SHËNIM: Ish-RD-ja që Luli nuk mundi ta njohë!

redaktor

Përvjetori i rradhës i RD-së, shpërfaqi dhe njëherë diferencën e hatashme mes PD-së, historisë së saj, brenda së cilës është dhe RD-ja, me kreun aktual Basha. Eshtë një lloj paradoksi që nuk kufizohet vetëm si zhvillim brenda një partie, por dhe politikës shqiptare në përgjithësi.

Fakti se Basha u fut në politikë e PD i shoqëruar nga një anonimitet i “frikshëm”, deri në atë moment, bëri që për të, të sajoheshin dhe CV qesharake politike për një rini me angazhime në qendra votimi, si komisioner i PD-së, të ngjashme me sforcimin e ndoca njerëzve në kohën e komunizmit, për t`u identifikuar me familje dëshmori. Në fjalimin e tij kortezial mbi RD-në, do duhej të na citonte ndonjë titull, ndonjë shkrim, ndonjë episod personal nga ato ditë e ajo kohë e artë e asaj gazete dhe e shumë shqiptarëve të etur për ligjërime antikomuniste, por në mungesë të tyre, e shëmtoi sa mundi me patetizëm politik, krejt i panevojshëm për atë lloj ceremonie.

Ja një ndodhi që, vetëm RD-ja e asaj kohe, fama e saj, mund ta prodhonte: Ishin numrat e parë. Njerëzia nuk prisnin më me padurim daljen e ‘Sportit Popullor’, por gazetën e re me ankronimin RD, faqet e së cilës dhe çfarë shkruhej në to, i përjetonin si manifest të shenjtë. Dhe në një prej qyteteve shqiptare, mundimi për ta blerë RD-në, kishte krijuar një kapicë trupash mbi njëri-tjetrin dhe të ngërthyer, saqë nuk merrej vesh se ku ishte këmba e ku dora e tjetrit. Kalon dikush pranë kësaj skene apokaliptike dhe për të vetmen gjë që pyet dikë nga turma, ishte nëse në hapje dhe në faqosje, kjo RD-ja ngjante me gazetën Drita (i famshmi organ i Lidhjes së Shkrimtarëve)?! Ndërsa tjetri, mes mundimeve për të futur në dorë një sosh, ja kthen: Ç`thua more, po kjo është dritë vetë!

P.S. Kjo rrëfenjë, si episod apo si shenjë e një kohe plot delir demokratik, ka lidhje me Lul Bashën, sa ç`mund të kishte Pali Miska me Refleksionet në Akademinë e Arteve!

Share This Article
4 Comments
  • Gazeta Rilindja Demokratike,ka qene dhe eshte gazeta me e keqe,nje paçavure qe nuk e lexon njeri.Ate mund ta lexoi Saliu me Lulezimin.Eshte nje gazete qe te ngre nervat kur e lexon se thote gjera te paqena,genjeshtra,shpifje,lavderime per udheheqjqn e pd-ke,dizinformime etj etj te keqija qe nuk kane fund.Sote kjo gazete eshte kthyer e atill sa nuk lexohet dot,te vjen per te vjell,Prandaj ajo eshte e shkeputur nga shqipetaret dhe nuk lexohet.Eshte gazete koti.

  • Qe ne numrin e pare qe kam lexuar ,u kuptua se ishte nje gazete shpifese e shtremberimi te historise. Kete tradite nuk e hoqi,po vazhdon edhe sot. Kujtojme shpifjet e bera ndaj Azem Hajdarit, shpifjet e epitetet ndaj “mocionisteve” ………… te colit dolen nga gjiri i PD. Kjo gazete ka qene e eshte gazeta ku sulmon Saliu. pra gazta e Saliut e jo e PD.Shikoni nuk ftohet te marri pjese kryeredaktori me jete gjate i saj Astrit Patozi ,sepse nuk do Saliu ta shohi me sy………

  • AND I’M TELLING YOU WHO IT IS

    Te gjithe mendojne se Lulzime Basha u propozua nga profesionistja e vjedhjeve me shuma te medha, ish lopçarja e Institutit te Kamzes e shartuar ne avokate tek plepat e Durresit, Agita Berisha ne Malltezi!
    Te besosh kete histori eshte si te besosh ne diplomen e Saimir Tahirit ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder.
    Apo te besosh “shpirtdhembshurine” e Veliajt per femijet pa prinder apo ata te verber.

    Ne arkivat e Universitetit me te vjeter ne bote, ate te Bologna-s ne Itali, gjendet dosja me nr. 7716. I perket nje ish studenti shqiptar, banues ne Tiranen e Ahmet Muhtar Bej Zogollit, babai i te cilit kish udhehequr shpuren e prizrendasve, per te vrare, prere, grabitur e djegur shtepite e shqiptareve, gjate rikthimit serbo-malazezor te Zogut me florinjte e serbise, per tu veteshpallur “Mbret i Shqiperise”.

    Si shperblim dhe mirenjohje, pinjolli Shyqri Basha, gezoi therimet zogolliane me nje burse studimi ne Universitetin La Sapienza te Romes, ne Fakultetin e Mjekesise dhe Kirurgjise, ku per shtate vite arriti te perfundoje vetem vitin e katert ne kete fushe, me shume gjasa per te deshtuar.
    Me nderhyrjen e “Mbretit te Shqiperise” u transferua ne Univesitetin e Bologna-s ku edhe arriti te perfundoje ne vitin shkollor 1935-1936 vitin e gjashte pa arritur te mbroje diplomen e mjekut, per pa aftesi mendore e fizike (volumin e mases celebrale e kishte sa gjysma e nje truri normal human).

    Ne Shqiperi nuk ju desh diploma, mjaftonte libreza e notave e dhjete viteve te frekuentimit te dy universiteteve italiane, per tu njohur si mjek ne profesionin e kirurgut.
    Si kontingjent i agjentures serbe ishte me se i mjaftueshem kjo rrumpallhanisje e pinjollit Bashoviç.

    Berisha, çuni i Shiqeres, i urdheruar nga agjentura serbo-malazeze tashme nen drejtimin e CIA-s amerikane, me dyshen qelbesire Biberaj-Shkreli, “udhezuan” mbikembjen e nipçes se Shyqriut, kirurg pa diplome, ne marrjen e frenave te sharabajkes se kalbur te ashtuquajtur “Partia Demokratike”, per ta groposur edhe me thelle kete vend e popull, ne humneren e zhdukjes dhe asimilimit te perjetshem te kombit shqiptar.

    Kjo eshte bushtra Lulzime Basha, mbesa e prizrendasit me duart e gjaklyera te shqiptareve te pafaj.

  • Vec harrove te thuash,se qysh ate dite,kur doli numuri i pare i asaj gazete,u shenua edhe pika e fillimit te pisllekut,korrupsionit dhe pa drejtesive.Gazeta “RD” u shit nga spekullantet e PD-se ne tregun e zi me 200 leke,por nuk e pame ne shitje te lire me cmimin qe shenohej ne te edhe per mjaft numura te tjere.Qysh ate dite dhe nuk ka njohur ulje asnje dite te vetme korrupsioni,spekullimi dhe shfaqjet me te urryera….dhe…te gjitha keto,beheshin e behen nen masken e luftes kunder komunizmit. Populli nuk luftoi e nuk enderronte kete makth pa fund qe po perjetojme,por nje jete me te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *