Lehtësia e papërballueshme e një deklarate qesharake

Alqi Kociko

 

Në vazhdën e disa takimeve të rëndësishme ose më pak të tilla në SHBA, kreu i PD-së Lulzim Basha dha një intervistë në “Zërin e Amerikës”, ku një deklaratë e tij mund të thuhet se e “përmbysi kovën” që kishte mbushur deri tani.

I ftuar për një intervistë në VOA shqip, Basha iu pëgjigj kështu pyetjes përse PD ka vendosur të punësojë një kompani lobimi si Podesta, “kur ai vetë i ka dyert e hapura, pasi takoi edhe zyrtarë të lartë si Victoria Nuland”.

“I kam dyert e hapura dhe do vazhdoj t’i kem dyert e hapura. Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që i bën. Për këtë kontratë nuk do shpenzoj asnjë shumë,” tha Basha.

Gazetarja tha se këto janë kompani që marrin shuma të mëdha për punën që bëjnë por Basha insistoi:

“Zero. Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së”.

Lehtësia e papërballueshme e deklaratave të tilla qesharake, janë në fakt një karakteristikë e përhershme e Lulzim Bashës.

Grupi Podesta është aq i merakosur për të ardhmen demokratike të Shqipërisë, saqë ka vendosur të punojë falas për PD-në. Kështu vepron përgjithësisht Podesta me të gjithë klientët e saj nga vende si Shqipëria. Ndoshta edhe brenda në vetë Shtetet e Bashkuara.

I vetmi pohim që ka mbetur pa u konfirmuar nga Basha, është nëse Podesta ka vendosur që përveç lobimit falas, të ofrojë edhe ndihma financiare për PD-në dhe vetë Bashën.

Dita

Share This Article
17 Comments
  • Ky Lulushi Lepurushi,
    të bashkpunojë me Podesten dhe me Djallin e te Birin, askush nuk e shpeton dot…
    Ky Trap duhet te kuptoje se
    HESAPET I KA ME POPULLIN SHQIPTAR!…
    DHE SHQIPTARET E NJOHIN MIRE KETE BIRBO
    K U S A R
    DHE
    K R I M I N E L…!

    • Edhe Rama po keto fjale tha kur pranoi lobinmin e TONI BLERIT, por i ka dhene deri tashti miliarda. Qe te dy jane si vellezerit siameze,por per fat te keq komentuesit shqiptare e kane kujtesen e dobet, qe do te thote se jemi akoma nje popull femije.

    • Z.Raimondi nga Vlora .Me ke kut i mati ti dollaret?Si qenkan nje qime bythe 60 mije dollare ne muaj.Nuk eshte buxheti i qytetit tend qe po vuan nga mizeria qe e katandisen keta politikan leshi .
      Nuk kam azgje me amerikanet por me Bashen dhe kriminelet e tjere .Rama te mos nxjeri asnje fond per keto parti qe lidhen me te huajte per tu ferkuar koken.Cduan me shume amerikanet.Ua kemi hapur te gjitha .Pd po te doje le ti mari e ti strehoje ne shtepite e tyre kur vijne si miq.Kjo eshte ne traditen e malsorit. Tu japi dhe ne krevat ndonje zocke qe tju bejne masazh .U hengert mortja ku na katandiset .

      • O ti Hasan Spata
        Di te dallosh humorin nga serioziteti. Ai Raimond Vlonjati me lart e ka shkruar me sarkazem ate komentin. Apo nuk e di kete konceptonin fare?
        Nganjehere mund te tregosh moshen e njeriut nga komenti. Ti psh komentin si gjyshe e vjeter e lindur ne vitin 1900. Nuk kam asgje kunder teje. Nga komenti dukesh qe je njeri I mire, por edhe pak naiv, sepse kujton sikur komenti yt do rregulloje tere Shqiperine dhe politike shqipetare. Ne vetem komente kemi te drejte te bejme a I vrare. Edhe nje vote qe kemi ate na e vjedhin dhe nuk jemi te zote t’a mbrojme nga rrugacet dhe “te fortet” qe puneson Berisha kur ka zgjedhje.
        Prandaj ne Shqiperi fiton Partia qe ka me shume te forte. Ka te forte te brendshem, qe jane rrugace rrugesh, dhe te forte te jashtem si Podesta qe jane rrugace me kollare.
        Prandaj, qe mos te te ike mendja, merre lehte, futi nje teke, coje televizorin tek Portokallia apo tek STOPi dhe gajasu se nuk kemi gje tjeter ne dore. Tani, ne dore edhe mund te kemi, po ajo do bythe, te besh revolucion. Ne me nder bythe nuk kemi si popull. Edhe ate qe kishim na e mori Enveri dhe na La pa bythe fare. Prandaj livadhisin keta politikanet e sotem. Kete tha edhe Basha ne Amerike:
        Une jam Basha, askush nuk me do ne Shqiperi, por do jem kryetari I PDse sepse do Sali Berisha, dhe ne Shqiperi nuk ka njeri bythe te merret me Saliun. As Rama nuk ka, sepse eshte I zene me te tijet. Se c’eshte nje bythec me emrin Ben Blushi dhe nuk e le rehat te merret me ne. Kete Blushin e kemi kolonen e peste ne PS. Na e shiti Nano per 30 aspra.

  • Erdhen kohet e qoftelargut Enver qe luftonte per “parime”, shqiptaret bare do te hane dhe parimet nuk i shkelin. Keshtu na del qe edhe grupi mafioz Podesta lufton per parime dhe jo per Para ( DOLLAR), ky grup eshte ne merak per demokracine e Sulltan Berishes dhe kane borxh qe te gjithe anetaret e tij te kthehen ne Homless dhe vetem Krimineli Berisha te drejtoje me dhune dhe gjak Shqiperine. Grupi Podesta kerkon qe te mos ndeshkohen kriminelet si Saliu & Co, por shqipetaret le te vriten dhe te grabiten, ne foton duket qarte se sa te gezuar dhe pa asnje lek kercejne vallen Tropojane, u mungon vetem ciftelia..

  • Basha e ka fjalen se Podesta do ti sherbeje PD dhe PS por faturen do ta paguaje buxheti i shtetit dhe jo Basha.

  • Sado te habiten ish-komunistet,
    sado te nxjerrin nje ish te pavarur ne krye si Edi Rama,
    PS ishte, eshte dhe do mbetet Ish Partia e Punes, ish Partia Kumuniste!
    Ata qe e kane per turp, le te mos e pranojne; ata qe perfitojne ne kete menyre, le ta quajne pozitive, sic rreket pa trimeri intelektuale zoteri Bedri Islami.
    Rama tallet, kur thote se “mes nesh nuk ka zoterinje, por ka vetem shoke”! Tallet me ju qe nuk e flakni tutje komunizmin dhe t’i thoni Rames: Mos luaj me verberine tone te djeshme. Ne duam te shikojme, ne duam te jemi si te Majtet Europiane, si Euro-Komunistet sic i quaante shoku Enver!

    Se, kumunistet, e ketij fillim shekulli, ne vend ta fdalenderoni Ramen qe me ne fund e nderroi fytyren e kuqe, ne roze te hapur, ne vend t’i thoni Faleimnderit qe po na zbardh faqen qe shoku Enver e nxiu me jugosllavet, e skuqi me ruset dhe e zvjerdhi me kinezet e Maos, sic u shpreh Rama ne vjetin kalendarik 1990, ne vend ta ngrini ne kurriz e qafe Ramen, o se paku merrni ne krahe Erjon Bracen se ai eshte peshe e lehte, ju keni zgjidhur Ben Blushin vazhdim dinastie te kuqe flake, e nderseni kunder Rames!

    Atehere, Amerikanet, qe kishin ndermend te mbeshtesnin Ramen, kthehen dhe ndihmojne FALAS Lul Bashllarin, mikun e Fahri Balliut qe ndermjeton deri edhe me Ilir Meten…!
    Se mos filloni e shani serish Ilir Meten ju, se as Lirua nuk u ka faj as Afrodita Simitxhiu qe ia nxiu intervisten Metes, dhe ia beri diell Lul Bashes se Rruges se Memedheut!

    Po nuk u ndate nga kamunizmi, po vazhduat ta shani Ameriken sic bejne ndonjehere edhe ca gazetare te akredituar te gazeta e re e pavarur DITA, nuk keni per ta gezuar pushtetin nen pluralizem.
    Ju do ikni nje ore perpara se Berisha te iki me te vertete, kaq.
    Keq me vjen, por realiteti ombjektiv, ki eshte.
    Letra nje socialisti ju mund te lexoni sa te doni, por Pse nuk e tregon, pse nuk e shpjegon Ben Blushi: pse u be gazetar i RD-se ne fillimvitet ’90?
    Sepse komunizmi eshte i mbaruar, apo jo?

  • Si podesta per Lene si Blair per Lene Kane te njetin qellim e paguhen nga ato mbas tyre si westley Clark and co qe duan me marr per nje cent naften,gazon qe do vjen ne shqiperi:démet per ne edhe fitimet per ta,apo jo fale ketyre ‘bemiresat’ qe punojne’falas’!

  • Po pse shkundeni o shoke militante! Edhe ky po vepron njesoj si Rama me Blair. Eh e shkreta mendje e shkurter e militantit.

  • SI KURDOHERE. MASHREUES I PA NDREQSHEM. VETEM NJE IDJOT, MUND TE FLASE NE KETE MENYRE , QE NJE KOMPANI LOBUESE NE SHBA , NA PUNOKA PER TE VENE “KAPITAL SHPIRTEROR ” PER BOTEN TJETER . VETEM KAQ , DO TE MJAFTONTE , QE KUDO E KURDO QE TA SHOHIN SHQIPTARET NJE MAFJOZ TE TILLE , VETEM TA PESHTYJNE , NE VEND TE PERSHENDETJES .
    ESHTE E KUPTUESHME , QE NGA NJE KUSAR , QINDRA MILIONESHE EURO, QE I KA DUART TE LYERA ME GJAKUN E MJERANEVE SHQIPTARE KREJT TE PA FAJSHEM DHE NJE SPIUN I HAPUR, NE SHERBIM TE SLLAVO-GREKEVE , NUK MUND TE PRITET ASGJE TJETER .

  • podesta group njihet si perkrahse e djallit.Ata perfitoj ne menyre abuzive nga injorantet politikane qe duan te vijne ne pushtet ne menyre te pa drejte,dhe nje nder ta eshte PD,apo LSI.Strategjia e podesta g,qendron tek injorantet e etur per pushtet.A eshte e drejte te mbroshe shkaktaret e fatkeqsise te gerdecit.

  • Na fal o eurokomunisti pro amerikan po qenke nje koqe kandari qe se paske shokun.Ekeqia e ketij kombi jane raca tende e kanibale si Saleh Berisha e kompani,kjo kope cakenjsh ne sherbim te tradhetareve dhe kufomave te ketij kombi qe si ngopen shkaterimit dhe per me teper zhdukjen si komb.Ata qe ti qelbesire anatemon bene detyren me sublime ndaj Atdheut duke mbrojtur me gjak trojet e ketij vendi ku me dinjitet quheshim Shqipetare me dinjitet dhe jo me breke maje kokes sic jane katandisur sot.Politika eshte kurve thone te mocmit,prandaj dhe amerika i zgjati doren KUBES,o peshk i qelbur.Demokracia arihet duke forcuar rendin e qetesine,gjykatat e prekurorine ne menyre qe te goditen soji kallepit tend me Sali Berishen ne krye,nuk ka demokraci me bandite e kriminele ne pushtet.

  • Ne Amerike amerikanet thone ne qofte se nje sherbim ose mall te ofrohet falas ,bej kujdes se do ta paguash 10-fish me mbraps…po ku ka falas ne Amerike more Tutkun…cdo gje ka nje cmim por e keqa ketu eshte se populli fukara Shqiptare do ti paguaje te gjitha faturat.

  • Podesta grupe eshte forumi
    ‘enver hoxha” ne hije qe don te shkaterroje Shqiperine si detyre e “Saliut” qe ja la porosi PPSH per ta shkaterruar Shqiperine demokratike.Basha vafsh ne ferr dhe marrsh me vehte dhe Sali mutin.

  • PARATE E VJEDHURA TE KETIJ KODOSH POPULLI KANE SHKUAR, SHKOJNE E DO TE SHKOJNE NE KETO KOMPANI LOBIMI NE INTERES TE HAJDUTEVE EKRIMINELEVE QE PER INTERESA TE TYRE FAMILJARE VRASIN,VJEDHIN E PO TU JEPET MUNDESIA EDHE E SHESIN KETE VEND TASHME TE DALE NE ANKANT,KU VETEM NJE FIRME,VETEM NJE VEND ESHTE I INTERESUAR PER TA LIGJERUAR KOLONI TE SAJ PER INTERESA AFATGJATA GJEOPOLITIKE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *