Ngjarja e Dibrës, seks-skandali i kryebashkiakut Shukri Xhelili mbetur në tentativë, që tashmë transformohet në “korrupsion pasiv” sipas akuzës zyrtare (dhe në shpërdorimin detyre sipas një nocioni që besojmë se ka më shumë sens), mori dje një përmasë të re.
Lajmi nuk është tek padia e Xhelilit në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin sipas tij, të padrejtë nga qeveria. Ai e ka këtë të drejtë.
Nuk është as te implikimet politike që do sjellë në qarkun e Dibrës mundësia e zgjedhjeve të reja, si brenda mazhorancës ashtu dhe mes dy kampeve politike. Në lojë është dhe presidenti Nishani, i cili duke mos firmosur datën e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, i jep mundësinë të shkarkuarit nga qeveria të ndjekë hapat e mëtejshme ligjore. Nga të cilat Xhelili edhe mund të fitojë, nëse Kushtetuesja i jep të drejtë dhe ai mbetet në krye të detyrës.
Lajmi është tek prezenca sado e kursyer mediatike, e bashkëshortes së Shukri Xhelilit, zonjës Tefta Xhelili. Dhe tek prononcimet e saj të shumëkomentuara dje në hapësirën virtuale dhe në ekranet televizive, përballë pritshmërisë së shumëkujt për të hasur një femër të drojtur “provinciale”. Edhe pse u ironizua, qëndrimi i saj i ngjante asaj të Hillari Klintonit, aktualisht kandidate presidenciale në SHBA, me rastin e skandalit seksual të burrit të saj president, Bill Klinton.
Tefta Xhelili nuk kishte asnjë dilemë, përkundruall hipotezave të mëparshme për krizë në familjen Xhelili dhe mundësinë e një divorci. Ajo deklaroi se do t’i qëndrojë deri në vdekje pranë bashkëshortit, dhe gjithë ngjarja ishte inskenim me sfond politik. E artikuluar dhe e qartë, ky portret gruaje që mban të bashkuar familjen pas një goditjeje të tillë; që duket se e pranon edhe shkarjen erotike të të shoqit, por nuk mund ta pranojë shkatërrimin e gjithçkaje që kanë ndërtuar përgjatë një jete, merr një nuancë të re.
Kemi mësuar ndërkaq se Tefta Xhelili dëgjonte hallexhinjtë dhe ata që kërkonin punë përpiqej t’i ndihmonte, duke i çuar në zyrën e të shoqit, ashtu siç ndodhi me vajzën 20 vjeçare A.A. Mësohet nga ana tjetër, se edhe gjatë fushatës së të shoqit, ajo ka qenë shumë aktive dhe praktikisht, thuhet se ishte arkitektja e një fitoreje të ngushtë në këtë qark.
Ta harrojmë pra, portretin e gabuar të një gruaje të shastisur nga skandali i papritur për shpatullat e saj të pamësuara. Dhe duke qenë se jemi përballë një personaliteti, mesa duket, të fortë dhe që e justifikon më së miri shprehjen, “pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e mençur”. Por aq më shumë për këtë arsye, ajo duhej ta dinte se në një detyrë të tillë, çdo provokim (aq më tepër i natyrave delikate si në rastin e Shukriut) duhet refuzuar. Çdo grackë duhet shmangur dhe kjo nuk ndodhi. As hapja e një “zyre” për t’u gjetur punë apo ndihmuar njerëzit, nuk ka sesi të jetë çështje e saj.
Bashkëshorti patjetër që i ka “shkaktuar shumë telashe”, siç tha vetë ajo. Prapaskenat e skandalit nuk përjashtohet të jenë politike, nga ana tjetër. Por pas këtij portretizimi të shkurtër, ngjan sikur në garë për bashkinë e Dibrës paska qenë kandidati i gabuar i çiftit Xhelili. Ndaj nuk mund të mos ja bëjmë pyetjen: A do kandidonte zonja, nëse i shoqi e humbet detyrën edhe nga Kushtetuesja?

Shume interesant kendi i drejt i shikimit tuaj.
Hillar Klinton e Peshkopise!
Meriton nje bust si ai i Sarandes per Hillarin dibrane qe mbron interesat e familjes,Partise dhe Peshkopise.
Dibrane:Votoni Tefta Xhelilin per kryebashkijake tuajen!
E cfare Kociko? Duhet te marrim per shembull kete zonje qe e gelltit tradhtine e te shoqit? Vetem qe te perkedhelet sedra mashkullore e ketij qe ka bere shenimin apo edhe e gjithe burrave qe tradhtojne? Ia keni fut kot.
E tmerrshme!
Pasi vajza 20 vjecare,qe denoncoi krimin e kryebashkiakut socialist,u lincua per dite me radhe,me shkrime dhe komente te shumta;pasi u hodh balte edhe mbi nje zonje te nderuar,duke e perfolur ate rrugacerisht,vetem e vetem pse eshte e krahut tjeter politik,sot,sikur te mos paskeshin qene ata qe deri dje shane e c’nuk thane per dy femra,po na behet apologjia e nje femre tjeter!
Ketu as qe behet fjale per dy standarte.
Ky eshte eshte nje term normal,per njerez normale ne nje shoqeri normale.
Dhe.Shqiperia jone,ka,te pakten,3 vite qe nuk eshte aspak normale.Gjithcka eshte kthyer permbys.Edhe vlerat me te gjithpranuara madje.
Ketu behet fjale per dicka shume me shume,porqe eshte aq e piset,aq e peshtire,sa gjuha jone e bukur shqipe nuk ka denjuar t’i vere emer.
Duke mos rene ne kurthin ku kane rene vete sharesit dhe pergojuesit e dy femrave te para,megjithate,nuk mund te rrime pa thene dy fjale edhe per kete Hillary Clinton(!) dibrane.
Mentaliteti maskilist,mendesia maskiliste,paragjykimet qe rrjedhin prej saj,rendom lidhen vetem me burrat,me gjinine mashkullore.
Eshte gabim.
Ka edhe shume gra qe e kane kete mendesi.Per fajin e burrave,kryesisht,porqe nuk i ben te pafajshme edhe ato vete.
Shembullin ja ku e kemi.Eshte Hillari e Shukriut.
Nese do te ishte me te vertete zonje grua,ashtu sic edhe ne do te donim te ishte,zonja ne fjale do te duhej,pikesepari,te kerkonte falje per turpin e burrit te saj.
Kjo eshte normale.Ne nje shoqeri normale.Me njerez normale.Por,mesa duket, nuk jemi ne asnje prej rasteve te mesiperme.
Zonja ne fjale,jo vetem qe nuk kerkon falje,por edhe sulmon,fyen,ofendon viktimen.
Qendrimi i saj ka skandalizuar,po aq sa perversiteti i te shoqit.
Eshte sforco e madhe ta quash heroizem qendrimin e zonjes se Shukriut.Lum ju qe e merrni persiper.
Jemi ne ato raste,kur edhe feministeve me te flakte,ju pritet entuziazmi i tyre prej aktivistesh.
Jemi ne ato raste,kur pjesetare te gjinise,te drejtat e se ciles ti i mbron me pasion,dalin deshmitare kunder gjinise se vet.
Eshte e njejta situate,ne thelb,si ne vendet islamike,ku trumba grashe mbuluar gjithe ne te zeza, dalin ne proteste … kunder te drejtave te tyre …!!!
“gjithë ngjarja ishte inskenim me sfond politik.”
këtu ka të drejtë!!
ndryshe nga hera e shkuar,kur rama bëri videomontazhin në bashkpunim me priftin kundër metës,këtë radhë duhet të jetë berisha ose lul buzkuqi që në bashkpunim me këtë vajzën e bukur të kenë bërë audiomontazhin kundër shukes!
ne ekspertët informatik i kemi kështu që mund ta vlersojnë ata në është montazh ose e vërtetë(sigurisht që është montazh),kështu dhe ermira e tetovës tha për vete!!montazh!!
nëse se keni kapur tjetrin me mikun brënda mikeshës,të gjitha janë montazhe politike!!bile dhe po i kapët njëri mbi tjetrin!?
sigurisht që është montazh politik!!
ne duhet të kemi një peshore për të gjithë dhe jo peshore për metën dhe gijotinë për shukriun!!nëse meta doli i pastër,duke grabitur miliona,përse duhet të pranojë shukriu,për një copë mikeshe,të njolloset??
jepi shuke mos ju daj gjykatës!!të paktën ti je si edi rama!!
nuk ke vra askënd!!
Kjo ka 30 vjet qe nuk arnon breket e shukurise.O burra shqiptare votoni Sali Berishen,se i ka dale zani qe shkon vetem me gruan e vet.
Mos ngatroni partine se fajin e ka ekonomia dhe mos pergjegjësia e pushtetarit para njerezve te pa pushtet e te pa pune , te pa drejtesi te pa barabarte ne mes te paleve , qe njera pale i ka hypur ne qafe tjetres , se po te denohej Pango siç e meritonte nuk do te ja komandonte koka e vogel koken e madhe Shukriut .
PO C’A THU O DITA PO VAJZAT E PALLUARA KUSH I MBRON?
Sepse:
Me keto shkrime po pallohet gjithe shoqeria civile shqyptare njesoj sic e pallonin Sekretaret e Partise se Enverit kur shkonin gocat per te kerkuar pune tek SHUKRIU socialist dhe keta hamshore te pameshirshem i binin tavolines me gjishtin e mesit dhe pyesnin me arrogancen e pushtetit komunist:
A E DI PSE TE KAM THIRRUR?
Edhe Shukri brekeshpuar i Edviniti kete shkolle enveriste ka bere