Mëngjesin e 8 dhjetorit 1994, kur u mblodhëm në oborrin para fakultetit për të hyrë në leksion, na erdhi lajmi se atë ditë nuk kishte mësim. Na thanë se ishte festa e PD-së dhe ishte caktuar ditë pushimi. Jo, na saktësoi dikush tjetër, është festa e studentëve dhe rinisë, ndaj është caktuar në kalendar “me të kuqe”. Megjithë stonimin politik të ngjyrës, na mjaftoi pushimi. Ideja e një dite të shënuar nuk kishte si ngulitej kaq shpejt, kur ngjarjet që sollën pluralizmin politik ishin ende aq të freskëta dhe “të pastabilizuara”. Por ato ditë, vetëm katër vjet pas lëvizjes studentore mësonim nga të afërm e shokë të protagonistëve të atyre ditëve, se njeriu i tyre “dhjetorist” sapo mbaroi fakultetin kishte ikur emigrant; në Itali, Greqi e akoma më larg.
Gjithsesi atë ditë kishte ende disa protagonistë të dhjetorit ’90 që iu bashkuan festimeve zyrtare. Ca syresh, katër vite më pas, kishin ndërruar “format”, kishin filluar detyra shtetërore në poste të rëndësishme; edhe në mediat e sapolindura jepeshin intervista mbi ngjarjet e atyre ditëve, por në shumicën e rasteve lëvdatat dhe ditirambet u shkonin Sali Berishës, dhe disi më pak Azem Hajdarit.
Edhe data 12 u bë pushim, paçka se bëhej fjalë thjesht për ditëlindjen e një partie politike, PD-së. Me kalimin e kohës, këto dy data erdhën e u përzien aq shumë, saqë u krijua përshtypja sikur studentët e dhjetorit i kishte nxitur Partia Demokratike të ngriheshin në protesta. Dhe po aq shpejt, me kalimin e kohës mungonin gjithnjë e më shumë “dhjetoristët autentikë” që sot qarkullojnë rëndom virtualisht nëpër lista firmëtarësh të themeluesve të PD-së. Po, sepse studentë, pedagogë e punëtorë që ishin zemra e protestës, ishin gjithashtu dhe firmëtarë të themelimit të PD-së.
Nuk do mend se sot ka shumë debate mbi ngjarjet e atyre ditëve, ashtu siç ka për çdo ditë të shënuar të historisë së re të këtij vendi. Boshti kryesor i debateve është thirrja për të shquar mitin nga e vërteta, dhe e kjo e fundit mëton të thotë se studentët u ngritën për të protestuar për kushtet mizerje ekonomike; një tjetër e vërtetë thotë se gjendja u la enkas të precipitonte, që ata të ngrinin zërin. Regjimit në koma i duhej një sebep nga poshtë për të promovuar pluralizmin politik, sepse ndryshe do ta pësonte si larqqoftë Çaushesku në Rumani. Por në çdo version, skemën e madhe e dinin vetëm pak vetë, ndërkohë që duhej guxim për të protestuar, edhe ata njerëz e patën.
Njëzet vjet më pas, jemi në një situatë paradoksale sa u takon personazheve aktivë të atyre ditëve, dhe pozicionimit të tyre politik. Edi Rama, një ekstremist i djathtë me standardet e byrosë politike të kohës, por edhe me standardet e Berishës së kohës, është kryetar i Partisë Socialiste – pasardhëse e PPSH-së – dhe kryeministër. Sali Berisha, që në 1990-ën ishte 22 vjet dhe 24 karatë komunist, ende pretendon ekskluzivitetin e një dite që simbolizon guximin e rinisë studentore dhe jo vetëm, për t’i thënë “mjaft” regjimit komunist. Paçka se ai u telekomandua pikërisht prej regjimit komunist të shkonte e të merrte kontrollin mbi disa të rinj që mund të dilnin nga “rruga e Perëndisë”. Dhe nëse është fjala për ish studentë të dhjetorit ‘90 që janë të pranishëm në jetën politike të vendit, ata më kollaj i gjen majtas, sesa djathtas politikës së sotme.
Sigurisht që jeta studentore është e përkohshme. Kush e gjeti vendin në Shqipëri apo në politikën e vendit, qëndroi. Shumë të tjerë ndoqën fatin e vet ato fillim-vite të paqarta ’90, në kërkim të një jete tjetër. Shpresuan se duke qenë një brez që e bëri detyrën që ja kishte borxh vetes dhe vendit, thjesht duke u mbledhur bashkë dhe duke sfiduar dhunën e një regjimi në fikje e sipër, do jepnin shembullin e duhur dhe nuk kërkuan më tepër.
Dje, PD-ja e Berishës dhe Lulzim Bashës pati sërish guximin të festonte 8 dhjetorin. Duke kryer ndërkaq spastrimin e fundit dhe “shtrëngimin e rradhëve” rreth udhëheqësve të rinj e të vjetër, dhe duke injoruar edhe ata eksponentë që deri ishin në krye të tribunave, në mos si studentë të dhjetorit, të paktën si themelues të PD-së apo protagonistë partiakë për shumë vite. Dhe këtë spastrim e bëri ai, që përpara studentëve këtu e 24 vjet më parë, në fjalën që mbajti falënderoi në rradhë të parë shokun Ramiz Alia, presidentin që “ashtu si dikur udhëhoqi formacionet e mëdha partizane të luftës nacionalçlirimtare, sot udhëheq përpjekjet për demokratizimin e Shqipërisë…”. Afërmendsh që mijëra studentët e vërshëllyen dhe Berisha i prerë në fytyrë, e ndërpreu fjalën. Po ato ditë, Lulzim Basha ndoshta shërbente si një kamerier 16 vjeçar në Rinas, siç ka pohuar edhe vetë; pa e ditur se 24 vjet më vonë do vinte në qytetin Studenti si lider për ta kujtuar ditën e shënuar. Dhe sigurisht, pa e ditur se Edi Rama sapo ishte flakur jashtë mbledhjeve për themelimin e PD-së, si një element shumë radikal. I cili ndoshta nuk përputhej me shijet e shokëve Ramiz, Sali dhe shokëve të tjerë.
Sot në PD, ka më shumë gjasa të gjesh iniciatorë të tubimeve të “vullnetarëve të Enverit”, që tentuan t’u kundërviheshin ndryshimeve politike në vend, sesa pjesëmarrës të ndryshimeve të dikurshme. Megjithatë, këtë parti nuk e pengon askush të festojë pak ditë më pas edhe themelimin e vet. Por tashmë, me një publik të bindur se studentët e keqpërdorur të dhjetorit i përkasin më pak se kujtdo, selisë blu. PD do përkujtojë themelimin pa themelues, pasi keqqeverisi për tetë vjet, vendin që shpalli se do shpëtonte dhe që e kishte përgjakur ndërkaq një herë. Paska qenë një shkollë e madhe kjo parti: i sprovuar në grabitjen dhe masakrën e financave dhe pronave të vendit, “brezi i ri” që do ta çojë përpara stafetën e Berishës, po specializohet edhe në vjedhjen e festave.
Keta jane te cmendur.
Shikoni pak foton ne sfond.
Eshte Sali Berisha!!!
E kane monopolizuar 8 dhjetorin dhe kane vene te derguarin e Ramiz Alise si simbol te nje levizje te tere studentore qe kish nisur pa Saliun.
Te mallkuar
Dhe qesharake
@redaktor
Ata nuk janë të çmendur, por maskarenj dhe krejt të pafytyrë, pasi ata e dinë shumë mirë që Sali Berisha ishte në anën e Ramiz Alisë dhe jo të studentëve, ndaj edhe ndodh ky manipulim i turpshëm sikur Berisha është ideatori dhe nxitësi i asaj lëvizje.
Për aq kohë sa asnjë strukturë shtetërore nuk merret seriozisht me Lëvizjen Studentore, duke dhënë një pasqyrë të qartë sesi rrodhën ngjarjet dhe kush ishin protagonistët (ndër ta edhe Berisha me “berishkat”), ky këtë punë do bëjë. Ai ka filluar ta manipulojë atë periudhë historike qysh në ditët e para që mori pushtetin, duke errësuar të tjerët dhe duke fshehur veprimet e tija si vegël e Ramiz Alisë. Që në festimet e viteve të para të demokracisë, kur ndoshta ndonjë prej pjesëmarrësve në atë dhjetor mund të ishte ende student, ai i organizonte festat vetëm me sahanlëpirësit e tij, duke i lënë mbas dore ata studentë që nuk kursyen as jetën e tyre për këto ditë në të cilat jetojmë, ku gjithkush mund të shprehet lirisht, duke simpatizuar madje edhe për figura të urryera e të ndaluara me ligj si Enver Hoxha, – siç ndodh rëndom në forumet e kësaj gazete.
E keqja është se të dyja këto parti janë të lidhura me pushtetin që kërkonte të përmbyste ajo lëvizje, ndaj edhe sot jetojmë këtë palaçollëk me trajtimin e asaj date dhe të atyre heronjve. Ç’bëri këto dy vite që është në pushtet “Rilindja” për përkujtimin e kësaj date dhe vlerësimin e duhur të asaj lëvizje? Asgjë, por njësoj si Berisha tallet me atë datë, ose kërkon të përfitoj kapital politik prej saj, siç ka bërë Berisha për 24 vite, për më tepër që kryerilindasi ka qenë edhe autor i “Refleksioneve” të famshme në tetor të vitit 1990.
Përse kjo anemi e pushtetit rilindas?
Cfare drame: Saliu po e kupton qe tani se jo historia, por as bashkehosit e tij nuk kane per ta kujtuar per asgje, per vecse per tragjedite qe ka shkaktuar.
Dikush pyeti:
Si ka mundesi qe ne dhjetor 90 komunizmi ne Shqiperi ra pa derdhur gjak?
Iu pergjigjen:
Kush tha qe ne dhjetor 90 ra komunizmi?
Woaa sa e qelluar kjo! Kam per ta perdorur per barsalete!! THX
Z. Koçiko po përgënjeshtron edhe Edi Ramën me ato që shkruan. Edi Rama thotë se kam qenë në Greqi në kohën kur ndodhi Lëvizja e Dhjetorit. PD-ja është themeluar më 12 dhjetor dhe nuk ka sesi Rama të ketë qenë njëkohësisht në Greqi dhe në mbledhjen themeluese, që dikush të kish pasur mundësi “ta kish flakur jashtë mbledhjeve për themelimin e PD-së”…
Kjo date duhet fshire nga kalendari i festave sepse eshte dita,kur shurrembajtesve te bllokut,ju dha viza per te zevendesuar padronet.Kjo dite eshte me e zeze se 29 nentori 44.
PERPARA STUDENT SHQIPTARE
NE DEMONSTRATA NE TUBIME
NEN UDHEHEQJEN E SALI BERISHES ” MANDELES ” TE SHQIPERISE
QE ISHTE AQ SHUME I ” PERSEKUTUAM ” NEN SUNDIMIN E ENVERIT
DHE QE E BERI SHQIPERINE LULE PER 23 VITE
Ne kete rast do pyetur sekretari i plakut te SHQUP-it mark uk car mendimi ka…
te nderuar lexues . cdo popull ka qeverine qe meriton pra perkthyer ne gjuhen e popullit tone mencur sipas kokes vihet kapelja.
Analize vertet realiste , te ngjall nje si shtrngim perzier me trishtim ne shpirt kur e lexon. Te vjen vertet keq kur ndjen zhgenjimin tek kujton shpresat me medha qe ushqeu ajo levizje e dhjetorit per nje shtet te drejte, per nje ligj ku tegjithe te jene te barabarte perpara tije, per nje shtet ku prona te vlersohej sic duhej, qofte ajo private qofte ajo publike. Shpresa qe meritat personale te mos zbehen apo me keq te zerrohen per arsye politike, ngelen nje iluzion. Deri me sot zhgenjimi eshte me i madh se permirsimi ne jeten e sjcilit prej nesh, Te shohim c’do ndodhi ne vazhdim. Pershendetje.
per.pellazgun sharllata.Qe,qenka “demokarr,,24,karatesh.Qe,juve gazeten,DITa,ju ndatron me vetveten.Po,cfar bene ata studentat e dhjetorit te mbapshte.?!Nxoren ne krye nji rugac,dhe bandit qe baben dhe vellain i kishte veprimtar te ppsh,dhe ju kovte hallall.Pordhe ky hajdute ishte kandidat per ppsh.dhe emrin e kishte Azem hajdai.Po,kush ishin kta student dhe ca profesor,inxhiner,artist,skenarist,arkitekt,mjek,menji fjal krejt ishin o ne ppsh,o ne rinin ppsh,okamdidat,por mes ktyre kishte dhe te rekrutuar,nga sherbimet e huja,vecanrisht nga-CIA-UDB-ESFALIA-SMIT,dhe francezja sherbim qe ishte shum i inolvuar,dhe ne sherbimin francez.Ishte.ismail kadare.Po,tani po dal tek teme e dhjetorit,dhe studentve te dhjetorit te dhjer.Lisen bashkshkurti sot menji gazet te dites,SOT,thot se dhjetorin e organizun studentet por me iden e KATOVICES;katovica qytet ne poloni.Tani,krejt dicka thon,e dicka prodhojn,e dicka shpikinpra sipas qejfit por te verteten nuk e thot asnjeri.Po,thon shum se,dhjetori ishte kulmi,pra kishte fillue ne shkoder kah,janari,apo shkurti i atij,viti,disa thon,ne kavaj ka muj prill.disa thon ne lezh,e kudo por para shum para dhjetorit.Atehere pse nuk festoni ata data,por festoni kete te fundit,pasi shum perpara dicka paska fillue?krietari i rinis socialiste,i kohes regjimit lisen bashkshkuti,thot se pas vdekjes se diktatorit,shiqi sa pa fytyr,hipokrit,i thot diktator enver hoxhes,a vet ishte i dyty ne rang politik,se ishte krietar i rinis i krejt shqipris,veten nuk e ve,ne rolin e diktatorit,vet ky qen paska qen KAL I TROJES,ky dhe shum qer si liseni,berisha,imami,mustafaj,i kam njohur se kam pas takime me kta,ne franc,ne shqipri,zvicer dhe i njoh,se jan te ndyr dhe bashkpuntor te sherbimeve te huja,punet dhe veprimet e tyre e vertetoin kete qe them.Degort,ishte kushtetuta e diktatures,kete nuk e ka mohue ENVERI,dhe nuk e keni mohue as ju,kritiket dhe laviret demokarr.Ju,i gjith populli duhet te rrefeheni,ca te prifti,e ca te hoxha,ca te baba i dynjas,te bekteshive,me ju lut dhe refeheni,sesa ishte enveri fajtor aqi ma shum ju jeni,se ju ishit shumica,qe sot thoni,nuk e kemi dashte komuizmin,dhe enverin,po pse nuk e cuet ne rrot t’sames enverin dhe komunizmin?!!Tani,kush ishte,azemi,pashko,saliu,imami,prec zogaj,besnik mustafaj,memet elezi,elez biberaj,sander biberaj,ambasadori amerikan rajerson qe erdhe na belgrade,po ju i dini kush kan qen,dhe kush jan,pra pse nuk tregoni se protesta jan ushqye,jan udhzue,jan ndihmue,jan organizue me ndihmat e sherbimeve te huja,ku secili sherbim ka pasur,qellimet e veta,ata vetem nji qellim kan pas te perbashket,ta rzoin kultin dhe epoken e ndrytur te ENVER MALIT,per qerat gjera,sejcili sherbim ju ka perdor juve,studentve,rinin,popullin,per hesapet e veta,te ju percajn dhe ju ndajn,ne grumbuj qensh,dhe tju ndersejn kunder njeri tjetrit,qe shqipria te mos behqt si ne kohen e ZEUSIT ENVER,por te behat pik e pes,te shtrihet per toke si lisi pa reme e flet,dhe ju punuat dhe punoni ende per te huaj,se jeni te shitur,qe nga kupolat e partive,deri tek krietaret e muhallave,ju shkatruat shqiprin or studenta leshi,kudo qe jeni.Lexoi njifar shenasi rama,qe po bertet,paria e tiranes,trusti geshtejave,mafia shtetrore,ju thot gjith udhehesve,dhe ka te drejt.Po,ama ai thot se ai mo do,demeta,e medo qer,ka qen kunder saliut,pse ja la saliut dhe iki?Tani,po them gjera qe nuk muj pa i than.Ju,e patet rastin e mir,qe te benit ndryshimet,per arsye se para jush kishin bere te gjith ne bllokun evopen e lindjes,pse nuk muret shembullin e cekosllovakis,apo te hungaris,por gati shkuat tek rumania.Per,fat qe nuk ndodhi dhe rumania,te vritshi nja dy pleq,ramizin e nexhmien,por ne qetren an,ju bete ziemazi,ju ne emer te demokracis,dhe antikomunizmit e antienver hixhes,e dogjet dhe e poqet shqiprin,ju shkatruat,fabrika,uzina,koperatuva,lulishte,sera,miniera,hekurudha,ju shkatruat jeten,ju shketruat shprsen,ju e bete token e gjegur shqiprin,tani kush e bene kete?Po,kete e bene vetem armiku i kti populli dhe shteti,ju e rzut sistemin,ckishi me pasurin kombtare,ckishi me ushtrin kombtare,ckishi me kperativat,e uzinat,kombinatet po ata i ndertoi populli,gjyshrit dhe baballaret tuaj,or studenta leshi,ju bete punen e drqit,dhe dreqi u udhzonte,dhe dreqi e mori levizjen,se ju nuk ishit engjijt,por ishit vetem rogtar disa me dollar,e disa me dinare marka gjermane.Pra,historia krejt kto gjera doti thot,si qe,i ka thane,per CEZARIN;DHE PARA TIJ;SI QE KA THAN;PER BONAPARTEN;ROBISPIERI;SIPER GJERGJ KASTRIOTIN-SKENDERBEUN,ISMAIL QEMALIN;E ZOGUN;ASHTU DOTA THOT HISTORIA PER EVER HOXHEN,SALI BERISHEN,pra historia e vertet reale dozjua jape vlerat sejcilit.por une nuk kam dyshim tak ENVER HOXHA,kurse per qeret pas tij,dote jen ne plehun e historis.
shqiptar sharri
Ti i paske mendimet ashtu sic e shkruan shqipen. Cudi si nuk po ndihen forumistet qe i versulen kunder Mark. UK sa here ben ndonje gabim drejtshkrimor.
Tek i sheh te mbushin ato salla karagjozlleku partish politike, grupimesh fetare apo palaco cirqesh, tek i sheh ato turma levizese ne forme “dekori dhe vertetimi per organizatorin dhe suksesin e tij”, nuk mund te rrish pa shtruar pyetjen,,,,,Ku fillon dallkauklleku i kesaj shoqerie dhe ku mbaron loja e shejtan buadallait qe luajne keta statiste mitingjesh?
Cdo popull, ka Sali Berishen qe meriton. Eshte e kote te flitet per festa dhjetoresh apo korrikesh, per vertetesine dhe manipulimin e tyre, persa kohe injoranca e statisteve, klith me ze me te larte se ai i atyre qe iu shiten turmes per “bajraktaret e demokracise”.
Kjo rraca jone shqiptare, tregon nje paaftesi te theksuar per te aguar si nje shoqeri civile me vlerat e domosdoshme morale, qe e mbajne ate ne kembe. Jane vlera te tilla, qe bejne cdo qytetar, te ndjeshem ndaj vjedhjes dhe vrasjes, qe ndjellin ndjenjen se solidaritetit me viktimen dhe qe pengojne qe krimi te korre fitoren mbi ndergjegjen e nje kombi..
Ne kete vend, “historine” e shkruajne, ata qe kane duart te lyera me gjak shqiptaresh. Sali Berisha, eshte nje mashtrues ordiner. Eshte nga soji i atyre mashtruesve qe i kane duart te lyera me gjak shqiptaresh te pafajshem.
Duhet te jesh me profesion statist apo i lindur sadist, per te pranuar te ulesh ne nje salle ku ndjenja e neverise humb cdo sens dhe respekti per vetveten, sa vjen e venitet.
Nuk ka festa dhjetoristesh. Cfare i sollen ketij populli ato “dhjetoriste” qe u dashka patjeter te festojme?
Nese i paskan sjelle vdekjen dhe rrumpallen,,,atehere eshte koha per te vene kujen, por jo per te festuar. Lum ai qe, nuk i ka shitur drute e kokes dhe ndergjegjia nuk ia lejon te luaje rolin e statistit ne nje ceremoni mortore si kjo e dallkaukeve shqiptare.!!
kam ikur nga shqipja 24 vjet me par .po ne keto vite kam lexuar e rilexuar per studentet shum te pa verteta.i vetmi ngushellim eshte qe ne keto shkrime na kthejne kujtesen e atyre viteve te veshtira po te bukur.
arifi – Studentet e vuajtur dhe uritur dhjet-orist ‘permbysen ‘ DIKTATUREN ME TE EGER NE BOTE ? …….Te kemi qene vertet diktatura me e eger,por edhe me e dobeta per tu permby-
sur?
Pergjigje per komentuesin — shqiptar i sharrit ,–
Se kush ka qene Enver Hoxha , lexo njehere librin me autor Agim Hamit ,me titull – Odiseja e Nje Dedektivi . Shqiperine e ndertuan gjate kohes se qofte largut ( E H ), burrat me shkolle qe qeverisnin Shqiperine nga 1945 deri ne 18 Dhjetor 1981 , pas kesaj date vendi jone filloj te shkaterrohet sipas planeve te agjenturave te huaja ,sidomos ato Serbe dhe Greke . Spiunet jane : Enver Hoxha ,spiun i Forin Ofisit Anglez . Ramiz Alia , spiun i U.D.B, Jugosllave . Sali Berisha ,spiun i Sigurimit te Shqiperise dhe i U.D.B,s Jugosllave qe beri te mundur shkaterrimin perfundimtar te vendit tone ,qe duhet te pergjigjet perpara popullit dhe ti shpronesohet e gjithe pasuria e tij personale ,si dhe e familjareve te tij ,si femijeve dhe te afertve te tij ,se bashku me banden qe e mbante mbas vetes .
ata ishin vrasesit e festes dhe 21 janarit te degjeneruar
Në Shqipëri është manipoluar gjithmonë historia.
Dhe kjo ka ngjarë jo se kanë patur ndonjë interes,
por vetëm nga fakti që shqiptarët jane gënjeshtarë të pa kufi.
Sapo të fillojnë të tregojnë thonë gjithmonë,
-Unë bëra, unë thashë,unë luftova,unë ju shpëtova,unë,unë,unë.
Me siguri që Skëndërbeu nuk ishte Shqiptar që tha,
-Lirinë nuk ja u solla unë,por e gjeta mes jush.
Kam marrë pjesë në atë lëvizje të 1990,si gjithë rinia
përparimtare e Tiranës dhe ndjehem përgjegjës që ndihmuam
malokët të pushtojnë Shqipërinë.
Ky fakt më shumëfishon neverinë që më pushton sa herë
që kujtoj ato vite,që në shpresat tona rinore duhet të ishin
fillimi i përparimit por që në të vërtetë u shëndruan
në fillimin e rrënimit të frikshëm e zvetnimit kombëtar,
qytetar,moral dhe individual.
I njihnja të gjithë këta kërma dhe do të dëshiroja ti bështyja
në fytyrë derisa të të mbarohej bështyma e gjithë popullit Shqiptar.
-SHQIPËRI TË KAM DHIERË,QË SU BËRE ASNJEHERË.
THOSHTE ME TË DREJTË I MENÇURI I KOMBIT.
Para 24vjetesh babai im ish partizan dhe komunist me tha” mos u mer e mos degjo keto pseudemokrate se mender mutin po lajme me shurren. Do jua degjosh kengen”
Dhe une sot me plot goje mund te them kake njeri e shurre tjetri por ELi berisha eshte gelbaze e jashteqitje tipike komunistomaloke.
Per te percaktuar 8 dhjetorin si dita e levizjes demokratike e studentve u muar per base se ishte dita e pare qe studentetet dualen hapur me kerkesat e tyre.Rama nuk as nje merit.Kur pritej te fillonin kto levizje Rama me te jatin ikn ne Greqi per te shpetuar kokat.Sepse mendonin se do behej si ne Rumani.Per ne komunizem mundohuni te rreni se nuk i kemi pare te gjitha te zezat qe bju bene kti populli.Nga 90 i kemi pare te gjitha se ishim vete aty.
…….Nje pershendetje e veçante shkon per Presidentin Ramiz Alia….nga Sekretari Partise Punes se Shqiperise Sali Ram BERISHA….