere SHBA-te.
***
Sidoqofte disa e dine shembullin e mire, kur vdiq Ajzenhauri thane: “Ai mbylli nje Lufte, e na mbajti larg gjithe te tjerave!” D.A. perfundoi konfliktin Korean kur MacArthur & Co donin “bomben e madhe”. Refuzoi te ndihmoje Francezet ne Dien Bien Phu me 1954 (ka nje beteje brilante aty, qe solli renien e dominimit Francez ne Indo-Kine) e ne vend se te aprovonte invazionin Britaniko-Francez-Izraelit te Egjiptit (1966) u tha te iknin qe aty. Presidentet Amerikane nuk e njohin Rusine, ose e shohin akoma me Syzet e Luftes se Ftohte (si i keshillojne profesoret politike, gjeneralet e biznesmenet qe duan shpenzime kolosale, forca konvencionale e tensione ne gjithe Globin) ose se kane idene fare se me ke, e per cfare po flasin. Rusia do trajtuar si partner qe ka probleme nderkufitare. Patronizimi e kercenimet publike nuk i sherbejne asnjeres pale.
16:56
03/03/2014
Dicka Plotesuese per Rusine gjate Historise. S’jam pro-Rus, pro-Sllav a pro-Komunist; vec mendoj se faktet Historike e “ndajne” kete vend nga shume te tjere, kur behet fjale per ekstreme. Gjate 200 vjeteve te fundit, ne lufte per jete a vdekje, 3 perandori, nga me agresivet dhe anihilueset qe ka pare njerezimi; jane ndaluar ne Rusi. Jo lufte by proxy (me sponde/ne distance) por lufte Ekzistenciale. Dy te tilla ne territorin Rus. [ne 1000 vjet raporti eshte 3 fitore/ 1 humbje]
Rusia v Perandoria 1.
_________________
Pa faktorin Rus “Suleimanet” do arrinin ne France (sic beri Roma) ndoshta dhe ne Britani. Kurvaturat e vogla sizmike te Polonise, Hungarise, Rumanise, Shqiperise (Sobieski, Huniadi, Vlad the impailer, a Skenderbeu) nuk regjistrojne dhe aq ne demet e shkatuara Turqise nga Rusia. Nga shekulli XV-te ne ate te 20-te, jane bere 12-13 luftera Ruso-Turke. Keta te fundit kane fituar 3 (nje me ndihme Franko-Britanike, Lufta Krimese) e shume here lane territore a perfunduar ne traktate qe u dhane te drejta te Krishtereve. Keshtu e kane ndaluar marshimin Turk per hapesira te reja. “Hap nje minute harten, per rikujtese Rusi/ Turqi/ si/ku rrine ne raport gjeografik” Trazirat e 1870 ne Hercegovine, Bullgari, Serbi, Mal te Zi e Rumani, filluan nga mbeshtetja Ruse. Nga presioni i Britanise, Rusia pranoi oferten per Paqe po trupat e saj po Marshonin drejt Stambollit. Britania per te treguar se ky kercenim eshte real, coi luft-anijet dhe Ruset ndalun ne Shen-Stefan. Aty behet traktati qe i nxjerr keto vende te pavarura (bullgaria/ autonome) Alarmi i krijuar tek Fuqite e Medha (nga fuqia ne rritje Rusise ne Ballkan) solli Kongresin e Berlinin qe beri modifkime te tjera. Dhe aty Ne u harruam, por s’eshte ky qellimi i ketij pastimi. Duke pasur Shpaten Ruse perbri, Perandoria Turke nuk mund te kalonte ne ekspansione afatgjate dhe ne distance te medha ne Perendim.
Rusia vs Perandori 2
________________
Bonaparti. Nese ai do kish eleminuar Rusine ne Lindje e me miqesine e Polonise ne ate zone, do kish marre fuqi te pa-para. Ne fakt kjo lufte njihet nga Historia (me emrin qe i dha Napoleoni) si Lufta e II-te Polake. Ky ishte qellimi zyrtar i “liberatorit” Napoleon; do shkojme te clirojme Polonine nga roberia. Ne fakt ishte presion indirekt ndaj Britanikeve duke kercenuar Ruset te mos bejne tregti me ta. Me 500.000 ushtare nga disa shtete, ai niset te 1) shkaterroje nje perandori (Ruset) 2) te ndikoje/friksoje nje tjeter (Britaniket) dhe 3) te behet favorit i pales se trete (Polakeve) e ketu ti mbyllte hesapet ne Europen me 100 armiqesi mes vetes. Perfundimi? U kthye ne shtepi me 20.000 ushtare. 380.000 te vrare e 100.000 te kapur rob. Ketu ra Hegjemonia e tij ne Europe. Aleatet interesaxhi (Prusia / Austria) sa e pane te dobet kaluan ne krahun tjeter. 3 vjete me vone ne Waterloo, Britaniket (e Prusianet) i dhane goditjen perfundimtare. Nje akti tille nga Ruset eshte nga me te lavdishmit ne Historine e Botes. Ushtria e Napolon Bonapartit ishte me e madhja qe kishte pare Europa deri ne ate kohe. Gjysme milione ushtare ne nje fushate.
Rusia vs Perandoria 3
__________________
Gjermania Hitlerjane- Dihet.
—-
A) Nje perandori, Rusia e beri te pergjaket per shekuj, duke e dobesuar, kercenuar dhe bere presion per 4-500 vjet. B) Tjetres i keputi kembet, C) te treten e shkaterroi. S’po themi “ruset jane te mire”, as se ne popujt e vegjel fituam shume nga kjo, por flasim ne nivel boteror ku historia e Rusise s’mund te neglizhohet. Si student amator i Historise (me shume Histori Ushtarake) mendoj se Rusia gjithmone duhet te jete ne tavoline, e trajtuar me dinjitetin qe i takon; te djeshem dhe te sotmin. Bush-et dhe Obama jane kalimtare sic dhe Staline e Putine kur flitet per “rraca e civilizime” (Rrace si force luftuese, jo ngjyre lekure) Sot ne luften aggressive per (1) dominance regjionale (2) burime natyrore; po shihen konfigurime te “cuditshme” Ka nje Bosht Sino-Islamik, kur Kina koperon me Iranin e Pakistanin (ky i fundit do balance me Indine) ku vendet e Amerikes Latine po fuqizohen e shpejt (brazil/ mesike argjentine) ne mos me veten me aleate te tjere do tundin balancat, India po shtrin muskujt ushtarak e Japonia nuk do shume te cohet nga gjumi.
Rusia nuk eshte vend per tu injoruar, as si territor, populate, teknologji, force apo pervoje historike. Sic dhe Historia e ka provuar mese nje here, eshte nje Zone ku shpesh jane vendosur fatet e Botes.
17:06
03/03/2014
Zoterinj komentues! Kujdes! Rusia ka qene e mbetet kocka e forte. Deri me sot te gjitha luftrat boterore jane fituar nga Rusia.
Te gjithe perandoret e medhenj, ne Rusi e kane thyer koken. Qe nga perandoria romake. Aleksandri, apo me vone Napoloni i Frances. Atje e shkerrmoqi ushtrine e tij te pathyeshme. Edhe Shqiperia, pavaresine e saj e ka dhurate nga Rusia.
Kush e theu dhe e shpartalloi perandorine Osmane. Keni degjuar per luften Ruso-Turke.
Po luften e pare dhe te dyte boterore kush e fitoi?
Ariu rus, nuk vdes kollaj. Ruset jane atdhetare. Amerikanet nuk kane atdhe.
Megjithate, lufta do te shmanget. Gjithmone diplomacia ka fituar. Ndryshe behuni gati te vdisni. Kolapsi bethamor eshte aty, gati.
Rusia mund te mare vetem Krimene. Me tej nuk ja mban. Nuk ka frike nga perendimi. Ka frike nga ballafaqimi me Ukrainen.Gjysmen e popullsise te Ukraines e ka refugjate ne Rusi.
Sa per gazin, ai nuk eshte i shtetit rus, por i boseve rus. Pikerisht keta nuk e lene Putinin te hape lufte, apo te mbylle rubinetin. Boset duan te shesin. Po keshtu edhe prrallat e Europes dhe SHBA, per presion ekonomik ndaj rusise nuk qendrojne. Jane firmat e fuqishme amerikane dhe europine te cilat nuk e duan kete. Rusia eshte nje treg i madh dhe fitimprures per ta.
Prandaj prisni diten e neserme, se cdo te ndodhe. Pastaj konkluzionet nxiren kollaj.
Billy, ke shume te drejte. Me lejo nje shtese te vogel e pedantike, per hir te saktesise historike. “Te gjithe perandoret e medhenj ne Rusi e kane thyer koken”
Jo te gjithe.
Dhe Ushtaraket perdorin nje diktum te famshem: “nuk marshohet ne Moske” Por ky rregull e ka nje perjashtim.
Perandoria me e madhe e te gjitha koherave ka qene ajo Mongole ( ne vazhdimesi territori e pa nderprerje, Britanikja ka pasur dicka me shume….por si total) dhe nuk ka humbur ne Rus, sic quhej ne ate kohe.
Subutai (ose Tsubodai) Gjenerali me i mire i Xhengis Kanit, ka qene i pathyeshem ne ate zone, e Mongolet gjithmone dolen fitues.
Zoterinj jo filorus, por qe i trembeni ariut rus, vetem sot humbjet e Rusise ish jo me pak se 60 miljarde dollare dhe akoma ska filluar seriozisht.
Ky esht lajm jo nga fantazia ime, por nga lejme te axhensive boterore.
Sigurisht, se keni seriozisht, (pershendetje z HiB) : ) Po te le me nje mendim te shpejte (se jam ne cell) Ariu/ Arinjte/Familja Ursus ~ Omnivor/e
—
Nuk hyn “frika e tifozlliku” dhe ne arsyetime me te bazuara, jo me te… “NATYRA vs Marketet e Finances”
O PAB, me pika ne mes, ti flet me kode dhe une kam ditur te flas me trokitje muri, me fqinjin tim te biruces, kam ditur, se e kam harruar.
Por me kode si flet ti, Alo Gjethi, ketu Plepi, po vjen Ujku bashk me Dhelpren, se i ka urdheruar Rrufeja, si di plako, po deshe qe ne te morrim vesh ca do me thon ti, boja nji oferte zotit Thano, te hape nji rubrike per kodet dhe te emeroj ty profesor, une regjistrohem nxenesi i pare, por do regjistrohen edhe te tjere.
HiB, per respekt te temes (dhe autorit) kete rradhe s’te dhashe pergjigje (ne oren qe kerkove ti) e po ta jap pak me vone. Omnvior eshte Biologji e Klases 7-te, s’ka as kode e as profesorllek. Direkt a indirekt, vazhdo atje/e/me/ ke je mesuar … here tjeter ka per te dale jashte kontrollit. Kunjat e agresionit pasiv, perdori me ato qe je mesuar, “ketu” je pertej e krejt jashte nivelit tend; dhe kete ti e kupton fare mire! Tiforzlleqet e anshmerine, i ke PERDITE rreth teje…sa per Mua? Me ler Rehat.
Se si, e kur flas une, nuk eshte as per aprovim e as kontrollin tuaj. Referoju temes, shokeve te tu a armiqve qe ke; mos provo te vesh fjale/ ide nen personin tim; une flas per Respekt historik dhe aktualitet, jo Frike. Konluzionet nxirri ne raport me kedo, pervec meje. Besoj se jemi te qarte, se ku ndahemi tani. Jo se nuk e dije por me shkrim te pakten e ke me te qarte. Kur kalon ne personale, me karagjozllek pikash e pa pikash, pa minimum etike e respekti…aty me ke humbur mua. Sic dhe ul veten tend. Ti mund te besh me mire, e te sillesh normalisht, por zgjedh te besh ate qe do. Toni juaj, (jo vec metoda e ulet ne komunikim) s’me pelqejne fare. Perdore, perseris prapre, atje dhe me ke je mesuar.
—
Jo se kjo ka rendesi per mua, pasketaj.
Eshte koha qe te terhiqet vemendje dhe lexueshmeri edhe per shqiptaret e Ukraines. Kete ma solli nje ish student i imi:
Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korces fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen ti ruajne zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizem.Festa me e madhe e tyre eshte festa e shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit.Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri nje udhetim ne Odessa. Po keshtu ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare. Ata nuk kerkojne gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar.Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet tu jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe. Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne duhet te jemi krenare per ta.