SHËNIM: Autoriteti i institucioneve ka shkuar në fund, çfarë tregon “tubimi i lirë” për të kapur presidencën?

redaktor

 

Nga Skerdi Zaimi

Botuar në ResPublica

Pak ditë më parë, Elena Kocaqi, një person që prezantohet si historiane dhe ushqen me iniciativë të palodhur tezën se me shqiptarët nis bota, njoftoi se sondazhet në media e cilësonin atë si kandidaturë të preferuar për president të Republikës.

Më tej, një tjetër personazh i vështirë për t’u karakterizuar si Sazan Guri, ka zënë radhën. Po përflitet edhe Petrit Vasili, ndërkohë që nga shumica përhapen thashetheme se do jetë një femër, zgjedhje tipike e kryeministrit, e brenda këtij konteksti përfliten emra nga më të çuditshmit.

Presidenti është shndërruar kështu në një pozicion ekzotik ku mund të ulet kushdo që ka një cilësi ndryshe nga e përditshmja: Kocaqi me pellazgomaninë e vet, Guri me optimizimin e paprecedentë dhe lehtësinë për të pohuar çdo gjë, Vasili si pak i LSI-së, pak i PS-së dikur, pak edhe i PD-së.

Sigurisht që kushdo që plotëson kushtet mund të hyjë në garë, por tubimi i lirë për të kapur presidencën tregon se autoriteti i institucioneve është në fund.

Përndyshe, shumëkush qoftë edhe për hir të respektit për pozicionin, apo edhe seriozitetin e angazhimit do të stepej duke mos veshur kaq lehtë mbi vete “investiturën” e unitetit të kombit. Ndodh kjo për shkak të banalizimit tërësor të  çdo marrëdhënieje, të faktit se autoriteti tashmë është zbrazur nga kredibiliteti dhe luan vetëm me forcën apo privilegjet.

Pse të mos pretendojë kushdo për president kur sheh se kush bëhet ministër?! Se me çfarë e mbush qeverinë z. Rama?! Sesa lehtë dhe pa pengesë ngrihen në pozicione politikbërjeje njerëz që as i thonë gjë publikes apo publikut, e të cilët kanë vetëm meritën e të qenit të bindur.

Nga ana tjetër popullariteti i figurave si Guri apo Kocaqi rritet edhe në kontekstin e një heshtjeje vetëdenoncuese të atyre që duhet të mos lejojnë që dija apo shkolla të përdhosen kaq shumë saqë megafonë të tillë të kenë rrugën të hapur, të paktën për një debat që do të sqaronte atë që duhet të sqarohet.

Në këtë kuptim, ngritja e figurave të tilla është e natyrshme përderisa kushdo që ka një tagër dhe njohuri ka zgjedhur të tërhiqet.

E vetmja rrugë që mbetet për të minimizuar dëmin që vjen nga kjo që po shohim është që politika ta zgjedhë nga brenda vetes presidentin e ri, të paktën sa për të ruajtur një fasadë minimale në një vend që dallon për fasada, por që nuk duhet të vetëtallet deri në këtë pikë.

 

Share This Article
51 Comments
    • Me kete mendjen time, une kam 10 vjet qe jam President.
      Me keto Facebook, posti me i vogel i seicilit eshte Zv. Kryeminister.
      Te gjithe jane kompetent, japin direktiva Edi Rames si te punoje, “bej kete qe them une, mos bej kete tjetren se te piu e zeza”.
      Njeri i thote beje Ballkanin te hapur, tjetri i thote beje te mbyllur.
      Thua ti se Ballkani eshte dritare ta besh me perde te gjata, apo te shkurtera.
      Nderkohe qe Edi, nuk pyet fare per keto pallavra.
      Si gjithmone Edi Rama do zgjedhi ate qe i behet me mire PS dhe vendit.
      Prandaj prisni edhe 2-jave, te diskutoni rreth atij apo asaj qe do emeroj Edi Rama, jo ate qe ju do interesi juve.

    • Kocaqi , operon me edukimin Kristian, ” kur nuk e pështyn dot tani, puthe ” .
      Obeziteti I “hiles Greeke” tregon se vuan shpirterisht.
      Ajo, e ndjen naivitetin e Shqiptareve, dhe argetohet me përçarjen gjithashtu, sepse nuk I kushton asnje vemendje qe eshte “themes e Akilit” te votes Shqiptare.
      Kocaqi do ishte e besueshme nese do mbeshteste Sali Berishen !
      Kur e majta mercenare mere pushtetin ,tradhetite e sofistikuara dhe jo lulzojne si barishtet e këqija që shkaterrojne çdo gje.
      Kocaqi, ofendon hapur inteligjencen e Shqiptareve duke perzier me ironi faktet me egzagjerimet per te çthurur patriotizmin , dhe berë ate fragil.
      Pres perplasjen e Blushit me Kocaqin !

  • Keta te tre jane si Luli, qe e shohin veten si president pa i zgjedhur njeri. Edhe Luli a nuk na prezantohej si kryeministri i ardhshem? says:

    Te tre keta Kocaqi, Vasili, Sazani as qe behet fjale, qe te marrin Presidencen.
    Kocaqi nuk e merr konsensusin e shumices se e ka llapen e gjate dhe figura e presidentit parashikon nje nje me llape te shkurter dhe mendje te gjate. A ishte kjo Kocaqi qe ulerinte
    se e kishte kapur kovidi dhe ishte e pakenaqur me qeverine se si po e menaxhonte pandemine??Pastaj me kete presidente, sherret do i kemi ne tavoline me Greqine.
    Edhe Sazan budallai qe ben thirrje per mosmbajtje maskash dhe budallalleqe te tjera, nuk ma merr mendja se do ishte ne listen e shumices per presidentin.
    Petrit Vasili nje njeri goje-shthurrur as qe e mendoj per president. La nam tjetri ne parlament duke i thene Ulsi Manjes “”mos na ça trapin””. Na beri qe te mbyllim televizorin.

    • O koqe kandari: po pse si pas teje qe te mos kemi probleme me “greqin” duhet te ulim koken si ne 32 vitet e fundit? Vetem Elena nuk ka tjeter per momentin

  • ky eshte projekti allbania urupiane, me breke neper kembe

    sa me pare hapim syte e merremi me hallet tona

    aq me mire per ne.

  • Ne realitetin shqiptar te ketyre 31 viteve te ashtuquajtur “demokraci” ku te gjithe ata qe kane uzurpuar kete shtet swi presidente dhe kryeminister,kurre nuk kane qeverisur,por kane SUNDUAR,pervec z.Alfred Moisiu!
    Vecanerisht Berisha dhe Rama jo vetem “pushkatuan ” demokracine dhe shetin ligjor,por mbi te gjitha zhduken nga realiteti LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT,duke shtypur dhe shfrytezuar shumicen e popullit shqiptar!
    Aq e vertete eshte kjo sa e ka pranuar edhe vete Edi Rama boterisht,kur i ftoi investitoret italiane per te ardhur ne Shqiperi,se atje NUK KA SINDIKATA,qe te bejne greva dhe protesta!
    Dhe kulmi fare,deklarata me kriminale,e Edi Rames ka qene ajo qe i tha gazetes italiane “La Stampa”,se “Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen popullore”!
    Nga ana tjeter te gjithe e pranojne se ne Shqiperi lulezon korrupsioni i madh qeveritar,por edhe ne kete rast,po ky kryeminister,qe ka dale pas cdo skandali korruptiv ne MBROJTJE te tyre,ne Konferencen Antikorrupsion te vitit te kaluar leshoi deklaraten OGURZEZE se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” duke i amnistuar te gjithe te korruptuarit qe nga Sali Berisha e deri tek vete ai Rama!

    Kjo deklarate e Rames,ngjet njelloj me skecin e Luftar Pajes,kur i vodhen lopen dhe fshataret e tij e benin ate fajtor,ndersa humbesi i vertete iu drejtua:
    -PO AI QE VODHI LOPEN ,NUK PASKA FAJ”?
    Pra sipas Rames,ai vete dhe ministrat mund te bejne korrupsion me paret e shtetit,por fajin e paskan gjyqtaret dhe prokuroret,qe nuk i kane denuar te korruptuarit,ndersa vete Rama,qe u ka dale atyre ne mbrojtje(bashke fajtor me te korruptuarit) nuk paska faj fare?
    Eshte kjo filozofi kriminale prej antishtet e Rames,sa arriti ne Kongresin e PS te kercenoje SPAK-un!

  • Ne realitetin shqiptar te ketyre 31 viteve te ashtuquajtur “demokraci” ku te gjithe ata qe kane uzurpuar kete shtet si presidente dhe kryeminister,kurre nuk kane qeverisur,por kane SUNDUAR,pervec z.Alfred Moisiu!
    Vecanerisht Berisha dhe Rama jo vetem “pushkatuan ” demokracine dhe shetin ligjor,por mbi te gjitha zhduken nga realiteti LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT,duke shtypur dhe shfrytezuar shumicen e popullit shqiptar!
    Aq e vertete eshte kjo sa e ka pranuar edhe vete Edi Rama boterisht,kur i ftoi investitoret italiane per te ardhur ne Shqiperi,se atje NUK KA SINDIKATA,qe te bejne greva dhe protesta!
    Dhe kulmi fare,deklarata me kriminale,e Edi Rames ka qene ajo qe i tha gazetes italiane “La Stampa”,se “Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen popullore”!
    Nga ana tjeter te gjithe e pranojne se ne Shqiperi lulezon korrupsioni i madh qeveritar,por edhe ne kete rast,po ky kryeminister,qe ka dale pas cdo skandali korruptiv ne MBROJTJE te tyre,ne Konferencen Antikorrupsion te vitit te kaluar leshoi deklaraten OGURZEZE se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” duke i amnistuar te gjithe te korruptuarit qe nga Sali Berisha e deri tek vete ai Rama!

    Kjo deklarate e Rames,ngjet njelloj me skecin e Luftar Pajes,kur i vodhen lopen dhe fshataret e tij e benin ate fajtor,ndersa humbesi i vertete iu drejtua:
    -PO AI QE VODHI LOPEN ,NUK PASKA FAJ”?
    Pra sipas Rames,ai vete dhe ministrat mund te bejne korrupsion me paret e shtetit,por fajin e paskan gjyqtaret dhe prokuroret,qe nuk i kane denuar te korruptuarit,ndersa vete Rama,qe u ka dale atyre ne mbrojtje(bashke fajtor me te korruptuarit) nuk paska faj fare?
    Eshte kjo filozofi kriminale prej antishtet e Rames,sa arriti ne Kongresin e PS te kercenoje SPAK-un!

  • Dakort me konceptin anarkik se si è mendon shqiptari nje problem te zgjidhur qarte nga kushtetuta , deri sa te egzistoj ky ligj i shkruar …, por kur te nderrohet ligji (qe nuk eshte dicka e pamundur) atehere mund te kandidohet kushdo qe mendon se ka te dhenat per tu zgjedhur sipas tij, por deri atehere shqiptari duhet te kuptoje qe shteti mbahet me ligje dhe rregulla , sado te mangetà te na duken ato. Dhe kjo eshte me flagrante kur behet nga persona intelektuale……Nga ana theyer ,nuk jam aspak dakort me pjesen kur ju sulmoni te vetekandiduarit ne planin personal ose per ceshtje qe ndoshta vete ste interesojne , ne kete rast, Historia e shqiptareve, qe z.Kocaqi e studion me shume pasion ,ndoshta me pak “tifozllek”, por …..duke pare qe historikisht ne si popull jemi sulmuar dhe vjedhur ,origjina ,kultura ,muzika ,vallet ,legjendat etj etj etj nga gjitonet tane ” te dashur” ,atehere mirese re vije nje studiuese me deshire dhe pasion te germoje ne te kaluaren e larget te trojeve tona te martirizuara…..dhe po te perpiqesh te lexosh ndonje liber do kuptosh qe Zonja nuk shpik asgje por thjesht citon autore te tjere , qe ska asgje te keqe……Dmth. Te sulmosh nje banalitet (anashkalimi i ligjeve ne fuqi) , me nje tjeter banalitet ( injoranca)

  • Zaimi shprehet drejt e qarte se duhet Politika ta zgjedhe ate, Presidentin nga brenda vehtes per te mos u bere kot fasade.
    Une nje qytetar i ketij vendi them se Presidentin duhet ta zgjedhe ose mazhoranca ne Parlament, ose vota Popullore ! Kjo do jete nje mundesi per te mos u bere sic thote Zaimi, nje fasade ne kete vend fasadash e per te mos bere estrade te llojit Alfred Moisiu qe e moren nga loja e Dominose ne kodrat e Liqenit per ta mbyllur ne Presidence ku ti bente rreshtore personelit atje.

    • Ky skerdhan zaimi qenka me gjake shkau,nuk i pelqene ata qe flasin si „shume“per shqiptaret.I shpelare nga trute,nuk shefe se cka bejne tjeret per vete dhe kunder shqiptareve

    • President e meriton te emerohet vetem Spiro Pali!
      Eshte burre i zoti dhe simbol i grindjeve pa fund midis pozites dhe opozites!
      Eshte i afte,per te nxitur luften civile ne Shqiperi!

      • Nuk e meriton.Eshte e ashper.Nuk ka burre Nene ti afrohet pervec burrit te saj.Na duhet nje si grida suma dhe ciljeta cica.Sidomos kur kendonte ate kengen ” o sa e kam bethen e mire” jarge nga goja dhe nga bananja midis shaleve I dilte sojit tend.

  • Te zgjidhet kjo thithlopa presidente! Nga ketu te filloje nje epoke e re per njerezimin! Te gajasin boten neper forume kjo dhe padishahu i Surrelit apo barbari i Vicidolit qe mund te rikthehet neser! Me ne pellazgjiket e Kocaqit ‘ka nisur bota’ prandaj planetin ta bejme si Shqiperine tone , kjo psikopate coi ne djall familjen e saj , c’te presim né prej nje njeriu te tille?! He zot , ne, qendra e gravitetit te botes! Ne vend qe te largonin sa me pare nje ordiner si Likja qe ti kthenin dinjitetin atij posti , kerkojne ta degjenerojne fare! A thua behet fjale per te zgjedhur keshillat e ndonje lagjeje te X qyteti ne Shqiperi apo postin e kreut te shtetit?! Me mire perpara 90-es , brenda telave me gjemba se nuk na njihnin apo na kishin harruar se ekzistonim , jemi kthyer ne turpin e Evropes! Ketu testohet edhe niveli i popullit DELE qe ne rast se presidenti do te zgjidhej po prej tij , atehere nje nga keta qesharake qe ka permendur autori i shkrimit do te na katapultohej atje larte! S’eshte aspak cudi se po ky popull zgjedh e rizgjedh te njejtit sharlatane , vrases e kusare per tridhjet vjet me radhe! Shkurt fjales , i meriton te gjithe per turpin e tij!

  • Jetojme ne nje shoqeri te lire.Sikurse ke te mencur,ka edhe budallenj apo idiote,bile tek ne pak me shumice.Nuk mund te ndalosh budallain,te enderoje te behet President ! Edhe ju gazetaret,po “kontribuoni” ne promovimin e ketyre deliranteve,duke jmbushur faqet e shtypit,me
    “intervistat” e tyre,bile edhe me foto !? Lymi Tutit

    • lymo ke të drejtë!
      po të votohej për shumicë!?
      të garantoj se do fitonin budallenjtë!!
      dhe ata nuk i ke me shumicë vetëm në shqipëri,i ke në rusi,e turqi,por mbi të gjitha i ke në amerikë!!
      kuptohet që ju kemi çuar dhe ne disa si budallaqen e kokalarëve dhe rruspinë e qerretit,dhe ata po pregatiten për të fituar 3 vjet më vonë me super gomarin donald!!
      kështu që mos e quaj diçka të jashtëzakonshme këto propozime në shqipëri!
      në amerikë jo vetëm u propozua,jo vetëm fitoi,po për pak nuk futi në luftë civile tërë atë shtet, një soj i sazan gurit!!kuptohet thotë se ka më shumë lek se sazani por dhe ajo nuk është e sigurtë!!

  • Pas fshatarit injorant,dhe hajduti të korruptuar qê rrihej me grushta si rrugaç lagjesh rrugëve,
    cilido qytetar i thjeshte ka të drejtën morale të pretendojë të bëhet president.
    Pseudo-intelektualët që kur presidenti bëhej qeshatak tragjik ,nuk skandalizoheshin,
    nuk kanë të drejtë të llapin apo skandalizohen sot.
    Duhet koherencë edhe kur te drejtën per te gjykuar ta kanë dhuruar.

  • @ Skerdi Zaimi

    BËRE Ç’BËRE SHKRIMI YT U BITIS TE FASADA E POLITIKËS SË KORRUPTUAR 30 VJEÇARE ANTISHQIPTARE.

    “E vetmja rrugë që mbetet për të minimizuar dëmin që vjen nga kjo që po shohim është që politika ta zgjedhë nga brenda vetes presidentin e ri, të paktën sa për të ruajtur një fasadë minimale në një vend që dallon për fasada…”

  • Shqiperia ka vuajtur dhe vuan gjithmone per fytyra qe drejtojne shtetin ,si figura e K/ministrit apo si figura e Presidentit ,ne radhe te pare eshte populli ai qe duhet ti zgjedhe keto figura ,sepse po ai, i heq ne kurriz tekat e atyre qe zgjidhen ne keto funksione .Po shtrohet pyetja ,a ka kritere ?Per keto figura =0. Ne na kane udhehequr Diktatore por jo politikane ,se jemi anadollake ,ne SHqiperi ka figura te njohura si brenda apo jashte Shqiperie qe jane te zote ,por ne na drejtojne ,piktore ,doktore ,bojaxhinj,peshengritsa ,tani na duale edhe historiane por nuk shohim ndonji person qe te kete tituj shkencore si economist ,jurist ,agrar ,qe ti njohe ligjet dhe rregullat dhe hallet e popullit ,jo duhet nji president ,o burra se u be deti kos ,dhe kesaj radhe na u mbush kazani me historiane ,ne kemi nevoje per president dhe jo per historiane !

  • Ne pergjigje te deshirave te Zeusit teSurrelit,
    une propozoj qe ne postin e Presidentit te ulen tri femra qe ne kete kohe krize dredhin zinxhiret ne qeveri:
    1. Bora Muzhaqin. 2. Edona Bilalin.3. Frida Krifcen.

  • E ke gabim z. Zaimi! Pse z. Vasili, nuk është nga politika?! Të tre ata që ke përmëndur nuk janë të përshtatshëm për President, sepse nuk kanë eksperiencë diplomatike. Meqënëse politikanët që u zgjodhen si President, si Meta,etj., e perdhosën keq Presidencën, duhet që të mos jetë politikan, por të ketë kulturë të gjërë, që të jetë për unitetin e popullit. Duhet që të dijë si të flasë, si të sillet, si të komunikojë dhe jo sharlatanë si Meta, apo Vasili, e kompani. Shqipëria ka të tillë, por nuk i pëlqen politikës që t’a vendosë në atë post, sepse duan pazare me njëri tjetrin. Nuk duhet të jetë nga partitë politike ekzistuese.

  • EDI RAMA: “ILIR META QE E ZGJODHA UNE ESHTE PRESIDENTI ME I MIRE QE SHQIPTARET KANE PATUR.”

    UNË do ju emëroj nje president si ai.

  • Ne mullirin e kujt e çove ujin o zaim torollaku o miop i pasherueshem. Ta zgjedhe politika thote me keta delinkuent, nuk shikon se ne çfare derexheje e ka çuar politika kete vend te bekuar. Torobello

  • Te ter kta qe shajn Kocaqin jan filogrek llumi shqiptar qe i thur lavdi greqis neper komente falas pun pisash antishqiptar , andej greku si dhjet me nje mut ktej shajn vendin ton , pushta .

  • Nga momenti kur saliu i shiqeres, xhozi, edi rama, bujar nishani kane kap majat e shtetit!
    Petrit Vasili e Sazan Guri jane mrekulli.
    Ne kete shtetin tone, edhe lek plepi e vjollca vokshi te vihen presidente, mos u habisni!

  • Po mos ka tru fasada mafioze majlinda breku me shume se profesorja Kocaqi.Kocaqi ni ka shkruar ca libra,.Merre kundershtoja argumentat po nuk qe dakord.
    Kurse llastica e plakut Berishe,mbahet mend per mbrojtjen e terbuar te vrasjeve ne Bulevard te 4 demostruesve,,si nje bushter kadavrash.
    Kocaqi as ka vrare,as ka mbrojtur vrasje.

  • Filogreket, filoserbe, pasta e korruptuar ne Shqiperi, partiaket fanatike, banditet dhe injorantet, natyrisht nuk e duan Elenen, por pikerisht per keto arsye ajo duhet vendosur ne krye te vendit, Presidente e Shqiperise. Shqiptaret nuk duhet te merakosen se mos na merziten grekeria dhe kasta sllavofile e Shqiperise. Elena Kocaqi eshte njeriu brilant per te cilen ka nevoje ai vend !!!

  • Mos funksionimi i ligjit , shkelja e kushtetutes posacerisht per pronat , korrupsioni galopant ,dhe boshatisja e Shqiperise nga rinia e saj , duhet te vere para pergjegjegjesise ata qe vendosin per karrigen e Presidentit . Besoj dhe deshiroj me gjithe zemer te jem i gabuar per kete qe them me poshte ,se Shqiperia eshte ne gamat e fundit , sinqerisht me dhimset , nuk e meritojme ne popullli mbare Shqiptar .. Duhet pa tjeter te kemi nje ze ne Presidence qe ti djegi vatani ,ti dhimbset Shqiperia . Nje intelektual dhe i pa perlyer me kete llumin 30 vjecar .
    Kam bindjen personalisht te zgjidhet President PR zoti Perparim Kabo ,i ka te gjitha , kemi nevoje si as edhe nje here tjeter per te , pamvaresisht se nuk e njoh personalisht .Do jete nje ze objegtiv , komplet i pa politizuar me kete corbe 30 vjecare dhe do kemi ndryshime pozitive ne ardhmenine dhe zhvillimin Shqiptar ,e ne te gjitha fushat . Jam 100 % i sigurte se PR ,Zoti Perparim Kabo , do vinte me shpatulla mbas murit te gjithe politikanet e keti tranzicioni post komunist, per gjemat qe i kane bere keto 30 vitet e fundit vatanit tone . Kam bindjen dhe jam me se i sigurte ,se po te behet dhe duhet te behet me referundum mbare qytetar dhe PR Kabo do ta zgjidhte populli mbare Shqiptar . Nuk e di a do ta pranonte PR Kabo kete detyre apo jo .

  • Nje shkrim pa baze.Tek ne ,te gjitha problemet i trajtojne “gazetare” mbi bazen e thash e themeve.Presidenti vendit duhet te jete nje figure gjitheperfshirese,me vizion qe me aftesit e njohurit e tij ti jape jete asaj karikeje.Ne keto 31-vjet asnje President nuk ka shkelqyer,ata kane qene edhe nen nivelin e “presidenteve monist”Sa kohe qe presidenti eshte Honorifik vlera e tij dihet.Sa per presidentin aktual do te thosha qe s’ka asnje lidhje me ate karike.Kuvendi le te beje gare perzgjedhese por jo pazare si deri tani.

  • Normalisht,,Vendimi n-1 i zonjes Kocaqi si Presidente e Republikes ,do te ishte Anullimi i Dergimit te Kufijve te Shqiperise ne Hage.
    Nje vendim absurd,kryekeput tradhetar i kryeministrit Rama,per te dhuruar ne favor te Greqise Integritetin territorjal te Shqiperise….

  • Meqene se ju Po shpallni ke te doni nga llafazanet toka ike te media energy si President Pordha, edhe une Po bej nje pordhe te madhe dhe Po veteshpallem President. Betohem qe kam diploma per shkencat politike dhe ushtarake.kam 10 ve pra shkencore dhe letrate te pabotuar qe do I botoj kur te behem President . E dua vendin megjithse kam largest jashte atdheut, dua gjuhe shqipe dhe historine, duasportin dhe kulturen . Neper bote kam punuar nder ‘tis , pllajaxhi,bojaxhi,elektricist,kinematograf,infermier, guzhinjer, shofer autobuzi dhe shofar traku (kamioni),Pictor dhe Tapicier, mbante s kafshesh dhe mbante femijesh e shume e shume te tjera. Gjeni me te mire se une? Teorik dhe Praktik, familiar dhe showerproof. Betohem do e bej detyren me mire se Topi topja , Nishani pa bam e Nishani dhe Ky I finding i fun deri ave Ilir I roberuar Muti Meta. Sa Per Gure dhe Kocaqja dhe kompani do ti mban prane si ndihmesa qyfyrexhinj qelepirxhinj te mediave dheshtypit shtypnxites.

  • Meqene se ju Po shpallni ke te doni nga llafazanet toksike te media kandidate Per kariken President Pordha, edhe une Po bej nje pordhe te madhe dhe Po veteshpallem President. Betohem qe kam diploma per shkencat politike dhe ushtarake.kam 10 ve pra shkencore dhe letrate te pabotuar qe do I botoj kur te behem President . E dua vendin megjithse kam largest jashte atdheut, dua gjuhe shqipe dhe historine, duasportin dhe kulturen . Neper bote kam punuar nder ‘tis , pllajaxhi,bojaxhi,elektricist,kinematograf,infermier, guzhinjer, shofer autobuzi dhe shofar traku (kamioni),Pictor dhe Tapicier, mbante s kafshesh dhe mbante femijesh e shume e shume te tjera. Gjeni me te mire se une? Teorik dhe Praktik, familiar dhe showerproof. Betohem do e bej detyren me mire se Topi topja , Nishani pa bam e Nishani dhe Ky I finding i fun deri ave Ilir I roberuar Muti Meta. Sa Per Gure dhe Kocaqja dhe kompani do ti mban prane si ndihmesa qyfyrexhinj qelepirxhinj te mediave dheshtypit shtypnxites.

    • O “Skënderbe” në Thonjëza.

      Me C.V. curriculum vitaen e pasur qe ke, por edhe per menyren se si shkruan, per mendimin tim, ti e meriton plotesisht te behesh p.sh. Pllakaxhiu, ose Bojaxhiu, ose Shakaxhiu i Zyres se Presidentit te Shqiperise.

      • O Lexues I mediave on line, une rregulloj jo vetem pllaket e presidencies , por dhe pllakat dhe drasat qe I mungojne trurin tend te my kur. Une bej humor o qofte, sepse Po shpallen Per President psikopatet dhe ata qe vuajne nga deliri I madheshtise qe e quajne vehten zbulues te kerthizes se botes , dhe me origjine konti markezi apo lloj lloj bejlerucinash dhe qe ne dhjerokacine shqiptare u bene nga gjeologe ne avokate, nga historia ne dhe letrare ne filozofe dhe politologe. Sa Per vehte kam pensionin te bej jete te qete dhe humor me dallkauket e shumte te rjeteve sociale.

        • O “Skënderbe” në thonjëza, shqipfoles psikopat rregullues universal qe vuan direkt nga deliri i madheshtise.

          Shko urgjent si rregullues i gjithanshem, te marresh parate e pensionit qe te japin dhe te rregullosh veten me Pelena Pampers, se po na qelb Forumin Shqiptar.

          shqipfoles maskara !!

  • Elena Kocaqi Presidente! Personalitet intelektual qe I eshte dashur Shqiperise prej kohesh, tani qe erdhi koha e saj, nuk duhet humbur. Vendi ka nevoje per te, ajo s’ka nevoje per kariere. Shqelmoni plehrat qe jane bere mal per 32 vjet dhe zgjidhni njerez te really si Elena!

  • Cfar emri ky skerdhi,nuk e kame degjuar askundi. Pse duhet Dita te botoj shkrime si te keti kreteni,qe jepe leksikone se kush cka eshte,se presidenti duhet te jete vetem si mendon ky bytheshituri?

  • Une vet e plotesova menjehere formularin dhe dorezova pa zarf tre emrat kandidate per PRESIDENT:

    1. SKENDERBEU
    2. SKENDERBEU
    3. SKENDERBEU

    SKENDERBEU meqense vet eshte i zene mund t’iu vere president ke t’i doje …

  • Na duhet nje President qe ta doje vendin amtar.
    Sekretaret maloke te PPSH,klyshte e Presidiumit te Kurv.Pop,klyshte e shokut Sillo nga Skrapari,kishin dashur ate qe kishin share me shume ne mbledhjen e organizates::Pasurine!
    Keta Shqiperine e falin jo me nje euro,por badiava!
    Ky spurdhjaku pordhac qe kemi ka shitur detin e Sarandes,greqise.Presidenti qe eshte Garant i Integritetit Territorial te Atdheut,,ju ka mbyllur goja me mut. Jane share e jane pershare,por kurre nuk e degjova te denonconte Aktin e dorzimit ne Hage te Detit.
    Zonja Kocaqi eshte shqiptare e formuar,e kulturuar .Nuk ka KOMPLEXIN E INFERIORITETIT te pordhacit te llastuar shkollepak,gjys te shkolluar,me fasada,me bojra,me poza,me fotografi me Obamen,me Merkel,me brekushe,me shallvare.
    Serioziteti i shtetarit tregon edhe nivelin e shtetit.
    Ja ku eshte karagjozi,me atlete me brekushe!
    Nuk e pranojne ne BE,e kane lidhur per MESHIRE,pas qerres se Maqedonise.
    Se po te mos ishte Maqedonia kurre Llazin e Marices nuk e pranonin ne BE,.
    Atje e duan PER LOLO.

  • Mendimi im i pa varur politikisht:
    Majlinda Bregu,Arta Dade,Mimi Kodheli,Valentina Leskaj,Mimoza Hafizi,Perparim Kabo,Pullumb Xhufi,Fatos Tarifa,Fatos Lubonja,Artan Fuga,Paskal Milo,Petroi Koçi,E.Mazi,Ferit Hoxha,Shaban Sinani,Bedri Islami,Ksenofon Kristafi,Shaban Murati,Viktor Malaj,Jorgo Mandili,Auron Tare

    • beti kurse unë mendoj se president duhet të jetë Majlinda Bregu,Arta Dade,Mimi Kodheli,Valentina Leskaj,Mimoza Hafizi,Ben Blushi,Majlinda Kushi,Ylber Dylberi,Agim Seferi,Perparim Kabo,Pullumb Xhufi,Fatos Tarifa,Fatos Lubonja,Artan Fuga,Paskal Milo,Petroi Koçi,E.Mazi,Ferit Hoxha,Shaban Sinani,Bedri Islami,Ksenofon Kristafi,Shaban Murati,Jorgo Mandili,Shaban Zeneli,Ilirian Dibra,Xhuljano Harizi,Ethem,sEthem Lalai,Alban Dega,Neti Vjosa,Aurora Dosa,Arben Gjurishti,Auron Tare,dhe sumë e sumë të tjerë!!
      ps:VK malaj është pseudonim,ki kujdes se mo na del ndonjë që të zë lemeria!!që mund ta kesh sharë më rrënjë e degë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *