Pak pra së të zhvillohej gjysmëfinalja Brazil – Gjermani, në media gëloi lajmi se dëmtimi i Nejmar ishte thjesht një truk; dhe se me anë të tij, tentohej të mbulohej një lojë e pisët me protagonistë organizatorët vendas dhe FIFA-n për të favorizuar Brazilin. Skema e konspiracionit që ofrohej, të linte pa mend për nga fantazia. Aq fantastike dukej stisja që i ishte bërë, sa për momentin të jepej përshtypja se në të kishte dorë vetë Berisha. Si mjeshtër i ndërtimit të akuzave me aftësi zhylverniane të fantazisë, prania e tij ka qenë jo e pakët në këtë Botëror, që është shoqëruar si asnjëherë tjetër me teori konspirative, ku në finale konkludohej gjithnjë ajo, që Brazili do nxirret kampion bote me patjetër. E duke qëndruar tek përmasa berishiane e këtij Botërori, ndeshja e së martës mbrëma, ishte si ato ndodhitë që kanë efekt ta pastër e të drejtpërdrejtë në përgënjeshtrimin e akuzave. Edhe Botërorit ju bë havale, jo me prani por me frymë!/E.H

EDHE KJO E PERDITESHME PO SHKON PER LESH!
Shaban Qosja, edhe pas vdekjes ka lene ”sozin ,, e tij ! E keni ne fotografi siper !
Peshkopia ka nxjerre burra te mençur e te heshtur,por ky gazetaruc do jete nga maqellara qe shquhet per qepe e do jete perzier me shistavecin qe shquhet per patate.Imagjinoni se ç’fare hibriti mund te dale nga kjo perzierje!
Ore ju te Gazetes, edhe djko ju pyeta? Ku e keni burimin e ketij lajmi, apo rrini gjithe diten neper kafene dhe merreni me thashetheme????