SHËNIM: “Gjallë a dekun” n`modernitet!

redaktor

Mediat njoftuan për një aksident që, kreut të BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti, i ndodhi teksa po shkonte të takonte kryeparlamentarin Meta, i cili nga ana e tij po zhvillonte një vizitë zyrtare në vendin fqinj. Në emër të humanes, na takon t`i përcjellim “shyqyret” për këtë fat që pati, e padyshim, urimet për një shërim të shpejtë; ndonëse kur është fjala për politikanë, e sidomos shqiptarë, patjetër që duhet të ketë patur dhe ndonjë “urim” me kumt të kundërt, nga populli a rivalët për pushtet, post apo karrige.

Ajo që ia vlente më tepër për pak trajtim, është motivi i udhëtimit të tij, në të cilin pësoi aksident: takim me Ilir Metën! Si një popull me me indicie të fortë folklorike në çdo aspekt, ka dhe në këtë rast diç që mund t`i vishet një kostum me ngjyresa e detaje folklorike. Ja, Ahmeti jo thjesht po udhëtonte drejt Metës për një takim zyrtar, por ai po rendte, si në një kalërim me galop, për t`u bashkuar me gjysmën tjetër, porsi një gjysëm e ndarë në mes nga një fat i zi; një fat që më pas, u nxirros sërish nga një mjergullnajë në muzgun e një dite, që e ndërpreu atë galop të fuqishëm mbi kalin e ëndrrës atdhetare për një dorështrëngim, çmallje e fjalosje atdhetare.

Dhe, referuar një skene tek ‘Nëntori i dytë’, ku ai trimi i plagosur i përcjell Shpend Dragobisë amanetin e Isë Boletinit për Ismail Beun se, me 28 nëntor, “gjallë a dekë do jetë n`Vlonë”, kështu dhe Ali Ahmeti, rendi fuqishëm, pa pyetur për mjergull a furtunë, që gjallë e dekë, me e taku Ilir Metën – gjallë po e po, por dhe dekun, nëse “ëngjëlli mortor” do ish “mandatuar” për ta marrë e mbështjellë në krahët e tij në fluturimin e pakthim drejt qiejve!/E.H

Share This Article
7 Comments
  • Po pse keshtu do beni gazetarin ju?!

    Ky EH eshte mjerim i madh i kesaj meseleje.

    Sido qe jane, Ilir Meta eshte kryetar i Kuvendit te Republikes dhe Ali Ahmeti
    se paku per ca kohe ishte heroi…

    Mund te meritojne te gjitha llojet e ndeshkimeve ligjore,
    por kur shkruhet per ta, sidomos per kete lloj aksidenti,

    eshte e turpshme te pertallen keshtu…

    Turp, turp dhe nuk eshte hera e pare kjo, turp

    • he ,he mos e merr kaq serozisht
      shaka ben Ermiri
      sidoqofte Ilir Meta eshte kryetar i kurVendit
      prandaj mos e caj kaptinen
      se mortja nuk ha mut
      eshte e turpshme te pertallen keshtu ?????
      uuuuuuaaaaa se me qorodite
      “halabak ,kokepalar, droguar , me hunj e me shkopinj rrezuan shtetin ”

      e di cfare ti turpi gazetaresk ??
      turp eshte qe na e nxjerrin perdite ne faqe te pare kte felliqesiren
      turp eshte qe na ben moral ndonje si ty , kur dihet saktesisht pse ai iken cdo 21 janar ….fatkeqesi ngelet qe iken e kthehet perseri .
      Megjithate , mire ben qe iken …ME KOKEN ULUR DHE BISHTIN NE SHALE
      hajt tani mos na e caj me koken ,hap ndonje gazete tjeter ose kalo nga zyrat e LSI dhe fillo ndonje pune ….seks dhe bllok ,
      ne kto vende kane me shume nevoj …shiko kush te pershtatet me mire

  • *** Diten e tragjedise te 21janarit Kryeparlamentari ILIR META ne vende te qe te vendose nje tufe lule per 4 te pushkatuarit pa gjyqe ne mese bulevardit ne tirane nga qeveria e korruptuar e kriminale e S.B , mere kursin dhe LARGOHET ne Maqedoni si” miu” i DYTE se u hap rruga( nene mustaqe) ecen koke ulur per krimin e pa ndeshkuar nga drejtesia shqiptare . *** Kjo eshte nje njolle e zeze. Historia nuk harron !!!..???.keshtu shkohet ne Europe- o’ kryeparlamentare !!!???… ,dhe si zullumegji, terseli i ngjarjes ne tirane para 4 vitesh i ndodhe nje ngjarje e re(thuhet se zoti shikon) aksidentale atje ,sa per pake humbi jeten kreu I PDI-se ne Maqedoni Ali Ahmeti duke vrapuar per ta takuar Iirin !!!…(uroi sherim te shpejte).Dhe referuar nje nje skene dhune(grusht shteti) te Saliut ne vitin 98 kunder institucioneve te shtetit shqiptare ishe Kryeministeri ne detyre nate kohe, Fatos Nano, LARGOHET fshehur si” miu” i PAR ne maqedoni .
    *** Perse paskemi si shqiptar nje mallkim, qe sa here ishe Kryeministrat shqiptar bejne zollume ne shqipri, vrapojne per tu fshehur ne Maqedoni ?!..TURP -TURP- @@ / !!!!

    i ndinjuari fteri./!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Sherim te shpejt zt.Ali Ahmeti. Njeriu i nenqmuar por politikan e udheheqes i shquar i qeshtjes Shqiptare, e ardhmja do e vertetoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *