SHËNIM: ‘Gjithpërfshirje’, a drithërohet kush nga kjo fjalë?!

anazapta

Lulzim Bashës gati sa nuk i pëlcisnin damarët e qafës teksa aliteronte fjalën ‘gjithëpërfshirje’ duke e ngritur në kub, me një afsh a thua se kishte bërë zbulimin e shekullit si në rrafshin gjuhësor e si në atë politik, gjatë një takimi me të rinj, të cilët sipas tij po vërshojnë për t`u anëtarësuar në PD, siç thuhet, nga revolta kundër qeverisë (d.m.th, jo se u pëlqen PD-ja), sa ngjante sikur atje  –  gjykuar nga afshi lulor, spazmat që çliron lumturia e çjerrjet ngazëlluese të zërit, – po ndodh diç fantastike me emrin ‘gjithëpërfshirje’! Dhe pikëpyetje të shumta të mizërojnë në kokë pas këtij momenti, ku më kryesorja është ajo: është i tillë (…) apo bën vetë?

D.m.th, është original në profanizëm, apo ka vënë një maskë e do luajë një rol?! Dhe kjo pikëpyetje e madhe nuk vlen vetëm për Bashën; kjo vlen për një pjesë të mirë të politikës shqiptare, kokat e së cilës, për nga abuzimi të ngjajnë sikur mbajnë çorap mbi kokë,  e për nga hipokrizia sikur kanë një maskë. Dhe më pas vjen pikëpyetja tjetër, ajo e sferës psikologjike, se si ja bëjnë që të jenë në rol 24 orë në 24?! Eshtë ndryshe të jesh aktor në profesion, që për nja a dy orë, vë një maskë e luan dikë që nuk je ti në realitet. E luan bukur, mjeshtërisht bukur, duartrokitesh, vlerësohesh për artin që bën, paguhesh më pas për atë punë dhe je krejtësisht në rregull, paçka se kritiku francez Didero, në veprën e tij “Paradoksi i aktorit”, i mëshon fort rrezikut që bart dualitetit i shpirtit të aktorit, që sipas tij mund të çojnë dhe në sëmundje me bazë depresive.

Që prej sa është bërë kryetar partie, Lulzim Basha aq shumë është dashuruar me fjalën ‘gjithëpërfshirje’, a thua se PD-ja e tij dhe e Berishës janë dërrmuar brinjësh prej mosgjithëpërfshirjes. Të luash teatro të tilla me anëtarsime në parti, me një brez që më tepër se fjala ‘mjerim’ nuk do i shkonte tjetër, prej një vetëdije të thërrmuar mbi veten, vendin e të ardhmen që ka prekur fundin, do të thotë që atë çfarë mund të posedosh si aftësi a energji, t`i çosh të gjitha për lesh duke luajtur partiash, për të mbetur më pas një bosh, një hapësirë e zbrazur tërësisht, për asnjë shans për ndonjë punë më të hajrit.

Gjithëpërfshirje! Aman, Grida ta ka mësuar a po e ke gjet vetë?!       / E.H.          

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • O Enver Hoxha,edhe ne enderr te del Luli me duket, e kuptojme qe je pasardhesi i enverit te madh po gjej ndonje argument per te shkruajtur.

  • -Lulzim Bashes i ka ngelur patatja e nxehte ne dore dhe eshte denatyruar pak,por kjo s’do te thote se nuk eshte politikan,
    …por e keqja eshte se ne te njejtin nivel jane shume anetare te PD,ndoshta me biografi edhe me te paster nga” thashethemet”,qe mallkuar qofte ai qe i shpiku.

  • Poltikanet jane dhe aktore dramatik dhe humoristik, medioker,mesatar, te talentuar…

    Pse kot duartrokasin spektatoret neper salla, sheshe e rruge sa u skuqen e u dhembin pellembet dhe behen per veze nga ngjirrja e zerit ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *