Greqia matanë kufirit na kujton…

redaktor

Ende nuk kanë përfunduar zgjedhjet e reja parlamentare në Greqi. Mbi qiellin e Selanikut mbizotëron qetësia dhe njerëzit në rruge nuk duket se janë aq të trazuar sa edhe politika në të gjithë vendet perëndimore. Me sa duket, pasi e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata po presin se cili do të jetë vazhdimi i rrugës së tyre. Drejt kaosit apo drejt ndreqjes. Në fakt askush nuk e di me siguri se cila rrugë për grekët do të jetë më e mira; ajo e deri tanishme apo ajo që afron partia e majtë radikale SYRIZA dhe shefi i saj karizmatik, Cipras. Mendohet se një e treta ose diçka më shumë do të jetë me partinë e majtë radikale dhe liderin e saj; por pjesa tjetër, dhe kjo është më e madhe, do të jetë në anën e kundërt. Nëse gjërat nuk do të shkojnë si duhet, shumë analistë dhe institucione të specializuara mendojnë se mund të ketë përplasje të ashpra, jo vetëm në fushën e politikës, por edhe nëpër rrugë. Të dëshpëruarit, kur kanë përpara rebelët e gjithëjetshëm, si është përgjithësisht çdo lëvizje radikale, mund të marrin hov.

Deri këtu ne na intereson ajo që ndodh matanë kufirit, në shtetin helen. Pjesa tjetër lidhet me atë që na kujton se mund të ndodhë tek ne. Sepse, duam apo nuk duam, shembulli i asaj që po ndodh aktualisht në Greqi, nuk është asgjë tjetër veçse një stërlodhje e njerëzve ndaj partive tradicionale.

Animi i një mase kaq të madhe jo ndaj tradicionales, por ndaj një rryme të re në politikë, do të thotë se lodhja ka qenë aq e madhe dhe dëshpërimi aq i shumtë, sa që nuk ka gjetur rrugë tjetër për të shpërthyer. Si pjesë të lumenjve që dalin nga shtrati.

A do të mund të ndodhë kjo edhe në Shqipëri? Në Kosovë ne kemi një shembull se mund të ndodhë. Ajo përfshin Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, megjithëse nuk është shpallur si një forcë e majtë radikale, përsëri ka shumë nuanca të së majtës kërkuese deri në ekstrem. Lideri i saj, Kurti, edhe para pak ditësh, motivoi largimin e tij nga drejtimi i partisë, jo sepse ishte lodhur me postin, por sepse kërkonte të shkonte drejt të varfërve, për të qenë më afër tyre dhe për të injektuar tek ato shpirtin e rebelimit. Dhe në fakt partia e drejtuar prej tij, megjithëse po shfaqet radikale, ajo po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës dhe nuk është e çuditshme nëse në zgjedhjet e afërta ajo të mund të jetë forca kryesore politike në Kosovë. Si një ngjashmëri, jo e kërkuar, me atë që po ndodh në shtetin grek.

Në Shqipëri prova e parë ishte fatkeqe dhe spekulative. Ajo u shfaq nën një emblemë të madhe, Kuq e Zi, por në të vërtetë, veçse thirrjeve plot pasion të drejtuesit të saj, nuk kishte asgjë tjetër që të mund të të kujtonte një lëvizje që do të ishe “e një milion” shqiptarëve. Prova e saj e parë tregoi se, ose zemërimi ndaj forcave tradicionale pluraliste nuk kishte shkuar në mospërmbajtje, ose kjo që po shfaqej nuk kishte këllqe të mbante një vizion të ndjeshëm sa të tërhiqte masat e njerëzve. Më shumë se gjithçka ishte kjo e dyta.

Por kjo nuk do të thotë se tashmë nuk mund të jetë një mundësi e një përshfaqje të tillë dhe se nuk po provohet për të krijuar një imazh të krijimit të një force, radikale ose jo, por që të ketë një përngjasim me Grillon në Itali dhe me Tsipras në Greqi.

