Pas rënies së Lazaratit, opozita ia atribuoi vetes suksesin e ndërhyrjes policore në fshatin legjendar, duke luajtur kartën e ndërgjegjësimit qeveritar pikërisht prej saj, për ta luftuar drogën. Dhe, sikur ndodhi vërtet që aksioni i saj opozitar antidrogë, ashtu me pacipësi e hipokrizi, me shfaqje gjithë paradoks siç qe prania e kryekomunarit Aliko në një prej protestave, në fund u duk se vërtet ashtu ishte, se vërtet opozitës i takonte ndezja e fitilit të “zjarrit” mbi Lazarat. Dhe për hir të së mirës së përgjithshme, le t`ia njohim meritën. Por a vlen kjo dhe për aksionin e ri, atë të denoncimit të elementëve me dosje penale në parlament në pozita deputetësh?! Edhe në këtë rast, pacipësia është ulëritëse. Opozita, jo thjesht një a dy deputetë, por vetë dy kokat e saj, Bashën e Berishën e ka me plot bëma me përmbajtje penale, ku në krye qëndron vrasja e katër njerëzve më 21 janar të 2010. Por ja që, ndryshimi i pozitave politike, ka bërë që mos shihet trau në syrin e saj, por qimja në syrin e mazhorancës. Dhe siç në rastin e Lazaratit, ka ndopak hapësirë për të menduar se çoç një e mirë mund të përftohet në këtë rast, e që është ndjeshmëria e ndërgjegjësimi në rritje e partive kryesore politike, për cilësinë njerëzore që mbajnë apo fusin në gji. Por vetëm kaq. Pas kësaj, të zë një trishtim i madh ku mendon se PD është themeluesja e një standartit të ndyrë të dy a më shumë standarteve në politikë, ku për atë që e bën vetë ashiqare, klith si e çmendur dhe paturp se po e bën ose të mos e bëj tjetri. Shembujt për këtë, janë bërë kapicë në 20 e kusur vite. Por mjafton dhe më i freskëti, ky i Ndokës. Ai militoi për vite me rradhët e PD-së dhe fare mirë mund të ishte dhe deputet i kësaj partie dhe askush aty të mos e rruante (siç nuk u rruhet dhe tani për të kaluarën e tij në gjirin e tyre), se çfarë ka bërë ai në të ritë e tij. Dhe kjo është ajo që të trishton në këtë opozitë, tipike prej hajduti që thërret për t`u kapur hajduti! / E.H.

T’u lumte dora E.H. Ke shkruar disa te verteta, qe vetem Berisha, me ate paturpesine e tij karakteristike prej krimineli, mund t’u hedhe ndonje pike dyshimi.
Pd – ja eshte mbeshtetur ne keto element Lazarat, Shijak,Mamurras ,Milot,sepse milot ane ehe ata,te cilet sot qe ndruan pllake per interesa te tyre.Dhe nuk kane te bejne me Lezhen aspak.
Keto jane elementet ku ishte mbeshtetur PD dje dhe fatkeqesisht PS sot.Ky eshte parlamenti i vendit.