Edhe me angazhimin e saj ekstra-partiak, znj. Duma duhet ta kish mbajtur lart pjacën e përfaqësimit dhe staturës së saj prej analisteje – pavarësisht kahjes politike – e jo të zbriste në nivele që kostojnë shumë në figurën e saj: atë të një denoncuese në rol zëdhënëseje.
Prej javësh ajo po denoncon nga “foltorja blu”, një aferë që mëtohet të ketë në qendër ministrin Veliaj, por pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë proçka e pretenduar e ministrit në fjalë, paraqitja e saj në rolin e ri, më shumë se sa përçon besueshmëri, ul kuotat e saj publike.
Kjo, sepse PD-ja e ka aq degraduar keq “institucionin” e zëdhënësit e atë të denoncimit, sa Duma në vend që ta ringrejë dhe rehabilitojë atë, cënon kredibilitetin e saj individual.
Eshtë për gjynah t`Zotit që gjithë atë bagazh e formim intelektual, ta tresë brenda një ligjërimi të rëndomtë akuzator, të cilit keqpërdorimi që i ka bërë PD-ja (Berisha vijon t`ja bëjë çdo ditë), e ka bërë të pahonepsshëm për një pjesë të mirë të opinionit.
Ndoshta në një front tjetër të opozitës, Grida do ish më e nevojshme: aty ku më shumë se me fjalë e pamje, vlet me vepra. Ajo nuk shihet gjëkundi, por rrezatimin e jep tek një opozitë që nuk duhej të ishte kaq rëndë sa ç`është. Grida duhet t`i japë një çmim të lartë vetes: Që nuk është aty për të denoncuar, por ndërtuar! Por ja që çmimin ja vë secili vetes së vet… /Ermir Hoxha

Me e bukura eshte se keshillat se si te behet opozita i jep nje gazetar qe militon ne llogoren e majte dhe e ka te veshtire qe te beje detyren e gazetarit edhe atehere kur qeveria e shkel me te dyja kembet.
A i ka hije nje gazetari/gazete qe te mos flase per shqetesimet e qytetareve ne lidhje me vendimet e qeverise, por te merret vazhdimisht me opoziten?
Detyra e gazetes dhe e gazetarit eshte ajo e nje qendrimi kritik ndaj forces ne pushtet e jo te hedhe romuze mbi Griden.
Sipas teje a ka ndonje gje te kritikueshme ne punen e Kryeministrit apo edhe ju i bashkoheni krenarise per sukseset e qeverise?!
Info!
Te jap te drejte per faktin qe gazetaria duhet te jete analitike dhe kritike per kedo, sidomos per ate qe eshte ne pushtet sepse ai qe eshte ne pushtet ka shume nevoje per kritike te drejte e parimore se ” kush punon edhe gabon”, thote populli. Por une kam dy verejtje: Se pari, a nuk ka dy apo tri gazeta opozitare qe nxijne cdo gje qe ben qeveria, madje duke e zmadhuar deri ne neveri, duke perdorur nje gjuhe shume ordinere,deri te neveritshme ku futen deri ne intimitete familjare? Pse nuk i denoncon edhe ato si parimor qe je? Se dyti a ke qene ti vet ndonjehere kritik me ish pushtetaret deri sa ata ishin ne qeverisje dhe bene ato qe ti i di me mire se kushdo; vrasje masive, vrasje te kamuflua, tregeti me trojet e kombit, vjedhje te gjithfarshme ne rruge, ne miniera, ne tendera etj? Hidhi nje sy te shkuares se Berishes. Azem Hajdarin e rrahen me shkop gome kur iu bashkua greves se te perndjekurve dhe e quajten spiun te sigurimit te shtetit. Edhe kur e vrane, e fyen ne menyre barbare duke ia lene arkivolin ne rruge e iu turren kryeministrise per ta pushtuar me tanke, kallash e granata e ku Ekremi thirri ne TV shqiptar: E morem pushtetin! Po keta qe e quajten spiun te Ramiz Alise Azemin, e perdoren edhe te vdekur duke e bere ” Hero”. U dogjen te gjalle ish te perndjekurit dhe komunisti Sali Berisha as nuk mori mundimin te thosh nje fjale pa lere me tu jepte te drejte, nderkohe qe kur iku nga pushteti nxiti dy greva paralel me pseudo te perndjekur si Fatmir Hoxhaj dhe ato grate anetare te kryesise se PD. Ji me largpames mik. Keta nuk po shkelqejne ne qeverisje, por tentojne te bejne shtet ligjor, te pakten dhe duan inkurajuar.
bato,
Nese me ke lexuar ne komentet e mia, une nuk i kam kursyer kritikat ndaj qeverisjes se shkuar.
Pikerisht se po shoh te perseritet e njejta histori vazhdoj te jem kritik. A me thua cfare dallimi ka midis reagimeve ndaj zerave kritike te tifozeve berishiste te djeshem dhe tifozeve ramiste te sotem?
Pikerisht se ishim katandisur keq po kerkohet qe gjerat te permiresohen dhe kjo nuk behet duke u marre me pretekste boshe si keto te E:H-se.
Detyra e gazetarit nuk eshte te kritikoje pamjet e nje zedhenesit,po te hulumtoje ende ato qe tôt kjo zedhenese Jane a jo te vertet,pra si gazetar te shkoje e te kerkoje tek ministria e turizmit se sa ka shpenzuar ,kishe ka marr tenderin edhe per Cfare Pune! Detyra e gazetarit eshte te kontroloje a Jane keto cime ne nivel te tregut apo a Jane çime te fryera per perfitime individual?
Pra kerkojme INFORMIMe jo thashe thén je te kota,subjektive!
Edhe ne qofte se ministria nuk i jep keto sqarime,kerkojme qe gazetari te luftoje per aksés te shoqerise civile ne dokumentate qeveritare,qe ne te kontrolojme gjerat Duke IU drejtuar avokatit te popullit edhe Duke IU drejtuar deputeteve per nje enquête mbi keto tendera! Mos te presim me sikur ne kohe e berishes qe gjerat te trashen déri ne milliona per me vajtuar se kontrolin nuk kishim!
Nuk eshte e thene se cfare thote opozita nuk eshte e vertete. Erion Veliaj eshte realisht nje hajdut i rendomte. Jo vetem me tenderat qe ai vete po ben kerdine por i ka lene dore te lire edhe ISSH me drejtoreshen Vjollca Braho. Bej me dije se eurot qe i merr te prerjes 500 jane te konvertuara nga grabitja e pashpirt qe u behet qytetareve nevojtare per vertetimin e Kempit. I uroj Erion Velise qe ti kujtohen hallet e femijerise te tij.se ato para qe po merr nga Vjollca Braho po ju a merr femijeve te pa mbrojtur si ai vete dikur. Ky eshte MEKAT zoti minister.
Grida-gojore…
Grida nuk njeh kundershtare ne kete sektor qe permend ti o Marko..
O shoku mos me thuaj se ajo vroma e partise se cameve vazhdon te jete akoma drejtoreshe ?! Nuk ja dhame voten ketij Edi Rames qe te na qeverise me qelbesira. Nuk dua ta besoj.
sa llafazane ordinere…..
Gerida duhej te ishte pa tjeter ne n je post ne krah te Lulit.Jane qe te dy bukurosha.Do te shikonit rezultatet e PD NE RAST SE DO BEHEJ KJO.EDHE BOTA DO TA KISHTE ZILI KETE PARTI.
G. Duma eshte politikane normale per njerezit normale. Per socialistet eshte e urryer me te drejte se ajo nuk ka nderruar emrin si Mimi-Mrika, nuk eshte martuar 3 here si Olta Xhacka e as nuk e ka djalin kriminel si Luiza Xhuvani. Keto jane arsyet e sulmeve te pa arsyeshme ndaj saj.
Eshte antipatike… sa per politikane (pseudo), te vazhdoje te jete ajo dhe pjesa tjeter ePD se ne opozite do jene edhe per shume vjet……..
Iku Jozi erdhi Grida dava gojoresh!!!!!
Kot kapeni me Griden. Eshte e mrekullueshme, nuk keni cfare te thoni per te. Nuk ka zili njeri, shikon punen e vete, eshte e rezervuar, e sjellshme, njerezore, etj., pra, eshte nje Zonje e vertete. Asgje nga ato qe thoni ose beni kunder saj nuk besoj se e prekin pasi ajo e di si eshte dhe se gjithcka qe ben eshte korrekte. Mos e paragjykoni vetem se eshte pjese e PD. PD pagoi per fajet e veta, Grida nuk ka pse pergjigjet per gabimet e te tjereve. Jepini mundesine tju tregoje se ajo eshte shume me ndryshe nga pjesa tjeter dhe reflektoni pak me shume.