Jam i bindur se kjo nuk mund të vijë nga opinionistë të llastuar, të cilët, veç faktit se janë grumbulluar nën një ombrellë llafesh dhe njëkohësisht mirëqenie, nuk kanë asgjë të veçantë dhe asnjë mundësi për të bërë realisht ndryshime.

Provat e hedhura përmes shtypit, qoftë nga politikanë të së majtës , qoftë nga të djathtës apo nëpunës shtetërorë, më shumë se gjithçka tjetër janë një dëshirë e protagonistit, por kaq. Ata nuk janë mësuar të punojnë me struktura, që nga ngritja e tyre e deri tek motivimi. Ideja se mendimi i tyre mund të përqafohet lehtësisht, thjeshtë se është mendim opinionist, nuk të çon më larg se tek një emision televiziv.

Unë mund të sjell një shembull, përsëri nga Kosova,ku kam qenë pjesë aktive e politikës në kohë të veçanta. PD e Kosovës humbi në zgjedhjet e para pluraliste dhe shumë vetë u çuditën si mund të ndodhte kështu, kur njerëzit e saj kishin fituar luftën dhe kishin me vete aureolën e çlirimtarit. U theksuan shumë shkaqe, që nga mendjemadhësia e liderëve zonale, zaptimi i banesave, lokalizmi, por ajo që ishte më kryesore qëndronte në faktin se, disa nga liderët e luftës, megjithë emrin që kishin bërë, nuk ishin mësuar të punonin në struktura. Ata i kishin gjetur të gatshme, dhe përmes humbjes mësuan se edhe në këtë rast, kur emri është i njohur, nuk është e mjaftueshme të bësh epokën tënde.

Në Shqipëri është i njëjti shembull me PD të Berishës, e cila, pasi fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992 humbi disa muaj më pas në zgjedhjet lokale, pasi strukturat e saj ishin të ngritura rrëmujshëm, nga një simbiozë e përçudshme: mes komunistëve të thekur që “u demokratizuan” brenda natës si shefi i tyre dhe njerëzve të rrugës.

Por , duam apo nuk duam, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndoshta edhe nga shkaku i pritshmërisë së madhe dhe më pas, dremitjes qeveritare në disa prioritete, ka një lëvizje rebele edhe tek një milionët e grumbulluar tek e majta. Kjo në shumë raste është e natyrshme, pasi pritshmëritë e mëdha shoqërohen gjithnjë me deziluzione të mëdha.

Por, deri më tani, ata nuk kanë shkuar drejt fatales, që është humbja e plotë e besimit tek qeverisja. Besimi është zbehur, por ekziston; nuk është e fuqishme sa me 23 qershor, por nuk është as pro berishiste, çka do të ishte një budallallëk i pazakontë; nuk është rebeluese, por nuk është as e fjetur.

E majta ekstreme ne Greqi, nën emrin SYRIZA, më shumë se gjithçka tjetër, ka tërhequr nga votat e së majtës tradicionale greke, sidomos PASOK-ut. Partia tradicionale e së majtës është tkurrur deri në bjerrje, e majta ekstreme është rritur deri në fitore. Nëse kjo do të përsëritej edhe në Shqipëri, ajo që do e ndjente më shumë do të ishte e majta tradicionale shqiptare, PS. Nuk do të ishte LSI, edhe pse ajo është po ashtu e paraqitshme si e majtë. Nuk do e ndjente , sepse, si ujërat që rrjedhin poshtë akullimeve, ajo ka bërë të mundur që emri i saj të lidhet me diçka të qenësishme, punësimin dhe nuk e ka për gjë të kalojë sa nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

Personalisht nuk jam mbështetës i një force të re, aq më tepër ekstreme, por jam mbështetës i ndryshimeve të rrënjësishme, të domosdoshme, jetike, brenda së majtës dhe, nëse kjo do të jetë përsëri e amullt, atëherë do të kisha mbështetur atë forcë politike që merr përsipër të bëjë shtetin e qytetarëve dhe jo qytetarët nën pushtetin e shtetit.

Nëse e majta tradicionale në Shqipëri nuk ka kohë për të mësuar disa të vërteta të thjeshta, ndoshta jo shumë larg mund të ndjejë në vete peshën e humbjes dhe kjo do të kishte pasoja në veprimin e saj politik, por nuk do të thotë se pasojat do të mbarteshin edhe tek njerëzit e tjerë.

Është koha për të dëshmuar veten. Qeveria e sotme, e bashke me të edhe e majta progresive në Shqipëri, është në limitet e saj. Gjërat po lëvizin nga vendi aq ngadalë, sa që nuk duken. Oligarkët po pasurohen, bosët e krimit të djeshëm, po bëhen burra të mirë; lëvizjet mafioze financiare nuk po ndalen, ndëshkimi për vjedhjet e përmasave të mëdha nuk po dëgjohet, krimet po mbeten pa u ndëshkuar dhe e gjithë kjo nuk mund të mbulohet përmes gjetheve të shtëpisë me gjethe.

Nuk e di se do të shkojnë ngjarjet e ditës së nesërme në Greqi. Jam i bindur se qetësia është e përkohshme. E di vetëm se ajo që po ndodh në këtë vend matanë kufirit mund të transmetohet lehtësisht në Shqipëri. Ajo mund të vijë ose si një farsë dhe do të kemi një zhgënjim të madh, ( në fakt këtë e duan partitë tradicionale), ose do të ketë një rrëkezë që mund të bëhet forcë e pakontrolluar. Rruga e tretë, ajo e njerëzve të ndershëm, që e duan këtë vend më shumë se veten, është ende në sfond, por mund të shfaqet befasisht shpejt.

Selanik, 25 janar 2015, natë e terrtë

Share This Article
13 Comments
  • I ndeuar gazetar !

    Ti mire ben qe pershkruan e paralelizon ne kete shkrim ,por kemi akoma kohe perpara !

    Po qe per te majte ,me te majte se PS ,nuk ka tjeter ne Shqiperi ,apo jo ?
    Vendi yne ka tjeter rrjedhe ,ka te tjera probleme ,mbase kane ngjashmeri me ato greke ,por ne kushte te tjera e rrethana ekstreme ,si rezultat i shkaterrimit me dashje ,prej te …djathteve.
    Ritmin e ligjerimeve parlamentare ,dhe sirane e vene nga kjo qeveri ,nuk ka pse ta prishi kush ,vetem sabotuesit dhe armiqte e eger te vendit ,mbrenda vendit !!!!!!
    Greket jane 200 vjete para nesh , ne shume drejtime dhe aspekte .Nuk kemi gje te perbashket ,per ‘revolucione te tilla !
    Ato revolucione i interesojne vetem disa popujve europiane ,sic jane ,Spanja ,Italia ,Greqia qe thame ,dhe Franca etj !

    Ne dhe Kosova , jemi ne stadin me te brishte ,qe nuk na interesojne shume rremujat .
    Ne Kosove ,mendoj se me Mustafen nuk behet gje si person ,por si parti ,nuk prishe ndonji pune.Kemi shume gjera per te bere ,duke filluar nga shteti .
    Kurse Greqia bashke me shtetet qe permenda me larte ,nuk diskutojne shtetin,sepse shtetet i kane te fuqishem !
    Megjithate ,respekt per shkrimin !

  • Nuk rregullohen gjera me parrulla apo optimizem patetik sikurs dmendohet ne kete artikull…Qeveria shqipetare (e cila vetem e majte nuk eshte) po mundohet te rivere rregullat e shtetit sikurse ne fillime e tij(jemi si ne vitet e para te shtetit). Jam dakord duhen njerez te tjere ne ministri dhe ne fakt rama duket sikur i ka gjetur e i ka vene atje vetem me nje kusht: te jene idiote, sepse politikat e tij po i ben me keshilltaret dhe me outsider…NUK KEMI NEVOJE PER SYRIZA…Kemi nevoje zhvillim ekonomik te qendrueshem…Rama e ben dot??? Te shohim…Ne po presim me vote ne dore…Eshte e lehte te ndryshosh kryqet ne leter…

  • Eshte Partia e Punes e Shqiperise,forca e majte e vertete,taman si ajo qe cliroj e ndertoj vendinqe eshte cfeshur nga pinjollet e borgjezise dhe ne emrin e vepres se madhe qe beri sh.Enver, nen drejtimin e mesimeve te tij…po mbledh rreth vehtes rinene studentore…ate qe la pa pune PD e PS, TE RINJTE E PAPUNE E SHUME KOMUNISTA VETERANE ENVERISTE…qe kritikojne me te madhe,lexoni ju lutem face book se cfare shkruhet bile shume edhe nga emigrantete nga gjitha vendet,ku kritikohet me te madhe per shkaterrimin e vendit, grabitjen e plackitjen e pasurise kombetare…oh sa ka per keto…..e per ti dhene nje pergjigje popullit te thjeshte qe aspirone per te drejtat e lirite e tyre,per shkollim te larte,per shendetsi falas idem sic e ndertoje Enveri,per nje bujqesi qe e shkaterroj Sali serbi antishqiptari qe kurre nuk duhet dhene vota PD, se shume JU kujtohen kombanat e korrjes se grurit e nuk do kemi nevoje te importojme grurin e rusise e serbise qe nuk eshte as per kafshet jo ma per shqiptaret qe po vdesin nga semundjet e ndryshme..qe ne kohet e meparshme as nuk ishgin ndigjuar….Edhe PS qe ka ne gjirin e saj ato qe pregaditi Ramiz tradhetari, edhe keto per arsye te ndryshme ku dominojne pervetsimi i pasurise kombetare ne kurriz te popullit te pa mbrojtur,nuk kane qellim zgjidhjen e halleve te popullit…por sic po shihet as shtetin ligjor nuk po e ndertojne .se nuk i le saliu e lulka e PD =fashiste ..ja ku e keni drejtesine nen kembet e saliut,vrases,hajdut e shites te pasurise kombetare…taman si Ahmet Zogollet qe serbi i vuri e na ka qellim grabitjen totale….qe ngreh zerin e kritikon qeverine e PS qe shkon e bene kolicion me LSI ajo qe po e shkaterron edhe vete PS…SE NUK NDRYSHOHET IDEALI PER DY ASTRA…..
    Ne mendje e ne jete me mesimet e gjikandit ,udheheqesit boteror sh.Enver Hoxha PPSH qe perfaqeson interesat e shtresave te majta e fukara,qe jane shtuar cdo dite..do ta gjeje vehten ne perkrahje te madhe te mbare popullit atdhedashes e clirimin e trete te Shqiperise

  • Eshte Partia e Punes e Shqiperise,forca e majte e vertete,taman si ajo qe cliroj e ndertoj vendinqe eshte cfeshur nga pinjollet e borgjezise dhe ne emrin e vepres se madhe qe beri sh.Enver, nen drejtimin e mesimeve te tij…po mbledh rreth vehtes rinene studentore…ate qe la pa pune PD e PS, TE RINJTE E PAPUNE E SHUME KOMUNISTA VETERANE ENVERISTE…qe kritikojne me te madhe,lexoni ju lutem face book se cfare shkruhet bile shume edhe nga emigrantete nga gjitha vendet,qe ju shkon falas cdo muaj edhe “Gazeta 8 Nentori” sgtyp dhe ,organi i PPSH kudo nga ato jane ku kritikohet me te madhe per shkaterrimin e vendit, grabitjen e plackitjen e pasurise kombetare…oh sa ka per keto…..e per ti dhene nje pergjigje popullit te thjeshte qe aspirone per te drejtat e lirite e tyre,per shkollim te larte,per shendetsi falas idem sic e ndertoje Enveri, me ato mjeke qe nxori ai sistem i shkelqyashem ,apo per nje bujqesie industri qe e shkaterroj Sali serbi antishqiptari qe kurre nuk duhet dhene vota PD, se shume JU kujtohen kombanat e korrjes se grurit e nuk do kemi nevoje te importojme grurin e rusise e serbise qe nuk eshte as per kafshet jo ma per shqiptaret qe po vdesin nga semundjet e ndryshme..qe ne kohet e meparshme as nuk ishgin ndigjuar…Sot vendi mbahet me hidrocentralit qe ndertoj Enveri,qe me 25 tetor vitit 1971 elektrifikoj gjithe vendi…kush e bene sot..e kane mesuar popullin te vjedhi energji elektrike dhe te perfundojne ne burg….Edhe PS qe ka ne gjirin e saj ato qe pregaditi Ramiz tradhetari, kane 25 vjete deputet e kalojne disa here majtas e djathtas edhe keto per arsye te ndryshme ku dominojne pervetsimi i pasurise kombetare ne kurriz te popullit te pa mbrojtur,nuk kane qellim zgjidhjen e halleve te popullit…por sic po shihet as shtetin ligjor nuk po e ndertojne .se nuk i le saliu e lulka e PD =fashiste ..ja ku e keni drejtesine nen kembet e saliut,vrases,hajdut e shites te pasurise kombetare…taman si Ahmet Zogollet qe serbi i vuri e ku ka qellim grabitjen totale te vendit….qe ngreh zerin e kritikon qeverine e PS qe shkoj e bene kolicion me LSI,dje me saline bene baterdine e sot ajo po e shkaterron edhe vete PS…nuk denojne Salite,Lulzimat e Fullhajnat… drejtohen me qellim te mbulojne krimet e njeri tjetrit…i beje thirje ato qe jane te ndershem tek PS mos harroni nje fjale te urte qe ka ngjare edhe me Hrushovin ..”SE NUK NDRYSHOHET IDEALI PER DY ASTRA”…sot jeni ulur ne karrike pushteti jo interes popullit por pasurimit tyre,. PD e PS….Denoni njerzit e saliut qe ne shtepine e gjetheve pergjoj opoziten,ne shtepine e gjetheve njerzit e Saliut vrane ato qe shanin saliune,apo rasti i Remzi Hoxhes si gjindet as trupi as varri ketij gazetarit qe incizoj biseden Sali-Mikkoshevic ne Maqedoni??
    Ne mendje e ne jete me mesimet e gjikandit ,udheheqesit boteror sh.Enver Hoxha e drejtuar nga PPSH qe perfaqeson interesat e shtresave te majta e te popullit fukara,qe jane e po shtohen cdo dite.. as hyrja ne BE nuk i pasuron dot…Ato me PPSH ne krye ,farce e vertete politike ne mbrotje te interesit tyre do ta gjeje vehten ne perkrahje te madhe te mbare popullit atdhedashes ne clirimin e trete te Shqiperise ,mos u cuditni me ate qe po ndodh sot zgjedhjet e pergjithshme ne Greqi..se vjen nje dite z.Bedri Islami ,qe ju vlersoj per patriotizem qe diktoni ne analizen tuaj qe beni sot tek e perditshmja ”Dita”qe beni…dhe tek ne do behet realitet, me forcen dhe kujdesin e kontributit te drejtuesve ,e udheheqesve te PPSH,kemi prof docent,ideologun me shume vlera sic eshte sh.Muharrem Xhafa me organizimin e popullit ne zgjedhjet e ardhshme sic shpreheni ne artikullin “Greqia pertej kufirit na kujton”…. e qe i beje thirje popullit ta lexoje e shume te dije e veproje….

