SHËNIM: “Enver” i ’91-shit apo “Berishë” i ’97-s?!

anazapta

Dy thirrje të fuqishme ka shënuar tranzicioni shqiptar, si gulçe shoqërore prej së keqes, për t`iu kundërvënë asaj, për ta sfiduar, ndëshkuar: “E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën!”, si dhe “Duam paret tona!”. E para ngjan më ideale, ndonëse e formuluar me gjuhë rruge; dhe ngërthen fuqishëm gjithë urrejtjen ndaj një sistemi, bashkangjitur momentit solemn të triumfit ndaj tij, nëpërmjet rrëzimit të bustit të njeriut që e ndërtoi dhe drejtoi. Ndërsa e dyta, duket më e zhveshur nga simbolikat, por për realitetin shqiptar, është po aq e fuqishme sa e para, kur ka ndodhur dhe nëse do ndodh sërish. “Duam paratë tona” – nuk është ankesë, por urdhër, verdikt, ulërimë e një shoqërie, më shumë se për para, për drejtësi e dinjitet.

Dhe cila prej tyre i shkon më tepër protestave që po ngjizen kundër guvernatorit Fullani?! Mos ai përfaqëson vetëm para të vjedhura, të cilat populli do i kërkojë si detyrim për drejtësi, apo tek Fullani do shkarkohet i gjithë lëmshi i mbledhur në grykë prej një elite politike 23-vjeçare abuziviste në ekstrem me popullin e vet?! Vitet dhe koha, duket se i kishin shuar jehonat e tyre, që me gjasë po riaktivizohen në një kreshendo të frikshme. Fati i Fullanit, që të përngjajë si Enveri i `90-ës e Berisha i `97-ës. Por ja që çdo kënaqësi e kësaj bote, e ka një kosto, që jo çdo herë paguhet me para. Nëse kanë qenë të pamerituara, kanë pagesën e rëndë të  përçmimit dhe poshtërimit publi

E.Hoxha

 

Share This Article
6 Comments
  • mesazh gjysem miqsor per E.H e Dites.informacjon

    Deri aty nga 1996-1997 kisha mendimin se kur u rrezua statuja e Enverit thoja e hodhem qelbesiren….por..c’na kane pane syte qe atehere deri tani mund te them dhe e argumentoj shkencerisht se Qelbesirat hodhen nje statuje bronxi tamam si vampiriode veprojne me trupat dhe gjerat e vdekura.

    Nqs do lexosh i nderuar Ermir librin e ambasdorit te pare gjerman me titull “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” si dhe disa intervista pikante te ambasdorit te pare amerikan si dhe mentorit te tij Elez Biberaj dilet lehte ne konkluzion se levizja e ndryshimit sistemit ne 1998-1992 ishte nje veper e sherbimeve sekrete dhe eshte abuzuar shume me pakenaqsite e njerezve te thjeshte kryesisht nga dipllomate te huaj dhe vazhdon te abuzohet akoma.

    Edhe ti i nderuar autori i ketij shenimi duhet te shkeputesh nga grupi i atyre gazetareve te medias qe po tregoheni vampiroide me kockat dhe kujtimin e Enver Hoxhes..

    Njerzit po vjedhim me thase lekun e popullit dhe ju akoma ushqeheni me supen e nje te vdekuri duke ja rritur vleren Enver Hoxhes si nej legjende qe dhe i vdekur po ju mund.

    • Fiks Fare “eagle-1”. Si ne cdo sektor tjeter edhe media mbushur me njerez te pa afte dhe trushpelare. Shiko si sillen kur i therret Sali krimineli ne ato qe i quan konferenca shtypi. Mbajne shenim lajthitjet e nje krimineli te marr dhe nxitojne te bejne foto me te. Askush nuk mban qendrim ndaj nje njeriu qe vrau me qetesi te plote kater vete ne mes te bulevardit. Mender gazetaret hapin dhembet me shakate pa kripe te Sali kriminelit. Dhe merren me Enver Hoxhen qe ka vdekur para 30 vitesh.

    • I nderuar eagle -1.Pjeserishte te jap te drejte kur te socmit meren me te vdekurit. Por mos perjashto memorjen e popullit kur kraheson me te politikes se socme.
      Autori i shkrimit edhe pse nuk i ka shkuar deri ne fund ides ve perball dy realitete .Nje proteste per tu shkeputur nga shteti autoritar komuniste qe do ti hapte rrugen demokracise dhe vlerave te saje ne rrugen drejte konsolidimit te nje shteti moderrn dhe sjelljen mbas rrezimit te diktatures..Kur zihet ne goje Enveri kjo nuk kupton ngritjen e vlerave te sistemit qe permbysem por ballafaqimi me ato cpo ndodhin mbas tije .Mos harro i nderuar se nuk jane pak 24 vjete per nje popull te vogel e te bindur ,puntore e i durushem te dali ne drite te diellit. Me te drejte na shkon mendja. Pse nuk ka ndryshim me te shkuaren kur shohim cdo dite skandale marramendse qe riperserisin vehten vite pas viti.Ke tregues te marrim per baze. Fjalet e bukura .Rrezuam diktaturen me te eger ne Evrope dhe istaluam nje shtet hajdutesh ne cdo qelize te shoqerise shqiptare .Do te me thuash qe ne demokraci ka rregulla te reja loje qe nuk perputhen me masat drastike te diktatures .Po ta shtroje ndryshe .Jemi te lire ,nuk kercenohemi nga askush ,flasim si te duam ,shajme ,akuzojme ,vjedhim ,vrasim ,sabotojme e shesim atdheun dhe populli me zorr ushqehet ku financat per ta shpetuar shkojne ne xhepat e politikanve .Per kedo ky kuptim i demokracise eshte nje diktature e sheqerosur qe ta bene gropen dal nga dal . Gryen e shkaterron gjithe shoqerine ne cdo qelize te saje sic jemi faktikishte.
      Nuk pretendoje te te jap mend por shqiperine e bejne vetem shqiptaret e ndershem e me riza shqiptaresh .Me pelqeu shume nje komentues i temes kur shkruan mbi skandalin Fullani :Shqiptaret jane katandisur, kudo qe jane,te hane koken e njeri tjetrit e te perfitojne bishtat e minoriteteve .Konstatim qe ka egzistuar e egziston dhe sote e kesaje dite .Meri me radhe figurat e cdo niveli qe kane bere politiken e drejtuar shtetin te kuptosh ate thenjen e mesiperme. Cdo shtet eshte ngritur mbi baza nacjonaliste qe kurre nuk duhet te leshoje terren per ato qe nuk leshohen.Kam respekt per kombesite e tjera por boshtin do ta mbajne ne duarte e tyre ata qe kane vetem nje memedhe .Ky eshte mallkimi qe vertitemi te gjejme arsyet pse nuk po behemi njehere si gjithe popujte e tjere te botes .

  • Eshte keqedashje ose naivitet te veshe barazim ne dy thirrjet e turmave te popullit per rezimin e diktaturave.Ndersa tek e para ishin thirrjet fshatareske te E.Hogjeve,te Q.Prekeve e kompani te manipuluar nga ata qe hodhen me katapulte kryekriminelin e te paparin Sali Berisha si nje njeri qe ishte krejtesisht i papergjegjeshem per ç’ka do ti bente ketij vendi.Padyshim qe po ti kthehesh koheve Enveri ndertoi shtetin shqipetar e Saliu e shkateroi,Enveri ndertoi shkolla e spitale,Saliu i shkateroi,Enveri kerkonte e deklaronte qe ta bejme fshatin si qyteti e Saliu beri qytetet si fshatrat,Enveri s’linte ne kembe hajdute xhepash e Saliu hajdutet i beri ministra e guvernatore Enveri ndertoi hidroçentrale e Saliu i shkateroi.Padyshim qe Enveri kishte plot gabime por ana keto te para me kohen ku jetonte ndoshta mund te quheshin edhe te detyruara.Enveri pergatiti pas prishjes me Kinen lidhjen me RFGj e agjenturat qe ishin ulur kembe kryq e qe drejtonin levat e tyre ne kete vend e prishen kete lidhje historike ,me anen e R.Alise.Katapultimi i Sali Berishes ne drejtimin e ketij vendi ishte njelloj si shperthimi i “gerdecit”.Kerkush nuk flet se ku shkoi gjithe ai armatim shqipetar”dosja e zeze qe s’ka per tu hapur kurr” e kujt iu fal e per ç’fare motivi u perdor e ku!,Kerkush nuk permend shkaterimin e bllokut e ndertimin e bllokqeneve te rinj fshatare te uritur per te pare qytete ku zaptuan e privatizuan institucione shteterore.Ermirit nuk i ve faj se ndoshta eshte nga ai brum e per pasoje mbase natyra i ka dhene talentin e te te shkruarit por i mungon qyteterimi per ti trajtuar gjerat siç duhet.E ç’mund te presesh me teper nga Qim Peket e ketij pushteti te katert qe eshte zaptuar per nevoja te tjera e jo si domosdoshmeri per nje vend demokratik.Ndaj edhe pasojat jane katastrofike ne kete vend qe se pari ka mungese civilizimi e pasketaj vijne te tjerat.Per mua qofsha i gabuar tani jemi ne vitet 90 por pa 2 Prill,pa gerdec,pa vrasje ,pa vjedhje e lukuni uqerish qe zbriten nga mali e kerkonin akullore me sup ne baret e qyteteve.Do ti bej nje pyetje ketij gazetari “perse ky popull manipulohet kaq shpejte”?

  • Enveri ka pas te keqe luften e klasave dhe mbylljen deri ne izolim me perendimin Perendimi nga jashte dhe Ramizi nga brenda rrezuan enderat utopiste te Enverit qe nje popull ne izolim mund te ndertoje begatine.
    Fale kesaj demokracie jemi te lire te vrasim dhe shajme njeri tjetrin, te nxjerim ne treg te lire te pasmen dhe te perparmen,te kemi qindra hajdut me imunitet,te shtojme analfabetet dhe ti bejme doktor profesore,te mbushim parlamentin me rrypaxhinj,te braktism vendin.Perpara ankoheshim se na qellonin ushtaret tane ,teni jemi te kenaqur se na vrasin greket dhe sllavo Maqedonasit.Te vraret per 40vjet jane disa here me pak se te vraret per 23 vjet.
    Jemi popull i lumtur ,kenget per enverin i zevendesuam me kenge per saliun.
    Dyshoj se nuk na e ka fajin as Enver e as bijte e tij qe po na udhheqin ne kete pseudo demokracipor keshtu i don mushka drute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *