Siç po shkon puna, duket se ka nga ata që kanë fërkuar duart pas lajmit të ardhur nga fqinji në jug për vdekjen e një shqiptari nga torturat, duke u riparë narcistikisht në pellgun e politikës, si yje në shkëlqim të shqiptarizmës, pas një periudhe venitjeje, sidomos pas rezultatit të 23 qershorit. Dhe kështu erdhi e shtuna ku u dha rrugëve të Tiranës shfaqja e radhës për të vërtetuar atë që më s`paku ha debat në çështjet e kësaj bote, dilemat e saj, pas mijëra e mijëra shekujsh ekzistencë njerëzore, me gjithë të bukurat e të shëmtuarat: faktin se nacionalizmi mbetet gjithnjë, në mos strehë horrash, një strehë abuzuesish, të paditurish e shëndetligësh nga mendja; e se mbetet po ashtu një kërmë, për çudi duhmëtunduese, për atë lloj kategorie që gjithnjë gjen aty rrugën më të shkurtër për t`u çliruar nga frustracionet e pesha e dështimeve në jetë, shtoi kësaj faktin se sa e sa popuj e kombe janë përzhitur në flakët e luftrave llahtarë vetëm e vetëm për ca delle idiote nacionaliste. Ajo protestë e djeshme, që jo rastësisht dominohej dhe nga tifozeri stadiumesh tonat, që derdhen çdo fundjavë aty jo për futboll më shumë se për të nxjerrë inatet e një jave, ku o janë ngatërruar me gratë o nuk u ka ecur në lloto-sport, ishte asgjë më tepër se ana tjetër e medaljes e një shoqërie me probleme të mprehta, pikërisht për shkak të nacionalizmit, siç është ajo greke. Protesta do kish patur vlerë nëse vërtet Athina zyrtare do e injoronte atë rast, do mbyllte sytë, do e përligjte aktin gardianëve. E për këtë arsye, do provokonte rëndë shqiptarët. Por është nga ato raste, ku vetë shteti grek po bën atë për të cilën shqiptarët do donin ta bënte: po i con para drejtësisë shkaktarët e asaj ngjarjeje, pa asnjë ngurrim. Ajo lloj proteste nuk na tregoi shqiptarë, aq më pak dinjitozë; përkundrazi, na tregoi se dhe ne nuk e kemi për gjë të jemi po aq “grekë” në shfaqjen e një lumpen-nacionalizmi krejt pa arsye në kokë. A nuk mjafton për këtë, rrugëtimi paradoksal që po merr kjo punë, ku nga vdekja e Kumes po mbërrihet tek thirrjet për largim të Edi Ramës?! Dhe zinxhiri i çmendurive që shkaktojnë përndezjet nacionaliste, ku truri zakonisht del jashtë funksioni, vijon më tej me thirrjet për dorheqje të Saimir Tahirit, duke e etiketuar si avokat të gardianëve grekë! Pra, nuk mjaftohet të thuhet se ministri duhet të dorhiqet për një dhunë të pajustifikuar të policisë, një pretendim më afër arsyes me trurin afër 50 përqindëshit në funksion, por shkohet më tej, sepse nacionalizmi është një kafshë që do patjetër të ushqehet, pavarsisht se me ç`mish e në çfarë sasie. Ka mbetur vetëm të thuhet se vrasjen e Ilia Karelit, e ka organizuar….Rama me Tahirin! Dhe hajt mos mendo se nuk po vjen koha e Agimit të Hirtë shqiptar. Kush mendon se mund ta dojë e t`i shërbejë këtij vendi si një ‘agimart-as’ grek, ta dijë se vetëm dëm i bën.
P.S . Protesta vjen si reagim i natyrshëm ndaj një padrejtësie, ose si formë këmbëngulse për një të drejtë që të është mohuar, ku shoqërohet dhe me kërkesa konkrete ndaj palës kundrejt së cilës protestohet. Kush ishin kërkesat për rastin e Ilia Karelit?! Grekët kanë plot kusure nga një lloj nacionalizmi që i ka bërë anektodikë kudo në botë e ku janë bërë dhe belaja e vetes për këtë sëmundje që kanë. Por kjo nuk do të thotë se balancat vihen duke u bërë po aq anektodikë si ata. / E.H.
si gazete pro qeveritare e antinacionaliste sot paskeni derdhur gjith vreren e antishqiptare.po beni avokatin e shtazeve grek dhe frika ju ka kapur nga tifozerite se mos protestojne kunder vllehut kryeminister ….duhet ta fusni ne koke qe nacionalizmi eshte rruga e duhur per shqiperine…..i demshem per kedo eshte shovinizmi qe perfaqesohet nga shteti e kisha greke
Nacionalistet jane njerz qe ne gjenezen e tyre kane urrejtjen, si do qe te sillesh dhe perdrillesh jeni shtres qe keni humbjet me te medhe bile edhe tragjike. Shko te psikologu dhe merre kurimin e pare.
Sa …. qe je.Nacionalizmi.Po Per çfare nacionalizmi flet ne kushtet e prones private?Ja per zoterine tende do ta bejme Shqiperine deri ne Rusi.Tek ty çfare do te ndryshoje?Tek une ndryshon nje mut,se kam dy dynyme toke po aq me mbeten.
Njè analizè shkencore qè vlen tè studjohet nga tè gjith mèndje shkulurit.
falm.
“Sic po shkon puna”,,,,,ata “shqiptare” qe nuk kane poseduar kurre, as personalitet apo dinjitet dhe aq me pak format kombetar,,,ndjehen te shqetesuar sot, nga protesta e nje grupi te rinjsh, qe nuk duan ta pranojne si nje gje normale, heshtjen e varrit qe ka pesuar qeverine dhe politiken shqiptare ne pergjithesi.
Barabarizmi, me te cilen iu mor jeta te burgosurit shqiptar Kudret Kume,,,,,eshte vetem nje nga qindra rastet, kur shqiptaret kane paguar me jeten e tyre,,,qofte edhe nje shenje gezimi, kur beheshe fjale per nje fitore te kombetares shqiptare ndaj asaj greke.
Duhet te kesh karakterin dhe personalitetin e nje sherbetori te lindur,,,qe te arrish ne konkluzionin se protesta shqiptare na qenkesh e barabarte me frymen e nje Agimi te Arte. Duhet te jesh cinik deri ne krim,,,,te “perqendrosh shikimin” vetem tek hapat e “shtetit europian grek” dhe reagimit te drejtesise,,,qe gjoja na paska shpene ne banken e te akuzuarve, autoret e krimit. A nuk ishte kjo politike antishqiptare,,,,arsyeja kryesore e “trimerise” greke ndaj nje shqiptari te lidhur?? A nuk e ndjen artikullshkruesi,,,se ky rast, shkon pertej nxjerrjes para bankes se te akuzuarve, se 10 hijenave primitive, te veshura me uniformen e shtetit grek.
Greket dhe Greqia,,,jane shembulli me negativ ne Europen juglindore,,,kur vjen tek respektimi i reciproritetit dhe te drejtave te njeriut.
Eshte pikerisht,,,ajo qe kerkon “shqiptari” artikullshkrues,,,,ulja e kokes dhe mbajtja e veshtrimit tek ajo qe na ben “shteti europian grek”,,,,arsyeja kryesore pse greket, ne te kaluaren, jane fryre si kaposhat maje plehut,,,kur vinte puna tek shqiptaret. Eshte mentaliteti i qenit te rrahur, qe nuk pret asgje tjeter nga njerezit perreth, pervec perbuzjes dhe denigrimit.
Problemi eshte, se jo te gjithe shqiptaret jane te tille. Ka prej tyre,,,qe u marrin gjak ne vetull,,jo vetem kurvave greke por te gjithe atyre qe iu jane kthyer ne sherbetore, kesaj peshtiresie evgjitesh.
Agimet e hirta apo te arta, jane tema greke,,,,,ketu ne Shqiperi behet fjale per mbrojtje dinjiteti dhe,,,,,,kujtimin e politikes shqiptare, se detyra kryesore e saj,,,eshte mbrojtja e dinjitetit te qytetarit shqiptar.!!!
Shqiperia behet me shqiptarizem e nacionalizem e nuk behet me lepirje te peshtire bythe servilesh si deri tani nga qeverite e PS e PD per Greqine. Askush nuk duhet te kete frike nga nacionalizmi, perkundrazi ne kemi vuajtur nga vasaliteti ndaj te huajve jugosllave, sovjetike, kineze, e tani greke. Nuk eshte nacionalizmi streha e horrave, por eshte intermacionalizmi pa kollan e pa identitet. Aleanca Kuq e ZI nuk eshte Agimi Arte, por nje levizje per me shume shqiptarizem te munguar ne keto vite qeverisje servile dhe K. Spahiu pati te drejte dje kunder Berishes dhe sot kunder Rames.
I ka rene kokes! Spahiu eshte si ato zhgabat qe do te ushqehet me trupat e vdekur.
Po te kesh pak TRU e kupton sencin e shkrimit te mesiperm. Llogjika e komentit te mesiperm eshte e njejte me llogjiken e te pallogjikeshmit Sali Cari qe cdo ngjarje duhet patjeter te jete e politizuar . . .
Qe njerezit te protestojne kundra keqtrajtimeve apo diskriminimeve ndaj Shqiptareve nuk ka asgje te keqe madje duhet te behet norme. Por, qe protesta te politizohet nga Altin Goxhaj e Spahirat me kompani kjo nuk ka kuptim dhe tregon mugese respekti per ate qe vdiq.
Vihet re ne disa komente ketu nje urrejtje talebanesh islamike kunder Greqise. Uurrejtje me baza fetare, sipas te ciles veçse myslimani eshte shqiptar i vertete, ndersa te krishteret jane ose vllehe, ose greker, ose jevgjiter dhe ku ta di une. Kush nuk eshte dakort le te lexoje komentet e mesiperme. Persa takon rastit te kriminelit shqiptar te vrare nga gardianet greke, duhet te mos harrojme se ky fare trimi nga Shqiperia kishte therrur me xham nje çift grek per vetem 100 euro dhe me pas vrau edhe nje roje burgu. Eshte normale qe koleget e tij do te hakmerreshin. Ka vajtur biri i botes ne shtepine e tjetrit pa e ftuar njeri dhe do te beje ligjin, vret dhe pret si me qene ne mall te babait. Kur kriminelet i konsiderojme si heronj, nuk duhet te çuditemi kur e quajme Skenderbeun tradhtar dhe Nene Terezen lavire. Ky eshte mentaliteti turkoshak dhe taliban i nje pjese te madhe shqiptaresh. Une nuk kuptoj diçka: Nga njera ane qindra mijera shqiptare u derdhen ne Greqi kur Shqiperia u hap. Shumica jane stabilizuar dhe jetojne atje me djersen e ballit. Por nje pakice do ta beje edhe Greqine si Shqiperine, si vend pa din e iman. Kur nuk ju pelqen Greqia perse nuk ktheheni ne Shqiperi? Greku mund te jete i poshter dhe i pabese sa te duash, por ai nuk ju ka asnje borxh. Kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar. Por nga ana tjer siç e thashe me siper shumica derrmuese e shqiptareve jetojne dhe kane jetuar normalisht ne Greqi. Me duket se e keqja eshte te ADN-ja jone qe ngre lart te ligun dhe te fortin dhe urren te mirin dhe te drejtin. Dhe jo te greku.
Katarakti,te lumte ato qe desha te shkruaj une i paske shkruar ti…nje pershendetje dhe nje vlersim maksimal.
@ katarakti? Më pëlqeu komenti juaj i drejtpeshuar dhe që nuk nxit urrejtjen ndermjet popujve. Ne kemi kusuret tona dhe grekët te tyret. Por,kur fut hundët politika në këto kusure atëhere të gjithë dalim te humbur. Unë jam për patriotizmin jo për nacionalizmin politik. Tani po e le ketu duke mbetur me imagjinatën time ku një “grek i burgosur në burgjet shqiptare vret një polic shqiptar”. Me jep një zgjidhje,- duhet ta vrasin gardianet tane këte burgaxhiun grek apo jo… ? Nderime!
@ Katranin @ Pellumb zaimin
Pellumb je burre i zgjuar dhe shkruan komente me kripe, gje qe tregon qe je person me valence te mire intelektuale, por komenti ketij “katranit” siper nuk me duket edhe aq i drejtpeshuar. Sipas kesaj teorie edhe ata qe protestuan per Aristotel Gumes taleban islamik qene……. apo jo?
1. Greket jane ortodokse vetem ne pasaporte, dhe jo me zemer, por vene rralle ne kishe dhe nuk duket qe jane aq besimtare sa shiten
2. Te mos zbatosh konventa nderkombetare mbi te drejtat e njeriut, qofte edhe mbi nje te denuar apo person qe ka kryer veper penale nuk te jep te drejte te sillesh si ne mesjete.
3.Zakonisht forcen duhet ta masesh me dike te peshes tende dhe jo 14 veta me nje. Gje qe tregon se nuk jane burra po frikacake dhe gra te keqija..
4. Greku na ka borxh ne dhe jo ne grekut… “katrani” lexo pak hisotrine , por jo ate te deformuar nga greqeria….
5. Ketij katranit uroj ti vrasin ndonje vella a moter greket, t’ja cnjerezojne dhe pastaj te vije te na komentoje e te na tregoje ndjesine e kompetentit …….. Kush ka besim, ta mbaje per vete .. .. Feja e shqipatrit eshte Shqiptaria..
katarakti i anus-tasi-t :1) ne qofte se nuk e ke kuptuar ky eshte nje blog shqip. 2)ty qe te pelqen eladha ik edhe komento atje , 3) ketu ka vend per shqiptaret me gjak shqiptari, jo te bastarduar rruges per ne eladha.4) po fajin e ka moderatori qe loz me komentet sipas qefit.5) nuk duam lepirje per ne BE se nuk na duhet BE-ja perpara kombit .6) shqiptaret po kerkojne barazi trajtimi jo lepirje per interesa .7) dinjitetin kombetar secili e kerkon ne rrenjet e familjes se tij, keshtu qe bastardet nuk mund te behen nacinoaliste sepse e kane ne ADN BASTARDLLIKUN ,duhen 8 mije vjet qe te evulojne !! 8) demokraci do te thote te kemi te drejta te barabarta jo marrje neper kembe per arsye keq qeverisje,,,,!!!! 9) moderator shikoj qe komentet qe ke botuar jane te barabarta,,,,,, !!!!!!!!!!!
Situatat e nxehta duan koka te ftohura !
Intoleranca prodhon arrogancen.Arroganca ka vetem dy ngjyra : bardhe e zi ose mik e armik. Bam-bum.Paranoja eshte shume e rrezikshme…Ka nje fjale te urte franceze : ” Nga mungesa e nje gozhde humbi nje patkua, nga mungesa e nje patkoi humbi nje kal, nga mungesa e nje kali humbi nje njeri .”
Situata te tilla ne ekstrem sherbejne si shtrat i nxehte per ekstremizma te djathta e te majta te cilat sic thosh Camus ‘ Gracka e urrejtjes eshte se te lidh me armikun me te keq tendin’.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
3. PIJET AMITA
4. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE
ISHTE DENUAR 17 VJET PER NJE VJEDHJE PER TE CILEN NJE GREK DO TE ISHTE DENUAR 7-8 VJET.
KISHTE 13 VJET PA ASNJE TAKIM NE BURG (DONTE TE TAKONTE TE EMEN QE ESHTE DUKE VDEKUR)
KISHTE BERE 14 VJET NGA DENIMI DHE KISHTE APLIKUAR PER 3 DITE LEJE QE I TAKON SIPAS RREGULLAVE TE SHTETIT TE PJERDHUR GREK.
I KISHIN MARRE 60,000 EURO BAKSHISH PER LEJEN DHE PO TALLNIN BYTHEN ME TE.
VEPRIMI I TIJ ISHTE NJE AKT KAMIKAZ, CFARE MENDONI SE NUK E DINTE SE DO TA VRISNIN PAS KESAJ.
NE KETE PIKE COHEN SHQIPETARET NE GREQI, SI TE JENE KAFSHE.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
3. PIJET AMITA
4. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE
SHKRUESIT E KETIJ SHKRIMI JANE BUKSHKALUR.
TEK KUDRET KUME DOLI QARTE FARE RACIZMI GREK NDAJ SHQIPETAREVE.
KA MIJERA E MIJERA RASTE TE TILLA QE KALOHEN NE HESHTJE.
KUDRET KUMEN, (MEGJITHESE NUK ESHTE MIRE TE FLASESH PER TE VDEKURIT), NUK ESHTE SE PO E MBRON NJERI PER FAJET QE KA BERE, DHE PER TI CILAT DUHET TE PAGUANTE SIPAS LIGJIT.
NE PROTESTOJME KUNDER RACIZMIT GREK, DHE NUK JEMI QE SHQIPETARET QE KRYEJNE VEPRA PENALE NE GREQI TE MOS DENOHEN.
TENTATIVA PER TE “DEGJENERUAR” NE KETE MENYRE KETE CESHTJE SHUME TE RENDESISHME PER SHQIPETARET ME ANE TE SHKRIMEVE TE TILLA, NUK E DI SE KUJT QELLIMI I SHERBEN
Kur behet fjala se mundet te marim statusin Kandidat per te Hyre ne EU dhe Greqia esht Kryesuese e Unionit per kete 6 mujor ku do te shqyrtohet edhe kerkesa jon nuk duhet ti hapim telashe vetes,duke nxjer ne rruge,per interesa pushtet,i njerez te pa informuar mire ne rastin e Karellit ku humbi jeten!!
Kush ishte Karelli,nje i vrases e tre viktimave e ktu ska te bej fare nacionalizmi,por drejtesia!!Informacioni nga medjet tona, per shumen e dhene, esht e reme se paska dhene 50 mij $ per te takuar nenen!!Kto jan desinformate per ta bere drejtesin Greke fajtore!!
Karellit i kish hypur vetja ne qef,dhe e pesoj si nje adolishent,kte ta mare vesh gjith shoqeria,qe Menyra se si reagon politika ka te bej,jo me te drejten,por me pushtetin e Ekstremit te AKuqezi te Spahiut!!
I ngriti breket e veta Greqia mo Beni? Apo do ia ngreje Merkeli?
Si thua byrazer, ne Europe te hyjme me koken ulur, si rober apo si njerez me dinjitet.
Ne Greqi ka racizem ndaj Shqipetareve dhe po toleruan me kete atehere do vije puna qe do na thone edhe ik qe ketu se eshte shtepia ime.
Nuk por mbron njeri kriminelet, por edhe ata kane te drejtat e tyre qe duhen respektuar.
E pra ne Greqi, si ne cdo fushe, edhe ne fushen e drejtesise ka racizem dhe ky rast eshte nje rast ku kjo del fare hapur, prandaj duhet te protestojme, jo per te mbrojtur kriminelet, sic thua ti.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
3. PIJET AMITA
4. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE
z. E.H eshte bere “nje njeri-Gazete” te cudit fakti sesi me nje intensitet te tille, duka shkruajtur disa here ne dite dhe ne fusha te ndryshme, arrin te jete origjinal dhe sh. i kthjellet.
lumpen-nacionalizmi // Agimi i Hirte// Ben mire ti rregistroje si TM te vetat (trademark) dhe ne raste te ngjashme mjaftojne fotot dhe dy termat. Lumpen-nacionalizmi. me ka pelqyer teper shume! Nese do fillonim me lumpen-politiken e 101 lumpene rreth nesh, na dalin 25 vite -lumpen.