SHËNIM: Ironia e pashmangshme e fatit: Flamur(tar)i ynë, në duar të turqve!  

anazapta

Vlora, Flamurtari, kuqezinjtë, pasardhësit e Ismail Beut, iu “dorëzuan” turqve!  Kështu pra, perandoria e futbollit, ngadhnjen mbi çdo “perandori” tjetër krenarie kombëtare e identiteti nacional, ku në një moment, duket se topi vlen më tepër se flamuri; e ku pa, tek lebërit, ku rrahja e gjoksit për mëmëdhetari e punë  të tjera të pretenduara si me peshë kombëtare,  është vetë ritmi i jetës, gjakimi i saj. Turqit e blenë ekipin e Flamurtarit dhe pretendohet që nëpërmjet tyre, investimeve që do bëjnë, vizionit që do aplikojnë për të arritur suksese në kompeticione të ndryshme,  flamuri kuqezi, n`daç ai i klubit e n`daç ai kombëtar, të valëvitet një ditë krenar në fushat e blerta. Ja pse ‘ironia e fatit’ është shoqëruese e gjithë  historisë njerëzore. Kjo do të thotë se nuk është aspak çudi që një ditë gjermanët të blejnë Partizanin; por prite Zoti rrezikun – siç thonë shkodranët – kur të vijë një ditë e serbët të blejnë Drenicën – ekipin e futbollit, sigurisht.  Kjo pra është ironia e pashmangshme e fatit, e ngjyrosur gjithnjë me tragji-komedi!    / E.H.

 

Share This Article
11 Comments
  • Zoti gazetar!
    Kendeveshtrimi juaj ne kete rast eshte shume feminor.
    Po ta shohim problemin si na e paraqisni ju, atehere parizianet, londinezet e te tjere ne Evrope ua kane shitur kryeqytetet dhe qyetetet e tjera sheikeve miljardereve rus.

  • gjika e ka shitur vloren ;;;gjika per leke shet edhe plaken e vet dhe jo shqiperine ;;;mafiozi gjika duhet te ishte ne burg ;;;por rama e ka shok dhe i merre 10 % NGA VJEDHJET QE I BEN SHQIPTAREVE . PRANDAJ MOS U CUDITNI

  • z.EH. i shikon me duket politikisht ngjyrat ,shpresojme qe t ia ngrene krenarine turqit flamurtarit se bashkia jone e ndriti kaq vite

  • nuk e di po ky EH mund te beje cdo gje ne jete po lidhje me gazetarine ky person nuk ka fare? nuk i kam pare nje artikull ku te botoje nje dicka me vlere. duket qe ka miq te forte ne politike?

  • Ky artikull nuk eshte serioz,pasi ne jemi ne shek e XXI dhe sot shihet interesi aq me shume kur kompania turke do ndertoje nje stadium modern nga e para. Gazetari mori si shembull serbet..edhe nese pas disa vitesh ata te investonin ne drenice, shume mire..ne duhet te ecim para. Me duket me shum nje antipati fetare sesa nje nje ndjenje nacionalizmi nga gazetari i cili me nje naivitet folkloristik mundohet te preke ndjenjen labe brenda gjoksit te tyre ,edhe pse vete kur flet per ismail qemalin harron tis heq titullin bej, kur nje bej osman i mesuar ne turqi eshte babai i kombit tone..nje bej qe nuk udhehoqi kurre nje kryenhritje antiosmane, nje bej qe ishte nje bej LAB. Ha ha ha…cfar ironie ne historine e themelimit te shtetit tone…

  • I PA KUPTIM KY SHKRIM SIPAS JUSH PARISIN FRANCEZET JA SHITEN SHEIKVE OSE LONDREN ANGLEZET JA SHITEN RUSVE? CJANE KETO BUDALLEQE QE SHKRUANI . CUDI SI I PRANON GAZETA TE BOTOJ KETO BUDALLALLEQE

  • Ate qe se bene dote per 600 vjet e bene sot me nje thes me lek jan ulure kembekryq ne mes te Vlores,turp turp fanella e Flamurtarit u be pis me erioglifet arabe,flitet se jan turkocam kushurinjte e Sh.Idrizit…leku eshte embel por varet kush ta jep,ne kete rast eshte helm.

  • E keni gabim gjykimin ndaj ketij talenti te te shkruarit.Por une do te thonja me plote bindje qe ky eshte “gazetar pis”!I dashur Erm..,eshte rasti i dyte ne shkrimet e tua qe kruhesh me gjoksin e leberve dhe bene mire te merresh me kurizin e dale te malokeve!Kam pershtypjen se ne 97 do te kesh lene ndonje pjestar te aferm te fam.si punonjes SHIK-ut ne Vlore e s’rri dot pa u kruajtur ore bjond i ngjyer me levozhge qepe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *