‘E diela shqiptare’ e Gjebresë e kësaj të diele, u shndërrua sakaq në një arenë trishtimi, ku një vajzë u rrëfye mbi përdhunimin ndaj sa nga ana e të atit, që kur ishte 8 vjeç. Si spektakël që ka në qendër argëtimin e relaksin e një fundjave, nuk i shkonte fare ajo risi tragjike; le të mjaftohet vetëm me “gjyqin”, që gjithsesi ka zënë vend, edhe pse ka ca lloj dramash sociale, të destinuara për të tjera formate. Por le ta kalojmë këtë defekt e të ndalemi tek shfrimi i Gjebresë, pas rrëfimit të vajzës, kur tha se kush përdhunon fëmijët, duhet të therret, ose në një tjetër variant, duhet dënuar me vdekje. Po përhapet në masë këputja e një fraze të dikujt, për të prodhuar me të një lajm; të dikujt, që për arsye të ndryshme urrehet nga ndokush tjetër. Me këtë nuk dua të them se Gjebrea përçon vetëm dashuri, por nëse një keqbërës mediatik do kishte dashur ta linçonte, rast më të mirë nuk do gjente. Lajmi do ishte: “Gjebrea në krah të xhihadistëve!” Duket e tepruar, por jo dhe aq. Sepse, një media nuk kishte zgjedhur ta përfshinte në lajm tronditjen e vajzës, por deklaratën e ashpër të Gjebresë; ç`ka nënkuptonte se më e butë, deklarata do ishte nëse Gjebrea do kishte thënë: Turp për atë baba që ka përdhunar vajzën e vet! Ai njeri nuk e meriton ta festojë Shën Valentinin!/E.H