  • I nderuari Bedri .Shume e kini vrare mendjen per nje skenar te Sirizes ne Shqiperi.Jo vetem ju po dikush ,me qellim te mire apo te keq ,ka hedhur ne tregun politike se kjo qe ndodhi ne Greqi ka shance te ndodhi dhe ne Shqiperi e Kosove .Nuk dua ta marresh si kundervenje por do te sjell disa argumenta qe ky skenar ne Shqiperi ska per te ndodhur edhe pas 20 vjetve .
    1-Gjendja politike ne greqi ,te pakten nga 82 e deri tani ,kuk ka asgje te perbashket me politiken shqiptare si dhe me ata qe e perfaqsojne ate .Ne Greqi te dy partite e medhaja N/Demokratia dhe Pasoku kane perfaqsuar dhe perfaqsojne shtresen borgjeze te pakten 3 breza .Ne duarte e tyre eshte perqendruar kapitali dhe ekonomija e Greqise .
    Po te shohim ecurine e ketyre dy partive nga 82 e deri tani shohim se nuk kane asnje ndryshim ne politikat e ndjekura .Te lidhur me Evropen nuk kane dale nga kuadri i reformave te imponuara .Kane qene dhe jane nen urdhrat e kushteve qe u ka vene Evropa .Edhe pse paten suksese deri ne 2007 dita dites cfaqeshin siptoma te nje shkaterimi te ekonomise greke .Kondiljet qe merreshin nga Evropa shkonin me shume ne xhepat e oligarkise se dy patrive.Per popullin mbeteshin disa therime qe nuk garantonin stabilitetin ekonomik te vendit. Fundi i 2007 i hedhin grekerit ne protesta te fuqishme per te parandaluar renjen ne recensjon .Renja ne recensjon e shoqeruar dhe me masat ekstreme te Evropes beri qe te lekundesh besimi tek keto dy parti .Nga 2011 filluan rrjedhjet ku goditjen me te madhe e pesoje Pasoku.Kete fat do ta pesonte dhe N/Demokratia ne 2011 por u shperua nga Evropa me nje plan te ri per ti mbajtur ne kembe .Terheqja e Papandreut nuk mund te shpetonte Greqine .Rrukullima e kishte marre rrugen e saje .Samaras, nje politikan ne hije ,me disa deklarata qe i vinte per shtat popullit grek arrin, dhe me tentativat e Evropes per te mos rreshqitur Greqia , te triumfoje e te premtoje se do ta nxirrte popullin grek nga kjo situate qe conte ne falementim.Ju nenshtrua kushteve te Evropes por harroje cfare u kishte premtuar grekerve .Siriza e rendoje me shume gjendjen sa i detyroje grekrit te fillonin ti kthenin krahet. Masat drastike qe mori ne kurriz te popullit si dhe mos goditja e hajduterise,pushimet nga puna dhe ulja e rrogave e pensjonet ,shkaterrimi i sistemit te shendetsise ,vendosja e taksave qe populli me pare nuk i kishte ,sollen daljen fuqishem te partise se Sirizes qe kundershtonte cdo reforme te ndermare nga Samaras .Populli grek e mbeshteti jo se u kthye ne te majte por se ato qe ngrinte Siriza perputheshin me kerkesat e popullit greke.Kjo nuk eshte levizje drejte te majtes por nje levizje qe sjell nje rruge per te mos ju nenshtruar masave ekstreme qe po aplikoheshin ne Greqi.Sirizen e kane mbeshtetur dhe parti ekstreme vetem e vetem qe ti shpetojne trysnise Evropjane .
    2-Ne Shqiperi apo Kosove perplasen politikane te kompromentuar e te shitur ne agjensi te huaja.Dy partite e medhaja jane produkt i krijimeve artificjale e jo te llogjikshme .Jane krejte te ndryshme me filozofine e tyre .Demokratet ne shqiperi perfaqsohen nga mbeturinat e komunizmit shqiptare si dhe nga grupe kundershtaresh te sistemit komuniste .Ps, si parti e revizjonuar po nga komunizmi, ka mbajtur ngjyren socialiste por sjelljet kane qene si ato te Pd . As te majte e as te djathte .Kete e tregoje marveshja e fshehte qe kishte Berisha me Noanon .
    Thuhet per nje lloje Katovice por nuk duhet dale ne keto konkluzjone se sa ne epitetet qe i vihet rruges politike pa koke te ndjekur ne Shqiperi.
    Levizja Kuq e Zi as qe mund te krahesohet per nje te majte ekstreme qe do ndryshonte spektrin politike ne Shqiperi .Duke shfrytezuar tejlodhjen e popullit nga Berisha e Nano luajti me nje karte shume te prekshme per shqiptaret ate te nacjonalizmit shqiptare .Kuq e Zi ( faqe zi) u inskenua nga Berisha, qe e ndjente se po i vinte fundi ,per te dobsuar kundershtarin e ri Ramen.
    Rama qe kur ju fute politikes doli me platforma te ndryshme me ato te dy drejtusve tradicjonal Berishes dhe Nanos .Rama kur mori Ps e Nanos i vuri qellim vetes per ta transformuar kete parti realishte te majte .Ndryshimet e tije e sjellja ne popull ishin ne perputhje reale me te majten shqiptare .Ata qe perfaqsojne sot kete parti ,te sabotuar per nje kohe te gjate ,jane shume me afer me elektoratin qe perfaqsojne .Rames i duhet shume pune qe te fitoje realishte mbeshtetjen .Por egziston dhe nje fakte .Te majtet e Rames kurre nuk shkojne ne parti te tjera sic ndodhi me Pd .Ne dy zgjedhjet e fundit elektorale eshte e pa ndryshushme .
    3-LSI nuk ka shance te luaje rrolin si nje parti e majte si kjo e Sirizes .LSI e mbylli ciklin e saje .Qemtoje nga Ps e Nanos ,mbodhi bishta te Saliut ,Gjinushit ,Milos dhe luan rrol vetem ne koalicjone mbas ka baza tek nje elektorat i punesuar nga deshtimet e Berishes e Nanos .
    Si perfundim dua te nenvizoje se ne Shqiperi eshte shpejte te ndryshoje spektri politike i ngjashem me ate grek apo te ndonje vendi tjeter Evropjan .Parti ekstreme te Majte ne Shqiperi nuk ka per te dale . Siriza eshte quajtur ekstreme e Majte vetem nga kundershtite qe ka me politikat e ndjekur nga Evropa qe eshte vete ekstreme e Djathte .
    Ekstremizmin e Djathte te Evropes po e ndjejme dhe ne me kushtet qe po na ve per tu integruar .E shohim tek mbeshtetja qe i ka dhene e i jep shkatrimtarit te vendit Berisha .Ne do te pesojme te njejtin fate si Greqia nese i nenshtrohemi pa i llogaritur mire pasojat qe vijne nga kushtet qe na vene .

  • Zoti Islami mos u perpiq te flasesh per forca politike qe nuk i njeh se humbet seriozitetin.
    Siriza nuk eshte aspak ekstreme, eshte thjesht e majte ndersa per sa i perket PASOK-ut, deri para kater vitesh mund te quhej socialdemokrate dhe keto vitet e fundit eshte transformuar ne parti te djathte.Partine ne eshte e djathte apo e majte nuk e ben emri por programi dhe ekstreme quhen ato parti qe jane gati te perdorin dhunen aty ku nuk i ecen puna.

  • Ngjarjet e ndodhura ne Greqi qe erdhen si pasoje e krizes se thelle ekonomike sollen ne pushtet nje te majte greke qe as mund te krahasohet me te majten komuniste shqiptare,qe akoma i ka mbetur ora tek m-l i E.Hoxhes.Sot behet fjale per nje te majte europiane qe di te kaperceje situata te tilla ekonomike si ne Greqi.Nuk behet fjale qe Tsipras te largohet nga BE dhe as te anashkaloje monedhen Evro sic i thote greku.Behet fjale vetem per “nje lirim te fytit” nga laku qe i kane hedhur borxhlinjte qe i kane dhene Greqise miliadra evro e qe po i kerkojne tashme t’iu kthehen mbrapsht bashke me interesat.Duke futur ne kete loje asmietrike fuqite europiane per ndihme, Greqia po ben tashme “Spiralen e fundit” drejt shpetimit e asaj qe mund te mbetet pa iu konfiskuar.Dalja nga BE e con Greqine drejt humneres se thelle te shkaterrimit ekonomiko-politik te saj,ndaj dhe BE qe nuk do te krijohet nje situate e papelqyeshme edhe ne vendet e tjera anetare qe kane probleme sikurse jane Spanja,Italia apo edhe ne France,me te gjithe motoret e saj ekonomike po perpiqet te jape ndihmesen e vet ne ruajtjen e unitetit te BE.

  • Tsiparas shume shpejt do te jete nje bivio ,
    Te gjitha çfare thote kundra Austerita ,
    kundra Neoliberistave ,
    kundra Finanzes jane fjale te shenjta ,
    E keqja eshte qe nuk munde te luftosh dot
    kundra Neoliberisteve , austerita , e finanzave duke qendruar ne EUROPEN E euros ,
    Shume shpejt zoterinjte e Finanzave do ta vene ne nje Kende ,
    duke mos pranuar te kontraktojne Borxhin , dhe ti zbusin Austeritan ,
    Atehere do te shohim Kush eshte Zoti Tsiparas .

    O do te kthehet ne atdhe me koken ulur ,

    duke na thene qe ishte e bukur te ENDEROSH ,
    POR jo e pa mundur te prekesh dogmat e shenjta te austeritas ,
    e te Neoliberaleve ,
    Ose te nxjerri Greqine nga Eurozona dhe nga euro ,
    Si do te thoshte DANTE ,

    Qui si parra la tua nobilitate – zoti tsiparas.

    • Ore ballist, po mëso o djalë të shkruash SHQIP se na çmënde, na duhet përkthyes të kuptojmë se çfarë shkruan.

  • I nderuar Bedri,
    Pse e quan ekstreme kete parti, ne programin e saj, ajo thot se do te marre masa per mbrotjen e shtresave pa mbrojtje deri tani, qe nuk jane pak, do te marre masa per te hequr nga fyti i grekeve litarin shterngues te trojkes europiane, eshte kunder masave te kursimit ekstrem qe duhet ta paguaje me se shumti populli i thjeshte per te paguar borxhin teper te larte, do te marre masa per te luftuar ne maksimumin e mundeshem korrupsionin e vjedhjen. E pra per keto shume te tjera, qe une nuk i di, nuk mund te quhet ekstremist ai ose partia qe ai drejton. Nuk kemi pare ndokund te shprehur apo te organizuar per ndonje permbysje te dhuneshme a ndonje “revolucion” se keto quhen masa ekstreme. Negociatat per te mbrojtur vemndin e popullin e vet, mund te jene ekstreme per BE, por ne te njejten kohe mund te jene frymezuese edhe per vende te tjera europiane qe jane ne te njejtin hall si Greqia.

  • Eshte shpejt te shikosh nje parti si Syriza ne Shqiperi.Dekada te tera do pertypim bathe dhe duke rrufisim kafe duke votuar per shkelzenin ose Zahon.
    Ne fund te fundit kemi rritje ekonomike, ate 2000 lekshin per te blere zogun ne vit te ri.Kemi dhe premtimin se Merkeli e do shume shqiperine sa e ve te kendoje neper podiume kete qyqarin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *