Frikë nga hipokrizia!

redaktor

Media ka publikuar një foto të dyshes së ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti e Shpend Ahmeti, ky i dyti dhe kreu i Komunës së Prishtinës, të cilët udhëtojnë me urban si gjithë njerëzia, e po ashtu paguajnë dhe biletën. Eshtë mikluese kjo për shoqërinë tonë, të mbushur me pushtetarë kapadainj, pordhacë e të kamur, por në fund rrezikon të shndërrohet në teatër.

Prisni kur pak e nga pak kjo të bëhet modë, duke u aplikuar si metodë në sferën e PR (public relation), nga ana e politikanëve të ndryshëm, me rrezikun e shndërrimit në shfaqje me valencën më të lartë të hipokrizisë. Ecja në këmbë e një qeveritari të lartë, apo udhëtimi i tij me urban a biçikletë, është një detaj, që edhe thotë, por dhe nuk thotë asgjë.

Thotë kur, një sjellë e këtillë me thjeshtësi, e modesti e përkorësi, konsumohet në një ambjent të shëndetshëm, ku këto virtyte janë dominante. Si shembull për këtë, vlejnë preçedentët e ardhur nga vendet skandinave, ku performancat publike të qeveritarëve janë në sinkron me ambjentin rreth e rrotull. Por në një shoqëri të krimbur nga korrupsioni e sjellja plot pordhë të padurueshme provinciale e qeveritarëve të saj, gjeste si ai i Kurtit, Ahmetit, apo dhe Ramës këtejpari, kostojnë më tepër paragjykim se sa vlerësim të qashtër publik.

Kjo, deri në çastin kur dhe njerëzit rreth e rrotull tyre, si dhe populli që mëtojnë se udhëheqin, të reflektojë virtytet e tyre, nëse i kanë të sinqerta. Edhe hipokrizia, nuk është më pak e dëmshme se arroganca e korruptimi moral. Në një kuptim, është starti i të këqijave në një shoqëri.

p.s. Nga thesari i urtësisë popullore, dy thënie vlejnë për këtë rast: “Me një lule nuk vjen pranvera”, si dhe “Trimi i mirë me shokë shumë”.

Share This Article
8 Comments
  • Po, kam nje pyetje per ju shkruesi.
    Ne keto rradhe qe na keni prezantuar, ju vete, a jeni nje nga paragjykuesit??? Te lexojme here pas here me shkrime problematike, por shpesh ne keto shkrime ke luhatje te shumta, dhe nuk te gjendet fillimi i fillit, qe ne lexuesit, te çfillojme leshin qe shkruan.

  • Do preferoja nje qeveritar qe e ben qejfin e vet po edhe qeveris mire sesa nje palaco cirku qe na ben teater (po te zgjidhja ndermjet ketyre te dyve)

  • Rasti ne fjale, me duket mua te pakten, duhet bere shembull per mire dhe sigurisht edukimi qytetar i pjeses madhe te popullsise, si shqetesim, eshte i ligjeshem, por menyra qe e trajton shkrimi me duket pa kuptim. Po ti referohesh nje fjale popullore, keq me burre, keq pa burre, keq mos martohesh kurre. Cfare kerkon autori. Meqenese shumica e njerzve ne Shqiperi “peshtyjne ne toke”dhe ata qe e neverisin kete veprim , te peshtyjne ne toke? Mund te behen shkrime per edukimin ne familje, shkolle, media etj por te marresh ne goje njeres qe bejne dicka qe u duket normale, nuk me duket qe ka vlere edukuese, perkundrasi…

  • Mos u besoni ktyre idiotave.
    Shpendi dhe albini financohen nga Shefqet Krasniqi ndersa Shefqeti financobet nga Serbia.
    Mos bini nen ndikimin e VV se po te ishin kta patrit nuk do e dbojshin Alma Lama nga vv vetem pse ajo i denoncoi dhe ua hjeku maskat qe jane aleat te serboarbve fashist.

    • ik mor serbi i salicovicit. Doni me i fut te gjithe ne nje thes ju. Dihet boterisht kush jane serbofile si ketej dhe andej kufirti, por SHpend Ahmeti dhe Kurti nuk jane ne ate liste. Por ju ju intereson te mbillni dyshim tek njerezit, se ju i perkisni asaj turme qe paguhet nga politikane te korruptuar dhe te finacuar ngs serbia.

      Se per Ernmir Hoxhen,

      keto persiatje qe ben , jane te mira per ti botuar ne facebook-un e tij, por nuk jane verejtje dhe konkluzione qe postohen ne gazete. Shkrimi juaj, me shume e ben te mendoje lexuesin se kjo eshte thjesht nje teater i ketyre politikaneve. Pra edhe kur ndodh dicka pozitive, le te hedhim tym e te duket sikur dicka fshihet pas saj.

      Ermir, shihe ne syrin pozitiv. Kur te dali negative, godite, por lere popullin te gjykoje, se eshte popull i zgjuar dhe i kupton te tera hilet.

      Por edhe sikur te ndiqet nga ata qe jane te korruptuar, a nuk mendon se sado pak do te jete pozitive, se kur te ecin ne kembe do te kuptojne sado pak, qe jetojne ne re, dhe do shohin njerez te vertete rrugeve dhe do kene kohe te mendojne sado pak per ta, dhe pa e kuptuar do te ndryshojne,sado pak, perspektive e te parit te gjerave? Perse nuk e shikon ne kete menyre, por gjitjnje ne anen e erret?

      Dhe po ta them une, mos u FRIGO si i thone shkodranet:

      Asnje politikan tjeter andej e ketej kufirit nuk ka per ti ndjekur. Jane kaq shume ne dashuri me veten e tyre, sa nuk mund tia lejojne vetes te ecin barabar ne nje nivel me qytetaret e thjeshte, lere me te hypin ne autobuz qe te marrin eren e djerses se njerezve te thjeshte qe vrapojne gjithe diten nga rruga ne autobus e nga autobuzi ne rruge.

      Jo mor Ermir jo, kurren e kurres nuk kane me e ba! Ata enderrojne se kur do blejne makine me te rehateshme e me te shtrenjte, e si te vjedhin para qe ta bejne kete,

      ti ke frike se do ndjekin shembullin e Ahmet SHpendit qe ka kohe qe e ben kete pune, nuk eshte hera e pare qe e ben.

  • po flas per rastin RAMA gjeja qe ka bere rama (si kryeminister) ka dale disa here duke hecur ne kembe ne tirane : nuk duhet te harroni se ramen nuk e lejon koha dhe detyra qe ta shikoni cdo dite duke hecur ne kembe si nuk me lejon mua dhe gjith shqiptaret, distanca se jemi ne emigrim qe te hecim ne kembe neper qytetet tona si kemi ne nostalgji te bredhim ne kembe rrugeve te qyteteve tona ate nostalgji ka dhe rama per tiranen sa per autobuset ne tirane nuk mund te flitet sepse ai i ores 7 o vjen 30 minuta para o 40 minuta prapa dhe ti kurre nuk arrin ne orar ne pune prandaj kritikoheni ramen kur do dalin para drejtesise vrasesit para kryeministrise ,Gerdeci etj mgjs une jam i sigurte se kjo do ndodhi se afermi si (lazarati) uroj ramen ta beje sa me shpejt qe te jete e mundur si dhe uroj pjesen e shendoshe te pd te shkeputet nga saliu dhe lakejte e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *